Nëse po kërkoni modelin e kriminelit, nuk duhet të shkoni më larg se shqiptari Maqedonisë, ‘shtypësi i burrave’, Daut Kadriovski.
Eugene S. Robinson, OZY
Në të 50-tat dhe i kërkuar në 12 shtete evropiane për çdo krim, nga armët, makinat, droga, trafiku i organeve dhe qenieve njerëzore, Kadriovski, sipas Europolit, është në majë të një organizate kriminale të pashoqe për fshehtësinë dhe brutalitetin.
“Ne kishim një nga anëtarët e kësaj organizate kriminale dhe po përpiqeshim që ta kthenim në bashkëpunëtor”, kujton ish-polici i krimeve në New York, Fred Santoro, që shpjegon përpjekjet e tij për të kthyer në informator një të burgosur shqiptar.
Por, gangsteri u ngrit në këmbë dhe kërkoi që të kthehej në qeli për të vuajtur dënimin prej 30 vitesh për shantazh.
Santoro, i shokuar dhe shumë familjar me mënyrën se si mafiozët italianë pranonin që të bashkëpunonin për uljen e dënimit, e pyeti shqiptarin se përse nuk pranon.
“Ai u kthye dhe ishte shumë i qartë: ‘Ata do të më vrasin nënën, babanë, vëllezërit, motrat, fëmijët, gruan, këdo që njoh. Prandaj, nuk pranoj, faleminderit’. Shqiptarët janë të egër”.
Të egër dhe mesa duket më të zgjuar se ariu mesatar, pasi Kadriovski është arrestuar të paktën dy herë. Herën e parë u arrestua në vitin 1985 në Gjermani për trafik droge. E plasën në burg dhe i sekuestruan vilat, jahtet dhe makinat. Plani ishte që ta kyçnin brenda dhe t’ia flaknin çelësin tutje, por shumë shpejt bënë gabimin që nuk duhej: e lanë të endej. Dhe, ai u end...
Pati akuza ndaj atyre që e ruanin, por fakti është se në vitin 1993 ai ishte nisur për në New York dhe njerëzit e quanin të arratisur. Më pas ai u bë bashkëpunëtor i disa prej familjeve mafioze në një zonë ku shqiptarët në përgjithësi dalloheshin si vrasës. Të rrezikshëm dhe të paparashikueshëm, megjithatë vrasës të mirë.
Kështu, me një këmbë në New York dhe Filadelfia, Kadriovski zgjeroi atë që dinte të bënte më mirë: tani organizata e tij kriminale mendohet se është burimi kryesor i heroinës në Amerikën e Veriut, e cila vjen nga Afganistani.
Daut Kadriovski, i njohur edhe si Mehmet Hajdini, është pjesë e një lidhjeje myslimano-shqiptare me organizatën në hije, al-Qaeda.
Ai ka shumë lidhje. Një lidhje heroinë-për-kokainë me kolumbianët, plus qindra bashkëpunëtorë që trafikojnë drogë në Australi, Kanada, Meksikë, Holandë, Peru, Venezuelë dhe kudo në BE.
اka na sjell ne tek arrestimi i dytë i Kadriovskit: 2 shtator 2001, kur u kyç në një rajon policie në Tiranë, Shqipëri, pas arrestimit nga vendorët dhe Interpoli për trafik droge. Kadriovski u zhduk sërish dhe ka thashetheme nga viti i shkuar se ai ka vdekur. Ose “ka vdekur”.
“Pa trupin e tij, thjesht nuk e kemi kapur akoma,” thotë polici i dalë në pension, Eddie Williams.
Por, Kadriovski dhe shqiptarët në përgjithësi janë duke vazhduar aktivitetin e tyre kriminal dhe gjakatar si zakonisht.
Santoro sjell një detaj interesant.
“Shqiptarët hapën një klub në një vend shumë tradicional të mafias,” thotë ai.
Mafia italiane dërgoi dy gangsterë për të shtrënguar pronarët e rinj për të dhënë pagesat. Lajmi shkoi deri lart dhe bosat shqiptarë vendosën të ulen në takim. Santoro thotë se ajo që ndodhi më pas, e mësuar përmes përgjimeve, e ka surprizuar edhe atë. Thuajse e gjithë banda e nivelit të ulët shkoi në Bronks të takohej me shqiptarët.
“Shqiptarët i bënë m... në dru, duke u thyer krahët,” thotë Santoro.
Përfundimisht, mafia italiane vendosi t’i lërë shqiptarët, për arsye të komplikuara, por mesa duket ‘arsye biznesi’.
Dhe, Kadriovski, i gjallë apo i vdekur, akoma i ka gjurmët në shumë biznese të vjetra të tij, nuk ka rëndësi nëse është rrëmbim vajzash të reja për skllavëri seksuale, vrasje kamerierësh sepse përzihen në gjëra apo urdhërimi i një grabitje prej 19 milionë dollarësh përmes internetit, njësoj si dashnori i pijes dhe vrasjes, Zef Mustafa, për kokën e të cilit janë vënë pesë milionë dollarë, por ka shmangur arrestin dhe tani është në liri.
Kadriovski krijoi një organizatë në bazë të peshës absolute të intensitetit dhe egërsisë, diçka që dikur prokurori italian Cataldo Motta e quante “një kërcënim ndaj shoqërisë perëndimore”. Ndaj, kur mëson se shqiptarët humbën një ngarkesë prej 125 milionë dollarë heroinë nën kryebashkiakun e New Yorkut, Rudy Giuliani, FBI thotë se përgjigja e parë e tyre ishte të vendosnin nën mbrojtje prokurorin Alan Cohen dhe detektivin Jack Delemore, e kupton pse.
Pa pasur trupin e Kadriovskit, ai mbetet një kujtesë shumë prezente e faktit se, ndonjëherë më shumë se ç’duam, sistemi nuk punon mirë. Dhe, me jo më pak se presidentin amerikan, Barack Obama, që vendosi sanksione ndaj trafikantit Naser Kelmendi dy vite më parë, mos prisni që moti të ndryshojë shpejt.
“Kadriovski, gjallë ose i vdekur, thotë të njëjtën gjë, vërtet,” thotë Hannah Elliott, një revolucionare e vetëshpallur e drejtësisë penale nga Universiteti i Floridas. “Ndonjëherë, drejtësia nuk shërbehet kurrë”.
Një fakt që do e gëzonte shumë Kadriovskin, pa dyshim. /mapo.al/