Histori anetaresh te FV-se!

Fillimet e mia në këtë webfaqe ishte gjysma e dytë e muajit janar të vitit 2006.Teksa po kërkoja diçka të shkarkoja, "google search" ,me hapi një informacion ku mund të gjeja materialin e kërkuar.U regjistrova menjëherë, dhe të ju them të drejtën skam lexuar as edhe një postim por vetëm për tu kyçur, duhej një llogari dhe e bëra.Nejse vazhdoi ajo periudhë nëse mund ta quaj “pasive”, sepse realisht unë nuk kisha postuar askund përveç dhjetëra pastime tek forumi i TOP-it, në të tjerët vetëm krijoja llogari, merrja atë çfarë më interesonte dhe kaq.
Dikur kah fundi i vitit 2006, dhe në vigjile të 2007, prapë më ra ndërmend ky forumi, dhe tani po kërkoja materiale për një seminar.Pashë se materialet që më interesonin mua(nga fusha e drejtësisë dhe judikaturës), ishin postuar nga një anëtare që kishtë vënë si “nick” emrin Rrebelica, e kush mund ta imagjinonte se një ditë do bëhesha mike me të, nejse mora materialet dhe pas një periudhe relativisht të shkurtër (disa javore), po interesohesha prapë, dhe prapë gjeta diçka...dhe kështu më ndodhi edhe një herë a dy, derisa vendosa ti dërgoj një mesazh privat dhe ti kërkoja referencat e materialeve(deri në atë kohë Rrebelicën unë e konsideroja që është banore e Rep.të Shqipërisë).Dhe e pyeta në korrespondonin emrat e autorëve të Shqipërisë me tanët , por reagimi i saj ishte plot gaz, se edhe ajo ishte nga Prishtina.U habita dhe u befasova për të mirë, nejse më dha msn kontaktin dhe po flisnim ndojherë aty këtu,unë vazhdoja të mos bëjë as edhe një postim në Forumin Virtual.Erdhi vera e vitit 2007,fundi i gushtit pasi që kalova ca ditë të bukura me disa miqë të mi në Shqipëri, u ktheva nga ai udhëtim (udhëtim i cili do më mbushte energji dhe do më shtynte të postoj).Mbaj mend se kisha parë një ndeshje miqësore të kombëtares, kundër Maltës, dhe poashtu kisha realizuar foto me shumicën e lojtarëvë të kombëtares,pa përjashtuar edhe trajnerin e atëhershëm Otto Bariç.Isha në delir, dhe një ndër postimet e mia të para ishin ato foto, dhe filluan anëtarët disa me ironi më përgjigjeshin e disa më jepnin fjalë miradije.Mbaj mend se Connect më pati pyetur në isha gazetar apo luaja me shpresat e kombëtares.....nejse koha kalonte dhe unë fillova të merresha më seriozisht me forumin, një ditë rutine Rrebelica më njofton me shoqen e saj e nohur në forum si Ema, duke më thënë se ajo kishte nisur studimet në fakultetin ku unë studioja tashmë një vit. Filluan takimet tona edhe realisht dhe rritej numri i postimeve të mia, çdo ditë e më shumë mësoja më shumë për forumin për anëtarët, më realisht mësova për Benin,Nikun(WxP),Connect,Nostren dhe disa anëtarë që ata kishin takuar. Morra vesh se këta ishin djemë të mirë (që do e vërtetoja edhe vetë pak më vonë). E kisha shumë më të lehtë të njihja anëtarët,derisa miqësia me këto gocat e sipërpërmendura po mësoja shumë nga to....
Erdhi dhjetori i vitit 2007 dhe derisa unë po futesha në forum një ditë si zakonisht po vërej një sondazh të quajtur “më i miri i klasës” të them të drejtën më habiti teksa pashë emrin tim në mesin e 50 emrave të tjerë,në një forum që kishtë mbi 20.000 anëtarë, me të vërtetë më bëhej nder i madh, sepse isha në një “vazo” unë me 200-300 postime me anëtarë që kishin mbi 1.000 postime.
Nejse sondazhi u mbyll më 31 dhjetor dhe fitues doli Mia një anëtare tejet e respektuar nga te gjithë, por adminat vendosën që të shpallnin dy të parët dhe unë isha i dyti,na thanë se që nga 1 janari 2008 listës së moderatorëve do ju shtoheshin edhe këta dy emra, isha me të vërtetë i befasuar për të mirë dhe po habitesha nga pritja e stafit dhe nga urimet e anëtarëve që pak i njihja . Filloi një vit i mbarë të themi si nga shkolla ashtu në çdo aspekt, dhe forumi tashmë më ishte bërë “sëmundje ngjitëse”, aty njoha Lolitën,Loverboy,Kitrra123,Vlora e shumë e shumë të tjerë (por këta do i takoja edhe realisht).
Takova live Lolitën një gocë e jashtëzakonshme,e qeshur e hapur edhe e zgjuar.

Kreshnikun(Loverboy),një çun i hareshëm i sinqertë dhe i urtë,çun flori.
Kitrra123,atij të cilit i gjunjëzohej forumi(në kuptimin e mirë të fjalës)një djalë i pjekur i matur dhe shumë i zgjuar
Vlora,një gocë pejane që koka ime mezi kalonte supet e saj :p, shumë e mirë dhe e emocionuar :D
Ishim bërë komunitet tashmë ne, dhe as vetë smund ta imagjinoja se si ka mundësi nga virtualiteti të kemi kaq shumë përputhshmëri dhe kaq shumë mirëkuptim më njëri tjetrin.
Dikur kah mesi i vitit 2008, forumi për shkaqe teknike të ndrikuara nga faktori njeri :S, humbi “thesarin”,të gjitha postimet që ishin bërë tashmë i përkisnin të kaluarës, as vetë se di se si kanë kaluar ato javë tmerrësishtë monotone.
......dhe filloi dikur por duhej shumë punë për tu rimëkëmbur sepse po nisnim nga hiç dhe për këtë ishim të vetëdishëm,nuk kishte më shikim mbrapa nga e kaluara....
Shumica e anëtarëve aktiv u rikthyen, saqë tju them sinqerisht më koinçidonte shumë më luftën që u zhvillua pak kohë më parë në Kosovë, dhe kur takoja njerëz që sisha parë më ta që nga 1999.
Një pasdite gushti për vizitë na erdhi edhe Beni, çun simpatik dhe intelegjent, mu bë qjefi shumë që po e takoja ,kaluam dy ditë jashtëzakonisht të bukura me të.
Tani do doja ti përmendja disa nga miqtë e mi që kam kontakt në forum dhe njëkohësishtë ti përshëndesaj dhe ti falendëroja për për përkrahjen që më japin dhe gjërat që kam mësuar nga ta: Alko71,Bledikorcari,Viola(Briciolo),MeTi,Bianca SK,Sweetzzinna,Lela_dr,Agro Dolce,Kontinenti,Zhgenjyy,loyalx,polisi tajrush,Adrenalina,baby-angel,Deliza,Hostel,Princesha,Mirela,Sihanyy,Elushe,Trullajka,Suriana,Dori...isha me fat që ju njoha, dhe duke përfsihrë edhe ata të sipërshkruarit dhe mbase mund ta kem harruar dikë por pa qëllim.
Këto janë fjalët për periudhën time në Forumin Virtual,një kronologji e shkurtër por mendoja se do ishte interesante për 3 vjetorin e forumit, duke patur shpresën se kam dhënë një kontribut jashtëzakonisht modest për të!


Edhe 100 Forumi Virtual!
NOSTALGJI... 💜
 
Pas 20 viteve me nostalgji ulur tek karikja qe luhatet me plot mall e dhembshuri ,do ja tregoj prrallen femijeve te mi ,per nje vend ku mblidhen gjithe shqiptaret.
-Femije te mi te dashur njehere e nje kohe kur nena juaj ishte e re , e bukur , e njom ...
Tu bere xhiro neper faqet e internetit u njoh me nje forum. Hyri brenda te shohe cka sepse te qeshurat degjoheshin deri jasht...
Dhe femij cte shohe!? Meshkuj te gjat 1.85 ,muskuloza , me kemben 43 ... mahnitese...
Femrat si zana malit njera me e bukur si tjetra, hynin ne konkurenc me rradhe.. ashtu e hutuar mu afru nje daje - nga ai e mesova diversionin ... nga nje pafajshme dola 1 shtrige me 2 brira ?.
Por prap isha lolita e drejtorit, dhe kucedra e njonit... Me falni fmi per fjalorin.
Erdhi I madhi Zoro ku me shpaten e tij e shpartalloj armikun... ah Monika ajo rrelsja kishte stil unik por kur I hipshin kacabujt duheshte rrug me ndrua, sepse te perpinte.
Vashezat e forumit Hila, ngu kush e di cbejn tani dhe sa femij kane ehhh ...
Po petraqi me haremin a thua I esht realizuar deshira. Katili qe hante sufllaqe, e Dariusi qe gatonte... Dorina me trimin e saj qe slinte njeri ti afrohet... ledia qe torturonte Dariusin...
Po pantera qe te mahniste me syt magjik, mos flas per desen per elegancen qe kishte..
Vvetoni dhe impakti qe me lot na benin te qeshim valle a e kan vazhduar humorin ne donje tv!? Nikita ah kjo ylber me shum ngjyra...ivy valle a e ka martuar djalin me at shoqe bullgare?? mogli fiksimi i grave...empire pianisti ...Po marla a e ka gjetur kuren e viruseve tjera... keshtu keshtu femij te mi te dashur na ishte sec na ishte Wxp me 40 rrebelet. Lol
............
.............
Po historia juaj si do ishte te dashur antar?
😂
 
Gjallë edhe i fortë 😂😂
Interesante me u kthy 15vite mbrapa.. Sa rehat qe ishim 🙃
He se nuk u be qameti
Shota a si e ke pasur nofken sme kujtohet
 
Gabim je... @shota🥰 ishte dikush tjeter ..
Ka qene ajo nga presheva sme kujtohet apo medvegja ...!
Ate e kemi pas takuar n'Prishtine ne at takimin veror s'bashku me petritin (fcbesia).
 
Ka qene ajo nga presheva sme kujtohet apo medvegja ...!
Ate e kemi pas takuar n'Prishtine ne at takimin veror s'bashku me petritin (fcbesia).
Ndoshta jeni taku edhe njehere tjeter..amo ne ate takimin e famshen(i pari) isha une jo Shota ☺️
 
Ndoshta jeni taku edhe njehere tjeter..amo ne ate takimin e famshen(i pari) isha une jo Shota ☺️
Po kane qene fotot ketu se di a jane akoma
 
Eh aty se di cka zihet n'nmendjen tane 😆
Shota edhe une njihem ne jeten reale..
Keshtu qe beso kur te fol dikush me i madh 😂 🔨
 
Shota edhe une njihem ne jeten reale..
Keshtu qe beso kur te fol dikush me i madh 😂 🔨
Akoma e kam foton e takimit lool
I ben t'fala shotes nga Loverboy

Meqe e paske hala shoqe xD
 
Akoma e kam foton e takimit lool
I ben t'fala shotes nga Loverboy

Meqe e paske hala shoqe xD
E ke foton e takimit tjeter..jo atij ne te cilin isha une pa Shoten..se per pak e ngrita zerin 😂😂😂
 
E ke foton e takimit tjeter..jo atij ne te cilin isha une pa Shoten..se per pak e ngrita zerin 😂😂😂

Po normal qe e kisha fjalen per takimin veror ne Prishtine

A ishte kjo shota?
Kjo tjetra Rema a si quhej

p.s. veq zanin mos e rrit se pi qon kojshin :p
 
Akoma e kam foton e takimit lool
I ben t'fala shotes nga Loverboy

Meqe e paske hala shoqe xD
Foton e takimit ne te cilin isha une PA TY E PA SHOTEN nuk e ke... 😂
 
Back
Top