Himni i Flamurit, Ismail Vlora e solli nga Bukureshti

Love

βeℓℓe â๓e
  • Flet Akademik Vasil S. Tole: Ismail Qemali ishte bekuesi i dy simboleve tona kombëtar.
  • Si do të bëhej himn zyrtar i shtetit të ri shqiptar, kënga patriotike “Rreth flamurit të përbashkuar”
Nga: Leonard Veizi

-Flamuri u ngrit, por delegatët duhet të këndonin dhe një këngë për të, një himn trimërie e atdhedashurie, për t;i treguar popullit që e ndiqte nga sheshi se komunikimi me gjithçka na kishte “huajtur” Porta e Lartë ishte ndërprerë njëherë e përgjithmonë. Vasil Tole, akademik dhe studiues i njohur i muzikologjisë, sjell faktet se si rrugëtoi Himni i Flamurit nga Bukureshtui në Vlorë, për t’u bërë më pas dhe himni i kombëtar i shqiptarëve.

timthumb.php


Nga studimet tuaja, si u vendosën simbolet kombëtare që në shpalljen e Pavarësisë?

Do të fokusohem në disa të dhëna që lidhen me njohjen shumë të rëndësishme që Ismail Qemali kishte për simbolet shpirtërore për një komb dhe fuqinë e tyre në krijimin e unitetit kombëtar. Në thelb, përcaktimi i dy simboleve bazë të një shteti është një punë nga më të vështirat, pasi në rast se simbolet nuk janë te gjetura ashtu siç duhet dhe pa kontekst të rëndësishëm patriotik, filozofik dhe artistik, zhvlerësohen dhe dalin nga përdorimi shumë shpejt. Për këtë gjë mjafton të shohësh historikun e simboleve të vendeve fqinje me ne, e më gjerë. E kundërta ka ndodhur me këto dy simbole, të cilat pagëzuan si shtetin shqiptar në vitin 1912, por u shndërruan në simbole unikale të të gjithë shqiptarëve kudo ku janë, sot e mot.

Himni Kombëtar, ishte prezent që në ditën e parë të Pavarësisë?

Në ceremoninë e shpalljes së Pavarësisë, Himni Kombëtar u këndua nga të gjithë delegatët, ku në sy binin delegatët e shoqërisë shqiptare të Bukureshtit të quajtur 3 Dhimitrat: Dhimitër Zografi, Dhimtër Mborja dhe Dhimitër Berati, delegatet e Korçës: Thanas Floqi, Spiridon Ilo dhe P. Mborja, të gjithë ish- pjesëtarë të “Bandës së Lirisë”, si dhe artisti Murrat Toptani, delegat i Tiranës. Këtu duhet të kujtojmë se Ismail Qemali, pak përpara shpalljes së Pavarësisë ishte për vizitë në Rumani, në Bukuresht, aty ku siç ai shkruan: “…jetonte një koloni e madhe shqiptare. Nga mbledhja që bëra atje 15 bashkatdhetarë vendosën të ktheheshin me mua në Shqipëri. U telegrafova të gjitha krahinave të Shqipërisë për të njoftuar se po vija, dhe deklarova, se kishte ardhur koha për të përmbushur aspiratat tona kombëtare”. Në një lloj kuptimi, Ismail Qemali e solli me vete Himnin e ardhëm të Shqipërisë nga Bukureshti, drejtpërdrejt nga vendi ku Himni kishte lindur për ta sjellë atë në Vlorë, duke bashkuar këto dy simbole në një unitet të vetëm të pazgjidhshëm: flamur dhe himn kushtuar flamurit. Vini re këtë fragment të fundit të fjalës së Ismail Qemalit në çastin e shpalljes së pavarësisë: … duke përfunduar, s’më mbetet gjë, veçse t’i drejtoj një lutje Zotit të Madh, që, bashkë me bekimet e Tij, të pranojë që këtej e tutje të jem unë dëshmori më i parë i Atdheut, ashtu siç pata nderin dhe fatin që të jem i pari ta puth e ta bëj të valëvitet i Lirë. Flamuri i ynë, n’atdhenë t’onë të lirë. Rroftë Flamuri! Rroftë Shqipëria!” Pra, Ismail Qemali vë shenjën e barazimit mes Atdheut dhe Flamurit.

Pra ishte Ismail Qemali ai që vendosi për Himnin Kombëtar?

Duke e ditur e njohur dhe pranuar këtë sinonim atdhe-flamur, pa më te voglin dyshim është merita e Ismail Qemalit që ndikoi në zgjedhjen e himnit kombëtar si një këngë kushtuar po flamurit, pasi, si flamuri në vetvete ashtu dhe një këngë kushtuar atij, janë koncepte dhe fakte etnikërisht shqiptare. Në janar të vitit 1919, i mbështjellë me Flamurin kombëtar dhe nën tingujt e “Himnit të Flamurit” përcjellet për në shtëpinë e fundit, në vorrezat e Kaninës, edhe vetë Ismail Qemali, plaku i shenjtë i Vlorës, për të cilin në poezinë “Hymni i Flamurit” Noli shkroi: “Me Skënderben' u-lavdërove/ Dhe në furtun' i funtmi u-shove,/ Me Malon prapë lart vrapove,/ Yll i pavdekur për Liri”. Kësisoj, me aktin e shpalljes se pavarësisë, Ismail Qemali u bë njëkohësisht edhe bekuesi i këngës sonë kombëtare, “Himnit të Flamurit”.

Si u përcaktua Himni

Vasil Tole thotë: Gjatë hulumtimeve të materialeve dokumentare, në librin “The Guinnes Book of Music”, është shkruar: “Himni “Rreth flamurit të përbashkuar” është pranuar si himn kombëtar i Shqipërisë në vitin 1912 - fjalët e himnit janë shkruar nga Asdreni - muzika e himnit është kompozuar nga Ciprian Porumbesku”. Në vitet 1907 – 1908 themelohet në Bukuresht Kori Kishtar Shqiptar, që këndoi për herë të parë Himnin Kombëtar. Himni u këndua në ditën e shpalljes së Pavarësisë, si marsh patriotik dhe u rikëndua një vit më vonë nga orkestra frymore e qytetit të Shkodrës. Ismail Qemali pa tek simbolet kombëtare, para e pas shpalljes së pavarësisë, përkatësisht tek Flamuri e Himni, ekzistencën e një Shqipërie shpirtërore, e cila kishte qenë e tillë, pra në dëshirat e shqiptarëve të thjeshtë si dhe tek vizioni i drejtuesve historikë të saj, të paktën prej kohës së heroit tonë kombëtar Skënderbeut, në shek. XV.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top