Iron_Leon
شيطان בעל זבוב
Historia e Bankës së Shqipërisë dhe e sistemit monetar e të kreditit në Shqipëri është historia e përpjekjeve që i paraprijnë krijimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë (1925-1944), kalimit në Bankën e Shtetit Shqiptar (1944-1992), për të përfunduar në vitin 1992 me Bankën e Shqipërisë, e cila sot gëzon atributet e një banke qendrore moderne.
Për herë të parë Shqipëria pati një institucion të bankës qendrore në vitin 1913. Ajo u krijua si rezultat i marrëveshjes së Qeverisë së Ismail Qemalit, me Karol Pitner e Oskar Pollak, përfaqësues të Wienner Bank Verein që vepronte në emër të grupit bankar austro-hungarez si dhe me Pietro Fenolio e Guido Ansbaher përfaqësues të Banca Commerciale Italiana, që vepronte në emër të grupit bankar italian. Ky institucion nuk jetoi gjatë për vetë kushtet politike të kohës dhe për shkak të fillimit të Luftës së Parë Botërore.
Në vitin 1925, ajo e rifilloi veprimtarinë e saj me emrin Banka Kombëtare e Shqipërisë, me qendër administrative në Durrës dhe me Komitetin Administrativ në Romë. Ringritja e bankës u bë realitet si rezultat i marrëveshjes së përfunduar nga Mufid Libohova në emër të Qeverisë Shqiptare dhe Mario Albertit në emër të një grupi financiar italian.
Në shkurt të vitit 1926, u bë edhe qarkullimi i monedhës së parë kombëtare shqiptare. Si njësi monetare zyrtare u caktua frangu ar. Monedha jonë kishte nënfishat (leku, qindarka 1 franga ar ishte baraz me 5 lek dhe 100 qindarka)dhe shumëfishat e saj (5, 20 dhe 100 franga ar).
Gjatë kësaj periudhe, Banka Kombëtare e Shqipërisë zbatoi standardin e arit që nënkuptonte se kartëmonedhat kthehen në ar dhe në valuta të huaja të forta në dollar, në lira, në stërlina, etj..Përveç funksionit emetues, kjo bankë kryente edhe funksione kredituese, ku gjatë një periudhë 10-vjeçare veproi në kushte monopoli, ndërsa nga viti 1938 u gjend në konkurrencë me Bankën e Napolit dhe me Bankën Kombëtare të Punës.
Në vitin 1945, Kryesia e Këshillit Antifashist Nacional-اlirimtar miratoi ligjin mbi anulimin e konvencionit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë dhe të aksioneve të saj, i cili i hapi rrugë shtetëzimit të Bankës. Në 3 janar 1945, u miratua edhe ligji organik i Bankës së Shtetit Shqiptar, me atributet e një banke qendrore dhe ato të një banke tregtare njëkohësisht. Pas luftës së dytë botërore deri në vitin 1990, Banka e Shtetit Shqiptar mbështeti programin e zhvillimit të ekonomisë socialiste, karakteristikë e së cilës ishte centralizimi i skajshëm e këtij sistemi në duart e shtetit.
Në fund të vitit 1990, ndërrimi i sistemit politik në Shqipëri do të pasqyronte ndryshime thelbësore, duke bërë që ekonomia të hynte në një fazë transformimi nga një ekonomi shtetërore në një ekonomi tregu të lirë, transformim ky që do ti jepte jetë sistemit bankar dynivelësh në Shqipëri. Për rrjedhim, në 22 prill 1992, u krijua Banka e Shqipërisë nëpërmjet miratimit të ligjit nr. 7559, “Për Bankën e Shqipërisë”, i cili u rishikua më vonë sipas modeleve të vendeve perëndimore e rekomandimeve të organizmave ndërkombëtare.
Banka e Shqipërisë është banka qendrore e Republikës së Shqipërisë. Zhvillimet ekonomiko-politiko-shoqërore që prej krijimit e deri më sot, i kanë shtuar e zgjeruar funksionet e Bankës së Shqipërisë.
Statusi i Bankës së Shqipërisë sanksionohet në nenin 161 të Kushtetutës së Shqipërisë dhe ligjin nr. 8269, datë 27.12.1997 "Për Bankën e Shqipërisë", i cili përcakton objektivat, detyrat, marrëdhëniet me sistemin bankar dhe me shtetin, organizimin dhe drejtimin, pronësinë mbi kapitalin, pasqyrat financiare dhe shpërndarjen e fitimit.
Banka e Shqipërisë është bankë me kapital tërësisht shtetëror dhe përgjigjet përpara Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Ajo drejtohet nga Këshilli Mbikëqyrës, i cili përbëhet nga 9 anëtarë, të cilët zgjidhen nga ana e Kuvendit të Shqipërisë për një periudhë 7-vjeçare, me të drejtë rizgjedhjeje.
Këshilli Mbikëqyrës kryesohet nga Guvernatori, i cili vepron edhe si Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Bankës së Shqipërisë, i ngarkuar për mbarëvajtjen e veprimtarisë së përditshme të saj. Me vendim të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, nr. 152, datë 28.10.2004, z. Ardian Fullani është Guvernatori aktual i Bankës së Shqipërisë.
Brenda kompetencave të përcaktuara me ligj, Banka e Shqipërisë është e pavarur nga çdo pushtet tjetër për realizimin e objektivit kryesor të veprimtarisë së saj, si dhe në ushtrimin e detyrave të ngarkuara. اdo subjekt është i detyruar të respektojë pavarësinë e Bankës së Shqipërisë, të mos kërkojë të influencojë te ndonjë anëtar i Këshillit Mbikëqyrës për të cënuar detyrimet e tij ndaj Bankës së Shqipërisë, si dhe të mos ndërhyjë në veprimtaritë e Bankës së Shqipërisë.
Në cilësinë e autoritetit monetar e mbikëqyrës të vendit, Banka e Shqipërisë gëzon funksionet e mëposhtme:
Harton, miraton dhe zbaton politikën monetare të vendit, për realizimin e objektivave të së cilës ajo përdor instrumentet e duhura monetare;
Ka të drejtën ekskluzive të nxjerrjes e të qarkullimit të kartëmonedhës dhe të monedhës kombëtare;
Mban dhe administron rezervat valutore të Republikës së Shqipërisë;
Harton, miraton e zbaton regjimin e këmbimit valutor si dhe politikën e kursit të këmbimit;
Licencon ose revokon licencën për ushtrimin e veprimtarisë bankare si dhe mbikëqyr aktivitetin bankar me qëllim sigurimin e stabilitetit të sistemit bankar;
Shërben si bankier, këshilltar e agjent fiskal i Republikës së Shqipërisë;
Shërben si bankë e bankave të nivelit të dytë;
Nxit funksionimin normal të sistemit të pagesave.
Banka e Shqipërisë e ka qendrën në Tiranë. Ajo ka 5 degë në rrethet Shkodër, Elbasan, Gjirokastër, Korçë, Lushnjë.
bankofalbania.org