Historia e fotografisë së grupit të Adem Jasharit

Untitled-1-600x360.png
Lajme
express-logo-author-96x96.png Gazeta Express
06/03/2020 20:52

Sami Lushtaku me bashkëluftëtarë kujtojnë një fotografi që u shkrep para gati tre dekadave.


Aty kishin dalë Adem Jashari me grupin e tij pas një aksioni në Drenas.


Bashkë me Adem Jasharin ishin edhe vëllai i tij Hamza, Ilaz Kodra, Sahit e Musa Jashari, Jakup Nura e Sami Lushtaku. Tre të parët ranë heroikisht derisa të tjerët shpëtuan por me plagë të rënda.


Imazhi që u shkrep në vendin e quajtur Kërrshi i Prellovcit, sipas Sami Lushtakut, u bë me kërkesë të komandantit legjendar me qëllim që të frymëzoheshin të rinjtë brez pas brezi.



“Kemi qenë të armatosur gjithmonë. Nuk ka qenë fotografi, hajt veç të dalim të armaotsur”, tha Lushtaku.


E Sahit Jashari ka një shpjegim pse e kishte mbajtur në qafë Ilaz Kodrën.


“Ilaz Kodra ka qenë shok i gjeneratës në shkollën fillore por edhe kemi pasur muhabet shumë të lirë me të”, tha ai.


Fotografinë e kishte shkrepur Sami Nura.


Por atë çast ka munguar Fadil Kodra, ani se ishte pjesë ë grupit andaj e ka merak pse mungoi në fotografi ndonëse nuk i xhelozon shokët.


Vendi është afër shtëpisë së Jakup Nurës i cili gjendet jashtë vendit.
 

Attachments

  • Untitled-1-600x360.png
    Untitled-1-600x360.png
    434.6 KB · Shikime: 0
  • express-logo-author-96x96.png
    express-logo-author-96x96.png
    7.3 KB · Shikime: 0
  • Untitled-1-600x360.png
    Untitled-1-600x360.png
    434.6 KB · Shikime: 0
  • express-logo-author-96x96.png
    express-logo-author-96x96.png
    7.3 KB · Shikime: 0
auto_Kompleksi-Jashari1579717861.jpg Foto: Koha Kullat e Jasharajve rrezikojnë të bien, institucionet bëjnë sehir

Kullat e familjes së komandantit legjendar Adem Jashari, që janë simbol i lirisë së vendit, vazhdojnë të jenë në gjendje jo të mirë. Edhe ky 22-vjetor i Epopesë së UÇK-së, këto kulla i gjeti të pakonservuara dhe pa kujdesin e merituar.
Prekazin sot e vizitoi edhe ish-drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, Idriz Blakaj, i cili thotë se gjendja e kullave nuk është e mirë dhe se ka rrezik të shemben.
Sipas tij, qeveritë e Kosovës kanë premtuar se do të investojnë pavarësisht vlerës, por që deri më sot nuk është bërë asgjë.
Blakaj për KosovaPress deklaroi se kullat janë gati të rrëzohen e nëse bien kullat atëherë nuk vlen asnjë investim tjetër.
"Gjendja e kullave shihet, gjithë këta vizitorë që vijnë të gjithë e shohin cila është gjendja e ku llave. Fatkeqësisht kaluan 21 vite e kullat ende janë të pa konservuara edhe pse vazhdimisht qeveritë e Kosovës cilado që kanë ardhur në pushtet kanë premtuar se do të investojnë dhe nuk do ta lënë, as për mjete materiale, as për angazhim, por do t'i rregullojnë këto kulla. Fatkeqësia më e madhe që është se kullat janë gati të rrëzohen, e nëse kullat bien se domethënia e Prekazit janë kullat dhe janë varrezat e dëshmorëve, nëse edhe kullat prishen atëherë çfarë domethënie ka këtu, çfarë vlere ka investimi që është bërë këtu", tha ai.
Blakaj tha se derisa ka udhëhequr me agjencinë, ka qenë një projekt në vitin 2015 për konservimin e kullave, por që ishte kundërshtuar nga shumë persona.
Ai tha se nëse ai projekt nuk iu kishte pëlqyer pushtetarëve të atëhershëm, atëherë është dashur të bëhet një i ri dhe të bëhet konservimi.
Blakaj tha se ka rrezik që ndonjë erë e madhe ose edhe ndonjë tërmet të rrezikojnë sërish kullën.
"Pse nuk e ngrenë zërin derisa të rregullohen kullat të konservohen, mirëpo edhe sot e kësaj dite kullat kanë mbetur. Nëse ai projekt nuk iu ka pëlqyer dikujt e që ka pasur është dashur se ka pasur kohë mjaftë ta bëjnë projektin tjetër, bile edhe të kryhet konservimi. Ka rrezik prej ndonjë ere të madhe ose larg qoftë ndonjë termet qysh ndodhi në Shqipëri kullat të bien, e kur të bien kullat ma nuk kthehen në gjendjen që kanë qenë", shprehet ai.
Përkundër mungesës së investimeve, Xhevat Imeri, ciceroni në kompleksin memorial "Adem Jashari", thotë se në pesë vitet e fundit kanë pasur gjysmë milioni vizitorë.
"Këto 5 vitet e fund it ka qenë viti që më së shumti ka pasur vizitor, diku rreth gjysmë milioni vizitor vetëm këtë vit e kanë vizituar, duke mos llogaritur festat. Kurse gjatë këtyre tri ditëve është një interesim jashtëzakonisht i madh", tha ai.
Qytetarët që sot e kanë vizituar Prekazin dhe memorialin "Adem Jashari" thonë se gjendja në të cilën janë lënë kullat është e turpshme.
Flamur Salihu, që është nga Presheva dhe jeton në Zvicër, tha për KosovaPress se e ka amanet nga gjyshi i tij që të vizitojë Prekazin.
Për të është e pakuptimtë se si institucionet e Kosovës i kanë lënë kullat pa përkujdesje.
"Jetoj në Zvicër, jam i Preshevës, ma ka lënë gjyshi amanet sa herë të vijë në pushim të vij të vizitoj këtë vend historik dhe e kam lutur Zotin me qenë një herë për Epopenë e UCK-së, prezent këtu fizikisht. Sa herë vij këtu e ndjej krenarinë për këtë familje Jashari. Qeveria e Kosovës qysh mundet me e lanë këtë vend kështu, po besoj që sa më shpejt duhet kjo të rregullohet”, tha ai.
Edhe qytetari Kadri Osmani, thotë se është një turp i madh për institucionet se si nuk janë kujdesur për këtë vend, siç e quan ai të shenjtë.
"Këtu është Meka e shqiptarëve, ai që i thotë vetit shqiptar ai duhet të vijë këtu dhe të vizitojë. Pra, për institucionet e Kosovës është një turp i madh qysh e kanë lënë sot në këtë situatë këtë vend të shenjtë", tha ai.
Kujdesi dhe vizitat në kompleksin memorial "Adem Jashari" në Prekaz për qytetarin Rexhep Fetahu, janë obligim kombëtar.
"Unë e konsideroj se vizita e Prekazit është obligim kombëtar. Vërtet kjo familje i ka dhënë të gjitha për kombin tonë", tha ai.
Prekazi sot ka pasur vizitorë edhe nga Shqipëria. Frrok Bardhi, nga Mirdita thotë se Prekazi është vend i shenjtë për të shqiptarët.
"Ky është një vend i shenjtë për të gjithë shqiptarët dhe nga ky vend i bëj thirrje të gjithë politikës shqiptare kudo që është të mendojnë më shqiptarisht për trojet tona dhe për popullin tonë. Ky është një vend i shenjtë për mua dhe duhet të jetë për çdo shqiptar", tha ai.
Në nderim të 22-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, sot gjatë gjithë ditës janë bërë homazhe në kompleksin memorial "Adem Jashari", ku përveç qytetarëve të shumtë homazhe kanë bërë edhe kryeministri Albin Kurti dhe kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani./KsP.
 

Attachments

  • auto_Kompleksi-Jashari1579717861.jpg
    auto_Kompleksi-Jashari1579717861.jpg
    65.9 KB · Shikime: 0
  • auto_Kompleksi-Jashari1579717861.jpg
    auto_Kompleksi-Jashari1579717861.jpg
    65.9 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top