Histori anetaresh te FV-se!

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Fillimet e mia në këtë webfaqe ishte gjysma e dytë e muajit janar të vitit 2006.Teksa po kërkoja diçka të shkarkoja, "google search" ,me hapi një informacion ku mund të gjeja materialin e kërkuar.U regjistrova menjëherë, dhe të ju them të drejtën skam lexuar as edhe një postim por vetëm për tu kyçur, duhej një llogari dhe e bëra.Nejse vazhdoi ajo periudhë nëse mund ta quaj “pasive”, sepse realisht unë nuk kisha postuar askund përveç dhjetëra pastime tek forumi i TOP-it, në të tjerët vetëm krijoja llogari, merrja atë çfarë më interesonte dhe kaq.
Dikur kah fundi i vitit 2006, dhe në vigjile të 2007, prapë më ra ndërmend ky forumi, dhe tani po kërkoja materiale për një seminar.Pashë se materialet që më interesonin mua(nga fusha e drejtësisë dhe judikaturës), ishin postuar nga një anëtare që kishtë vënë si “nick” emrin Rrebelica, e kush mund ta imagjinonte se një ditë do bëhesha mike me të, nejse mora materialet dhe pas një periudhe relativisht të shkurtër (disa javore), po interesohesha prapë, dhe prapë gjeta diçka...dhe kështu më ndodhi edhe një herë a dy, derisa vendosa ti dërgoj një mesazh privat dhe ti kërkoja referencat e materialeve(deri në atë kohë Rrebelicën unë e konsideroja që është banore e Rep.të Shqipërisë).Dhe e pyeta në korrespondonin emrat e autorëve të Shqipërisë me tanët , por reagimi i saj ishte plot gaz, se edhe ajo ishte nga Prishtina.U habita dhe u befasova për të mirë, nejse më dha msn kontaktin dhe po flisnim ndojherë aty këtu,unë vazhdoja të mos bëjë as edhe një postim në Forumin Virtual.Erdhi vera e vitit 2007,fundi i gushtit pasi që kalova ca ditë të bukura me disa miqë të mi në Shqipëri, u ktheva nga ai udhëtim (udhëtim i cili do më mbushte energji dhe do më shtynte të postoj).Mbaj mend se kisha parë një ndeshje miqësore të kombëtares, kundër Maltës, dhe poashtu kisha realizuar foto me shumicën e lojtarëvë të kombëtares,pa përjashtuar edhe trajnerin e atëhershëm Otto Bariç.Isha në delir, dhe një ndër postimet e mia të para ishin ato foto, dhe filluan anëtarët disa me ironi më përgjigjeshin e disa më jepnin fjalë miradije.Mbaj mend se Connect më pati pyetur në isha gazetar apo luaja me shpresat e kombëtares.....nejse koha kalonte dhe unë fillova të merresha më seriozisht me forumin, një ditë rutine Rrebelica më njofton me shoqen e saj e nohur në forum si Ema, duke më thënë se ajo kishte nisur studimet në fakultetin ku unë studioja tashmë një vit. Filluan takimet tona edhe realisht dhe rritej numri i postimeve të mia, çdo ditë e më shumë mësoja më shumë për forumin për anëtarët, më realisht mësova për Benin,Nikun(WxP),Connect,Nostren dhe disa anëtarë që ata kishin takuar. Morra vesh se këta ishin djemë të mirë (që do e vërtetoja edhe vetë pak më vonë). E kisha shumë më të lehtë të njihja anëtarët,derisa miqësia me këto gocat e sipërpërmendura po mësoja shumë nga to....
Erdhi dhjetori i vitit 2007 dhe derisa unë po futesha në forum një ditë si zakonisht po vërej një sondazh të quajtur “më i miri i klasës” të them të drejtën më habiti teksa pashë emrin tim në mesin e 50 emrave të tjerë,në një forum që kishtë mbi 20.000 anëtarë, me të vërtetë më bëhej nder i madh, sepse isha në një “vazo” unë me 200-300 postime me anëtarë që kishin mbi 1.000 postime.
Nejse sondazhi u mbyll më 31 dhjetor dhe fitues doli Mia një anëtare tejet e respektuar nga te gjithë, por adminat vendosën që të shpallnin dy të parët dhe unë isha i dyti,na thanë se që nga 1 janari 2008 listës së moderatorëve do ju shtoheshin edhe këta dy emra, isha me të vërtetë i befasuar për të mirë dhe po habitesha nga pritja e stafit dhe nga urimet e anëtarëve që pak i njihja . Filloi një vit i mbarë të themi si nga shkolla ashtu në çdo aspekt, dhe forumi tashmë më ishte bërë “sëmundje ngjitëse”, aty njoha Lolitën,Loverboy,Kitrra123,Vlora e shumë e shumë të tjerë (por këta do i takoja edhe realisht).
Takova live Lolitën një gocë e jashtëzakonshme,e qeshur e hapur edhe e zgjuar.
Kreshnikun(Loverboy),një çun i hareshëm i sinqertë dhe i urtë,çun flori.
Kitrra123,atij të cilit i gjunjëzohej forumi(në kuptimin e mirë të fjalës)një djalë i pjekur i matur dhe shumë i zgjuar
Vlora,një gocë pejane që koka ime mezi kalonte supet e saj :P, shumë e mirë dhe e emocionuar :D
Ishim bërë komunitet tashmë ne, dhe as vetë smund ta imagjinoja se si ka mundësi nga virtualiteti të kemi kaq shumë përputhshmëri dhe kaq shumë mirëkuptim më njëri tjetrin.
Dikur kah mesi i vitit 2008, forumi për shkaqe teknike të ndrikuara nga faktori njeri :S, humbi “thesarin”,të gjitha postimet që ishin bërë tashmë i përkisnin të kaluarës, as vetë se di se si kanë kaluar ato javë tmerrësishtë monotone.
......dhe filloi dikur por duhej shumë punë për tu rimëkëmbur sepse po nisnim nga hiç dhe për këtë ishim të vetëdishëm,nuk kishte më shikim mbrapa nga e kaluara....
Shumica e anëtarëve aktiv u rikthyen, saqë tju them sinqerisht më koinçidonte shumë më luftën që u zhvillua pak kohë më parë në Kosovë, dhe kur takoja njerëz që sisha parë më ta që nga 1999.
Një pasdite gushti për vizitë na erdhi edhe Beni, çun simpatik dhe intelegjent, mu bë qjefi shumë që po e takoja ,kaluam dy ditë jashtëzakonisht të bukura me të.
Tani do doja ti përmendja disa nga miqtë e mi që kam kontakt në forum dhe njëkohësishtë ti përshëndesaj dhe ti falendëroja për për përkrahjen që më japin dhe gjërat që kam mësuar nga ta: Alko71,Bledikorcari,Viola(Briciolo),MeTi,Bianca SK,Sweetzzinna,Lela_dr,Agro Dolce,Kontinenti,Zhgenjyy,loyalx,polisi tajrush,Adrenalina,baby-angel,Deliza,Hostel,Princesha,Mirela,Sihanyy,Elushe,Trullajka,Suriana,Dori...isha me fat që ju njoha, dhe duke përfsihrë edhe ata të sipërshkruarit dhe mbase mund ta kem harruar dikë por pa qëllim.
Këto janë fjalët për periudhën time në Forumin Virtual,një kronologji e shkurtër por mendoja se do ishte interesante për 3 vjetorin e forumit, duke patur shpresën se kam dhënë një kontribut jashtëzakonisht modest për të!

Edhe 100 Forumi Virtual!
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Epoka ime ne Forumin Virutal!

Je i mrekullueshem :)

Te pershendes perzemersisht!
 
Titulli: Epoka ime ne Forumin Virutal!

:kiss :puthdore:

:ciaoo:
 
Titulli: Epoka ime ne Forumin Virutal!

:dong::
Duartrokitjet e mia jane pergjigja ime per shkrimin me siper tend.

Ke bere shume per forumin qe na ka mbledhur si zogj reth e rotull saj.kjo besoj se njihet nga te gjithe tashme.

Nga nje here falenderoj oren dhe castin kur u regjistrova ketu dhe njoha (virtualisht deri tani) gjithe kete shoqeri te bukur,te zgjuar,intelektuale dhe te denje per emrin shqiptar.nje nga keta je dhe ti vellacko Petrit.
S'po flas me se kjo teme te dedikohet ty.:D

Faleminderit qe ndodhesh mes nesh :)
 
Titulli: Epoka ime ne Forumin Virutal!

Wow!! Komplimentat e mia me te sinqerta.. ke folur shume bukur!
Pergezime! :kiss
 
Titulli: Epoka ime ne Forumin Virutal!

Shume mire fcebesia...Me pelqeu retrospektiva qe ke bere :D

p.s fjalen nejse (eshte keshille kjo mos e merr per keq) mos e perdor shume ne nje shkrim te tille....lidhe me fjaline me nje lidhez me te kendshme:)
 
Titulli: Epoka ime ne Forumin Virutal!

Kohet e fundit, jo rralle here jam ndjere i skuqur ketu.:ciaoo: Per fat te mire nga nga komplimentet e miqeve te mi.:gjujpeshk: Kerkoje qe te jeni me modest. :gjujpeshk:Ju lutem.
Komplimente per shkrimin, miku im. :dong:
 
Titulli: Epoka ime ne Forumin Virutal!

Pajtohem me Adrenalinën forumi duhet të jetë faleminderues që ka në mes tij një njeri si Petriti [fcbesia]. Komplimente për shkrimin vlla, ska ku shkon ma mirë. Dhe gjithashtu vazhdo të kontribuosh për FV-n siç ke bërë deri tani, pasi siç kanë qenë shkrimet e Rebelica-s shkak që ti ndodhesh sot këtu edhe shkrimet e tua kanë qenë shkaktare që sot Forumi Virtual ka anëtarë aq aktiv. Ndjehem i nderuar që në postimin tënd ndodhet edhe emri im.

Edhe një herë komplimente për shkrimin.
 
Titulli: Epoka ime ne Forumin Virutal!

Bella nejse per ta eshte nese....:D :D :D

Shume bukur.

Po sikur stingellon si nese, por tamam si nejse prandaj e thashe :)

Por edhe njehere faleminderit per shkrimin fcbesia.
 
Titulli: Epoka ime ne Forumin Virutal!

Nje pershrim i te kaluares shume i bukur, mallengjyes, si dhe i jashte zakonshem.
Me behet qejfi kur shikoj njerez qe nga faqe virtuale, krijojne shoqeri reale dhe te sinqerta qe durojne ne vite.....
Kjo gje me ka ndodhur vetem ne kete forum....kam takuar me te vertete persona te vlefshem, te sinqerte, qe nuk i fshihen ekranit, por tregojne veten e tyre (me te mira e te keqia qe kane).

Si Shefe qe jam, kam nderin te Ju Falenderoj te gjithve.....qe nga hapesit e ketij Forumi Connect & Wxp dhe deri tek anetari me i ri.


Pa ju ky forum nuk do te kishte kuptim.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Epoka ime ne Forumin Virutal!

Si gjethmon Petrit nuk me zhgenjen me postimet tua...kenaqsi ti lexosh

Me vjn mir qe gjindem ne listen e miqve te tu.

:ciaoo: :kiss
 
Titulli: Epoka ime ne Forumin Virutal!

Eshte nje kenaqsi edhe per ne pjestaret e rinj ,te lezojme e kuptojme qe shoqeria virtuale mund te behet reale ...
komplimentet e mia per mesazhin qe keni percjell mes ktyre rreshtave qe ke shkruar,..
 
Titulli: Epoka ime ne Forumin Virutal!

Petrit, ke qene nga te paret qe kam pasur nderin te te njoftoj. Hallall, per menyren se si shprehesh ne forum, respektin qe e tregon ndaj te gjitheve, kontrollin e vetvetes etj. E falenderoj Zotin qe e beri te mundshme t'jem pjesetar i shoqerise tende dhe i ketij forumi.
Poashtu shfrytezoj rastin ti pershendes t'gjithe ata qe i kam takuar edhe Live, ata me te cilet kam nje muhabet te mire dhe t'cilet gjithmone jane ne gjendje gadishmerie te me ndihmojne per cdo gje, kuptohet sipas mundesise se tyre :).
 
Titulli: Epoka ime ne Forumin Virutal!

Goja te lumte o Petrit! Ke fol shume bukur dhe me sinqeritet.
Normal , ke hy ne rend te burrave . Urimet e mia me te mira per ty
dhe gezuar trevjetorin e forumit virtual , me i miri , me i liri i lloit te tij.
 
Titulli: Epoka ime ne Forumin Virutal!

Sa bukur qe e ke pershkru

P.S. kitrra mos u skuq kqyr merren naj ngjyr tjeter jo te kuqen :puc :P:D
 
Titulli: Epoka ime ne Forumin Virutal!

Me pelqeu shume shkrimi , por si kritik ne shpirt qe jam , i gjeta nje defekt tek titulli.
Me ngjan paksa arkaik , dhe mendova qe do dilte me modern dhe me letrar sikur tja kishe vene psh : Si , mua Petritin , Forumi Virtual me beri bylbyl ?
Do kishte dhe humor , dhe do ishte i pasur me figura letrare.
 
Titulli: Epoka ime ne Forumin Virutal!

Duhen njerzit si ti, fjale pak dhe i zgjuar. Komplimente
 
Titulli: Epoka ime ne Forumin Virutal!

huh
fcbesia ngela pa fjale duke lexuar shkrimin tend
e ke pershkruar ne nje menyre qe Kadareja te vjen anash :)
me te vertet eshte nje forum i mrekullueshem dhe kur mendon qe ka edhe te tjere si ty qe shprehen po kaq bukur them me vete qe kjo bote do ishte me e bukur po te kishte me shume si ju
Pergezimet e mia me te sinqerta
 
Titulli: Epoka ime ne Forumin Virutal!

Meriton respekt, se respektin e jep...
REspekt per ty fcbesia...
 
Titulli: Epoka ime ne Forumin Virutal!

Shume fjalim i bukur te lumte!
 
Titulli: Epoka ime ne Forumin Virutal!

sa fallco jane te gjithe ketu , me fjalet .. " o zot sa mire qe kemi nderin qe te kemi ty ne forum " " sa mire si do bente f.v. pa ty " dhe crap si puna e ketyre. Shumica e urojne per sinqeritetin ne pellembe te dores. Lol

Po sikur te hapte secili nga ju nga nje "epoke" me vete , sa mire do ishte he ?

Jeez. Disa gjera skane nevoje per show off si ben ky hapesi i temes.

Ja dhe pak se skam shume kohe te lire tani , po do sjell dhe une "epoken time" ketu . Lol
 
Titulli: Epoka ime ne Forumin Virutal!

sa fallco jane te gjithe ketu , me fjalet .. " o zot sa mire qe kemi nderin qe te kemi ty ne forum " " sa mire si do bente f.v. pa ty " dhe crap si puna e ketyre. Shumica e urojne per sinqeritetin ne pellembe te dores. Lol

Po sikur te hapte secili nga ju nga nje "epoke" me vete , sa mire do ishte he ?

Jeez. Disa gjera skane nevoje per show off si ben ky hapesi i temes.

Ja dhe pak se skam shume kohe te lire tani , po do sjell dhe une "epoken time" ketu . Lol

ty dhe kushtdo tjetri apo tjetre nqs sju pelqen nje teme mund te mos futeni fare ose nqs futeni,futuni lexoni dhe mbylleni se jo cdo teme ka nevoje per komente te tipit "prit te plas ndonje llokum dhe une se mos nxjer ndonje peshk nga tigani "

e kemi diskutuar edhe ne tema te tjera kete ceshtjen e komenteve.
se cberi apo cfare teme hapi fcbesia apo cdo njeri tjeter si bie ne llogari asnjerit dhe si jep llogari asnjerit.
ai e pa te castit dhe me rastin e 3 vjetorit te forumit te bente bilancin e qendrimit te tij ketu,ti ku e shikon te keqen?????
se komentet tona jane fallco apo jane me arna ste kemi vene ty per ti komentuar komentet tone se nuk je ndonje komentatore si arif vladi.

dhe qe mos thuash "po ti avokat mbrojtes i fcbesia je" po te them se keshtu do flisja per cndonjerin,dhe per ty nqs ne temat e tyre kishte komente te ulta pa lidhje me thelbin e temes.
hajde shendet.
 
Titulli: Epoka ime ne Forumin Virutal!

Po nga behet Rrebelica se dhe mua me beri ajo te futem ketu? :rolleyes:

Pituk, e ke pershkruar qendrimin tend ne FV ne menyre shume interesante.

Une jam futur tek po kerkoja ca fjale te urta... dheeeee fap me doli FV-ja...

Sa here kujtoj fillimet e mia ne FV, me kujtohen ato temat personi siper, ku u njoftova me shumicen nga anetaret... Nder ta dhe nder te paret ka qene BeniTale, me te cilin u martova ne FV e po ketu u divorcova me te, sepse s'na linin "gojekeqinjte" :-P... Nga shoqeria e atehershme me mungon lepurushja dhe disa te tjere qe nuk jane me pjese aktive e FV-se, jo pse nuk duan, po se ritmet dhe rrjedha e jetes ndryshon per secilin nga ne! :shoqeri:

Forumit i uroj 3 vjetorin dhe i deshiroj jete sa me te gjate dhe padyshim te mbledh ne dhomat e tij sa me shume njerez te mire dhe me vlera!
:ditelindje:
 
Titulli: Epoka ime ne Forumin Virutal!

ty dhe kushtdo tjetri apo tjetre nqs sju pelqen nje teme mund te mos futeni fare ose nqs futeni,futuni lexoni dhe mbylleni se jo cdo teme ka nevoje per komente te tipit "prit te plas ndonje llokum dhe une se mos nxjer ndonje peshk nga tigani "

e kemi diskutuar edhe ne tema te tjera kete ceshtjen e komenteve.
se cberi apo cfare teme hapi fcbesia apo cdo njeri tjeter si bie ne llogari asnjerit dhe si jep llogari asnjerit.
ai e pa te castit dhe me rastin e 3 vjetorit te forumit te bente bilancin e qendrimit te tij ketu,ti ku e shikon te keqen?????
se komentet tona jane fallco apo jane me arna ste kemi vene ty per ti komentuar komentet tone se nuk je ndonje komentatore si arif vladi.

dhe qe mos thuash "po ti avokat mbrojtes i fcbesia je" po te them se keshtu do flisja per cndonjerin,dhe per ty nqs ne temat e tyre kishte komente te ulta pa lidhje me thelbin e temes.
hajde shendet.

Po mire i bie atehere qe ai postoi ate cka mendoi . Fjala e lire medemek . Dhe e jotja qendron gjithashtu . Liri demokraci . :bum

Po dhe imja ashtu eshte ama , mendim i lire . Ska pse te ofendohet njeri ketu. Biles me frymezoi kjo teme. Do sjell dhe timen une , epoken . :dance:
 
Titulli: Epoka ime ne Forumin Virutal!

ty dhe kushtdo tjetri apo tjetre nqs sju pelqen nje teme mund te mos futeni fare ose nqs futeni,futuni lexoni dhe mbylleni se jo cdo teme ka nevoje per komente te tipit "prit te plas ndonje llokum dhe une se mos nxjer ndonje peshk nga tigani "

e kemi diskutuar edhe ne tema te tjera kete ceshtjen e komenteve.
se cberi apo cfare teme hapi fcbesia apo cdo njeri tjeter si bie ne llogari asnjerit dhe si jep llogari asnjerit.
ai e pa te castit dhe me rastin e 3 vjetorit te forumit te bente bilancin e qendrimit te tij ketu,ti ku e shikon te keqen?????
se komentet tona jane fallco apo jane me arna ste kemi vene ty per ti komentuar komentet tone se nuk je ndonje komentatore si arif vladi.

dhe qe mos thuash "po ti avokat mbrojtes i fcbesia je" po te them se keshtu do flisja per cndonjerin,dhe per ty nqs ne temat e tyre kishte komente te ulta pa lidhje me thelbin e temes.
hajde shendet.

Bledi, mos e merr me te veshtire voglushen! :) Eshte e kendshme shpesh! ;)
 
Titulli: Epoka ime ne Forumin Virutal!

Abstraction jo per te bere avokatin e Petritit e gjykuesin tend,por ka menyra e menyra per te thene gjerat...Pse duhet te marresh si fallco mendimet e te tjereve qe kane shkuar me lart?Normalisht ti je e lire te shprehesh mendimin tend,por pa hedhur balte mbi mendimin e te tjereve.
 
Titulli: Epoka ime ne Forumin Virutal!

Mund ti deklaroj vetes qe jam habitur!wow.................Respekte fcbesia
 
Back
Top