Historia e qytetit te Lezhes ..

BeniT

Donatorë
Vend me te ardhme te garantuar


Qyteti i Lezhes-Qender Qarku e Prefekture me te njejten emer gjendet ne Shqiperine veriperendimore, afer detit Adriatik.

Qyteti eshte themeluar ne vitin 385 para eres re nga Dionizi i Sirakuzes.Gjate tere periudhave, qyteti i Lezhes ka luajtur rol te vecante ne historine Iliro-Shqiptare. Vete pozicioni gjeografik ku shtrihet qyteti, se bashku me rrethinat e tij, ka bere, qe Lezha qysh ne lashtesi te jete nje nder qendrat tregetare e plotiko-ushtarake me te rendesishme.

Lezha, nepermjet Portit te Shengjinit, ka realizuar ne shekuj shkembime te shumta ne fusha te ndryshme ekonomike e kulturore me boten e jashteme, duke ndikuar keshtu ndjeshem ne zhvillimin shoqeror.

Eshte kjo nje nder arsyet qe, pikerisht ne kete qytet, ne momente te caktuara te historise sone jane organizuar aktivitete plotiko-kulturore te livelit te larte kombetar, si : "Lidhja e Lezhes" ne vitin 1444, "Kuvendi i Arberit" ne 1703.

Eshte gjithashtu e dokumentuar se ky qytet, sepaku qysh ne shekullin e VIII-te para eres re ka qene i banuar panderprerje nga popullsi iliro-arbreshe-shqiptare.

Emri i tij " Lisso" e "Lissuss" gjithnje sipas studiuesve te fushes, eshte nje ngjyrim linguistik i emrit te vjeter ilir "Lisi". Pra, qyteti i Lezhes, edhe perpara kthimit ne nje koloni helene nga Dionisi i Sirakuzes, deshmohet si vendbanim ilir.
Mbi jeten ekonomike te Lissussit qe ne antikitet ka ndikuar fakti se ai ka qene stacion hyres i rruges Shengjin-Kosove, rruge e cila kalonte neper Zadrime per Kukes e me tej.

Pas pushtimit romak Lissussi permendet si "Municip", duke vazhduar te ruaje te njejten vlere ushtarake e administrative si baze detare ne Adriatikun veriror.

Emri i qytetit permendet nga historiane greke e latin para eres se re; permendet ne kronikat veneciane kur ishte ne dominim te Republikes se Shen Markut, per te marre rendesi te vecante ne shekullin e XV-te, kur Heroi yne Kombetar, Gjergj Kastrioti- "Skenderbeu", mblodhi ketu te parin Kuvend te Princave shqiptare dhe themeloi shtetin e pare mbi bazen e principatave.

Gjate periudhes se lavdishme, Lezha ka sherbyer si "Kryeqytet Diplomatik" i Arberise.

Ne kete qytet vdiq dhe u varros Heroi yne Kombetar Gjergj Kastrioti ne vitin 1468. Memoriali, ndertuar per te kujtuar kete figure te shquar kombetare, tashme eshte kthyer ne nje qender pelegrinazhi e cila vizitohet cdo vit nga qindra turiste, vendas e te huaj.

Lezha sot numuron rreth 30 mije banore e ka tendence rritje, kryesisht nga levizjet mekanike, popullsi e ardhur nga zonat e thella e veriperendimore te vendit.

Shquhet Lezha per vlerat e saje historike e arkeologjike, per perspektiven mjaft premtuese ne drejtim te zhvillimit te turizmit. Eshte e nje rendesie te madhe Keshtjella Mesjetare e qytetit e ndertuar me nje stil te vecante e me nje pozicion teper interesant.Germimet arkeologjike te kryera per rreth kalase si dhe brenda mureve ilire flasin per vlera te cilat do t'i shtohen Lezhes,historise e kultures kombetare ne nje te ardhme jo te larget ne kohe.

Kuvendi Franceskan, themeluar nga vete San Francesku i Asizit ne vitin 1220 paraqet interese njohje e ka vlera historiko-kulturore-edukuese.
Lezha ka edhe vlera te tjera. Ka lumin Drin, i cili e pershkon qytetin mes per mes, lum i cili, ne nje vije me pak se tre km e lidh lete qytet me detin Adriatik. Pikerisht, ne qender te qytetit, prane zones arkeologjike, ka qene i ndertuar e funksiononte Porti Lumor, duke sherbyer per trasportin e mallrave ne vende te ndryshme pertej detitt.

Ne mendojme se riberja e ketij porti do t'ia rrisi vlerat historike dhe ekonomike qytetit tone.

Eshte Lezha vendi i qetesise. Ketu punohet e ndertohet. Ne qytet ushtrojne aktivitetin e tyre mbi 600 biznese private.Ka aktivitet tregetar por ajo qe bie menjehere ne sy eshte ritmi i larte i ndertimeve.

Eshte qyteti i Lezhes vendi i harmonise fetare e sociale.Zone me rend e qetesi te admirueshme per te gjithe.

Bizneset dhe firmat e huaja te cilat ushtrojne aktivitete ne qytetin tone jane akomoduar, sistemuar e ndjehen mjaft komod. Ato, as gjate trazirave te vitit 1997 nuk e nderprene per asnje cast veprimtarine e tyre.

Lezha si zone e qytet dallohet edhe per dukuri te tjera pozitive.Duke qene nen ndikimin e klimes mesdhetare, me dite me diell mbi mesataren e vendit, zona shquhet per prodhimet bujqesore e blegtorale, sidomos per perimet e hereshme, per prodhimin e patates e te bostanit, te frutave e te tjera produkte blegtorale. Prodhime te tilla si vera "Kallmet", rakia "Lezha", mishi i gjelit te detit i races se njohur " Zadrima", etj jane tashme te njohura e vleresuar ne vend e jashte tije.Vete fakti qe Lezha ne te dy krahet rrethohet nga dy fusha pjellore, ajo e Zadrimes dhe e Bregut te Matit, ka ne vetevete premisen e zhvillimit si te industrise per sektorin, ashtu edhe te agroturizmit, i cili eshte ne fillimet e tij premtuese.

Dy lagunat e Lezhes, "Kune" e "Vain", me siperfaqe rreth 1800 ha. Jane te njohura e te vleresuara ne Mesdhe per floren e faunen e pasur qe kane.Gjenden prane qytetit dhe lidhen me detin adriatik.Realisht, duke shprehur edhe opinjonin e specialisteve dhe vizitoreve te ardhur nga vende te ndryshme, lagunat e Lezhes jane mjaft atraktive. Atje natyrshem shkohet per nje shetitje ne natyre, per airin e paster, aromen e pyllit e flladin e detit, shkohet per te shijuar bukurite e natyres se virgjer, shkohet edhe per gjueti sportive, peshku e shpend te ndryshem te eger, shtegetare dhe stacionar. Ne Kune e Vain numurohen rreht 92 lloje shpendesh.

Qyteti i Lezhes eshte edhe nje nyje e rendesishme trasporti. Pershkohet ky qytet nga te gjitha llojet e tresportit : rrugor, hekurudhor dhe detar. Jane shkurtuar ndjeshem distancat si me kryeqytetin ashtu edhe me Durresin. Lidhet Lezha edhe me Malin e Zi, me Maqedonine dhe Kosoven, rruga ne ndertim e siper, do te krijoje te tjera mundesi bashkepunimi e shkembime te te gjitha nivelet ne interese te shqiptareve, te miqesise dhe ekonomise tyre.

Zhvillim te kenaqshem ne qytetin e Lezhes ka edhe sektori i arsimit, ai i kultures dhe i sporteve. Gjenden ne qytet dy shkolla te arsimit 9-vjecar dhe dy shkolla te mesme; nje e mesme e pergjitheshme dhe nje shkolle e mesme profesionale,duke qene aktualisht nje nder tre shkollat e vendit me profil bashkohor, ekonomi-biznes, turizem-hoteleri.Funksionojne edhe gjashte kopeshte femijesh, nga te cilet tre jane publik dhe tre te tjere kopeshte private per femije. Pervoje te mire ne qytet prej vitesh ka krijuar Qendra Kulturore e femijeve, me disa sektor e profile te cilat ndihmojne direkt edukimin por edhe argetimin e femijeve lezhjane.

Rajoni i Lezhes perfaqeson nje zone tipike historike te kultures tone kombetare. Shpirti "konservativ"i banoreve te kesaj treve ka bere qe te ruhet nder shekuj historia,tradita, gjuha, doket dhe vlerat e nje qyteterimi, pjese e rendesishme e mbare qyteterimit shqiptar.

Funksionon ne qytetin e Lezhes Pallati I Kultures,qender e rendesishme ne te cilin periodikisht zhvillohen aktivitete ne interese te edukimit qytetare dhe per ruajtjen e vlerave kombetare. Eshte bere tradite tashme organizimi ne qytetin e Lezhes i Kuvendeve dhe festivaleve te Rapsodive dhe muzikes Folklorike. Kete vit (2005) u zhvillua me sukses edicioni i katert i ketij aktiviteti.

Biblioteka Publike e qytetit, institucion me vlere per qytetarin lezhjane, eshte nje tjeter pike referimi i kultures tone. E konceptuar e ndertuar me arkitekture te vecante bashkohore, gjendur pikerisht ne qendren arkeologjike, dhe jo vetem kaq, por e pasur me libra e tjeter literature artistike e shkencore, ka bere emer ne rajon e me tej.

Shendetesia ne Lezhe eshte ne nivele te kenaqeshme. Jane rikostrutuar te gjitha institucionet e ketij sektori, si Spitali Cicil dhe Shtepia e Lindjes, te cilet aktualisht i sherbejne te gjithe rajonit (Qarkut), Poliklinika, Farmacite etj. Niveli i sherbimit ne institucionet tona shendetesore eshte i kenaqshem e kompatibel me sektoret analoge.

Zhvillimi i sportit ne Lezhe, tradita e ekipit te futbollit "Beselidhja", dhe prezantimi dinjitoz ne shkalle vendi e jashte tije, i shumesporteve si atletika, mundja e lire dhe ciklizmi kane terhequr vemendjen dhe interesin jo vetem te specialisteve por edhete mbare sportdashesve te vendit.

Jane keto disa nga arritjet e zhvillimit shumedimensionale ne qytetin e Lezhes.Natyrisht keto jane pak dhe vetm disa.Eshte pikerisht per kete qe ne u themi e u ftojme : Ejani ne Lezhe. Miresevini ne Qytetin tone te dashur.


Lezha.org
 
Statistika t e Pergjithshme

Qyteti i Lezhes - Qender e Qarkut dhe e Prefektures me te njejtin emer eshte themeluar ne vitin 385 para eres se re. Lezha shtrihet ne pjesen Veriperendimore te vendit, nga Ultesira e Shkodres ne veri e deri ne Breg te Mates ne jug, nga Malesia Puke-Mirdite ne verilindje e lindje e deri ne detin Adriatik ne perendim. Ne kete shtrirje koordinatat gjeografike e paraqesin Lezhen midis 41 0 57 ' 30 " gjeresi gjeografike veriore ne Kashnjet dhe 41 0 39 ' 45 " ne Tale, si dhe 19 0 32 ' 20 " faqja me perendimore e malit te Rencit gjatesi gjeografike lindore dhe 19 0 53 ' 20 " Kashnjet. Ajo ndodhet vetem 55 km nga kryeqyteti i Shqiperise. Largesia Lezhe-Shkoder eshte 35 km, Lezhe-Durres eshte 70 km, Lezhe-Rinas eshte 40 km dhe largesia Prishtine-Kukes-Lezhe eshte 220 km.

Distanca nga Porti i Shengjinit eshte vetem 6 km.

Afersia me plazhet:

Lezhe-Shengjin 6 km

Lezhe-Kune rreth 8 km

Lezhe-Vain 3 km

Pjesa me e madhe e territorit te Lezhes futet ne klimen e zones mesdhetare detare. Deti Adriatik ndikon pozitivisht ne ngrohjen e klimes. Rrethi i Lezhes karakterizohet nga vera e nxehte dhe e thate, dimer i bute ddhe i lagesht ne pjesen e ulet dhe qytet, ndersa dimer te lagesht dhe te ftohte ne zonen malore. Temperatura mesatare vjetore per rrethin 15 grade, mesatarja e Janarit 7 grade, ndersa mesatarja e Korrikut plus 24-25 grade. Ne Lezhe temperatura max. e rregjistruar eshte 390C (me 18.07.1973) dhe temperatura minimale e rregjistruar ka arritur ne -100C (me 24.01.1963). Bien mesatarisht 1700 mm reshje ne vit
 
Monumentet e Kultures te qytetit te Lezhes

Lezha, (Lissus antic) eshte krenare qe e ka lindjen e vet te njekohshme me qytet e tjera antike si Durresi, Apollonia, Shkodra, Berati, Butrinti etj dhe te gjitha se bashku perbejne djepin eqyteterimit te Shqiperise se lashte. Qyteti vazhdon te kete rendesi te madhe historike dhe gjate mesjetes si vendi ku behet bashkimi i shqiptareve per qendrese historike ndaj pushtuesve osmane si dhe nje nga qendrat e Skenderbeut e me pas vendi ku ai vdes e varroset.

Po ashtu Lezha ka kontributin e vet te gjithanshem edhe ne kohen e re dhe moderne ne perparimin e rajonit dhe te te gjithe vendit.

Lezha, per cdo vizitor vendas apo te huaj ofron vlera unikale, arkeologjike, monumentale e historike.
Akrolissi (shek. 11 p.k.) Gjurmet me te hershme te qyteterimit ne lezhe. Lissusi (385 p.k) qyteti antic mjaft i zhvilluar e me rendesi te vecante arkeologjike dhe historike.




Kalaja e Lezhes (filluar ne shek 4 perfunduar ne vitin 1521) eshte nje nga vlerat e spikatura monumentale e historike te qytetit.


Obelisku (1968) eshte nje veper monumentale ne qender te qyteti qe perjeteson bashkimin e princave shqiptare nen udheheqjen e Skenderbeut per ti bere balle pushtimit osman, ne kuvendin e Lezhes ne 2 mars 1444.


Vendvarrimi i Heroit Kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu (1981) mbi rrenojat e Kishes se Shenkollit eshte e ndertuar Memoriali per te nderuar vendin ku u varros Heroi Kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu, me 17 Janar 1468.


Shtepia e Mlikajve (1910) eshte nje banese tipike qytetare e Lezhes (ka qene ish muzeu i qytetit)


Ura e Vjeter (1926) ura me e vjeter e ndertuar mbi lumen Drin.
Lezha per cdo vizitor te saj ofron edhe vlerat e saj kulturore e artisktike qe disponon.


Biblioteka e qytetit (2001) jeta bibliotekare ne qytetin tone ka filluar shume me heret, por kjo eshte godina e re qe ofron nje fond te madh librash ne gjuhen shqipe e gjuhe te huaja si dhe shume sherbime te tjera.

Pallati i Kultures (1983) esht? nje qender e rendesishme e veprimtarive te shumta kulturore, artistike, shkencore qe zhvillohen periodikisht ne planin local e kombetar dhe gjallerojne jeten e komunitetit tone.

Galeria e arteve (ne pallatin e kultures), eshte qender e ekspozimit te veprave te autoreve lezhjane e me gjere dhe qe organizon veprimtari te vazhdueshme.

Stadiumi Beselidhja i qytetit dhe terrene e ambjente te tjera sportive, jane ambjente jo vetem per te argetuar publikun por edhe per pjesemarrjen e tyre dhe ushtrimin e veprimtarive fizike.
Qyteti yne pervec ketyre vlerave te rendesishme historike, arkeologjike, kulturore, artistike i ofron vizitoreve te saj edhe bukurite e spikatura natyrore si malin, kodren, fushen, lumen, detin dhe lagunat e saj si Kune e Vain c'ka i japin atyre kenaqesine maksimale.
 
Ja nje foto e bere para ca javesh ne Lezhe :) ishte shuuuuuuume vape
 

Attachments

  • DSC01375 - kopie.jpg
    DSC01375 - kopie.jpg
    62.8 KB · Shikime: 58

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top