Historia nuk ndryshohet-ajo korigjohet

Kresha

A pretty face can never trick me
Shkruan: Prof. Dr. Selim Daci

Kete shkrim nuk e kam nisur per te bere nje kundershtim sa per te qene pjese e ndonje faqeje gazete, per te hedhur nje mendim ndryshe, per te ndeshkuar dike apo per te perkrahur dike, por per te tentuar qe te nxjerri disa te dhena faktike qe i hasim, nese i shikojme si historian, pra si profesioniste tekstet e historise per shkollat fillore dhe te mesme nga te cilat mesojne nxenesit ne Republiken e Kosoves.
Me kete rast, do te dua te ritheksoj se nga literatura e kemi mesuar se detyra e nje historiani eshte qe te mbledhe informacione (dokumente-fakte-burime), t'i vertetoje ato, t'i beje analize krahasimtare dhe se fundi t'i sqaroje dhe prezantoje ne menyre profesionale dhe shkencore. Nje historian i vertete duhet t'i bleje menjane ndjenjat (kombetare, fetare, politike etj) dhe pervojat dhe duhet te jete objektiv, profesional, i sakte ne perkufizime kur shpjegon ngjarjet historike.
Korigjimi i historise ishte nje teme qe qarkulloi edhe vite me pare, qe po qarkullon edhe tani dhe u prit ne forma te ndryshme nga opinioni vendas, i cili nxitoi menjehere te jepte mendimet e tij rreth ketij problemi. Rreth tij u shprehen mendime te ndryshme, ku nga sa e pame deri me tani, auditorii gjere u nda ne dy kampe. Ne te parin, ata me radikalet, duke perfshire vet autoret e teksteve ngriten zerin qe: historia nuk duhet korigjuar dhe qe e keqperdoren tej mase, ndersa ne te dytin, ata te moderuarit, u shprehen qe: historia duhet korigjuar.

Cdo popull duhet qe ta mesoje historine e vet ne menyre te drejte, me fakte, pa u menjanuar, sepse ne dobi te tij eshte qe te mesoje historine e vertete. Duke mesuar historine te paster nga paragjykimet, nje popull meson te kaluaren, shpjegon te tashmen dhe parashikon te ardhmen e paster, sepse vetem atehere kur e meson te paster, ai popull menjanon, paragjykmet, perceptimet e gabuara dhe i hap rrugen vetes drejt perqafimit te civilizimit te perparuar. Demi me i madh qe i ben historiani (historianet) kombit te tij eshte qe ta shtremberoje, paragjykoje, nderroje historine e kombit te tij, shume here (gjithnje) duke e shkruar dhe prezantuar ne favor te vet. Prandaj nje qeveri e cila do qe populli qe udheheq, te shkoje perpara eshte e detyruar te vere ne binare mesimin e historise me fakte, me mbeshtetje burimore, pa e shtremberuar ate, pa e falsifikuar dhe pa paragjykime.

Interpretimi i sakte duhet te jete synimi kryesor dhe misioni i shenjte i historianit. Ne mos te realizohet i teri, atehere te behen perpjekje per t'iu afruas sa me afer dhe per te permbushur deri aty pa vene pasaktesi, pa vene shtremberime dhe pa injoruar faktet historike qe jane te paraqitura me saktesi shkencore.

Prandaj, tekstet e historise per nivelin e shkollave fillore dhe te mesme, dhe pse do te duhej te ishin me saktesi shkencore, pa ngarkesa ideologjike, pa perceptime, pa paragjykime, pa fryrje dhe ekzagjerime te tepruara, fatkeqesisht te gjitha keto i hasim ne to.

Per te mos i hyre ne "hak" sic thote populli askujt, se pari per te mos qene joserioz dhe joprofesional, dua te argumentoj keto qe ceka me lart, per te vetmen arsye, per te pasqyruar me fakte gabimet ne interpretimin e drejte te historise, e qe fatkeqesisht apo fatmiresisht nxenesit tane mesojne permes teksteve te historise ne shkollat fillore dhe te mesme ne Republiken e Kosoves tash e 10 vjet.

Nese do t'u referohemi fillimisht permbajtjeve dhe strukturave te teksteve te historise per shkollat fillore dhe te mesme, menjehere te bie ne sy nje strukture e krijuar ne menyre jo profesionale, e ngarkuar me njesi mesimore si dhe me nje orientim me te theksuar kah metodologjia e te formuarit te koncepteve sipas periudhes moniste. Per kete do te paraqes disa nga titujt e njesive mesimore qe dominojne ne tekstet e historise per shkollen fillore dhe te mesme si p.sh. Perandorite e medha te Lindjes, mbreterite e medha evropiane, sllavet e vjeter, Roformacioni dhe Kunderreformacioni katolik etj. Megjithate, me kete rast duhet pasur parasysh edhe moshen e nxenesve dhe aftesite e tyre se sa ata jane ne gjendje qe te akceptojne kete program, dhe permbajtje te sterngarkuar edhe me njesi mesimore te panevojshme, duke i detyruar qe te mesojne rreth 3 apo 4 faqe per Dinastine Cin dhe Min qe e hasim ne librin e historise per klasen e 10 (per gjimnazin e pergjithshem dhe per gjimnazin e shkences.Shoqerore, f. 20, 148-149), e qe per cudi ne tekste te tjera te historise si ne ate te klases se 7 e hasim si Dinastia Cing dhe Ming (f. 30-31). Kush ja ka qelluar sa e ka shkruar ne menyre te drejte, kete le ta thone vete autoret ?
Ne shpalimin e faqeve se cfare eshte shkruar ne ata rreshta qe permbajne tekstet e historise, ndeshim nje gjuhe pa stil, e thate dhe jo terheqese per nivelin e nxenesve te shkollave fillore dhe te mesme. Madje, pothuajse ne shumicen e teksteve te historise, hasen fjali te njejta, e qe per cudi nganjehere autoret jane te njejte apo te ndryshem, teksti i takon nivelit fillor apo te mesem, sipas tyre nuk ka fare rendesi. Ketu do te shkoqisim sa per transparence nje fjali "Piushtimi i Ballkanit nga osmanet pati per pasoje perhapjen e kultures dhe te fese islame". Fjali kjo e cila gjendet ne librin e historise te klases se 7-te (f.34) dhe 10 (gjimnazi i gjuheve. f. 96).

Ne vijim do te paraqes edhe disa fjale, fjali dhe shembuj konkrete, per te argumentuar se eshte eprdorur gjuhe e njejte dhe e pandryshuar, fyese dhe injoruese, joprofesionale dhe shkencore ne shumicen e ketyre teksteve. "U dynden hordhite e turqve" e gjeni ne librin per klasen e 7, 10 (per gjimnazin e pergjithshem dhe per gjimnazin e shkence. Shoqerore), 10 (gjimnazi i gjuheve). Pastaj, "osmanet ishin fise luftarake turke qe erdhen nga Azia e Vogel " e hasim si fjali ne librin e historise te klases 5 (f. 33). Ku qendron e verteta ketu ? A ishin osmanet fise luftarake turke apo osmanet i perbenin nje konglomerat popujsh? Keto jane ceshtje te njohura tanime, e per cudi autoret e ketyre librave dyshojne se nuk i kane mesuar akoma edhe sot ! Fjalet "sulltat i eger", "pushim i eger", "turp dhe i turperuar", i hasim si pjese te fjalorit te pjeses derrmuese te teksteve te historise, e qe per cudi keto fjale gjejne vend ne fjalorin "profesional dhe shkencor" te autoreve te librave te historise. Poashtu vetem ne librin e historise per klasen e 8-te mund te hasni edhe keto fjali "Aksionet e egra qe ndermori Stambolli..."(f.105); "Regjimi i eger osman..."(f.86); "Forcat osmane ushtruan terror..."(f.79) etj. Pastaj ne librin e klases se peste per shkollen fillore autoret ne f. 48-49 kane shkruar se "osmanet u hakmoren ndaj shqiptareve...", "shqiptaret u detyruan dhunshem te shperngulen nga atdheu i tyre ". Prandaj, cka mund te cilesohen keto fjali? A jane fyese apo jo ? A jane te qendrueshme dhe te argumentuara shkencerisht? Me e padobishmja eshte se nxenesit e shkollave fillore dhe te mesme jane te detyruar t'i mesojne keshtu.

Marre nga gazeta: Kosova Sot

Autori eshte profesor ne Departamentin e Historise UP


 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top