Histori Mbi VLOREN !

WxP

Staf në FV.AL
Ku mund te pushoni

Transparenca e detit te Vlores ka bere ate qe turizmi te zhvillohet me teper prane brigjeve, ku ka edhe nje zgjedhje te mire mes hoteleve dhe restoranteve. Gjate gjithe bregut ka hotele dhe shtepi familjare me kushte shume te mira pushimi.



Hotelet

Hotelet jane te kategorive te ndryshme me tre apo kater yje. Sherbimet e ofruara prej tyre nuk ndryshojne shume nga njeri–tjetri. Ato jane cilesore perfshire ketu restorantin, barin, dhomat apo diskot verore. Ne restorante gjen jo vetem kuzhinen tradicionale por dhe ate moderne. Karakteristike jane frutat e detit, gjithmone te fresketa. Dhomat jane te pajisura me kondicioner, televizion, sherbim telefonik, me pamje nga deti. Cmimet e favorshme justifikojne sherbimet e ofruara.

Fshatrat

Oferta e fshatrave turistike ne Vlore, e perqendruar mbi bregdet, eshte e ndryshme. Ajo leviz nga struktura te gjera me shume shtreter, ne struktura me te vogla , me intime, kryesisht per turizmin elit. Fshatrat me te medhenj propozojne zgjidhje te ndryshme qendrimi: ne keto raste mund te zgjedhesh fjetjen ne hotel apo ne shtepi me diference ne cmime e konfort. Ka gjithashtu pak fshatra ku mund te marresh me qera dhomen dhe te perfitosh ose jo nga sherbimi i ofruar. Kjo per rastet kur qendrimi eshte me pak se nje muaj. Kjo lejon lirshmerine ne aktivitetet qe ka ne dispozicion. Eshte e favorshme per kategorite sportive.





Marrja me qera

Marrja me qera e nje shtepie per dy jave apo nje muaj eshte zgjidhja me ekonomike per nje familje apo nje grup miqsh qe duan te kalojne nje pushim ne bregdet. Kjo zgjedhje behet thuajse e detyrueshme ne rastet me femije apo te sapolindur. Per gjetjen e ketyre shtepive ofrojne informacion agjencite turistike te shumta ne qytet.





Tarifa

Ne hotel, duhet te jete e vendosur tabela e Entit te Turizmit me tarifat maksimale te aplikueshme per vitin ne zbatim. Ne asnje rast ato nuk duhen kaluar, ndryshe behet denoncimi tek autoritetet perkatese. Tarifat e aplikueshme hoteliere zakonisht perfshijne taksat dhe sherbimin: per mengjesin eshte mire qe pushuesi te sigurohet per perfshirjen e tij ne cmimin e dhomes. Thuajse te gjithe hotelet mbi bregdet ofrojne pension te plote ose te pjesshem. Tarifat ndryshojne midis periudhes se sezonit te ulet dhe atij te larte: cmimet mund te dyfishohen, dhe sidomos javet e para te gushtit konsiderohen si sezon shume i larte.

Edhe per fshatrat vlejne keto rregulla, vetem se llogaritjet behen mbi baze javore.

Ne zgjedhjen e sistemimit duhet marre parasysh edhe zona: strukturat mbi bregdet jane gjithmone me te shtrenjta se ato brenda qytetit.



Extra

Pergjithesisht konsiderohen si extra konsumi i pijeve gjate vaktit. Gjithashtu ajri i kondicionuar apo pamja mbi det krijojne suplement ne cmime. Prandaj duhet te jeni te pregatitur kur duhet te zgjidhni dhomen tuaj te qendrimit.



Hapja

Eshte mire te kontrollohet hapja e strukturave hoteliere para nisjes per pushime. Ne Vlore, brenda ne qytet zakonisht hotelet jane te hapur gjate gjithe vitit. Ndersa hotelet gjate bregdetit jane me shume sezonal. Rihapja e tyre behet gjate periudhes se pashkeve dhe funksionojne rregullisht deri ne tetor. Mbyllja ka te beje me faktore te paparashikueshem si moti i keq.



Prenotimi

Nese planifikohet udhetimi gjate veres, sidomos ne peridhen korrik-gusht, eshte e domosdoshme prenotimi kohe me pare, per shkak te fluksit te madh te turisteve ne kete periudhe. Ne momentin e prenotimit mund t’u kerkohet te nisni nje paradhenie.



Hotelet me te mire ne Vlore

Duhet thene se Vlora ka shume hotele cilesore. Por disa qe mund te veconim per nga permasat do te ishin:

Hotel Internacional (prane portit Vlore)

Hotel Nju York (prane tunelit Vlore)

Grand Hotel Tragjas (ne fshatin Tragjas)

Paradise Beach ne Radhime.

Grand Hotel ne Radhime

Hotel Bar 2000 (Dhermi)

Hotel Dorian (Dhermi)

Hotel Drymades (Dhermi)

Hotel Panorama (Himare)





Si arrihet ne Vlore

Mberritja ne Vlore mund te behet ne dy menyra: me rruge ajrore nga Rinasi (Tirane), dhe rruge detare nepermjet trageteve qe hyjne ne portin e Vlores apo ne portin e Durresit. Me rruge ajrore, pasi turisti zbret ne Rinas i duhet te udhetoje rreth 140km ne autostrade per te mberritur ne Vlore. Kete mund ta beje me taksi, autobus apo tren, ose me autobuse te posacem (per udhetaret ne grupe) te agjencise turistike qe mundeson ardhjen e tyre.

Si mund te levizet ne Vlore

Pervec rrugeve kryesore brenda qytetit, Vlora bregdetare ka rruge qe ngjisin kodra e male, zbresin fushave, kthesa, kthesa, e perseri kthesa. Keshtu qe do te ishte i nevojshem nje programim me elasticitet i kohes. Ka shume mundesi te vihet ne Vlore nepermjet tragetit me makinen personale. Por, mbipopullimi ne periudhen e korrik-gushtit e ben me te veshtire programimin e nje udhetimi ne minuten e fundit.

Me automobil do te ishte menyra me e mire per te njohur Vloren dhe bregdetin e saj, duke qene se transporti publik eshte i varfer. Kujdes duhet patur ne kalimin e rrugeve midis fshatrave: gjedhet jane padrone te shtepise dhe shpesh ata bllokojne rruget para makinave.

Me biciklete apo motociklete do te ishte nje turizem aventuror per ngjitjen ne kodra apo male, shetitje pergjate livadheve, rrugeve dytesore etj.



Dyqanet dhe merkatot

Vlora ofron nje varietet produktesh artizanale te paperseritshem ne rajone te tjere. Do te permendnim ketu: rrugicat apo sixhadet e punuara ne tezgjah per larmine e ngjyrave dhe kombinimin e tyre, qendistaria, punimet me bize apo corapet e leshta me motive, koshat e punuar me fije gjeshtre, te madhesive dhe formave te ndryshme apo pocerine. Keto prodhime bazohen ne materialet vendase dhe jane te prodhuara ne menyren tradicionale plot krijimtari e fantazi.

Por edhe prodhimet ushqimore per natyren e prodhimit apo shijes perbejne nje vecanti me vete per treven vlonjate; vaji i ullirit me cilesine shume te mire, mjalti me vlera kurative, llojet e ndryshme te djathrave, embelsirat tradicionale e deri tek vererat tipike.

Ne qytet do te permendnim qendren e madhe tregetare “Riviera” e cila permbledh thuajse te gjitha cka permendem me lart. Gjithashtu ka pergjate bulevardit Vlore-Skele butike me suvenire te shumllojshme, qe nga kartolinat me pamje te Vlores e deri tek produktet artizanale.

اfare mund te marrim nga Vlora



Informacione praktike

Deti eshte atraktiviteti kryesor turistik qe ofron Vlora; per kete motiv periudha e mbipopullimit eshte ajo e veres e sidomos e korrik-gushtit. Por ka dhe shume motive te tjera per ta vizituar Vloren ne periudha te tjera te vitit. Neper qytetin e Vlores apo rrethinat e saj ka dhjetera monumente kulturore natyrale apo te ndertuar nga njeriu, vende arkeologjike, muze te nje rendesie te vecante, te cilat e bejne edhe me te pelqyeshme viziten ne Vlore. Ndonese jo perfekt, organizimi turistik po zhvillohet me hapa permiresues, keshtu qe turisti do te gjeje lehtesisht qofte zyra turistike ashtu edhe materiale te ilustruara per te marre informacionin e nevojshem per ta bere udhetimin e tij rreth Vlores me te kendshem.

Korriku dhe gushti jane muajt me te populluar per Vloren, sidomos per hotelet prane detit. اmimet rriten, keshtu qe do te ishte me se e nevojshme programimi i udhetimit nepermjet prenotimit . Ne muajt verore zonat me te rrahura nga turistet jane:Uji i Ftohte ne Vlore, bregdeti pas tunelit, Radhima, zona bregdetare e Orikumit, Llogoraja, Dhermiu, Jala, Himara etj. Keshtu qe muajt me te mire per te njohur qytetin e Vlores do te ishin sigurisht maji, qershori dhe shtatori; temperaturat jane me te pranueshme, deti eshte i pranueshem dhe cmimet bien pergjithesisht. Lulezimet pranverore perbejne nje spektakel mahnites me llojshmerine e ngjyrave. Muzete dhe monumentet per te vizituar jane:



Restorantet, baret, dhe kafeterite.

Restorantet vlonjate lejojne njohjen e specialiteteve gastronomike te krahines se Vlores. Pjatat me baze peshku gjenden kryesisht ne restorantet pergjate detit, kurse mishi e perimet ne ato brenda qytetit. Vlora zbaton oraret mesdhetare: dreka serviret rreth ores 13-15 ndersa darka nga 21 ne 22.30. Per kete arsye kuzhina nuk mbyllet kurre para ores 22.30 – 23. Nese nuk keni ndonje keshille per vendin ku mund te uleni te hani dreken apo darken tuaj “Vlora Guide 2005” ju jep keshillen me te mire: ju vetem zgjidhni.

Bar restorant Piceri Kuzum Baba, ku mund te shijoni nje panorame te rralle te Vlores ( Vlore)
Sky pizza (bulevardi Vlore- Skele, perballe kodres Kuzum Baba) – pizza casti, pizza familjare, sanduich, doner, hamburger, hot dog, toast, krepa, etj.
Restorant Pulbardhat ( Vlore).
Piceri “ Riviera” (ne qendren tregetare “ Riviera”)
Bar restorant piceri Arpet (rruga skele-uji i ftohte) - prodhime te fresketa deti, pizza ne furre druri, etj.
Piceri “Konomi” (Hotel “Konomi”- Uji i Ftohte).
Restorant Ramosaco (Radhime), shquhet per gatimet tipike tradicionale me shije te vecante.
Kompleksi turistik “Freskia”(Orikum) ju ofron bar-restorant fast-food,guzhina ofron ne cdo monent prodhime te fresketa deti.
“Hotel-bar- restorant 2000” – (Dhermi) bar restorant piceri me furre druri.
Prenotimet

Vecanerisht ne darke ne periudhen e veres, restorantet jane te mbushur plot me qytetare apo turiste. Prandaj nevojitet prenotimi, madje dhe ne lokalet me ekonomike. Dhe si alternative vlen ardhja me pare per te evituar pritjet e mundshme. Kjo guide nepermjet adresave dhe numrave telefonike do te jete gjithmone ne ndihmen tuaj.



Menu

Jo te gjithe restorantet kane nje menu te shkruar. Shpesh pjatat prezantohen nga kamarieri, i gatshem te keshilloje specialitetet lokale. Nese do te deshirohej nisja nga antipastat zgjedhjet do te ishin te ndryshme si sallatra me perime nen vajin e ullirit, etj. Ne lokalet prane detit s’do te mungonin antipastat me baze frutash deti (koce, kallamare, sepie, karkaleca deti etj). Vazhdohet me pjaten e pare: supra te ndryshme, makarona me kime, raviol, e me rralle orizi, dhe pjata e dyte: mishi i qengjit i pjekur ne hell, apo ai i derrit, vicit, kecit. Do te perfundohej me djatherat tipike, fruta te fresketa ose embelsire, te shoqeruar me kafe apo digjestive tip limoncelo apo mirto.

Per femijet, te cilet jane gjithashtu te mirepritur ne restorante, sidomos ne ato familjare, kane nje menu specifike per femijet me porcione me te vogla.

Zgjedhja e vererave

Shumica e restoranteve, madje edhe ata te nivelit mesatar kane nje liste vererash me nje zgjedhje te pasur te prodhimeve rajonale. Ne shume prej tyre propozohen edhe verera kombetare. Por, thuajse te gjithe restorantet bregdetare kane vererat e tyre te shtepise, vere tavoline te prodhuar me menyren tradicionale.



Si ta perdorim guiden

Nje qendrim te kenaqshem ne Vlore: ja se cfare ju ofron kjo guide, e pasur me sugjerime dhe informacione praktike. Kjo guide ka te bashkangjitur harten e Vlores me rrethinat e saj. Ne harte keni te ilustruar vendet dhe atraksionet kryesore te rajonit te Vlores.
 
Kalate

Kalaja e Vlores gjendej ne afersi te skeles se sotme (sot stadiumi i Vlores).Ajo eshte ndertuar ne vitin 1531 prej sulltan Sulejmanit. Deri ne vitin 1906 ndodhej ne gjendje te mire, por me pas u shkallmua per te ndertuar me guret e saj rrugen Vlore-Skele. Forma e saj eshte ajo e nje tetekendeshi te rregullt me brinje rreth 90 m. Siperfaqja e saj ka qene 3,5ha. Kjo kala eshte ndertuar me muret e kalase se Jengjecit qe gjendej ne buze te detit ne fshatin Zvernec. Pra eshte ndertuar nga guret e mureve rrethues te qytetit antik te Treportit.

Kalaja e Sofes e vendosur ne nje koder prane Tragjasit ka gjatesi 100-110m dhe gjeresi 50m. Nga germimet e bera aty, duket se i perket shek.VI para krishtit.. Muret e saj jane shume te shkaterruara, te ndertuara me llac me gjeresi 120-140cm. Ne krahun JL te saj ndodhen mbeturinat e nje kishe.

Kalaja e Gjon Bocarit ndodhet ne afersi te fshatit Tragjas, e ndertuar ne shek. XVII. Lartesia e mureve shkon ne 5.5m, kurse gjeresia 1.25m. Ne dy ekstremet e saj veriore e jugore ngrihen dy kulla gjashtekendore.

Kullate Dervish Aliut (udheheqes ne kryengritjet fshatare te vitit 1847)me pamjen e nje keshtjelle, ndodhen ne lindje te fshatit Dukat.. Ka nje arkitekture te vecante, duke ruajtur tiparet karakteristike te baneses se Laberise. Ambjentet jane te pajisura me frengji per armet e zjarrit.

Kalaja e Kanines

E ndertuar ne majen e nje kodre 380m mbi nivelin e detit ajo ka nje siperfaqe rreth 3.625ha. Kanina i ka fillimet qysh ne gjysmen e pare te mijevjecarit te fundit p.e.s. Ne shek IV p.e.s. ajo shnderrohet ne nje qytet te fortifikuar me mure kuadratik. Faza e pare e ndertimit te saj dallohet per blloqet antike te gurit qe perbejne rrethimin e saj me perberje prej ranori te miocenit. Faza e dyte e antikitetit te vone dhe mesjetes dallohet per paretet e murit te ndertuara prej zeje te medhenj lumi dhe mbushje me shumice llaci e gure me permasa te ndryshme. Ndersa faza e trete dallohet per muret e ndertuar me blloqe te riperdorur antik e gure te papunuar me madhesi mesatare. Kjo kala me historine e saj eshte nje monument kulture dhe mbrohet nga shteti.

Kalaja Ali PasheTepelenes PortoPalermo, Himare.

Kjo kala eshte e vendosur ne afersi te Himares, ne gjirin me emrin Porto Palermo. Kalaja ka formen e nje pesekendeshi dhe eshte projektuar nga nje inxhinier francez. Muret e kalase kane nje trashesi rreth 1,6 m. Porta e hyrjes ndodhet ne anen lindore te kalase. Konsulli francez Pukevil shkruante se ne vitin 1806 Ali Pashe Tepelena i rezervoi aitj nje pritje ne kete kala. Ne ballin e portes se kalase gjenden te gdhendura ne stilin bizantin vargjet e bejtexhinjve te oborrit. “Me pat nakar Faethoni, dhe Pirua qe i imi, Aliu eshte zoti im, nga Tepelena trimi. Nuset e Himarioteve me ngriten me kujdes, armike per armiqte, per miqte mike me bese. Ktheni ploret o detare, afrohuni pa frike, inati i eres dhe dallget jane frike, dhe mua, qe shikoni, ngrehur ne qiell perpjete, jam e fitoreve trofe. Kala qe shkrep rrufete.

Monumentet arkeologjike

Treva e Vlores paraqet nje interes te vecante ne veshtrimin historiko-arkeologjik, per lashtesine e monumentev, per shtrirjen e tyre kohore nga prehistoria ne mesjeten e vone. Periudhen prehistorike e deshmojne monumente te tilla si:

Shpella e Haxhi Alise Karaburun

Gjendet ne Gadishullin e Karaburunit, ne kepin e ketij gadishulli. Kjo shpelle e mori emrin nga kapedani i njohur i detit Haxhi Ali Ulqinaku. Ai u vendos bashke me te birin me dy tartana ne shek e VXIII. Shpellen e perdori per nje periudhe kohe si baze qendrimi ne luftimet kunder anijeve luftarake te Anglise, Venedikut, Frances per te mbrojtur brigjet shqiptare. Kjo eshte shpella me e madhe detare ne vendin tone. Gjatesia e saj arrin 30m, 10-15 m lartesi, 9,5 m gjeresi. Pozicioni i saj ben te mundur strehimin e anijeve.

Shpella e Velces, nje nga vendbanimet shpellore ne periudhen prehistorike. Ajo karakterizohet nga nje qeramike me parete te trasha dhe te holla e zbukuruar me pikturim e incizim.

Po kesaj periudhe i perket dhe Shpella e Shkruar e Lepenices (mbi fshatin Lepenice) e cila paraqet 19 figura njerezish te stilizuara dhe 8 figura gjeometrike te crregullta. Ne qender te saj eshte figura e nje njeriu, qe tregon nje kult, nje nderim ndaj njeriut. Mendohet se kjo pikture i perket fundit te mijevjecarit III p.e.s.

Tumat e Vajzes dhe te Dukatit deshmojne per karakterin autokton te ilireve. Ato i perkasin epokes se bronzit dhe hekurit.

Mozaiket

Nder germimet arkeologjike ne zonen e Vlores, vend te kryesor zene mozaiket ku padyshim ai i Mesaplikut eshte me i rendesishmi. Ndertimi i tij perbehet nga nje shtrese llaci, ku pervec gelqeres dhe reres eshte perdorur dhe tulle e shtypur imet.Guret e kubikeve qe jane me madhesi 10-15 mm jane me ngjyre te bardhe, oker, roze, gri te erret, te gjelber apo me tone te peraferta me to. Brenda kornizave krijohen sektore te vecanta katerkendesh, gjashtekendesh, tetekendesh, rombe, brenda te cileve zene vend figura zogjsh, pellumba, pallonj mitologjike. Ne qender te mozaikut eshte portreti realist i vizatuar ne profil i nje burri qe ne koke mban nje kesule me majuce, e cila mbulon floket e gjate e te erret. Ne ndarjen e flokeve me kesulen ze vend nje kordele e kuqe qe valvitet. Ne pjesen e djathte te fytyres jane inicialet e mbishkrimit APARKEAS, qe mendohet te jete emri i personit. Mendohet se ky mozaik eshte bere ne shek.V e.s.

Mozaikui Karbunares

Eshte i teknikes polikrome, me gure mesatare dhe nga stili mendohet t’i perkase periudhes se vone antike. Dallohet per rrathet, spiralet dhe pjese te figurave zoomorfe, te gjitha te konturuara me kubike me ngjyre te zeze.

Mozaiku i Rexhepaj

Eshte nje mozaik i thjeshte dhe i perket periudhes romake, ai paraqet nje kornize te zbukuruar me ova ne forme zinxhiri te ngjashem me zbukurimet e kapiteleve antike, kurse pjesa e brendshme eshte nje motiv ne forme gersheti qe te kujton nderthurjen e tekstilit. Ngjyrat qe dominojne jane oker, e bardhe dhe e zeze.

Muzeu Arkeologjik
Eshtë ngritur në ish Bashkinë e qytetit objekt i ndërtuar në vitin 1918 në qëndër pranë sahatit. Muzeu funksionon që nga viti 1968 fillimisht si muze i luftës dhe më vonë si muze arkeologjik. Eshtë ndërtesë monumentale për arsye të funksioneve që ka pasur është vizituar nga autoritete të larta të shtetit shqiptar që nga Fan Noli e deri në ditët tona. Ruhet salla e kryetarit të parë të Bshkisë së Vlorës dhe busti i një prej kryebashkiakëve më të suksesshëm në vitet 1926-1930 Ali Asllani i cili ishte njëkohësisht poet dhe këngëtar. Nga kjo ndërtesë ka filluar revolocioni i parë borgjez në vitin 1924. Nga ballkoni i kësaj ndërtese kanë folur Fan Noli, Ahmet Zogu etj. Muzeu ndahet në disa salla.

Salla e objekteve. Ku janë të ekspozuara objekte origjinale duke filluar që nga periudha antike, prehistorike e deri në ditët tona. Duke filluar nga periudha prehistorike muzeu ka një arkiv të pasur dokumentar, harta, objekte, vendbanime, shpella të rrethit të Vlorës përmendim shpellën e Spilesë (Himare), sipas legjendës kjo shpellë mund të jetë vizituar dhe nga Odisea.

Gjënden objekte të periudhës së gurit, objekte si statuja, mbishkrimetë të zbuluara para clirimit dhe të ruajtura nga koleksionisti i parë shqiptar Eqerem Bej Vlora. Si: Dionisi, gjënden edhe shumë objekte të gjetura nga gërmimet e rregullta në qytetet e rëndësishme antike (Amantia, Plloca, Oriku, Aulona, Olimpia). Ka objekte të rastit në qeramike, mermer, metal ku do të veçonim skulpturat e perendive të luftës si të Artemisës, Estias, Priapit, figura e Herkulit etj.

Objektet e periudhës mesjetare

Përmendim objektet e gjetura në Kalanë e Kaninës dhe objektet e Prijësit te kësaj Kalaje. Gjergj Araniti dhe të së bijës Donika.

Eshtë pasqyruar në këtë muze edhe periudha e rilindjes dhe e pavarësisë. Salla e artit vlonjat ku pasqyrohen ekspozita e vëndasve më me zë: Estor Jonuzi, Agron Dine, Hilmi Bani, Vasil Talo.

Muzeu funksionon gjithë vitin në oraret

9 – 13 17-19

Pranon vizita individuale dhe në grupe.

Arkeolog Ilia Cano

Tel: +355 33 23536 Mob: 0692444354

Muzeu Etnografik ndodhet ne rrugen”Justin Godard” ne ish godinen ku u themelua klubi “Laberia”i Vlores(1908). Aty pasqyrohen punime te gurit, drurit, te hekurit, metaleve me ngjyre, pocerise dhe tekstileve.

Muzeu i Pavaresise i ngritur ne ish ndertesen ku kreu veprimtarine e vet Qeveria e Perkohshme e Vlores me 1912-1914, ne Skele. Ndertesa ka tete ambiente ne te cilat jane vendosur fotografi, objekte e vepra arti ku pasqyrohen perpjekjet e shqiptareve per liri e pavaresi. Kabineti i Ismail Qemalit dhe dhoma e mbledhjeve te Qeverise shpalosin dokumente origjinale te kohes si: aparati fotografik i 1912, arme, doreshkrime e objekte te tjera.

Ishulli i Zvernecit dhe manastiri i Shen Merise

Ishulli Zvernecit ndodhet 14 km larg nga Vlora. Pasi mbaron pylli i sodes ne jug te lagunes se Nartes aty ku zgjaten dy gjuheza shfaqet ishulli i virgjer i Zvernecit. Peisazhi qe te ofrohet i ngjan nje skenari ku ne harmoni te plote kombinohet bukuria dhe qetesia e ketij vendi. Gjurmet me te hereshme te kesaj qendre datojne ne shekulln e I-re p.e. s. Dikur kjo qender mbante emrin “Spiranca” e njohur si nje qender e rendesishme ekonomike. Ne ishull ndodhet manastiri fjetja e Shen Merise nje ndertim tipik bizantin i ndertuar ne shekullin e X-te pas krishtit. Nje ure druri e ndertuar mes per mes kenetes te con drejt manastirit. Ne anen tjeter te ishullit gjendet “Kisha e Shen Triades”, kjo kishe eshte e rrenuar dhe pa cati. Murgu i fundit nga ky manastir eshte larguar ne vitet 66-67. Pas ketij viti kur u mbyllen kishat dhe xhamite nga sitemi komunist i asaj kohe, u dogj edhe bibloteka e pasur e manastirit nga njerezit. Me vone ishulli sherbeu si vend internimi per politikanet dhe manastiri si strehez per ta. Nje vend me bukuri te rralle i izoluar nga ambjenti, vend tipik per ata qe duan te clodhen dhe meditojne. 15 Gushti qe perkon me ditelindjen e Shen Merise festohet magjishem nga banoret dhe rrethinat e kesaj zone. Qetesia qe mbreteron ne cdo moment shnderrohet ne nje kombinim melodioz te zerave te te rinjve dhe te orkestres qe festojne gjate gjithe nates ne qiell te hapur. Kjo feste tashme eshte kthyer ne nje tradite te pervitshme. Vitet e fundit gjate veres manastiri nuk ngelet bosh. Kisha ortodokse ngre kampingje me femije nga i gjithe vendi.

Kisha e Marmiroit Orikum

Kjo kishe i perket shek te XII-te, nga ana e jashtme ajo ka forme kubike me kupole e tambur. Dyshemeja e kesaj kishe ka formen e kryqit. Guret e qemereve e te qosheve jane te skuadruara, jane marre nga ndertesat antike te Orikut. Ne paretet e mureve te brendshme te kishes shfaqen plot gjalleri fragmente te pikturave murale.
 
Klima
Gjiri i Vlores shquhet per nje klime mesdhetare teper te volitshme, ku bashkejeton klima detare me ate malore, freskia e detit me boren ne lartesine e maleve. Deti me ndikimin e tij ne klime e mikroklime te zones perreth nuk lejon ditet me vape te padurueshme ne vere apo uljen e tejskajshme te temperatures ne dimer. Temperatura mesatare e muajit me te ftohte (janarit) nuk ulet me poshte se -9˚c, temperatura mesatare e muaji me te nxehte, korrik, arrin ne 34˚c. shpejtesia maksimale e eres arrin ne 45m/sek. Zgjatja faktike e diellezimit eshte 2741 ore ne vit, me vlera nga 111 ore ne dhjetor dhe 375 ore ne korrik. Mesatarisht regjistrohen 125 dite te kthjelleta dhe 77 dite me vranesi.

Vlora ne 4 stine

Pranvera, pa padyshim eshte momenti me i bukur per Vloren. Ajo mbushet me aromat e kendshme te luleve shumellojshe qe e gjallerojne ate: mimozat fillojne te celin qe nga mesi apo fundi i shkurtit pasi klima e bute e favorizon kete. Festat e pranveres si: pashket, bajrami apo karnavalet e Nartes, festohen plot ngjyra ne mjediset e gjelbra.

Vera eshte triumfi i detit, i shetitjes me barka me vela apo i windsurf-it. Brenda qytetit i nxehti eshte i ndjeshem, por ne mjediset me te larta mund te programohet nje pushim i fresket. Muajt e vjeshtes jane periudha e zbehjes dhe fillimi i dimrit me shira apo te ftohte, rralle here i shoqeruar me rreshje debore. Llogaraja 1026 m mbi nivelin e detit, pwr stinwn e dimrit eshte me e frekuetura.

Pranvera
Mbi kodrat, barinjte e gjedhet fillojne te spostohen drejt kullotave me te larta, te mbushura me bar, terfil e trendeline. Delet me qingjat e vegjel krijojne pamje te paharrueshme per kedo duke te futur ne gjirin e natyres. Ne periudhen e lulezimit bletet mbledhin nektarin e luleve plot arome dhe rezultati do te jete mjalti tradicional me cilesi te jashtezakonshme qe shoqeron dhe embelsirat tradicionale.

Vera

Brigjet e Vlores jane te mbushura me pushues nga vendi, apo te huaj, zhytes qe eksplorojne faunen nenujore joniane. Barkat me vela shetisin pushuesit drejt mrekullive natyrore te Karaburunit. Mbremjet shoqerohen nga muzike live folkloristike dhene pergjate brigjeve te detit per pushuesit, kengetaret me te mire vendas jane te ftuar cdo jave ne ambjentet e ndryshme qe ju ofrojne argetim dhe relax.

Vjeshta

Ne shtator klima e ngrohte lejon ende banja deti te kenaqshme, por ne mbremje temperatura ulet. Vreshtaria tashme ka rezultatet e veta: vera dhe rakia jane pijet e perfituara me menyren tradicionale duke ruajtur ne menyren me te mire natyrshmerine e tyre. Ne tetor dhe nentor eshte koha e zbehjes, jane shirat qe mbizoterojne dhe qielli gri. Festa e flamurit, 28 nentori i shoqeruar nga manifestime e celebrime qe nisin me ngritjen e Flamurit ne Sheshin e Flamurit, i sjellin gjallerine qytetit.

Dimri

Te ftohtet bejne largimin e gjedheve dhe kafsheve te tjera ne stallat e tyre dimerore dhe peshkimi ne brigje pakesohet si pasoje e ererave te forta. Festat e fund vitit jane ato qe e gjallerojne jeten dimerore. Viti i ri festohet ne shtepi me pergatitjen e embelsirave tradicionale si bakllavaja, shendetlija, etj. Llogoraja e mbuluar me debore krijon mundesine e nje shetitjeje ditore duke shijuar pamje nga me mahniteset: pisha te gjelbra e te bardha, livadhe te mbuluar me debore per lojera te ndryshme do ta benin me terheqes kete udhetim.
 
Peisazhi marin

Detet e Vlores, sipas analizave te bera nga ambjentalistet, rezultojne nder me te pastrat. Ujerat e Vlores rezultojne te pasura ne faune. Ato konservojne ne thellesite e tyre dhjetera specie, ambjente koralore dhe forma te rralla jete, peshq te te gjitha formave: aragosta, saragoi, morena, qefulli, kocja, lavraku, barbuni, karkaleci i detit etj. Arkitektura shkembore nga me magjepset dhe varietete te panumerueshme algash e kthejne kete peisazh terheqes per ta studiuar e eksploruar.

Brigjet e Vlores

Ujerat e pastra te detit Adriatik dhe Jon zgjaten ne mijera km qe thyhen ne nje sasi impresionuese prej shume brigjesh dhe gjiresh. Gjire te vegjel alternohen rreth brigjeve shkembore te rrahur nga era dhe dallget; plazhe me rere koraline ku deti perthith gjithe tonalitetet e te gjelbres dhe bluse, ia lene vendin dunave me reren e arte.

Shpella te shumta te gjendura brigjeve te Vlores, te shfrytezuara nga pirate apo udhetare kane ende gjurmet e mbishkrimeve te tyre si shpellat e gjirit te Grames, ne te cilat gjenden mbishkrime te shek.VI p.e.s., ne greqishten e vjeter, latinisht apo gjuhen bizantine. Shpella te tjera jane:

Shpella e Haxhi Aliut (Karaburun), Shpella e Alicanit (Karaburun), shpella e Duke Gjonit (Karaburun), shpella e Anglezeve ((Mavroshpil), shpella e Kullixhiut (Llogora), shpella e Kasavallit (Tragjas).

Plazhet me te mire te Vlores jane:

Plazhi i Sodes (treporti) – pjese e detit Adriatik, i njohur per reren dhe gjelberimin e pishave.
Plazhi i Vjeter
Plazhi publik - Uji i Ftohte
Plazhi i Vilave
Zhironi
Jonufra
Plazhi i Radhimes
Plazhet e Karaburunit
Plazhi i Palases
Plazhi i Dhermiut
Plazhi i Jales
Plazhi i Himares
Plazhi “Llaman” Himare
Plazhi ne Porto Palermo
Plazhi i Qeparoit
Flora dhe fauna e Vlores

Fushat, livadhet dhe pyjet e Vlores ofrojne mjedise te favorshme per rritjen e bimeve dhe kafsheve te ndryshme. Zona e Vlores kultivon bime te ndryshme bujqesore si perime, drithera, kultura foragjere etj. Vlora kultivon druret frutore te zones se Mesdheut si: agrumet (portokallet, limonat, mandarinat) dhe ullinjte. Vreshtaria ze vend paresor.

Bimet barishtore dhe eterovajore qe sherbejne ne mjekesine popullore dhe farmaceutike shtrihen nga zona fushore e deri ne ate malore.

Ne zonen e shkurreve rritet valanidhi dhe perralli, te njohur per vlerat kurative.

Ne lartesine 800 m mbi nivelin e detit, shtrihet zona e dushkut (nga qafa e Mazharit deri ne Bristan)

Mbi 800 m mbi nivelin e detit gjendet zona e pishave dhe bredhit (dendur ne Llogora) si dhe bushi e shtogu.

Kullotat subalpine gjenden ne lartesine 700-1800m ne Vastak, ne majen e Cikes dhe malet e Rimit.

Fauna dhe eritrofauna eshte e pasur ne lloje ne gjithe zonen: sorkadhja, derri i eger, ujku, cakalli dhelpra, lepuri i eger (sidomos ne pyllin e Llogorait), eritrofauna e pasur si ne toke ashtu edhe ne ujera: qukapiku, harabeli, mellenja, laraska, zhgaba, skifteri, petriti, thellezat, pellumbat e eger, shapkat (liqeni i Orikumit). Jo rralle shfaqen dhe delfinet e Mesdheut.

Zona e Vlores pret te pakten 33 lloje qe meritojne mbrojtje prej te cileve 14 te vleresuar si te rrezikuar per t’u zhdukur, si foka murgeshe mesdhetare (Monachus Monachus), breshka (Caretta Caretta), tritoni i kreshperuar (Triturus Cristatus) pelikani me krrela(Pelecanus Crispus), shqipja me bllama (Aquila clanga).

Laguna e Nartes eshte zone me rendesi nderkombetare me nje numer zogjsh ujore me teper se 48.700 individe. Ne dimer me shume se 23% e gjithe zogjve ujore te Shqiperise strehohen ketu. Kurse laguna e Orikumit dallohet kryesisht per rosat.
Alien
02-04-2006, 19:19

Shoqeria , gjuha dhe kultura

Traditat e lashta ne te cilat shkrihen besimet e ndryshme, manifestohen ne nje seri festash e ceremonish qe shpesh bazohen ne marrdheniet e ngushta te njeriut me natyren. Gjuha zyrtare- shqipja- eshte e paster dhe thuajse e njejte me ate letrare. Pothuajse te gjithe vlonjatet kuptojne ose flasin italishten, cka deshmon per nje lidhje te gjate te trasheguar mes dy popujve. Festat, martesat, jeta e perditshme, shoqerohen nga nje muzike e vecante dhe karakteristike per kete zone.

Muzika, kercimi, veshja

Muzika e treves se Vlores eshte nje nder me antiket ne Ballkan. Ne treven e Vlores gjenden menyra te te kenduarit, te cilat perbejne gjurme te nje kulture te lashte si: monofonia, kenge dyzereshe me dhe pa iso, kenge trizereshe pa iso, por me preres ose mbajtes, iso shumezereshe(polifoni) me tre e kater zera. Zerat njerezore zevendesojne gjithe instrumentat muzikore. Kur degjon kenget e Kurveleshit, Himares, Dukat-Tragjas, kenget e kenduara ne vallet eVranishtit, Terbacit, ndien se kontakton me nje art te lashte te tradites.

Ne vendet malore, me klime te ftohte, me blegtori te zhvilluar, veshjet popullore ne pjesen me te meadhe te tyre beheshin prej leshi. Ne luginat e malesise eshte perdorur dhe liri, gjithashtu edhe gjeshtra per veshje e shtroje.

Veshje me e vjeter e gruas labe eshte ajo me fustan. Nje veshje e mevonshme kane qene edhe citjanet, veshje e huajtur nga Orienti, qe ndryshon plotesisht nga veshja e vjeter tradicionale vendase.

Veshja e burrave eshte ruajtur origjinale-veshja me e vjeter eshte ajo me kemishe te gjate, me fustanelle e tirq kofshore, veshja me poture e tirq gjunjare, veshje me qillota. Ne veshjet me te vjetra vendase jane perdorur opinga te lopes, kepuce me profka, opinga me sholle te regjur, opingat me xhufka. Ne koke eshte mbajtur qylaf i bardhe me thumb ne maje.

Kostumi i Nartes eshte i perafert me kostumin e bregdetit. Veshjet e kesaj zone jane kryesisht te punuara me lir. Pervec linjes me fustan te gjate, te bardhe, me pala e me ploke ngjyre trendafili a ngjyre deti, nje veshje tjeter eshte dhe ajo me te zeza.

Cfare mund te pihet ne Vlore

Si vend mesdhetar Vlora ka shume te zhvilluar vreshtarine. Vera e prodhuar aty eshte e nje cilesie te rralle, permendim ketu Vloshin e Nartes. Eshte (vere e embel dhe brusko) e nxjerre nga vreshtat karakteristike.

Pikerisht ketu ne Narte ndodhet dhe fabrika e prodhimit te veres nga vellezerit ‘Berberi’ e cila eshte me njohura ne jugun e Shqiperise.Vererat e ndyshme, e bardha apo e kuqja, pershtatur per lloje te ndryshme gatimesh shoqerojne vaktet tuaja gjate pushimeve.

Rakia e embel . Ajo behet duke hedhur ne rakine e nxjerre ne menyren e zakonshme stafidhe dhe duke e lene te qendroje per 15 dite sa te embelsohet.

Birra Vlora. Prodhohet ne Vlore me nje teknologji teresisht gjermane, kjo birre dallohet per shijen e saj te vecante.

Ne Vlore ndodhet edhe fabrika moderne e birres “Norga” nje nga prodhueset me te medha ne te gjithe Shqiperine.

Cfare mund te hani ne Vlore

Edhe pse prane detit, pjata simbol e krahines se Vlores eshte qengji i pjekur ne hell, me prush, i bute dhe krokant ne te njejten kohe. Ai nuk mund te mungoje kurre neper gezime, apo festa te ndryshme ne fshat e qytet. Po ne kete menyre pregatitet edhe mishi i kecit, sidomos ne zonen e Llogorase, qe shquhet per kullotat e shendetshme biologjike. Por nuk mungojne kurre frutat e detit, peshku gjithmone i fresket, me shijen e limonit bregdetar. Vitet e fundit jane shtuar restorantet e specializuara per peshkun, si:

اfare mund te hani ne Vlore

Byreket tradicional me gjize, spinaq apo mish, te gatuara me dore, do te mund t’i gjenit pothuajse ne te gjithe fast food-et, pergjate qytetit apo zones bregdetare. Djatherat, kryesisht i deles dhe dhise serviren te fresketa apo te stazhonuar. Gjiza e deles eshte gjithmone e fresket dhe kremoze.

Disa nga pjatat karakteristike te zones

Tava me peshk

Behet me salce dhe dafine. Kaurdiset qepa në vaj dhe duke hedhur pak nga pak ujë derisa të zverdhet, hidhet salca, kripa, piperi dhe gjethet e dafinës. Në një tavë hidhen peshqit e pastruar mirë dhe salca dhe piqen në furrë.

Tava me ngjala

Qërohen ngjalat me hi ose rërë ose kripë. Në një tigan skuqen me vaj ulliri erëzat (piperi, karafili dhe speci djegës ose të tjera). Në tavë vihen për tu pjekur ngjalat e mbuluara me salcën me erëza.

Festat

Viti i ri (1 janar)

Epifania(6 janar)

Festa e te Dashuruarve (Shan Valentini) 14 shkurt

Festa e mesuesit dhe nenes (7-8 mars)

Dita e veres (14 mars)

Bajrami (mars ose prill)

Pashket (mars ose prill)

Festa e punes (1 maji)

Festa e femijeve (1 qershor)

Festa e Drashovices (16 shtator)

Festa e Vlores (15 tetor)

Festa e Flamurit dhe e Clirimit (28-29 nentor)

Bajrami i madh (fund nentori)

Krishtlindjet (25 dhjetor)
 
Titulli: Histori Mbi VLOREN !

Vlora në lashtësi quhej Aulona. Ajo përmendet nga shumë udhëtarë dhe kronikanë të huaj, si një nga qytetet - skelë kryesore të Ilirisë së Jugut, që lulëzoi pas rënies së Apollonisë dhe Orikut.
Emri i Vlorës është ndër të paktët emra gjeografike të bregdetit lindor të Adriatikut që i ka qëndruar kohës qysh nga lashtësia. Në bregdetin e banuar sot nga popullsia shqiptare, ky emër gjeografik del i një lashtësie pak a shumë të përafërt me ato të Durrësit, Shkodrës, Lezhës dhe Ulqinit. Këta emra gjeografik nuk do t'i kishin rezistuar kohës në rast se vendbanimet e emërtuara prej tyre nuk do të kishin pasur një vazhdimësi përdorimi në radhë të shekujve… Një pjesë e mirë e popullsisë së trevave të banuara nga stërgjyshërit e shqiptarëve mundi t'i rezistonte proçesit të romanizimit dhe më pas të sllavizimit, që përfshiu pjesën më të madhe të Gadishullit Ballkanik", nënvizon në studimet e veta akademiku Prof. Shaban Demiraj.



Sipas materialeve arkeologjike, dëshmohet se në bregdetin e Vlorës, ashtu edhe në prapavijën e tij, për vendbanime parahistorike e zhvillime ekonomike-kulturore të shumë qytezave e qendrave urbane dallohej karakteri i tyre fortifikues-mbrojtës.
Të tilla janë ato të "Shpellave të Velçës", "Shpellave të shkruara të Lepenicës" (nga më të rrallat në Ballkan e Mesdhe), "Shpellat e Spilesë" (Himarë) apo "Mozaikët e Mesaplikut", pasuri e rrallë kombëtare. Vendbanimet tumulare të Vajzës, Dukatit, Mavrovës, "Pitosa" të Mallkeqit tregojnë për autoktoninë dhe vazhdimesinë etno-kulturore të ilirëve në periudhën e bronxit dhe të hekurit.
E njëjta gjë dëshmohet edhe në vendbanimet e tjera të lashtësisë që janë qytete-kala si Amantia, Olympia, Kanina, Himara, Cerja, Armeni, Hadëraj, Triporti dhe vet Vlora (Aulona) etj.

Amantia, e themeluar në shek. V p.e s., është një nga qytetet e pakta të Ilirisë jugore që ka pasur jetë 1000 vjeçare, ku spikat më shumë ndërtimi në terren malor i stadiumit antik madhështor, i ndërtuar me blloqe të mëdhenj gurësh.
Në jug të qytetit të Vlorës gjendet qyteti i Orikumit, i cili ka qenë një nga portet më të lashte të bregdetit të Vlorës, i themeluar si vendbanim në shek. VI-V p.e s.
Oriku u bë port i fortifikuar, bazë e rëndësishme ushtarake në Adriatik dhe në shek. II-I p.e.s ishte kantier i rëndësishëm detar për ndërtim e riparim anijesh, gjë që favorizohej nga prania e madhe e pyllit me pisha të Llogarase dhe Sera e Selenicës. Në shek.I p.e.s. Oriku shërbeu si kryeurë e fuqive pushtuese të kohës, arenë luftrash midis Romës, Maqedonisë dhe Ilirisë, si dhe në luftën rivale midis اezarit e Pompeut që i solli Orikut shumë shkatërrime. Në shek.II p.e.s., Oriku u godit nga një tërmet i fuqishëm dhe u shkatërrua duke e humbur rëndësine e tij, pa mundur të rimbëkëmbej më. Ishte pikërisht koha kur në gjirin e Vlorës del në pah një tjetër qytet-Skelë, që ishte "Aulona - Vlora e sotme". Dëshmi arkeologjike e lashtësisë dhe autoktonisë është edhe vetë simboli i saj - "Vajza aulonase", një skulpturë "hyjnesh" 87 cm., e gdhendur nga mjeshtër vendas me gurin gëlqeror të Kaninës, që simbolizon veshjen e grave ilire.

Emrin e qytetit - Skelë të Aulonës së lashtë e gjejmë të përmëndur në shek.II e.s., nga shkrimtari Lukani dhe nga gjeografi Aleksandrin Ptolemeu. Këto të dhëna burimore përputhen me të dhënat e tjera të përafërta, siç janë dëshmitë arkeologjike për një kështjellë, port e bankinë të madhe (kështjella e Jangjeçit, Triport), që kanë ekzistuar ndoshta kur lumi Vjosa e kish grykëderdhjen aty në Lagunën e Nartës. Por,ndoshta kur Vjosa u largua në drejtimin verior,Triporti humbi mundësinë dhe rëndësinë. Pikërisht në këtë kohë duhet të ketë origjinën Aulona port i spostuar në JL, e cila del si skelë - qëndër tregëtare - dhe Kanina - qëndër administrative - ushtarake në shek. VI e.s. Fakti që në shek.V-VI e.s., ka pasur në Vlorë edhe një peshkop,varur nga metropoliti i Durrësit, tregon se Aulona ka qenë vendbanim me rëndësi. Këtë e mbështet edhe zbulimi i viteve të fundit i traktatit të murit rrethues mbrojtës, fortifikues në qëndër të qytetit të sotëm të Vlorës (pranë monumentit të Pavarësisë) si dhe zbulimi i disa dëshmive të reja për ekzistencën e molit të vjetër, në afërsi të stacionit të trenit.


Gërmimet e fundit në Kaninë dhe Himarë kanë dhënë dëshmitë e tjera për kulturën ilire të antikitetit të vonë dhe mesjetës së hershme, për autoktoninë dhe vazhdimesinë iliro-arbërore dhe mesjetare shqiptare. Në shek. VI e.s., dhe vazhdimisht gjatë mesjetës, Aulona përmëndet në listën e qyteteve bregdetare si port i rëndësishëm, me detari të zhvilluar, që tregëton vaj ulliri, kripë, valanidh, lëndë drusore, ullinj si dhe panairet që bëheshin në afërsitë e Vlorës, ashtu edhe në vende të ndryshme të Europës. Edhe në grykën e Vjosës ishte skela e Spinaricës, ku zhvillohej tregti dhe aty ishin të pranishëm edhe konsuj tregtarë të Raguzës, Venedikut etj.
Në mesjetë Vlora dhe viset e saj ranë nën pushtimin normand më 1081, më pas nën pushtimin e Venedikut më 1205 dhe atë të sundimit të Hohenstaufenëve gjerman, siç e përshkuan edhe Jireçeku në studimin e tij.
Si një qëndër e zhvilluar dhe e kulturuar Vlora shfaqet edhe në mbrëtërinë e Arbërisë më 1272, ku kronikat e kohës shënojnë lulëzimin e zejtarisë, tregëtisë, blegtorisë dhe pemtarisë, të përfshirë si despotat më vete.


Një rol të madh në jetën politike, ushtarake e shoqërore të Vlorës, ka lozur edhe familja e madhe Arianitët, të cilët përmënden në shek.XI, nëpërmjet të parit të tyre Arianit Komnen Golemi Topisë, sidomos në shek. XV-XVI. Një nga figurat e shquara të shek.XV është Gjergj Arianiti, i cili organizoi qëndresën kundër pushtuesve osman më 1431-1432 e më pas në grykat e Labërisë. Me bëmat e tij, Gjergj Arianiti mori përgëzimet e Fuqive të Mëdha të Europës të asaj kohe. Edhe pse ishte aleat me Gjergj Kastriotin-Skënderbeun dhe vjehrri i tij, pasi Donika, e bija e tij u martua me Skënderbeun, Gjergj Arianiti ishte i pavarur në zoterimet e tij në jug dhe në Shqipërinë e Mesme. Në Kuvendin e Lezhës, më 2 Mars 1444, për t'i bërë ballë rrezikut të pushtimit osman, Gjergj Arianiti u rradhit ndër të parët krerë sundimtarë shqiptarë, në këtë lidhje ushtarake mbarëkombëtare. Në shek.XV-XVI pushtuesit osman e kthyen portin e Vlorës në një nyje të rëndësishme të Adriatikut për pushtimin e Italisë.
Në regjistrin turk të vitit 1520 shënohen 701 familje vendase dhe 531 familje çifute. Kjo dëshmon për një klimë paqësore e tolerancë ndaj çifutëve në qytet në një kohë kur gjetke ata persekutoheshin egërsisht. Kështu qyteti përmblidhte 6300-6500 banorë. Nga Vlora u nisën fuqitë ushtarake osmane kundër Italisë së Jugut, më 1480, kundër kryengritjes së himarjotëve më 1492 dhe shërbeu si bazë e sulltan Sulejmanit kundër Korfuzit, më 1537. Po në këtë vit u ndërtua kështjella e qytetit (aty ku sot ndodhet stadiumi "Flamurtari"), gurët e së cilës u morën nga kështjella e Jangjeçit në Zvërnec dhe nga muri rrethues i Aulonës.


Në shek.XVII-XVIII Vlora ishte një nga limanet më të rëndësishëm të Shqipërisë së Jugut, pas Prevezës, pasi gjiri i saj u siguronte anijeve mbrojtje nga stuhitë. Në skelën e Vlorës ishin ndërtuar depo të mëdha për grumbullimin e prodhimeve buqësore e blegtorale të fshatarësisë, ku përfshiheshin zona e Beratit, Gjirokastrës dhe Myzeqesë. Në eksportin e tij ky qytet zhvillonte tregti më Triesten, Venedikun, Vjenën, Korfuzin, Stambollin, Izmirin, Breshian, Barin, Manastirin, Janinën, Maltën e Qipron. Në portin e Vlorës hynte rregullisht çdo javë vapori austriak "Lloid" dhe ai italian "Pulja", të cilët vetëm për vitin 1904 kishin kryer respektivisht 224 dhe 181 hyrje-dalje. Vlora eksportonte: vaj ulliri - 20.000 fuçi, ullinj të vjelur - 11.000 barrë, kripë - 1.5 milion kilogram, lesh të palarë - 15.000 okë, lëkurë qengji e lepuri - 20.000 copë, breshka - 40.000 copë, shushunja, shpende, dele, kuaj, mish të therur, peshk të kripur, vezë peshku, serë, asfalt, misër, tërshërë, thekër, fasule, dru zjarri, valanidh, mjaltë të bardhë Kanine, verë të Nartës dhe verë "Vlosh" të Vlorës.


Një artikull i kërkuar ishte edhe stralli i gurores së Drashovicës, që përgatitej me blloqe dhe ashkla. Për eksport, gëzofet prej lëkure, velenxat dhe brucat labe ishin artikuj mjaft të preferuar për Istrien, Triesten dhe vendet alpine...Ulliri i markës "Vlonjak", që ishte më i lashtë se marka italiane dhe frënge, dallohej për prodhueshmëri të lartë, vaji dhe regjie lëkure. Në vitin 1900 Vlora regjistronte mbi 100.000 rrënjë ullinj.
Vlora njihet si një vatër e rëndësishme e patriotizmit ndër shekuj, ku përpjekjet për liri, pavarësi dhe prosperitet kanë qenë në shpirtin e çdo vlonjati.
Luftrat kundër pushtimeve të huaja dhe përpjekjet për përhapjen e arsimit shqip bënë që në Vlorë të krijoheshin shumë shoqëri patriotike.
Në vitet 1908-1912 klubi "Labëria" u bë një vatër e ndezur e përpjekjeve për pavarësinë e vendit dhe luftën kundër pushtuesve xhonturq. Kryetar nderi i këtij klubi atdhetar ishte Ismail Qemali. اelja e shkollës shqipe të Muradies (7 Gusht 1908) ishte një ngjarje e shënuar në jetën arsimore të Vlorës.
Por ngjarja më kulmore e qytetit të Vlorës ishte 28 nëntori 1912 kur plaku i urtë e diplomati i shquar Ismail Qemali, së bashku me delegatët e ardhur nga vise të ndryshme të vendit, shpalli pavarësinë e Shqipërisë dhe njëkohësisht ngriti flamurin kombëtar në Vlorë. Kështu Vlora u bë kryeqyteti i parë i Shqipërisë së pavarur.


Më 25 dhjetor 1914 Vlora u pushtua nga imperializmi italianë. Pas zgjerimit të pushtimit italian nisi rezistenca kundër pushtuesve. Në vitin 1920, pas Kongresit të Lushnjes, u krijuan Komiteti "Mbrojtja Kombëtare" me kryetar Osman Haxhiun, i cili organizoi forcat luftarake në Luftën e Vlorës. Lufta e Vlorës është një nga epopetë më të lavdishme të shqiptarëve. Vlora u kthye në "Termopilet" e Shqipërisë, siç thoshte patrioti Halim Xhelo.
Në vitet 1920-1924 Vlora u përfshi në rrjedhën e proçeseve të demokratizimit të jetës së vendit. Këtu u krijua Federata "Atdheu" (1921) dhe dega e shoqërisë "Bashkimi" (1922). Një rol të madh në këto vite ka lozur edhe shtypi me gazetat "Politika", "Mbrojtja Kombëtare", "Fjala e Lirë", "Shpresa Kombëtare" etj që botoheshin në Vlorë.
Në Luftën e Dytë Botërore Vlora u bë një nga vatrat e rëndësishme të Lëvizjes Antifashiste Nacionalçlirimtare kundër pushtuesve nazifashist. Ajo mbajti një barrë të madhe të Luftës dhe kontributi i saj ishte i shquar.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top