Hiroshima, 63 vjet më pas përkujtohet bomba atomike

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Mëngjesi i gjashtë gushtit të vitit 1945 shënon një nga ngjarjet më tragjike që ka ndryshuar krejtësisht historinë e botës. Ora shënonte 8 e 15 minuta kur në qytetin japonez të Hiroshimës pllakosi heshtja e varrit. Forcat amerikane sapo kishin hedhur armën më të tmerrshme të shkatërrimit në masë, Bombën Atomike. Edhe sot, 63 vjet më pas ende nuk dihet numri i saktë i viktimave të kësaj ngjarjeje të rëndë. Të paktën 240 mijë njerëz gjetën vdekjen ndërsa shumë të tjerë mendohet të kenë vdekur më pas si pasojë e sëmundjeve të shkaktuara nga rrezatimi. Kjo bombë do të shënonte edhe një kthesë të madhe në Luftën e Dytë Botërore.

Në orën 8:15 të mëngjesit, në Japoni u mbajt një minutë heshtje për të përkujtuar momentin kur një bombë atomike amerikane ndryshoi historinë e botës. Një kambanë ra në orën 08:15 të mëngjesit për të shënuar momentin e saktë kur bomba e quajtur "Little Boy" ra në qytet ndërkohë dhjetëra mijëra persona ulën dje kokën në një ceremoni në qytetin japonez të Hiroshimës, me rastin e 63-vjetorit të sulmit të parë bërthamor në botë, ndërkohë që kryetari i bashkisë sulmoi vendet që refuzojnë të heqin dorë nga bombat e tyre. Nga bomba u vranë më shumë se 240 mijë njerëz. Një pjesë e tyre u vranë direkt nga shpërthimi ndërsa shumë të tjerë vdiqën për shkak të ekzpozimit ndaj rrezatimit bërthamor.

Park Nam-Ju, një grua me origjinë koreane, ishte në Hiroshimë kur u hodh bomba dhe ajo përshkruan atë që mban mend nga ajo ditë tragjike. Mëngjesin e 6 gushtit 1945, 13-vjeçarja Park Nam-Ju, mori vëllanë dhe motrën e saj të vogël për të shkuar me tren në qytet, ku dikur punonte i ati dhe xhaxhai i saj. Atë mëngjes kishte pasur një paralajmërim për sulm ajror por çdo gjë kishte kaluar pa incident. Ajo po shijonte udhëtimin me tren bashkë me vëllanë dhe motrën kur një njeri që po shikonte nga dritarja e trenit tha se kishte parë një avion B-29 që sapo kishte fluturuar. Zonja Park e përshkruan kështu atë që ndodhi pas kësaj: "Zhurma e shpërthimit erdhi pas një drite verbuese. Për një çast nuk po kuptoja se ç’po ndodhte. Pas pak fillova të kuptoj se treni po lëvizte mbrapsht. Dikush thirri që njerëzit të dilnin nga treni. Në fillim kujtova se po mbahesha pas vëllait dhe motrës por pastaj kuptova se kisha dalë nga treni ndërsa vëllanë dhe motrën po e mbante një i rritur."

Pas asaj që ndodhi, Park vendosi t’i harrojë ngjarjet e asaj dite, t’i varrosë ato thellë në mendjen e saj. Por duke parë fëmijët që po i rriteshin dhe se ajo ditë dalë nga dalë po fshihej nga kujtesa e njerëzve, Park ndryshoi mendje. Tani ajo flet shumë para fëmijëve të shkollave dhe turistëve që vizitojnë Hiroshimën për gjashtë gushtin 1945. Ajo tregon se pas shpërthimit të bombës kishte parë njerëz që endeshin nëpër rrugë duke thirrur për ndihmë. Shumica e njerëzve që i dilnin përpara ishin të djegur nga shpërthimi. Zonja Park thotë se brezi i sotëm nuk duhet të harrojë ato që ndodhën shumë vite më parë. Ajo shqetësohet se Japonia e sotme mund të harrojë vuajtjet e së kaluarës dhe të mos i përmbahet kushtetutës paqësore që kishte premtuar të respektonte.

Dje, kryeministri Shinzo Abe kërkoi falje për komentet e bëra nga një ish ministër i mbrojtjes i cili tha se hedhja e bombës atomike amerikane në Japoni në vitin 1945 ishte e justifikuar. Zonja Park thotë se Japonia është politikisht shumë e lidhur me Amerikën dhe me Europën dhe se duhet ta përqendrojë më tepër vëmendjen te fqinjët e saj siç janë Kina dhe Koreja e Jugut. Shqetësimi i saj është se duke harruar vuajtjet e Hiroshimës, kjo mund të çojë në harrimin e problemeve më të mëdha siç janë vuajtjet e vendeve fqinje dhe rëndësia e paqes.

Kryebashkiaku i Hiroshimës kërkoi edhe një herë ë të gjitha vendet e botës të heqin dorë nga armët bërthamore

Rreziku që vjen ende nga armët bërthamorë

Kryeministri japonez Shinzo Abe premtoi se do të përpiqet për eliminimin e armëve bërthamore. Ai i bëri komentet në ceremonisë përkujtimore me rastin e 63-vjetorit të hedhjes së bombës atomike në Hiroshima. “Ne që kërkojmë zhdukjen e armëve bërthamore jemi shumica”, deklaroi kryetari ibashkisë së qytetit, Tadatoshi Akiba në një fjalim në Peace Memorial Park, ku morën pjesë ambasadori i Kinës, e cila është e armatosur me armë bërthamore, si dhe kryeministri Yasuo Fukuda dhe të moshuarit që i kanë mbijetuar sulmit. "Vitin e kaluar 170 vende votuan në favor të rezolutës së OKB-së ku bëhej thirrje për shkatërrimin e armëve bërthamore. Vetëm tre vende, midis tyre edhe SHBA-ja, e kundërshtuan rezolutën", deklaroi ai. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe fuqitë e tjera botërore druhen se Irani po prodhon armë bërthamore, ndërsa Teherani thekson se programi i tij bërthamor ka si synim prodhimin e energjisë elektrike. Uashington dhe vendet e tjera kanë paralajmëruara se do të vendosin sanksione të tjera kundër Teheranit, të cilin ata e akuzojnë se po përpiqet të fitojë kohë në këtë krizë. Kryetari i bashkisë së Hiroshimës u zotua gjithashtu të bëjë më shumë për ndihmuar të mbijetuarit që vuajnë ende nga efektet e sulmit të vitit 1945nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në ditët e fundit të Luftës së II Botërore, që u pasua më pas me një sulm bërthamor në qytetin jugor japonez Nagasaki.

CEREMONIA

Rreth 50 mijë vetë u mblodhën në Parkun e Paqes në qytet. Mes tyre kishte të mbijetuar nga bombardimi dhe të afërm të 140 mijë personave që humbën jetën gjatë tij. Fëmijë dhe të rritur vendosën lule në një memorial për viktimat. Pastaj ranë kambanat për të kujtuar momentin e shpërthimit të bombës. Të pranishmit mbajtën një minutë heshtje në nderim të viktimave.

EMRAT

Asnjë herë nuk është mësuar se sa ishte numri i saktë i njerëzve që humbën jetën në ngjarjen tragjike të Hiroshimës. Gjatë ceremonisë, mbi 5 mijë emra të rinj iu shtuan listës së të vdekurve nga bombardimi dhe të atyre fati i të cilëve nuk dihet. Një korrespondent i BBC-së thotë se numri i vërtetë i viktimave të Hiroshimës nuk ka për t'u ditur kurrë.

Reflektime

Kryetari i bashkisë së qytetit, në fjalimin e tij akuzoi pesë fuqitë e shpallura bërthamore dhe Indinë, Pakistanin e Korenë e Veriut, se po vënë në rrezik mbijetesën njerëzore. Kryeministri japonez përsëriti opozitën e vendit të tij ndaj armëve bërthamore duke u lutur në të njëjtën kohë për të vdekurit. Por kryetari i dhomës së ulët të parlamentit i bëri Japonisë një apelim kundërthënës. Ai kërkoi që vendi të mos i rikthehej militarizmit të së shkuarës. "Në bëmë një gabim kur zgjodhëm rrugën tonë në Azi dhe ndoqëm atë drejt luftës, tha ai. Sulmi atomik ishte rezultat i vendimit të Japonisë për të luftuar komunitetin ndërkombëtar," tha ai.

Paralajmërim

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, 60 vjet pas bombardimit të Hiroshimës ka paralajmëruar se bota po përballet me përhapje të armëve bërthamore. Në një deklaratë të lexuar prej zëdhënësit të tij në ceremoninë përkujtimore në Hiroshima, z. Annan shpreh keqardhje për përparimin e vogël që është bërë në luftën ndaj përhapjes së armëve bërthamore. Pasojat historike të sulmit të Hiroshimës janë ende duke u debatuar. Amerikanët thonë se sulmi solli fundin e Luftës së Dytë Botërore, por disa historianë thonë se Japonia ishte mundur para se të hidhej bomba.


Shekulli
 

Attachments

  • hiroshima.JPG
    hiroshima.JPG
    28.7 KB · Shikime: 57
Top