Historia e parlamentarizmit shqiptar, 33 krerët e legjislativit shqiptar nga 1912-a

Love

βeℓℓe â๓e
  • Kuvendi I - Institucioni i parlamentarizmit në Shqipëri i ka fillimet e tij prej ditës së Pavarësisë, me mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të Vlorës
    Lushnja - Kongresi i Lushnjës krijoi Senatin, Parlamentin e parë shqiptar (më vonë Këshilli Kombëtar), si organ legjislativ, i cili përbëhej nga 37 anëtarë të zgjedhur nga vetë delegatët e Kongresit
    1991 - Pas 5 dekadash në Shqipëri shfaqen shenjat e para të rilindjes së parlamentarizmit. Pas një periudhe 67-vjeçare mblidhet Parlamenti i parë pluralist i dalë nga zgjedhjet e 31 marsit 1991 (250 deputetë)
Kronologjia

Nisi me Senati, më pas më parlament, monarki e rikthim

Nga:
BLEDAR HOTI

Parlamentarizmi në Shqipëri ka histori 92-vjeçare. Gjatë kësaj periudhe ai ka pësuar ndryshime të vazhdueshme, duke iu përgjigjur sistemeve të qeverisjes apo zhvillimeve së kohës. Sipas materialeve zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë, “Për drejtuesit e Legjislativit në Shqipëri” dhe “Historiku i ligjvënësit shqiptarë 1920-2005), rezulton se kryetari i parë i Këshillit Kombëtar është Xhemal Naipi, i caktuar në vitin 1920.

Deputete-e-parlamentit-te-pare-shqiptar-marubi-320x240.jpg


Kuvendi Kombëtar i Vlorës (1912)

Institucioni i parlamentarizmit në Shqipëri i ka fillimet e tij prej ditës së Pavarësisë, me mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të Vlorës. Si organi i parë përfaqësues i popullit, ai mori përsipër realizimin e detyrës së rëndësishme të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Ai zgjodhi Qeverinë e Përkohshme, të kryesuar nga Ismail Qemali. Pas Kuvendit Kombëtar të Vlorës, parlamentarizmi si institucion u sanksionua në të gjitha statutet që pasuan konsolidimin e shtetit shqiptar. Për herë të parë ai parashikohet në Statutin Organik të Shqipërisë, të hartuar nga Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit, më 1914-n, megjithëse, fillimi i Luftës së Parë Botërore e bëri të pamundur krijimin e një organi të tillë. Sipas statutit, Asambleja Kombëtare, si organ legjislativ, përbëhej nga anëtarë të zgjedhur prej popullit, anëtarë të emëruar nga princi dhe anëtarë “ex officio” (gjithsej 36 anëtarë). Pas Shpalljes së Pavarësisë vite të tjera të vështira do të vinin për Shqipërinë. Megjithëse Traktati i Londrës kishte përcaktuar kufijtë e Shqipërisë, dëshirat ekspansioniste të shteteve që donin të përfitonin më shumë territore ishin ende aktive, duke ëndërruar përsëri ndarjen e saj. Në këto rrethana më 27 mars 1920 u mblodh Kongresi i Lushnjës.

Këshilli Kombëtar i Lushnjës (Senati 27 mars 1920–20 dhjetor 1920)

Kongresi i Lushnjës krijoi Senatin, Parlamentin e parë shqiptar (më vonë Këshilli Kombëtar), si organ legjislativ, i cili përbëhej nga 37 anëtarë të zgjedhur nga vetë delegatët e Kongresit. Kongresi shprehu në formë të organizuar politike vullnetin e shqiptarëve për të marrë fatin e vendit në duart e veta. Në këtë periudhë afirmohen për herë të parë parimet e parlamentarizmit: emërimi dhe shkarkimi i qeverisë nga senati, si dhe ushtrimi i kontrollit parlamentar ndaj saj. Megjithëse Parlamenti i parë shqiptar e shtriu veprimtarinë e tij legjislative në një periudhë të shkurtër kohe, ai arriti të miratonte disa ligje të rëndësishme. Akti më i rëndësishëm ishte Statuti i Lushnjës që përbënte një ligj kushtetues. Veprimtaria legjislative e Këshillit Kombëtar mori fund në dhjetor të vitit 1920, kur Këshilli u shpërnda për t’ua lënë vendin zgjedhjeve të para në Shqipëri (mars 1921).

Këshilli Kombëtar (21 prill 1921–30 shtator 1923)

Statuti i Zgjeruar i Lushnjës


Nga zgjedhjet që u zhvilluan në mars të vitit 1921, vendi u përfaqësua me 78 deputetë. Që prej kësaj periudhe, Parlamenti filloi të shfaqej rregullisht si një organ i dalë nga populli, me detyra të përcaktuara qartë në statutin e kohës. Zgjerimi që iu bë Statutit të Lushnjës, i cili në histori njihet si statuti i shtetit shqiptar i vitit 1922, e shndërroi këtë akt në një kushtetutë të mirëfilltë me fuqinë më të lartë në shtet dhe sanksionoi plotfuqinë parlamentare. Organi më i rëndësishëm që ushtronte pushtetin legjislativ, i quajtur “Këshill Kombëtar”, mori emrin “Parlament”. Si organ i vetëm legjislativ ai përbëhej nga një dhomë deputetësh, të cilët zgjidheshin nga populli në bazë të zgjedhjeve të përgjithshme (votim i tërthortë). Në këtë periudhë dalloheshin qartë dy grupime politike: Partia Popullore e kryesuar nga Fan Noli dhe Partia Përparimtare e kryesuar nga Hoxhë Kadriu. Në shtator të vitit 1923, Këshilli Kombëtar i mbylli punimet e tij në përfundim të legjislaturës 2-vjeçare për t’ua lënë vendin zgjedhjeve të reja për Kuvendin Kushtetues, të cilat u mbajtën në dhjetor të po këtij viti.

Kuvendi Kushtetues (21 janar 1924-2 mars 1925)

Kuvendi Kushtetues, i përbërë nga 100 deputetë, ushtroi veprimtarinë e tij në dy periudha (21 janar-2 qershor 1924 dhe dhjetor 1924-2 mars 1925). Detyra kryesore e tij ishte hartimi dhe miratimi i një kushtetute të shkruar (prej së cilës mori edhe emrin) ku të sanksionohej forma e qeverisjes. Objektivi nuk u arrit në periudhën e parë të veprimtarisë së tij, për shkak të acarimit të situatës politike në vend me vrasjen e Avni Rustemit dhe atentatit që iu bë Kryeministrit të asaj kohe, Ahmet Zogu. Më 2 qershor të vitit 1924, Kuvendi mbylli punimet e periudhës së parë. Pas shpërbërjes së qeverisë, Ahmet Zogu u largua nga Shqipëria, duke mbetur në ilegalitet deri në dhjetor të vitit 1924. Gjatë kësaj periudhe erdhi në pushtet Qeveria e Fan Nolit, e cila pati një jetë të shkurtër (qershor-dhjetor 1924). Me rikthimin e Ahmet Zogut në pushtet, moment që shënoi në histori të ashtuquajturin “triumf të legalitetit”, rifilloi punimet Kuvendi Kushtetues. Ai arriti të përmbushte detyrën për të cilën ishte krijuar: miratimin e Statutit Themeltar të Shtetit dhe përcaktimin e formës së tij.

Periudha e Republikës Shqiptare (1925–1928)

Statuti afirmonte formën e qeverisjes duke e përcaktuar Shqipërinë si Republikë Parlamentare “e kryesueme prej një kryetari sovraniteti i së cilës buronte prej popullit”. Me një vendim të posaçëm të Kuvendit Kushtetues, Ahmet Zogu u zgjodh në krye të shtetit. Parlamenti, për herë të parë dhe të fundit në historinë parlamentare të Shqipërisë, paraqitet i përbërë nga dy dhoma: Senati dhe Dhoma e Deputetëve. Sistemi dydhomësh pati një jetë të shkurtër parlamentare dhe përbënte eksperiencën e vetme në historinë parlamentare të Shqipërisë. Dhoma e Deputetëve (Dhoma e Ulët) përbëhej nga 57 deputetë të zgjedhur nga populli, ndërkohë që Senati (Dhoma e Lartë) përbëhej nga 18 senatorë, 2/3 e të cilëve zgjidheshin nga populli, ndërsa 1/3 nga Kryetari i Republikës. Statuti afirmonte një sistem dydhomësh perfekt, por që në raste të caktuara i jepte përparësi Senatit, duke e vënë Dhomën në pozita inferioriteti. Një organ tjetër i Parlamentit ishte ai i mbledhjes së dy dhomave në një seancë të përbashkët, të quajtur Asamble Legjislative, që paraqitej në statut si organ më vete. Gjatë kësaj kohe, Parlamenti miratoi një sërë ligjesh me rëndësi, ndër të cilat mund të përmenden: ligji mbi bankën kombëtare, ligjin e pensioneve civile etj. Ai u karakterizua nga mungesa e pluralizmit dhe për shkak të problemeve të mëdha të sistemit zgjedhor, ruajti një karakter përfaqësues fiktiv. Mungesa e partive politike karakterizoi të gjithë periudhën e sundimit të Ahmet Zogut si Kryetar Republike e më pas si Mbret i Shqiptarëve. Shpërndarja e Parlamentit të Republikës erdhi pas debateve për ndryshimin e formës së qeverisjes, duke u lënë vendin zgjedhjeve të reja për Asamblenë Kushtetuese.

Periudha e Mbretërisë Shqiptare (1928–1939)

Asambleja Kushtetuese, e dalë nga zgjedhjet e 17 gushtit 1928 me 58 deputetë, sanksionoi në statut formën “monarkike” të qeverisjes, dhe parashikoi sistemin njëdhomësh parlamentar. Shqipëria shpallej “mbretëri demokratike, parlamentare, dhe e trashëgueshme”, ndërkohë që mbret i shqiptarëve sanksionohej “Lartmadhëria e tij Zogu I, nga familja e famshme shqiptare Zogu”. Ajo u dha fund punimeve më 1 dhjetor 1928, duke u transformuar në Parlament. Pas pushtimit italian të Shqipërisë në prill të vitit 1937, mbreti Ahmet Zogu I u largua nga Shqipëria. Mbretit të Italisë, Viktor Emanuelit III, iu ofrua kurora e Shqipërisë. Kosta Kotta ka qenë për disa legjislatura Kryetar i Parlamentit. Ndërsa Kryetar i Senatit ishte më 1925-n, Pandeli Evangjeli. Më vonë, në bazë të nenit 230 të Statutit të Mbretërisë, Asambleja Konstituente u transformua në

Parlament, i cili pati një Dhomë.

Parlamenti në periudhën e luftës


Sipas statutit themeltar të mbretërisë shqiptare të akorduar nga mbreti, Viktor Emanueli III, shteti shqiptar ishte monarki kushtetuese. Pushteti legjislativ ushtrohej nga mbreti në bashkëpunim me Këshillin e Epërm Fashist Koorporativ. Më vonë, më 16 tetor 1943 me ardhjen e pushtuesve nazistë u mblodh Kuvendi Kombëtar me 247 anëtarë, i cili rivendosi krijimin e Këshillit të Lartë si kryetar shteti. Ai u kthye në Parlament, duke ushtruar pushtetin legjislativ së bashku me këtë organ. Kjo periudhë karakterizohet nga mohimi i parimeve të parlamentarizmit. Lef Nosi ishte kryetar i Kuvendit Kombëtar nga 1943-1944, Terenc Toci, kryetar i Këshillit të Epërm Fashist Koorporativ, 1940-1943 dhe Mihal Zallari, kryetar i Kuvendit Kombëtar më 1944-n.

Parlamenti në periudhën e pasluftës

Zgjedhjet për Asamblenë Kushtetuese të pasluftës u zhvilluan më 2 dhjetor 1945. Për herë të parë në votim morën pjesë edhe gratë. Në këtë periudhë u miratua Kushtetuta e 14 marsit 1946, ku Asambleja Kushtetuese u kthye në Kuvend Popullor. Në kushtet e mungesës së pluralizmit politik në vend, Kuvendi Popullor ishte një organ që mblidhej në sesione vetëm dy herë në vit. Në vitin 1976, Kuvendi Popullor miratoi Kushtetutën e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, e cila ruajti më tepër tiparet e një programi politik plotësisht të ideologjizuar me ideologjinë e kohës. Roli i Parlamentit mbetej fiktiv, sa kohë që nuk sanksionoheshin zgjedhje të lira dhe as që mund të flitej për pluralizëm. Në periudhën e komunizmit, nga 1944-1990, ka pasur 17 kryetarë të Kuvendit Popullor. Në 1944-n, Këshilli Antifashist Nacionalçlirimtar zgjodhi si kryetar, dr. Omer Nishanin. Më 2 dhjetor 1945 u zhvilluan zgjedhjet për përfaqësuesit e Asamblesë

Kushtetuese. Më 16 mars 1946, në mbledhjen e saj të 11, Asambleja Kushtetuese vendosi të kthehet në Kuvend Popullor. Kuvendi Popullor i RPSH-së përbëhej nga Një Dhomë – Legjislatura I: 25.03.1946 – 21.01.1950. Periudha e komunizmit mbaron më 1900, ku si kryetar i fundit i Kuvendit Popullor ishte Petro Dode, nga 1987-1990.

Rilindja e parlamentarizmit (1991)

Pas 5 dekadash në Shqipëri shfaqen shenjat e para të rilindjes së parlamentarizmit. Pas një periudhe 67-vjeçare mblidhet Parlamenti i parë pluralist i dalë nga zgjedhjet e 31 marsit 1991 (250 deputetë). Kryetari i parë i Kuvendit pluralist është Kastriot Islami. Më 21 tetor 1998, Kuvendi Popullor miratoi Kushtetutën e re, të hartuar edhe me ndihmën e organizmave ndërkombëtarë. Kushtetuta e re krijoi mundësinë për të kuptuar më mirë sistemin politik në Shqipëri dhe rolin e aktorëve të tij. Emërtimi Kuvend Popullor ndryshohet në Kuvend i Shqipërisë (njëdhomësh, 140 deputetë). Pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës, Kuvendi, si organi më i lartë i Pushtetit ligjvënës, vazhdoi procesin e hartimit dhe miratimit të ligjeve. Në këto 21 vite pluralizëm, katër kryetarë Kuvendi i përkasin së majtës, PS-së dhe PSD-së, ndërsa dy nga e djathta, PD-së. Jozefina Topalli është e vetmja Kryetare e Kuvendit grua në këto 92 vite.


1. XHEMAL NAIPI (Kryetar i Këshillit Kombëtar, 1920)

2. DHIMITثR KACIMBRA (Kryetar i Këshillit Kombëtar, 1920)

3. PANDELI EVANGJELI (Kryetar i Këshillit Kombëtar, 1921)

(Kryetar i Senatit, 1925-1926)(Kryetar i Asamblesë Kushtetuese, 1928) (Kryetar i Parlamentit, 1928-1930, 1937-1939)

4. ESHREF FRASHثRI (Kryetar i Këshillit Kombëtar, 1922-1923)

(Kryetar i Kuvendit Kushtetues, 1924)(Kryetar i Senatit, 1924-1925)

5. PETRO GOGA (Kryetar i Kuvendit Kushtetues, 1924)

6. KOSTAQ KOTA (Kryetar i Dhomës së Deputetëve, 1925-1928)

(Kryetar i Parlamentit, 1930-1937)

7. LEF NOSI (Kryetar i Kuvendit Kombëtar, 1943-1944)

8. TERENC TOCI (Kryetar i Këshillit të Epërm Fashist Koorporativ, 1940-1943)

9. MIHAL ZALLARI (Kryetar i Kuvendit Kombëtar, 1944)

10. OMER NISHANI (Kryetar i Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar, 1944)

11. TUK JAKOVA (Kryetar i Kryesisë së Asamblesë Kushtetuese, 1946)

12. Dr. YMER DISHNICA (Kryetar i Kryesisë së Asamblesë Kushtetuese, 1946-47)

13. MANUSH MYFTIU (Kryetar i Kryesisë së Kuvendit Popullor, 1947-1949)

14. GOGO NUSHI (Kryetar i Kryesisë së Kuvendit Popullor, 1950, 1954-1956)

15. THEODOR HEBA (Kryetar i Kryesisë së Kuvendit Popullor, 1950-1951)

16. MIHAL PRIFTI (Kryetar i Kryesisë së Kuvendit Popullor, 1951-1954)

17. RITA MARKO (Kryetar i Kryesisë së Kuvendit Popullor, 1956-1958)

18. Dr. MEDAR SHTYLLA (Kryetar i Kryesisë së Kuvendit Popullor, 1958-1964)

19. LEFTER GOGA (Kryetar i Kryesisë së Kuvendit Popullor, 1964-1966)

20. ABDYL KثLLEZI (Kryetar i Kryesisë së Kuvendit Popullor, 1966-1969)

21. BEHAR SHTYLLA (Kryetar i Kryesisë së Kuvendit Popullor, 1969-1970)

22. FADIL PAاRAMI (Kryetar i Kryesisë së Kuvendit Popullor, 1970-1973)

23. ILIAZ REKA (Kryetar i Kryesisë së Kuvendit Popullor, 1973-1976)

24. ALI MANAJ (Kryetar i Kryesisë së Kuvendit Popullor, 1976-1978)

25. SIMON STEFANI (Kryetar i Kryesisë së Kuvendit Popullor, 1978-1982)

26. PALI MISKA (Kryetar i Kryesisë së Kuvendit Popullor, 1982-1987)

27. PETRO DODE (Kryetar i Kryesisë së Kuvendit Popullor, 1987-1990)

28. KASTRIOT ISLAMI (Kryetar i Kryesisë së Kuvendit Popullor, 1991-1992)

29. PJETثR ARBNORI (Kryetar i Kryesisë së Kuvendit Popullor, 1992-1996; 1996-1997)

30. SKثNDER GJINUSHI (Kryetar i Kuvendit të RSH, 1997-2001)

31. NAMIK DOKLE (Kryetar i Kuvendit të RSH, 2001-2002)

32. SERVET PثLLUMBI (Kryetar i Kuvendit të RSH, 2002-2005)

33. JOZEFINA TOPALLI (اOBA) (Që nga 2005, aktualisht Kryetare e Kuvendit të RSH)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top