Historia e Britanisë së Madhe

loyalx

Muslim
Anglia dhe Skocia ekzistonin si vende të ndara sovrane dhe të pavarura me monarkët e tyre dhe struktura politike qysh nga shekulli i 9-të . Principata, dikur e pavarur, e Uellsit ra nën kontroll të monarkëve Anglez nga Statuti i Rhuddlanit më 1284, por u aneksua formalisht ose u "bashkua" me Anglinë nën dy "Ligjet e Uellsit" të vitit 1535 dhe 1542.

Edhe pse Mbreti Skocez, James VI, u bë edhe mbreti i Anglisë më 1603, duke krijuar kështu "union personal" mes dy mbretërive, Anglia (me gjithë Uellsin) dhe Skocia mbetën të ndara deri kur Traktati i Unionit u pranua një shekull më vonë dhe u vë në zbatim nga "Aktet e Unionit 1707". Aktet e Unionit, të miratuara nga Parlametet e Anglisë dhe Skocisë respektivisht, krijuan një union politik në formën e një Mbretërie të Bashkuar të Britanisë së Madhe. Akti i Unionit 1800 bashkoi Mbretërine e Britanisë së Madhe me Mbretërinë e Irlandës, e cila gradualisht ishte vënë nën sundimin Anglez mes viteve 1541 dhe 1691, duke formuar kështu Mbretërinë e Britanisë së Madhe dhe Irlandës më 1801.

Gjatë shekullit të ardhshëm Britania e Madhe luajti rol të rëndësishëm në zhvillimin e ideave perëndimore të Demokracisë Parlamentare si dhe duke bërë kontribute të rëndësishme në Literaturë , Art dhe Shkencë. Revolucioni Industrail i drejtuar nga Britania e Madhe transformoi vendin. Gjatë kësaj periushe, ashtu si edhe Fuqitë e tjera botërore , Britania e Madhe u angazhua në eksplotime koloniale, përfshirë tregtimin e skllavëve, megjithëse miratimi i Aktit të tregtimit të skllavëve i vitit 1807 e bëri Britaninë e Madhe vendin e parë në botë që ndalonte tregtimin e skllavëve.

Pas humbjes së Napoleonit në "Luftërat Napoleonike", Brtiania u bë fuqia kryesore detare e shekullit të 19-të. Në majë të saj, Perandoria Britanike kontrollonte territore të mëdha në Azi, Afrikë, Oqeani dhe Amerikë .

Në fund të "Erës Viktoriane" Britania e Madhe humbi lidershipin e saj industrial, veçantërisht tek Perandoria Gjermane, e cila e kaloi Britaninë në prodhimin industrial dhe tregti në vitet e 1890-ta, dhe tek Shtetet e Bashkuara. Britania mbeti fuqi e lartë dhe perandoria e saj arriti madhësinë maksimale në vitin 1921, duke marrë mandatin e Ligës së Kombeve nga ish kolnitë Gjermane dhe Otomane pas Luftës së Parë Botërore.

Tensionet në Irlandë çuan deri te ndarja e Ishuli më 1920, përcjellë nga pavarsia e "Shtetit të pavarur Irlandez" më 1922. Gjashtë nga nëntë komunat e krahinës Ulster mbetën në Britaninë e Madhe, të cilat pastaj ndryshuan emrin nga "Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës" në "Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore" më 1927.

Pas Luftës së Parë Botërore, rrjeti i parë transmetues internacional, BBC, u krijua . Në vitin 1924 Lëvizja laburiste, e cila po forcohej qysh më 1890, formoi qeverinë e parë laburiste. Britania luftoi Gjermaninë Naziste në Luftën e Dytë Botërore, me aleatët e saj të Kommonwealthit, përfshirë këtu Kanada, Australia, Zelanda e Re, Afrika Jugore dhe India, më vonë duke u bashkuar me aleatë të tjerë si Shtetet e Bashkuara. Lideri i kohës së Luftës Uinston Churchill dhe pasardhësi i kohës së paqes Clement Atlee ndihmuan në krijimin e botës post-luftë si pjesë e "Treshes së Madhe" . Lufta e Dytë Botërore e la Britaninë financiarisht të dëmtuar. Marrjet hua gjatë Luftës së dytë botërore nga Kanada dhe Shtetet e Bashkuara ishin të shtrenjta ekonomikisht por, së bashku me "Ndihmat Marshall" të post-luftës , Britania e Madhe nisi rrugën e shërimit.


cdodite.com
 

Attachments

  • Historia_e_Britanise_se_Madhe.jpg
    Historia_e_Britanise_se_Madhe.jpg
    63.1 KB · Shikime: 58

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top