CoNNecT
Administrator
HISTORIA E SHQIPONJES - SIMBOLIKES SE FLAMURIT SHQIPTAR
-Flamuri kombëtar, simbol i respektuar nga shqiptarët, bazuar në studimet historike, e ka prejardhjen nga një vulë e heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastriot Skënderbeu , i cili i udhëhoqi shqiptarët kundër perandorisë osmane, duke i sjellë trojeve shqiptare pavarësinë për një kohë të shkurtër (1443 -1478 ). Shqiponja ishte pjesë e emblemës së familjes Kastrioti, e cila e ka zanafillën në perandorinë bizantine.
Por sipas studiuesve, shqiponja dykrenare është përdorur si simbol pushteti dhe dokumentohet se është përdorur për herë të parë nga perandori Kostandin dhe më pas u bë traditë vendase në të gjithë Ballkanin. Ky simbol u përdor edhe nga Skënderbeu, për të treguar se ishte përfaqësues i sundimit paraosman. Historianët tregojnë se në lashtësi ka qenë shumë i përhapur totemizmi (lloj besimi që adhuronte kafshët dhe shpendët, duke i konsideruar si mbrojtës dhe themelues të njerëzimit). Si rrjedhojë, shqiponja është konsideruar si bashkudhëtare e perëndive dhe vetë perëndi.
Ajo dhe luani janë konsideruar kudo si mbretër, përkatësisht shpendëve dhe kafshëve dhe për këtë arsye figura e shqiponjës dhe luanit janë më përfaqësueset në heraldikat (stemat) e vjetra. Shqiponja është simbol pushteti, guximi dhe lartësimi shpirtëror, shpjegojnë studiuesit.
Shqiponja me dy krerë është përdorur si simbol që në shek. VII p.e.s në Turkmenistan. Ndërsa shqiponja e zezë me një kokë është përdorur si simbol në perandorinë romake dhe me përhapjen e Krishtërimit u përdor edhe nga kisha katolike. Shqiponja dykrenare është përdorur për herë të parë nga perandori me origjinë iliro -shqiptare Kostandini (306-337), themelues i Kostandinopojës, duke i krijuar perandorisë romake dy qendra administrative; Romën dhe Kostandinopojën dhe shqiponja simbolizonte keto dy vende. Gjatë sundimit të perandorit iliro-shqiptar, Justiniani I (527- 565), u bë bashkimi i dy kishave dhe si simbol i përbashkët kishtar u bë shqiponja dykrenare, prandaj gjendet si simbol nëpër kishat mesjetare të Shqipërisë dhe Ballkanit.
Në Shqipëri, si simbol pushteti, shqiponjën e kanë përdorur familjet sundimtare shqiptare të mesjetës si Kastriotët , Arianitët , Muzakajt , Topiajt , Gjurashët , po ashtu edhe اernojoviçët e Malit të Zi . Duke përdorur shqiponjën si simbol të pushtetit të tyre, dëshmohet se këto familje kanë qenë funksionare të larta gjatë Perandorisë Bizantine.
Sipas studiuesve, me shembjen e Perandorisë Bizantine në vitin 1453 , shohim që nga Skenderbeu u përdor edhe ngjyra e flamurit të Bizantit dhe me këtë donte të tregonte se ishte vazhdues i pushtetit paraosman, megjithëse i bëri dallime qoftë stemës dhe flamurit, për ta dalluar nga ai i Bizantit. Në vulën e Skënderbeut, ku është shqiponja dykrenare, ndërmjet dy krerëve të saj është vendosur një yll me 6 cepa. Mbi këtë yll është një yll tjetër me 8 rreze.
Kurse në stemën e Kastriotëve që është gdhendur 2 herë në varrin monumental të nipit të Skënderbeut, Kostandin Kastrioti , ylli është me 8 cepa dhe mbi krerët e shqiponjës janë dy kurora mbretërore. Me këto simbole Skënderbeu tregonte pretendimin se kishin prejardhje nga Aleksandri i Madh, gjë që e kemi të shprehur në epigrafin e Alfonsit në një kishë të Valencias në Spanjë.
Gjatë kohës së Rilindjes, aktivistët e saj të të gjitha feve e grupeve punonin dhe vepronin nën hijen e këtij flamuri edhe pse ai nuk ishte i standardizuar deri në kohën e krijimit të shtetit të parë shqiptar. Me kthimin e Ismail Qemailit në Vlorë, dhe krijimin e shtetit të parë të shqiptarëve bëhet edhe standarizimi i flamurit kombëtar shqiptar, i cili ishte gjithashtu edhe flamuri shtetëror i qeverisë së parë të Shqipërisë. Ky flamur llogaritet si një ndër elementët kryesore të kombit të tyre. Në Shqipëri dhe Kosovë janë bërë disa ndryshime të flamurit kombëtar dhe janë përdour si flamuj shtetëror apo administrativ nga qeveri e sisteme të ndryshme. Ndër ndryshimet e bëra nga shqiptarët kanë qenë ato të shqiponjës në nivel kombëtar, ndërsa ndryshimet e tjera kanë humbur diku në histori si ato qeveritare, partiake, lokale etj.
-Versionet e flamurit nga fundshekulli i XIX e deri në ditët tona-
Fillimisht, forma e shkabës së zezë dykrenare mbi fushën e kuqe nuk ka qenë kjo që njohim në ditët e sotme. Ajo nuk ka pasur këtë formë kaq klasike, por ka njohur forma që shumëkush dëshiron t’i përdorë akoma edhe sot e kësaj dite, pra, më natyrale e ndoshta, edhe më të bukura. Shpeshherë ajo është shoqëruar me simbole të tjera, duke filluar që nga përkrenarja e Skënderbeut e deri te yjet me pesë apo me gjashtë cepa. Edhe ngjyra e kuqe, në sfond të flamurit, ka ndryshuar shpesh forcën apo tonin, duke u dukur herë më e zjarrtë e here më e mbyllur, gati në të murrme.
Gjatë kësaj kohe kanë dalë plot qeveri e grupime politike, të cilët kanë dashur ta rishikojnë disa herë formën e simbolit kombëtar si për të treguar se me to fillon ndryshimi. Kështu, për shembull, njihen disa versione të ndryshme gjatë kohës së periudhës së viteve të para të pavarësisë e të krijimit të shtetit të ri shqiptar si; vitet e Këshillit të Regjencës, Republikës Autonome Franceze të Korçës, Republikës Parlamentare në fillim të viteve ‘20 dhe kohës së Mbretit Zog.
Më pas, ato pasohen me veshjen e shkabës shqiptare me simbolet e kohës së pushtimit fashist të Shqipërisë (sëpatat romake), qeverisë së kohës së pushtimit gjerman (këshilli i regjencës). Kjo periudhë pasohet nga një periudhë shumë e gjatë, ajo e regjimit komunist, periudhë e cila njohu vënien e yllit pesëcepësh me nuanca të verdha në krye të shkabës dykrenare. Edhe forma e shqiponjës tashmë njohu një ndryshim, megjithëse jo shumë të madh, por që gjithsesi vihet re qartë, pasi u bë më klasike dhe iu largua versionit të mëparshëm që ngjiste më shumë me “shpendin krenar” në origjinalin e tij.
Me rënien e komunizmit, u hoq ylli pesëcepësh dhe për disa kohë pati diskutime pasuar me vënien apo rivënien e përkrenares së Skënderbeut mbi shkabën e zezë, e cila, pak a shumë, ka mbetur në formë e njëjtë me atë të kohës së monizmit. Në legjislaturat e para të Kuvendit të ri, pas vitit 1990, pati tentativa apo mendime për ta riparë formën e saj e për t’ia përshtatur modeleve të hershme, pra, të mos ishte si një stampë, kaq klasike, por më natyrale e ndoshta të dukeshin edhe forma e pendëve apo luspave në trupin e krahët e saj.
Por flamuri nuk njeh vetëm një version, pasi edhe vetë ato, sipas funksioneve që përdoren, ndryshojnë shpesh edhe formën dhe përmbajtjen. Kështu, p.sh., flota luftarako-detare ka flamurin e saj të dallueshëm qartë nga flamujt e tjerë që përdoren për ceremoni shtetërore, njësitë e tjera ushtarake e pse jo, edhe shoqata e grupime të tjera qeveritare e joqeveritare përgjatë kohërave.
Flamuri tashmë ka vetëm elementin e shqiponjës dykrenare të zezë në fushën e kuqe. Stema e shtetit ka pamjen e një shqyti të kuq me shqiponjën dykrenare të zezë. Më 21 tetor 1998, stemës i shtohet përkrenarja e Gjergj Kastrioti Skënderbeut. Pamjen përfundimtare të simbolit tonë kombëtar ia dha ligji i miratuar në Kuvendin i Shqipërisë më datë 22 korrik 2002, ku pjesa e caktuar për flamurin përcakton se ai përbëhet prej këtyre elementëve: një fushë e kuqe gjaku me një shqiponjë të zezë dykrenare në mes, me krahë të hapur anash. Secili krah i shqiponjës ka 9 pendë e bishti ka gjithsej shtatë. Raporti i dimensioneve të flamurit tashmë është: 1 x 1,4. Sipas ligjit, çdo shtetas shqiptar ka të drejtën e mbajtjes e përdorimit të flamurit kombëtar, ndërsa për institucionet publike është i detyrueshëm në mjediset e jashtme e të brendshme./e.gj/f.n/s.s./