Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Historia 41 vjeçare e emailit

Nëse kodet e Morsit apo telegramet i konsideroni si postë elektronike origjinale, dërgimi i tekstit nga një person tek tjetri ka evoluar padyshim.



Shiko fotografinë 1729947
Hidhini një sy mënyrës si nisi zyrtarisht emaili dhe si është bërë një pjesë e madhe e jetës sonë, duke na konsumuar 28% të ditës, material ky i përgatitur nga portali teknologjik krokodili.com.

1971: Programuesi amerikan Raymond Tomlinson dërgoi “qwertyuiop” si emailin e parë dhe ai ishte i pari që lidhi kompjuterin e tij me një kuti postare duke përdorur simbolin “@”.

1977: Metoda e emailit të Tomlinson-it ka punuar për kompjuterët në rrjet duke përdorur të njëjtin softuer, por shumë njerëz filluan përdorimin e Projektit të Rrjetit të Avancuar të Departamentit të Mbrojtjes Amerikane (ARPA), që të lidheshin me rrjetet jashtë.

1981: Agjencia Amerikane e Informacionit të Kodit Standard adaptoi një proces shkronjash, shenjash pikësimi dhe simbolesh digjitale për të ruajtur informacione.

1985: Qeveria dhe ushtarakët, studentët dhe profesionistët akademikë ishin përdorues të zakonshëm të emailit në mesin e viteve 1980.

1991">1991: Pajisësit me Shërbim Interneti (ISP) lejuan qasje të gjerë në internet, por ka pasur opsione të kufizuara për përdorimin, derisa Tim Berners-Lee krijoi World Wide Web-in në vitin 1991">1991.

1998: Futet “Spam” (emaili i padëshiruar) në Fjalorin e Anglishtes të Oksfordit pas rritjes së saj në mesin e viteve 1990.

1991">1991: Astronautët Shannon Lucid dhe James C. Adamson dërguan emailin e parë nga hapësira me një kompjuter Macintosh, duke shkruar ‘Përshëndetje Tokë’.

1993: Kompanitë IDN dhe BellSouth tregtuan celularin e parë PDA, i cili shitej për $900 dhe ka shërbyer si një telefon, makinë llogaritëse, faks, email dhe peixher.

1997: Microsoft-i bleu Hotmail-in për rreth $400 milionë.

1998: Komedia romantike “You’ve Got Mail”, me aktorët kryesorë Meg Ryan dhe Tom Hanks, doli në kinema (dhe uebfaqja e filmit ekziston ende).

2003: BlackBerry lançon telefonat e parë inteligjentë RIM 850 dhe 857, të cilët përhapën platformën e lëvizshme duke u përqëndruar në email.

2004: Presidenti Xhorxh W. Bush nënshkroi Aktin për Kontrollin e *****grafisë dhe Aktit e Marketingut në vitin 2003, i cili mori kritika për mungesën e veprimit kundër dërguesve të emaileve të padëshiruara (spam).

2008: Presidenti Barak Obama u bë presidenti i parë që përdori email në celular dhe pranoi varësinë e tij ndaj BlackBerry-it, pavarësisht nga shqetësimet e sigurisë, ai aktualisht e përdor atë në zyrë.

2011: Një studim zbulon se fjalëkalimet më të pasigurta të email-it janë Password dhe 123456.

2012: Ka më shumë se 3 miliardë llogari emaili në të gjithë globin dhe rreth 294 miliardë emaile dërgohen çdo ditë. Afërsisht 78% e tyre janë emaile të padëshiruara.tema
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back