Histori anetaresh te FV-se!

U futa ne periudhen me te trishte te jetes sime.. nga jashte duhej te beja te forten ndersa perbrenda isha thyer.. dicka ndryshoj pergjithmone. njerzit kur ikin marrin identitetin tend... te kepusin ne pabesi me mospranine e tyre.
Fv ishte nje dritare tek mendimet e mija te trishta ku kaloja kohen mes librave e puneve te perditshme.
Pashe te shkruhej shqip.. packa temave e mendimeve. Njoha njerez qe I vlersoj si me pare per mendimet e pjekura, ndonese shpesh ishim kontra.
Mesova ti kuptoj.
Nuk kam asgje negative nga fv.... mbase isha ne kohen e duhur dhe shkeputja ishte ne kohen e duhur.
I kujtoj ne nostalgji ato kohe !
 
Pasi dolem edhe ke shpatat tani jam gjith sy e vesh per anetarin pasardhes i cili do na tregoje se madje dhe lufta e Trojes ketu eshte zhvilluar dhe se kali nuk ishte prej druri por e kishte ndertu pantera me kutite e kartonit te pizzave. lol
Oh me looooot ???????

Cdo gje eshte e mundur
Un boj magjira ?
 
@Chupachups urime për temën. Pasi është te tema e lojrave, do t'i përmbahem kësaj fryme.

Pas 20+ vitesh, unë stëgjyshja pa syza (dioptria e eliminuar me laser), do të ritregoj përrallën stërnipërve dhe stërmbesave.
Gjyshi juaj, ka pa mamanë e tij të qeshet me veten me sytë dhe mendjen të ngujuar në një copë të metaltë katërkëndëshe (ishte koha e primitivizmit atëherë) dhe nuk i thoshte gjë deri sa ajo qetësohej. Një ditë nuk ju durua pa e pyetur:
-Mami, sheh dhe lexon diçka interesante?
-.....
-Mamiiiiiiiiiiiiiiiii
- Shpirti i mamit, më fal se isha në botën time. Mirë se vjen:

Ehh tani kështu, biri im, këtu ka edhe gjini të fortë. Mamaja jote u ofroi dashuri të gjithëve, pa marë parasysh: moshë, gjatësi, gjerësi, ngjyrë, numër, shtet, pushtet, religjion...
Njëri ngeci burr javor (i shkreti) disa herë me radhë. Hmmmm një me mbiemër @JordanBelfort11 se emrin nuk ja mbaj mend.
  • Hmmmm ku dreqin humbi ai @MrCool Cooli që vin e ik si era!
  • @Frank (daja i @Chupachups grifshë, detektiv e vagabonde), si nuk la detaj pa e pa dhe përmendur kur mamaja jote shiste por** të ftohta me foto në veturë (së paku të ishin të ngrohta, por** pra).
  • Eh ka edhe një Sokol, ah jo jo ashtu @Petrit101 Petro që zemrën djeg ka të rrëzojë mamanë tënde në Zog (hhahahahhaha nesër në mëngjes).
  • Po një @Xhelozi , një Xhi që të bën magji me të qeshura e shu** të shpëton...
  • Ohhh @Mogli , Moglushi, dashuria ime e parë.
  • Ky @Imp4cT më impaktoi i pari, se u ngatërrova, hahahhah
Shhhhhh mos i trego kuj se do të thuan shkalloi maja jote, por u bëra dhe mbretëreshë......
...........

- Nana..... na trego më shumë. Duam ende, ende......
- Herën tjetër, engjëjt e mi se mu ftoh kafja.....
Je shumë pozitive. Perqafime ?❤️
 
Na ishte njehere nje Beb engjellore e cila shkoj ne ishullin virtual .Fillimi ishte pak i veshtire deri sa te ambjentohej plotesisht.Me pas Bebw u rrit (shalet aq i ngelen po nejsee?)u be Hilarious.Me rritjen e bebws ,dashuria qe mbarte ne vete i tejkalonte masat e normales ,nuk ishte shtirje ,thjesht sillej mire dhe falte dashuri sepse ashtu e ndiente.Bebw hyri e vetme ne ishullin virtual ,dhe ishte ne kerkim te thesarit ...dhe ja ,pas disa muajsh perpjekje ajo kuptoj se "thesari" ishte vet ishulli virtual.Aty njohu shume personalitete te ndryshem dhe te vecant .Ditet e para ne ishull Bebw perpiqej te pershtatej,dikush i zgjati doren (ishte nje djale me nick @Xhelozi ) pastaj u njoh me miresin @Chupachups dhe uniken @Ivy .Takoj rebelen seksi dhe te bukur Merida(@Moonlight ),laben (@Didi ) , @Frank i cili edhe pse e persekutonte ne fillim (me te drejt ,tani e kuptoj ate )me kalimin e kohes e kuptoj se ai ishte unik.Te mos harroj dritezen time çapkene @NGU , cobanin e preferuar zemer mire @L0v3rM4n , dostin e mrekullueshem ,[USER=13]@Loverboy ?, dhe @Lauri xhentil dhe ushtarak(bebw i adhuronte ushtaraket) ,njohu @siriusin ma te mire prej krejtve @Vvetoni .Njohu nje vajze te kendshme si @Legally_Sweet dhe nje super woman si @Desa ,njohu sepjenn @Drejtori dhe komshiun @Imp4cT (bejtexhi dhe funny ?).Pas disa muajsh doli nje rival shalesh @LeVoyageur ,pas gjithe asaj lufte me gershere ma mori zemren ne fund (na mungon @LeVoyageur ),sebepi i rivalitetit ishte amorja @Vie nje shpirt i lire dhe i bukur, njohu @titan palo priftin(zemer mire) dhe mekatare (plot humore) .Njohu burrin e pare virtual ne kulmin e pubertetit @MrCool ??. U njoh me disa antare qe e benin te zgjonte ate pjes te cmendur te fshehur pas asaj vajzes engjellore , njohu @Nicktjeter perversen e embel , @Katil faqe piten (i mire shume) @Daisy lulen e bukur , @Ledia mamka seksii dhe sy bukur , @elle ohh ajo ishte adrenalin ,njohu @Darius nje person me shume vlera qe e adoptoj bebwn dhe e rrethonte me dashuri.Eh Petraqi kur u fut bebw ne fillim u be pjes e harremit , aty bebw njohu nje karakter te bukur @Senseo .Bebw u rrit u be Hilarious ,nje karakter jo ndryshe nga bebw vetem se ne thelb te ky karakter kerkonte qe keta antare ti bente te qeshnin (vec dashuris dhe miresis) .Hilarious ndihej shume e lumtur ,sidomos kur u njoh dhe me keta @kitrra 123 plakuu gjufurrak, dashnin ne bejte , te bukrin e dheut @Bledi_Shady dhe personin me te mrekullueshem qe kishte njohur @WxP , @jana80 kaq e patë ?.Thesari sa vinte edhe zbukurohej me karaktere te ndryshem si @Marla e fisme ❤ @MrsA @ami7 @harbin21 @Tironcja @Endrra femer shume e vecantë ❤.Teze ,embelsire per ne fund te lash ?? @Hera te do mbesa ❤❤❤❤.Harrova my sweety @BlackPantera mami seksi??

Ps: bija ime se di sa e more vesh kete perralle te kokolepsur ? ,por edhe nese ne te ardhme ti deshiron te zbulosh ishullin tend virtual mos harro te dhurosh dashuri dhe te falesh buzeqeshje .

Me pak furca lol lol
 
ytt palo prift i perdore per synetllik?,po ti do transferimin bam bam ?? me shigjet mu ne kemb ?...keshtu zemer ??

kujdes se ta mbush shejtoni e na valon ndonje shigjet ne vend te keq lol lol
 
@Chupachups urime për temën. Pasi është te tema e lojrave, do t'i përmbahem kësaj fryme.

Pas 20+ vitesh, unë stëgjyshja pa syza (dioptria e eliminuar me laser), do të ritregoj përrallën stërnipërve dhe stërmbesave.
Gjyshi juaj, ka pa mamanë e tij të qeshet me veten me sytë dhe mendjen të ngujuar në një copë të metaltë katërkëndëshe (ishte koha e primitivizmit atëherë) dhe nuk i thoshte gjë deri sa ajo qetësohej. Një ditë nuk ju durua pa e pyetur:
-Mami, sheh dhe lexon diçka interesante?
-.....
-Mamiiiiiiiiiiiiiiiii
- Shpirti i mamit, më fal se isha në botën time. Mirë se vjen:

Ehh tani kështu, biri im, këtu ka edhe gjini të fortë. Mamaja jote u ofroi dashuri të gjithëve, pa marë parasysh: moshë, gjatësi, gjerësi, ngjyrë, numër, shtet, pushtet, religjion...
Njëri ngeci burr javor (i shkreti) disa herë me radhë. Hmmmm një me mbiemër @JordanBelfort11 se emrin nuk ja mbaj mend.
  • Hmmmm ku dreqin humbi ai @MrCool Cooli që vin e ik si era!
  • @Frank (daja i @Chupachups grifshë, detektiv e vagabonde), si nuk la detaj pa e pa dhe përmendur kur mamaja jote shiste por** të ftohta me foto në veturë (së paku të ishin të ngrohta, por** pra).
  • Eh ka edhe një Sokol, ah jo jo ashtu @Petrit101 Petro që zemrën djeg ka të rrëzojë mamanë tënde në Zog (hhahahahhaha nesër në mëngjes).
  • Po një @Xhelozi , një Xhi që të bën magji me të qeshura e shu** të shpëton...
  • Ohhh @Mogli , Moglushi, dashuria ime e parë.
  • Ky @Imp4cT më impaktoi i pari, se u ngatërrova, hahahhah
Shhhhhh mos i trego kuj se do të thuan shkalloi maja jote, por u bëra dhe mbretëreshë......
...........

- Nana..... na trego më shumë. Duam ende, ende......
- Herën tjetër, engjëjt e mi se mu ftoh kafja.....

Te dua o gjysma ime ?????
 
Ca ka pire qjo sepja mo... uljani icik dozen... lol lol
 
Rri e ulur para pasqyres si gjithmon e vonuar per te dale ....eh femer nuk ndrydhojme kurre .....sa vite kaluan mundohem mos to kujtoj .....zilja me permend me kamera @BlackPantera akoma me qesh me syte e saj e si engjell bashke me Eren @LeVoyageur nga mbrapa ben shenje dola Amo fillon e bertet se harrova se sot eshte 20 vjetori .....ja mbyll se dua te hy ne kujtime ...mos sa shume Jane ....Na ishte nje here nje tablet ..Kush e mban mend ? ....une po ju Jo ....luaja dhe si shkendije pashe fv ....ups pashe disa ngjyra dhe emra te cuditshem .... @NeVertiti Emer I lashte mbreteror ..... @Moonlight ndricon ne erresire ..... @WxP cdo thote .....te hap deren .....fushe e mbuluar me lule shume ngjyreshe ..... Prap kamera sme le rehat ... @Lauri im ? eshte bere gati dhe don te ulet poshte .....une hesht gjithmone para tij se thjesht e adhuroj .....sa here shoh @Lauri mendoj e lezhjanet e tjere ...... @Endrra gjitonja qe cmendeshin te gjithe per te .. @Nicktjeter qe me humorin e saj me bente te humbja ne tablet ...pse kujtimet sme Lene rehat sot.. kaluan kaq shume kohe .... Qesh se eshte e pashke dhe une jam e pa Fe ....oooo debate pa fund qe mendoj qe kam bere emra spo them se lufta e trete do hapet prape gjithmone idete e mija ......hap albumin ...shkelqen akoma mbesa ime @Hilarious ylber shkruaj te mos harroj ta Marr Tel ....Valle @Chupachups akoma mban freskine normal mendoj ...... Thua @Ledia te jete ne shkoder e @Darius Ka gjetur forcen ta fale? Axhenden ku e Kam harrova ti shrkuaj @jana80 dua nje liber dhe vetem ajo din ku ta gjej ? Oh sa budallaqe jam @Legally_Sweet me dha dieten dhe une se bera ....akoma me forme duhet te mesoj nga ajo ..... @Lauri im nga dhoma akoma therret ..... Po une dua te kujtoj oh memorje kujtoju ....thashe memorje harrova se @Desa me Ka cuar leksione ndaj harreses them flm qe akoma kujdeset per mua qesh kur e kujtoj me shakate qe benim.... Sa pune qe kam me duhet ti coj @Marla nje shkrim neser I duhet per gazeten e saj ......kaq vite kaluan e prap sillemi si adolishenti ....them asgje nuk ndryshoj ....vetem ne mosha jone pamja jone tableti nuk punon me eshte si nje dritare e mbyllur por ajo dritare Ka aq kujtime sa une sdua ti humb sdua ti harroj ....thashe harroj te mos harroj @Mogli ne lezhe dua karkaleca te fresket ..se me @Lauri do jemi javen tjeter atje ....me pelqen te lyhem Pak me vjn te qesh kur mendoj xhelozite e mija ndaj @Lauri ....oh thashe xhelozi .... Mu kujtua miku im I shtrenjte @Xhelozi mos te harroj ti shkruaj me Ka marre Malli per te .....u bene vertet 20vjet .....jam gati shoh per here te fundit @Hera akoma e bukur them dicka harrova mendoj ...ah po tableti dhe qetesine time keshtu me njohin te gjithe @Hera e qete ..... @Lauri im dhe @BlackPantera kane bere darken e 20vjetorit Jane te keqinj mua sme tregua surprise .....sa mall do I shoh te gjithe ..... Dicka jam e sigurte qe kam harruar .....
Oh po librin e forumit dhe shkrimet e tij .....Jane te pavdekshme
Me laurin javen tjeter ktej vec nese hapni kamerat e vendosni ne sfond naj foto te lezhes se shans tjeter me kalu ktej ska :P
 
Kur kam qene ne nje lagje tjeter , me aktivizim shume te paktet, nje dite te bukur nje shoqe me sygjeroi FV me plot gra te bukura. Erdha pashe dhe thashe c'parajse... Fillova te gjuj Ivyn dhe e gjujta, pastaj te gjuj Desen dhe gjujta e kshu me radhe deri sa gjujta Nikin dhe tani jam zemra e saj. E pabesueshme, kapa Nikin pasi kapa Desen dhe tentova me kap Ivyn.. Pasi lashe Desen dhe u lidha me Nikin, jeta ime forumore dashurore po me ecen vaj. Benim gili vili cdo dit ne cepat e temave , putheshin perqafoheshim dhe dashuroheshin.. Por nje dite po dilja dhe po shikoja lagjen time te vjeter , Mand kombinatsi me shikon dhe me thot : Ti plako ke ardh te lagja ime ke bere reklama per lagjet e tjera, nuk je me i mirepritur ketu. " Me perjashtoi pa nam e pa nishan , thjesht bam. Budalla, thash me vete, duhet me qen kaq fodull duke mos mjaftuar se isha larguar 5 muaj pa kaluar atje , se marr as mundimin me te vogel te shpenzoj kohe te transferoj shoke e shoqe dhe ti sjell lagje te tjetra si transfertat e lojtareve dhe une agjent i kristina ronaldos... Por Mand kombinatsi qe edhe grun e vet e beri shef kooperatives komuniste mendon qe me kete akt me goditi me nje buton dhe me beri pis imazhin . Ca injoranti, po nga kombinati mo themi ne knej ... Une mir qe paskam vlera se se pakam ditur as vete qe ti me jep kaq rendsesi, po me kshu veprimesh vetem ca me gudulis oqet, asnje efekt tjeter sme ben . Uroj qe ta mbash ate lagje dhe te perqafosh se une kam te tjera prioritete, jeta dashurore me Nikin , e cila sa here me do me thot do te mbys ske shpetim .. .:lol:
 
Redaktimi i fundit:
Back
Top