Histori anetaresh te FV-se!

Titulli: Epoka ime ne Forumin Virtual!

Je i vencant miku im... :dong: Respekt.
Nuk kam cka te shtoj...vetem se krenohem qe njeh nje njeri si ti, qoft edhe ajo virtualisht...
Edhe gjithe tjeret edhe pse ndonjeher kemi keqkuptime, ose debate te pakendshme, edhe me ato qe i cmoj dhe i vlersoj shume kam vetem nje fjale, jeni si pjestar te familjes time, qe ma beni te ngroht kete forum... jemi te papar apo ...............
Ju pershendes gjithe antaret e forumit, stafin....
 
Titulli: Epoka ime ne Forumin Virtual!

Si gjithmon shum realist dhe i sjellshem ..
Respektet e mia
..
 
Titulli: Epoka ime ne Forumin Virtual!

Dhe te mendosh qe per pak ne diskutime e siper desh vendose te ikje :D

Bravo, bravo dhe ke bere mungesa qe ta dish , kujdes se do perserisesh vitin lol
 
Titulli: Epoka ime ne Forumin Virtual!

Durim dhe deshire te madhe paske patur per te shkruar gjithe kete papir! :D :D
Gjithsesi nese fjalet e tua jan te ndjera eshte vertet mbres-lenes!

:bye:
 
Titulli: Epoka ime ne Forumin Virtual!

Ne fakt une kete mendoja ta shkruaja edhe ta dedikoja si dhurate per tre vjetorin e Forumit Virtual(nese mund te quhet dhurate).Realisht kam dashur ta shkruaj ne menyren me modeste timen,kronologjine time ne kete forum.
Jam jashtezakonisht i privilegjuar kur po degjoj komentet dhe tejmase i skuqur(per te mire) nga komplimentet.Une nuk jam as shkrimatar e as gazetar,thjeshte kam dashur qe ta shkruaj ne menyren qe e ndjej,dhe me behet shume qejfi qe ju ka pelqyer.
Lavdi dhe meritat shkojne per ju,qe keni krijuar nje ambient kaq te ngrohte dhe qe pranoni miqesi te reja ne menyren sa me te sinqerte te mundeshme.

Faleminderit shume!
 
Titulli: Epoka ime ne Forumin Virtual!

Nje nder temat me te bukura qe ke hapur.Me pelqen vertet shum. :kiss

Komplimentet e mia te sinqerta.
 
Titulli: Epoka ime ne Forumin Virutal!

sa fallco jane te gjithe ketu , me fjalet .. " o zot sa mire qe kemi nderin qe te kemi ty ne forum " " sa mire si do bente f.v. pa ty " dhe crap si puna e ketyre. Shumica e urojne per sinqeritetin ne pellembe te dores. Lol

Po sikur te hapte secili nga ju nga nje "epoke" me vete , sa mire do ishte he ?

Jeez. Disa gjera skane nevoje per show off si ben ky hapesi i temes.

Ja dhe pak se skam shume kohe te lire tani , po do sjell dhe une "epoken time" ketu . Lol

Ta kam zili per kurajon ...

mke befasu..
 
Titulli: Epoka ime ne Forumin Virtual!

sa bukur eee...:)
te tregoj dicka ne privat ty...se me ke ofendu pak hahahahhahaha

epoka ime ne forum??histori e gjate por jashtezakonisht e bukur...;)
jam shume e lumtur qe kam pase nderin ti njoftoj "rrushat":P e mi ketu..dhe t´kaloj momente qe do ngelin ne kujtesen time..dhe s´do mund te m´i marri askush..:D
 
Titulli: Epoka ime ne Forumin Virtual!

Bukur FcBesia :) komplimente ...:)

E kam vrejt se shumica e stafit edhe e tjerve thon se rrespektojm te gjith anetaret e gjera keshtu por mua me doli ndryshe se vet stafi i urren disa anetar nuk deshiron qe te jen anetar por qe ti a thon ne sy i vie pak si e tepert... aq shum shoqeri te mir kan krijuar sa qe ne secilen tem qe lexon postimet jan me nga nje rrotull (kungj) per njeri-tjetrin shumica shahen e shumica fyejn fet edhe pse ne rregullore mund te lexosh sa te duash qe te jesh i pergaditur, me shum sdi q`te them apo ndoshta egziston prapa skena e Forumit Virtual qe disa anetar nuk po e ditkan ate vetem kete kete :(
ju lutem mos u beni sikurse nuk ndodh asgje, gjerat po shihen se sa po veproni ......!!!!

Rrespekt.
 
Titulli: Epoka ime ne Forumin Virtual!

me duhet nje faculet edhe do filloj te qaj me keto mendime .hahaha/


Njerez jeta eshte ne realitet jo ne virtualitet//
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Epoka ime ne Forumin Virtual!

me duhet nje faculet edhe do filloj te qaj me keto mendime .hahaha/


Njerez jeta eshte ne realitet jo ne virtualitet//

wow sa keq une "naivi" e kisha mendu te kunderten
 
Titulli: Epoka ime ne Forumin Virtual!

forca fcb se 1 fjal e menqur thot:pema që nuk ka fruta askush se gjuan me gur"
 
Titulli: Epoka ime ne Forumin Virtual!

sa nuk munde te mendosh se qfare munde te gjesh ketu
bej apel qe sa me shume anetare te ri te merrin rrugen drejt fv
 
Titulli: Epoka ime ne Forumin Virtual!

Fillimet e mia në këtë webfaqe ishte gjysma e dytë e muajit janar të vitit 2006.Teksa po kërkoja diçka të shkarkoja, "google search" ,me hapi një informacion ku mund të gjeja materialin e kërkuar.U regjistrova menjëherë, dhe të ju them të drejtën skam lexuar as edhe një postim por vetëm për tu kyçur, duhej një llogari dhe e bëra.Nejse vazhdoi ajo periudhë nëse mund ta quaj “pasive”, sepse realisht unë nuk kisha postuar askund përveç dhjetëra pastime tek forumi i TOP-it, në të tjerët vetëm krijoja llogari, merrja atë çfarë më interesonte dhe kaq.
Dikur kah fundi i vitit 2006, dhe në vigjile të 2007, prapë më ra ndërmend ky forumi, dhe tani po kërkoja materiale për një seminar.Pashë se materialet që më interesonin mua(nga fusha e drejtësisë dhe judikaturës), ishin postuar nga një anëtare që kishtë vënë si “nick” emrin Rrebelica, e kush mund ta imagjinonte se një ditë do bëhesha mike me të, nejse mora materialet dhe pas një periudhe relativisht të shkurtër (disa javore), po interesohesha prapë, dhe prapë gjeta diçka...dhe kështu më ndodhi edhe një herë a dy, derisa vendosa ti dërgoj një mesazh privat dhe ti kërkoja referencat e materialeve(deri në atë kohë Rrebelicën unë e konsideroja që është banore e Rep.të Shqipërisë).Dhe e pyeta në korrespondonin emrat e autorëve të Shqipërisë me tanët , por reagimi i saj ishte plot gaz, se edhe ajo ishte nga Prishtina.U habita dhe u befasova për të mirë, nejse më dha msn kontaktin dhe po flisnim ndojherë aty këtu,unë vazhdoja të mos bëjë as edhe një postim në Forumin Virtual.Erdhi vera e vitit 2007,fundi i gushtit pasi që kalova ca ditë të bukura me disa miqë të mi në Shqipëri, u ktheva nga ai udhëtim (udhëtim i cili do më mbushte energji dhe do më shtynte të postoj).Mbaj mend se kisha parë një ndeshje miqësore të kombëtares, kundër Maltës, dhe poashtu kisha realizuar foto me shumicën e lojtarëvë të kombëtares,pa përjashtuar edhe trajnerin e atëhershëm Otto Bariç.Isha në delir, dhe një ndër postimet e mia të para ishin ato foto, dhe filluan anëtarët disa me ironi më përgjigjeshin e disa më jepnin fjalë miradije.Mbaj mend se Connect më pati pyetur në isha gazetar apo luaja me shpresat e kombëtares.....nejse koha kalonte dhe unë fillova të merresha më seriozisht me forumin, një ditë rutine Rrebelica më njofton me shoqen e saj e nohur në forum si Ema, duke më thënë se ajo kishte nisur studimet në fakultetin ku unë studioja tashmë një vit. Filluan takimet tona edhe realisht dhe rritej numri i postimeve të mia, çdo ditë e më shumë mësoja më shumë për forumin për anëtarët, më realisht mësova për Benin,Nikun(WxP),Connect,Nostren dhe disa anëtarë që ata kishin takuar. Morra vesh se këta ishin djemë të mirë (që do e vërtetoja edhe vetë pak më vonë). E kisha shumë më të lehtë të njihja anëtarët,derisa miqësia me këto gocat e sipërpërmendura po mësoja shumë nga to....
Erdhi dhjetori i vitit 2007 dhe derisa unë po futesha në forum një ditë si zakonisht po vërej një sondazh të quajtur “më i miri i klasës” të them të drejtën më habiti teksa pashë emrin tim në mesin e 50 emrave të tjerë,në një forum që kishtë mbi 20.000 anëtarë, me të vërtetë më bëhej nder i madh, sepse isha në një “vazo” unë me 200-300 postime me anëtarë që kishin mbi 1.000 postime.
Nejse sondazhi u mbyll më 31 dhjetor dhe fitues doli Mia një anëtare tejet e respektuar nga te gjithë, por adminat vendosën që të shpallnin dy të parët dhe unë isha i dyti,na thanë se që nga 1 janari 2008 listës së moderatorëve do ju shtoheshin edhe këta dy emra, isha me të vërtetë i befasuar për të mirë dhe po habitesha nga pritja e stafit dhe nga urimet e anëtarëve që pak i njihja . Filloi një vit i mbarë të themi si nga shkolla ashtu në çdo aspekt, dhe forumi tashmë më ishte bërë “sëmundje ngjitëse”, aty njoha Lolitën,Loverboy,Kitrra123,Vlora e shumë e shumë të tjerë (por këta do i takoja edhe realisht).
Takova live Lolitën një gocë e jashtëzakonshme,e qeshur e hapur edhe e zgjuar.
Kreshnikun(Loverboy),një çun i hareshëm i sinqertë dhe i urtë,çun flori.
Kitrra123,atij të cilit i gjunjëzohej forumi(në kuptimin e mirë të fjalës)një djalë i pjekur i matur dhe shumë i zgjuar
Vlora,një gocë pejane që koka ime mezi kalonte supet e saj :P, shumë e mirë dhe e emocionuar :D
Ishim bërë komunitet tashmë ne, dhe as vetë smund ta imagjinoja se si ka mundësi nga virtualiteti të kemi kaq shumë përputhshmëri dhe kaq shumë mirëkuptim më njëri tjetrin.
Dikur kah mesi i vitit 2008, forumi për shkaqe teknike të ndrikuara nga faktori njeri :S, humbi “thesarin”,të gjitha postimet që ishin bërë tashmë i përkisnin të kaluarës, as vetë se di se si kanë kaluar ato javë tmerrësishtë monotone.
......dhe filloi dikur por duhej shumë punë për tu rimëkëmbur sepse po nisnim nga hiç dhe për këtë ishim të vetëdishëm,nuk kishte më shikim mbrapa nga e kaluara....
Shumica e anëtarëve aktiv u rikthyen, saqë tju them sinqerisht më koinçidonte shumë më luftën që u zhvillua pak kohë më parë në Kosovë, dhe kur takoja njerëz që sisha parë më ta që nga 1999.
Një pasdite gushti për vizitë na erdhi edhe Beni, çun simpatik dhe intelegjent, mu bë qjefi shumë që po e takoja ,kaluam dy ditë jashtëzakonisht të bukura me të.
Tani do doja ti përmendja disa nga miqtë e mi që kam kontakt në forum dhe njëkohësishtë ti përshëndesaj dhe ti falendëroja për për përkrahjen që më japin dhe gjërat që kam mësuar nga ta: Alko71,Bledikorcari,Viola(Briciolo),MeTi,Bianca SK,Sweetzzinna,Lela_dr,Agro Dolce,Kontinenti,Zhgenjyy,loyalx,polisi tajrush,Adrenalina,baby-angel,Deliza,Hostel,Princesha,Mirela,Sihanyy,Elushe,Trullajka,Suriana,Dori...isha me fat që ju njoha, dhe duke përfsihrë edhe ata të sipërshkruarit dhe mbase mund ta kem harruar dikë por pa qëllim.
Këto janë fjalët për periudhën time në Forumin Virtual,një kronologji e shkurtër por mendoja se do ishte interesante për 3 vjetorin e forumit, duke patur shpresën se kam dhënë një kontribut jashtëzakonisht modest për të!

Edhe 100 Forumi Virtual!
Pershendetje,jam juli nga duresi jam 19 vjec,elexova te terin dhe mendoj se ja ka vlejt ajo cka ke ber gjith kete kohe me mund edhe me stermundim un te uroj suksese dhe gjith te mirat ok bye bye
 
kur kame hyre ne forum ?harrova .
me duket se me 01.07 dhe kame qene nje antare i rregull jo qe te rri me ore te tera ketu por cdo nate qe hap komjuterin i hedh nga nje sy dhe shkruaje, diskutoje dhe postoj kur e shikoje te arsyshme ose kur nuk pertoj
por cfare po me ben pershtypje eshte se shume antare te nderuar apo dhe e kunderta nuk po i shikoje me aktive pavarsishte nga shkeputjet e vazhdushme e forumit
 
Pe: Epoka ime ne Forumin Virtual!

Dhe, ketu jemi edhe pas 6 vitesh, ndoshta jo te gjithe me prani por me mendje, me shpirt sillen te gjithe ketej verdalle sa per te thithur pak arome.

Mua me duket se ktej jam qe 100 vite, megjithese gjysem decenien edhe e kam kaluar. Nuk do zgjatem edhe aq shume por do shkruaje ne pergjithesi. Erdha me pak zhurme ashtu edhe siq mbeta :syze: Forumi kishte renjet, ngritjet, gezimet, hidherimet, zhdukjen e tij nje kohe (dhe jo vetem nje here) per tu ringritur si feniks, :dance: dhe me i fuqishem.

Ajo qe me ka bere pershtypje dhe me bene cdo dite eshte se me nje numer te madhe anetaresh u rritem ketej se bashku, cdo dite u rritem. Dhe, kur ndalesh e kujton, dhe kujton ate rritjen pozitive, te lene mbresa te mira per gjurmet qe kane mbetur ketej. Dhe vertete ne pame, se bashku, ndryshimet pozitive te cdo ditshme. Ne njefare menyre, edhe pse ndonjehere, kishim dhe kemi ferkime, ajo qe mbetet eshte se secili ne menyren e tij pati nje ndikim ne rritjen e secilit. Dhe ky ndikim ne shumicen e rasteve ishte pozitiv. Kete e them nga fakti se ketu, atje para gjashte vitesh, takova shume anetare qe ishin adoleshente dhe sot jane intelektual te formesuar, shume anetare ishi te rinje e sot jane me kalamaj per dore, dhe kur ndalesh e krahason te atehershmen me te sotmen vertete impresionohesh per tu ndalur e per te pyetur veten:

A ja ka vlejtur per keto 6 vite?

Per mua ja ka vlejtur shume. Me shume se shume.

Andaj, tu rrite ndera Forumivirtual e mos njofsh kurre shuarjen. :djelli:
 
Titulli: Epoka ime ne Forumin Virtual!

Me duket sikur ka 1 vit qe jemi takuar me BeniT, dhe ca te tjere nga Kosova. Sigurisht, momentet qe kam kaluar ketu s'bashku me ju dhe me nje pjese tjeter edhe ne boten reale, do mbeten ne kujtesen time. Respekt per t'gjithe >)
 
Titulli: Epoka ime ne Forumin Virtual!

Hyra sot pas shume kohesh ne kete forum, po shihja disa nga shkrimet qe kisha bere, edhe me beri pershtypje ky shkrimi im i para 4 viteve.
Shumicen e atyre qe kane postuar komente nen tekstin tim i kam njohur (disa edhe personalisht). E di qe jeta dinamike e secilit prej nesh mbase na e ka bere te pamundur te jemi cdohere aktiv, sic ishim dikur...Me kujtohen disa emra te asaj periudhe (qe une do ta ta quaja te arte te forumit virtual), sidomos e kam fjalen per periudhen perpara se te humbnin te dhenat nga serveret.
Kur doja ta shkruaja kete tekst, e pashe me larte nje shkrim te Kitrres (te cilin e njoh edhe personalisht), edhe me habiti largpamesia e tij, kur thote "ketu do jemi edhe pas 6 vitesh...". Dhe vertete, ai ka qendruar "stoik", pasi shumica e ish moderatoreve te dikurshem tashme nuk qenkan, me disa kam kontake me disa jo.

Nje dicka tjeter qe me befasoi per te mire qe sweetzinna, nje vajze qe kurre s'arrita ta njohe per se afermi edhe pse do doja ta takoja nje dite. E palodhshme, qe nga koha kur ishim te gjithe bashke "te vjetrit" dhe sot akoma vazhdon ta mbaj primatin e top-postueses.
S'po shkruaj ketu per te thure ndonje "elegji" per te ikurit, por do ishte mire te pakten te kishin nje teme "te vjetrit" (apo ndoshta edhe ekziston), ku mbase do na mblidhte perseri forumi ....si dikur.

Kenaqesi qe isha pjese e juaja
 
Titulli: Epoka ime ne Forumin Virtual!

Tani jane apo sjane te vjetrit ,njeriu nuk duhet te kaloje ne nostalgji te pasherueshme.

Je i mirpritur te perzihesh ne tavolinen e rrumbullaket dhe sa hap e mbyll syte sdo ti perkasesh se kaluares po do behesh realitet.

E nese do qendrosh aktiv, me patjeter do te vijne edhe ata te "vjetrit". Besoj se na vezhgojne nga vrima e celesit lol(shaka )

Mire se u riktheve me rastin e 100 vjetorit te pavaresise :)

Se nuk guxoj te shkruaj 100 vjet FV :respekte:
 
Titulli: Epoka ime ne Forumin Virtual!

Eh ore mik, ndoshta skemi kohe qe te hym ose postojm ne forum por prap kthehemi ketu si nje shtepi, nje familje ku jemi rrit bashk, dhe kur secili vazhdon jeten e vet, perher ka nevoj te kthehet ne vendin ku ka familjen te cmallet pak..e une ashtu e kam forumin virtual, edhe pse shume rrall postoj, bilem nje periudh me vite sisha aktive por prap ketu kthehem..ku ndjehem si ne shtepin time virtuale hahaha, u emocionova pak....
 
Pe: Epoka ime ne Forumin Virtual!

Po më duket se po përcjell vitet e brishta. :)
Shpresojmë që të gjithë të të pensionarit të jenë
shëndosh e mirë. E forumi sikur që po e shihni
po përballon stuhitë që po i dalin përpara.
Nëse mbijeton 21 Dhjetorin, s'besoj që diçka tjetër
do ta ndalë...
 
Titulli: Epoka ime ne Forumin Virtual!

Hyra sot pas shume kohesh ne kete forum, po shihja disa nga shkrimet qe kisha bere, edhe me beri pershtypje ky shkrimi im i para 4 viteve.
Shumicen e atyre qe kane postuar komente nen tekstin tim i kam njohur (disa edhe personalisht). E di qe jeta dinamike e secilit prej nesh mbase na e ka bere te pamundur te jemi cdohere aktiv, sic ishim dikur...Me kujtohen disa emra te asaj periudhe (qe une do ta ta quaja te arte te forumit virtual), sidomos e kam fjalen per periudhen perpara se te humbnin te dhenat nga serveret.
Kur doja ta shkruaja kete tekst, e pashe me larte nje shkrim te Kitrres (te cilin e njoh edhe personalisht), edhe me habiti largpamesia e tij, kur thote "ketu do jemi edhe pas 6 vitesh...". Dhe vertete, ai ka qendruar "stoik", pasi shumica e ish moderatoreve te dikurshem tashme nuk qenkan, me disa kam kontake me disa jo.

Nje dicka tjeter qe me befasoi per te mire qe sweetzinna, nje vajze qe kurre s'arrita ta njohe per se afermi edhe pse do doja ta takoja nje dite. E palodhshme, qe nga koha kur ishim te gjithe bashke "te vjetrit" dhe sot akoma vazhdon ta mbaj primatin e top-postueses.
S'po shkruaj ketu per te thure ndonje "elegji" per te ikurit, por do ishte mire te pakten te kishin nje teme "te vjetrit" (apo ndoshta edhe ekziston), ku mbase do na mblidhte perseri forumi ....si dikur.

Kenaqesi qe isha pjese e juaja

Gezohem te te lexoj perseri ne kete teme. Eshte bukur te shohesh njerezit qe kthehen!
Me gjithe qejf, do kisha deshire te te takoj dhe une, ne momentin qe do me bjeri rruga per andej.
Uroj te jesh mire, dhe te na vizitosh edhe me shpesh.
Gjithe te mirat!
 
Titulli: Epoka ime ne Forumin Virtual!

Vakti e han kashten - thenje popullore !

Petrit, keshtu e ka jeta, sic the edhe vet, jeta dinamike...! Edhe une kam malle per anetaret e vjeter, t'cilet ishin me kreativ, me largpames, te qete, te sjellshem etj...! Shpesh here i lexoj edhe disa tema te vjetra qe jane hapur nga ata..!

Une jam hala ai i moqmi lol ! Kush me ka njohur ne te kaluaren ne virtualitet dhe realitet, jam akoma po ai i ktynehershit :plak:
 
Pe: Titulli: Epoka ime ne Forumin Virtual!

Vakti e han kashten - thenje popullore !

Petrit, keshtu e ka jeta, sic the edhe vet, jeta dinamike...! Edhe une kam malle per anetaret e vjeter, t'cilet ishin me kreativ, me largpames, te qete, te sjellshem etj...! Shpesh here i lexoj edhe disa tema te vjetra qe jane hapur nga ata..!

Une jam hala ai i moqmi lol ! Kush me ka njohur ne te kaluaren ne virtualitet dhe realitet, jam akoma po ai i ktynehershit :plak:


ثshtë interesant se vetë ra në kurthë.
Në fillim thua "vakti e han kashtën.....", e këndej "se je ende ai i moçmi..".
Të zunën me pelë përdore. Haha.
Nejse sidoqoftë ligj i natyrës: gjithëçka ndërron.
 
Titulli: Epoka ime ne Forumin Virtual!

Une shpresoje se me rastin e decenies te marre ndonje dhurate o te dal ne pension te parakohshem :plak:
 
Titulli: Epoka ime ne Forumin Virtual!

Dhe, ketu jemi edhe pas gjithe ketyre vitesh, ndoshta jo te gjithe me prani por me mendje, me shpirt sillen te gjithe ketej verdalle sa per te thithur pak arome.

A ja ka vlejtur per tere keto vite?

Per mua ja ka vlejtur shume. Me shume se shume. Kam njohur shume njerez, kam ndare me shume prej tyre gjera te cilat i ndan edhe me njerezit ne jeten reale, por e rendesishme eshte se edhe kam mesuar shume.

Por perveq kenaqesive ketej ka edhe brenga dhe zhgenjime. Une kam njohur te tilla. Ato te voglat ti lejme anash por brenga, qe mendoje se i ka munduar shqiptaret gjate gjithe kohes dhe qe vazhdon, dhe jo vetem ne jeten virtuale, eshte mosreagimi qytetar.

Dhe e them me plot bindje se ne jemi ata te realitetit. As ne realitet e as ketu ne virtualitet nuk kam pare dhe nuk shofe as tendence per te krijuar zerin e arsyes qytetare ku te bardhes i thuhet e bardhe dhe te zezes te zeze.

Ne ngelem po ata qe jemi: njerez provincialist, bajraktar te papermiresueshem, klanor, njerez qe perdorim tjetrin per qellime tona dhe cfare jo tjeter.
Keto gjera ndodhin edhe popujt tjere, e kuptoje kete, por ata kan edhe ze arsyeje qytetarie, nderkohe qe ky ze ne na mungon si ne jeten reale e ashtu edhe ne virtuale.

A ka me turp se sa njeriu, njeriu virtual, ku se njef askush, nuk guxone te ngreje zerin e arsyes e as te mbroje te drejten e vet. Ne kete sens situata eshte zymtesi dhe sinqerisht me vjen keq.

O njerez, mos u ndrydhni dhe mos u beni lecka te tjetrit. Thuajeni shlire ate qe ju mundon. Edhe nese eshte gabim se paku eshte zeri yt i lire!








 
Back
Top