Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Historia e Lolës: Burri më pranoi edhe pse isha prostitutë

Historia e Lolës e transmetuar në emisionin Rudina në Tv Klani është një ngjarje që për fatin e keq u bë drama e shumë vajzave shqiptarë në vitet e para të demokracisë. Ishte vetëm 15- vjeçe kur u dashura me një djalë dhe së bashku me të mori të ashtuquajturën udhëtimin e ëndrrave drejt Italisë. Një udhëtim që u kthye në makthin e jetës dhe që sot afërsisht 20 vite më vonë ka lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën të saj. Rrëfimi:

Unë isha në shkollë si çdo vajzë. Kisha shoqërinë time, nga një shoqe e përbashkët njoha një djalë. Me familjen nuk kisha shumë afrimitet. Mami ishte shumë e ftohtë, të dy prindërit me thënë të drejtën. Nuk kam dëgjuar kurrë një fjalë të ngrohtë, zemër, shpirt. Pa i thënë askujt, shkova në Vlorë dhe u nisëm për Itali më gomonë. Unë errësirën e kam frikë, por detin natën është tmerr.

Kur mbërriti në Itali e gjeti veten e braktisur. Ai që i kishte ofruar botën, tani po e njihte me ferrin.

Ishte një shtëpi që kishte dhe vajza të tjera, në momentin e parë nuk pashë shumë gjera. Fillova të shikoj që vajzat hynin dilnin, natën. Një nga vajzat me shumë frikë dhe delikatesë më tha, “Ku ke ardhur moj”. Vetë kaq nuk arriti të më thoshte gjëra të tjera. Pas dy ditësh erdhi dikush dhe me tha, pushimi mbaroi, kaq ishte. Për të ndenjur këtu duhet të bësh diçka. Më rrotulloi një palë të brendshme. Unë i thashë nuk dal në rrugë. Më pas ai filloi të më rrahë dhe të ushtrojë dhunë, deri sa arriti kreu marrëdhënia me mua në sy të gocave. Dhe me pas nuk i rezistoja dot, ishte e pamundur, pasi të të djegin me cigare dhe të të fusin në vaskë për të mbytur, janë tortura që nuk durohen. ثshtë e papërshkrueshme, rri aty ishte një tmerr, nga moshat nga rrasat të ndryshëm. Unë isha aty si një send.

Kur e filloje ditën tënde të punës?

Unë e filloja në 10 të darkës dhe deri në 5 të mëngjesit.

Me sa meshkuj shoqëroje gjatë një nate?

Qëllonte dhe dy meshkuj brenda orës.

Në tre muaj të shfrytëzimit në Barit të Italisë ajo nuk e kishte pranuar kurrë fatin e saj, ndoshta kjo ishte arsyeja sesi ngjarjet rrodhën me vonë.

Njëri që nuk e harroj sa të vdes atë personin pasi është personi që unë jam këtu. Një ditë më parë më kishin bërë kërcënim për familjen dhe isha vetëm duke qarë. Ai më pyeti pasi kuptoi se kishte diçka që nuk shkonte, me tha nëse nuk do të rrish këtu mund të dorëzohesh. Më mbajti në shtëpinë e tij, për disa javë, dhe më pas më ka ndihmuar për tu largova për në Greqi.

Ishte ende shumë e re dhe padyshim kishte të drejtën për të jetuar jetën e saj në të gjitha dimensionet.

Isha 22-vjeç kur kam njohur bashkëshortin tim kur e kam njohur, në fillim nuk ja kam thënë pasi kisha frikë se do më linte pa më njohur se kush isha unë në të vërtetë. Ai u trondit, dy ditë nuk foli, dhe mendova se mori fund. Pas dy ditësh ai erdhi dhe më tha ajo është e kaluara jote dhe unë të dua për atë që je sot.

Je prekur, kur të pranoi të kaluarën?

ثshtë shumë domethënse pasi duke ditur mentalitetin e shqiptarëve ishte arritje, dhe jam shumë me fat. Jam mami i dy fëmijëve, kam një djalë dhe një vajzë. Gjëja e parë që dua tek vajza ime dhe e pyes çdo ditë është të ketë afrimitet tek mua, pasi mua kjo gjë më ka ndihmuar shumë.

Në pozicionin e gruas që ja ka dalë jo vetme të mbijetojë, por dhe të eci dhe të ndërtojë e lirë në rrugën e saj, Lola ka një mesazh

Në çdo moment një femre mund t’i qëllojë që është në fund, por ajo ka mundësi për të dalë. Të kërkojnë të bëjnë çdo gjë të pamundur për të mos qenë të dhunuara. Femrat duhet të bëjnë atë që duan. Të mos lejojë njeri t’i dhunojë.

tvklan.al
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back