Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Historia e ligjit grek të luftës me Shqipërinë

Për shkaqe tashmë të njohura, më 28 tetor 1940, Italia i shpalli luftë Greqisë dhe sulmoi territorin e kësaj të fundit nëpërmjet territorit të aneksuar shqiptar. Në këtë moment filloi edhe lufta e quajtur si italo-greke. Siç shihet edhe në emërtesën e saj nuk ka asgjë që ta shquajë si luftë italo-shqiptaro-greke. Menjëherë pas fillimit të luftës, në Greqi u vendos gjendja e luftës me Italinë dhe Shqipërinë.

Dekreti mbretëror i datës 10 nëntor 1940, ka hyrë në fuqi pas botimit në Gazetën Zyrtare greke të vitit 1940 (fashikulli A, faqja 379 e më pas) me përmbajtjen e mëposhtme:

"Italia me dominomet, territoret perandorake me kolonitë e saj dhe Shqipëria përcaktohen armike në kuptimin e ligjit 2636 për veprimet juridike të armiqve dhe sekuestrimin konservativ të pasurive armike." (shih "Marrëdhëniet shqiptaro-greke në dritën e së drejtës ndërkombëtare", botuar në gazetën "Republika" të datës 10 tetor 1999 nga avokati Agim Tartari, që është një nga njerëzit që ka kontribuar më shumë në zbardhjen e të vërtetës, duke trajtuar aspektin ligjor të kësaj çështjeje).

Në bazë të këtij ligji të gjitha pasuritë e shqiptarëve në Greqi u vunë nën sekuestrimin konservativ dhe filluan të administrohen nga shteti grek.

Duhet të theksojmë këtu se me fjalën pasuritë e shqiptarëve në Greqi nuk kemi parasysh vetëm pasuritë e shqiptarëve në trojet e tyre si në اamëri etj, por për pasuritë e shqiptarëve në të gjithë territorin e shtetit grek.

Më vonë me vendim të përbashkët të Ministrisë së Ekonomisë Kombëtare dhe të Ministrisë së Financave të Greqisë, datë 9 qershor 1947, nr. 14882/3574 dhe më vonë në bazë të ligjit nr. 4506, datë 14 mars 1966, përjashtoheshin nga zbatimi i dispozitave të ligjit të luftës shtetasit shqiptarë me origjinë greke që banonin në Shqipëri.

Sipas këtij ligji, dhe sipas dëshirës identifikuese greke, shtetas shqiptarë me origjinë greke quhen të gjithë ortodoksët e Shqipërisë.

Sipas dekret-ligjit nr. 1138/1948, neni 21 i ligjit të luftës është ndryshuar duke qartësuar se marrja fund e këtj ligji bëhet me vendim të përbashkët të kryeministrit, ministrit të Punëve të Jashtme, ministrit të Financave dhe ministrit të Drejtësisë. Pastaj një vendim i tillë duhet të miratohet edhe nga parlamenti grek.

Në vitin 1987 grekët mashtruan në lidhje me heqjen e ligjit të luftës me Shqipërinë. Për faj edhe të palës shqiptare, për shumicën e popullsisë nuk dihej deri vonë se Greqia e kishte akoma në fuqi këtë ligj. Por duhet kujtuar se grekët kanë qenë mashtrues deri vonë në lidhje me këtë çështje.

Kështu, për shembull, këshilltari i shtypit i ambasadës greke në Tiranë, Kristos Failadis në vitin 1994 i ka deklaruar gazetës "Aleanca" sa më poshtë:

"Me komunikatën zyrtare të Këshillit të Ministrave të Greqisë, datë 28 gusht 1987, ka pushuar së ekzistuari gjendja e luftës me Shqipërinë. Ky dokument zyrtar i Këshillit të Ministrave është firmosur nga kryeministri i asaj kohe... Papandreu dhe ministrat pjesëmarrës".

Sipas i nformacioneve që kemi, ky i ashtuquajtur "vendim" nuk është botuar në Gazetën Zyrtare të Greqisë, pra, ka qenë një truk grek për t`i shërbyer politikës së dy popujve miq që kishte nisur në Shqipëri nga regjimi kriminal i Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë.


Pse Greqia ka interes ta mbajë në fuqi ligjin e luftës me Shqipërinë

Shkaku kryesor i mbajtjes së ligjit të luftes me Shqipërinë është ai ekonomik, ose thënë ndryshe është justifikimi i hajdutërisë greke nëpërmjet këtij ligji. Në sajë të ligjit në fjalë të gjitha pronat e shqiptarëve në Greqi administrohen nga shteti grek. Në këto pasuri futen tokat bujqësore, trojet, objektet, fabrikat, punishtet, llogaritë bankare etj.

Po ashtu sot ekziston çdo mundësi që shqiptarëve që punojnë si emigrantë në Greqi t'u konfiskohen llogaritë bankare në bazë të ligjit të luftës.
Kastriot Dervishi
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back