Historia e emrave “Apple”, “Yahoo”, “Google”, “Microsoft”, “Hotmail”

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P


Ato janë kompanitë më të fuqishme në botë në fushën e teknologjisë, informatikës e argëtimit. Ato kanë bërë revolucion, siç është “Microsoft”, “Google”, “Apple”, etj. Secila prej këtyre në llojin e saj ka sjellë një teknologji gjithnjë e më të përparuar, duke i krijuar lehtësira komunikimi dhe mundësi argëtimi njerëzimit.

Por përveç se ofrojnë shërbime interesante, këto kompani mbartin dhe emra interesantë. Kështu emrat e kompanive më të mëdha e serioze në botë kanë lindur në mënyra nga më të çuditshmet dhe interesantet.

Kompania “Apple”, e cila është e shquar për krijimin e “IPod”, e ka marrë emrin nga fryti i preferuar i drejtorit që është molla (apple). “Cisco” është shkurtim i qytetit amerikan “San Francisco”. Por edhe kompanitë e tjera nuk mbeten pas në mënyrën e krijimit të emrave që i përfaqësojnë.



Apple

Shiko fotografinë 1785269

Historia e emrit të kompanisë që ka krijuar “iPod” është mjaft interesante. Molla (Apple) ishte fruta e preferuar e themeluesit të kompanisë, Steve Jobs (që vdiq nga kanceri). Ai ishte me tre muaj vonesë për regjistruar emrin e biznesit të tij dhe i kërcënoi punonjësit se nëse nuk gjenin një emër deri në orën pesë të mëngjesit, kompania do merrte emrin “Molla” (Apple).



CISCO

Shiko fotografinë 1785270

Kompania që shet shërbime teknologjike është një shkurtim i emrit të qytetit amerikan “San Francisco”. Sipas një punonjësi të kompanisë, ish-presidenti i saj u frymëzua për emrin dhe logon teksa ecte me makinë dhe pa urën “Golden Gate Bridge” nën perëndimin e diellit. Edhe logoja reflekton urën “Golden Gate Bridge”.



Corel

rtaImage


Emri i kompanisë rrjedh nga themeluesi i saj, Dr. Michael Cowpland. Ndërsa emri “Corel” qëndron për Cowpland Reasearch Library. “Corel” u themelua në vitin 1985 me synimin për të qenë një laborator kërkues. Kompania u përball me një sukses të madh në fillim të viteve ’90 me produktin “Corel Draw” dhe u bë për një kohë kompania më e suksesshme në Kanada.



Google

Shiko fotografinë 1785271

Emri i kompanisë më të madhe të kërkimit elektronik lindi si një shaka në lidhje me sasinë e informacion që ky “motor kërkues” do të ishte në gjendje të nxirrte. Në fillim ishte “Googol”, një fjalë për numrin 1 të pasuar nga 100 zero. Por kur dy themeluesit ia paraqitën projektin një investitori, ata morën një çek të nënshkruar për “Google”.



Hotmail

Shiko fotografinë 1785272

Themeluesi, Jack Smith e mori idenë për krijimin e kompanisë, për të hyrë në e-mail nëpërmjet uebit nga një kompjuter kudo në botë. Kur Sabeer Bhatia formoi një plan biznesit për shërbimit e postës elektronike ai provoi gjithë llojet e emrave që mbaronin me “mail” dhe në fund vendosi për “Hotmail” meqë kjo përfshinte shkronjat “html”, gjuha e programit që shkruan faqet e uebit.



Microsoft

Microsoft_Logo.jpg


Emri i kompanisë është krijuar nga Bill Gates dhe synonte të paraqiste profilin e një kompanie që i dedikohej “Microcomputer Software”. Nga kjo doli “Micro-Soft”. Viza në mes iu hoq disa kohë më vonë. Tashmë “Microsoft” është një kompani me të ardhura vjetore miliardash dollarë e me 76 mijë punonjës në 102 vende të botës.



Motorola

Shiko fotografinë 1785273

Themeluesi, Paul Galvin vendosi të krijonte këtë emër, kur kompania e tij filloi të prodhonte radio për makina. Kompania më e njohur e radiove në atë kohë quhej “Victrola”. Në fillim të shekullit të XX-të shumë kompani përdornin prapashtesën “ola”. Të tilla ishin “Rock-Ola”, një kompani filmash e quajtur “Moviola” ejt.



ORACLE

Shiko fotografinë 1785274

Larry Ellison dhe Bob Oats po punonin në një projekt për CIA-n. Emri i kodit për projektin quhej Orakulli (Oracle). Projekti ishte krijuar për të ndihmuar në përdorimin e teknologjisë së re. Pasi projekti përfundoi, Larry dhe Bob vendosën të përfundonin atë që kishin nisur dhe t’ia prezantonin gjithë botës. Kështu lindi kompania “Oracle”.



Sony

sony-logo.jpg


Kompania “Sony” e ka prejardhjen nga fjala latine “sonus” që do të thotë tingull dhe nga fjala dialektore amerikane “sonny” që u referohet të rinjve të zgjuar. Kjo kompani gjigande tashmë operon në tre segmente – elektronikë, lojëra, argëtime, shërbime financiare dhe të tjera. Këto e bëjnë “Sony” një prej kompanive të plota në botë.



Yahoo!

Shiko fotografinë 1785275

Fjala “yahoo” është krijuar fillimisht nga Jonathan Swift, i cili e ka përdorur në librin e tij, “Udhëtimet e Guliverit”. Kjo fjalë përfaqëson një person që është i pështirë në paraqitje dhe në veprime dhe që s’ka pothuajse asgjë njerëzore. Themeluesit, Jerry Yang dhe David Filo e zgjodhën emrin sepse e konsideronin veten “yahoos”. /TO/
 
Titulli: Historia e emrave “Apple”, “Yahoo”, “Google”, “Microsoft”, “Hotmail”

Dhe une qe lodha trurin mos ata e kishin lodhur shume trurin pf
Cf zhgenjimi Lol
 
Titulli: Historia e emrave “Apple”, “Yahoo”, “Google”, “Microsoft”, “Hotmail”

Sa shoh une te gjitha keto kompani te forta ekonomike nuk kane lidhje me emra femrash...prandaj jane fitimprurese!
 
Back
Top