Historia e 4 shokëve, si u dogjën të gjallë Roger Nani e Valon Morina

ShkodranNe

Dwell in possibility
Makine-ne-zjarr-noa.al_1.jpg


Në luftë mes jetës dhe vdekjes vijojnë të jenë dy 20 vjeçarët maqedonas të shtruar në spitalin e Padovas në Itali, të cilët u ndodhën në një Fiat Punto kur u aksidentuan në zonën e Lorias pas një shëtitje që kishin nisur 4 shokë.

Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, si rrjedhojë e aksidentit vdiq i karbonizuar 17 vjeçari shqiptar Roger Nani, i cili bënte pjesë në skuadrën e futbollit në Fossalunga si dhe Valon Morina 21 vjeçari kosovar, i karbonizuar i cili i jepte makinës e cila ishte në pronësi të së dashurës së tij.

Prokuroria e Trervizos hapi menjëherë një dosje lidhur me rastin, për të zbardhur dinamikën e ngjarjes, para se të bëjë dorëzimin e trupave për funeralin e tyre dhe në pritje për tu bërë testin e ADN-së, për të vërtetuar identitetin.
Mësohet se aksidenti ndodhi pak pas mesnate vetëm pak metra nga qendra e qytetit, ku makina e cila po ecte me shpejtësi të madhe doli nga rruga në një kthesë të fortë për tu përplasur me një mur dhe më tej për tu bllokuar mes tij dhe një banese.

Menjëherë pas aksidentit dy djemtë maqedonas arritën të zbrisnin me shpejtësi nga makina e cila po merrte flakë pa mundur të bëjnë dot gjë për miqtë të cilët po digjeshin të gjallë duke bërtitur dhe kërkuar ndihmë.

Në ndihmë të tyre erdhën edhe banorë të zonës, skuadra e zjarrfikëses dhe mjekë të spitalit, por për dy të rinjtë aksidenti rezultoi fatal ndonëse nuk u mori jetën, ata e humbën atë nga zjarri që shpërtheu më pas për shkak të bllokimit në dy vendet e para të makinës.

Menjëherë në drejtim të spitalit u dërguan dy të lënduarit maqedonas, të cilët kishin plagë të rënda në të gjithë trupin...dhe prej më se 24 orë nga aksidenti, janë ende në luftë mes jetës e vdekjes.
 
Back
Top