Hilë Mosi.

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Hilë Mosi lindi me 22 Prill 1885 në Shkodër dhe vdiq në shkurt 1933 në Tiranë, biri i Mark Mosit, qe ndër atdhetarët më të vlefshmit, që nga mbarimi i shekullit të XIX luftuan për idénë kombëtare, duke dalur nepër male me pushkë në krah dhe duke shpërndلrë në kohën e robërيsë libra shqip dhe flamuj me rrezik gijotine. Vdiq në Tiranë në shkurt e vitit 1933 dhe u varros në Shkodër. Poet luftëtar e publicist, patriot dhe demokrat, figurë politike e njohur e periudhës para e pas Pavarësisë. Pjesë e brezit të dytë të Rilindasve Shqiptarë.



180px-HMosi.jpg



Jetëshkrimi
Në Shkodër i filloi mësimet në shkollën italjane, të cilat i vijoi në shkollën teknike tregtare dhe në Kolegjin Saverjan të Jezuitvet e më vonë ndoqi degën e mësuesيsë në Shkollën Normale të Klagenfurtit.
Duke ndjekur shembullin e prindit, që në moshë të ré, ىu kushtua propagandës kombëtare e duke u gjetur në Vjenë, në 1902 me shokë tjerë shqiptarë nën kryesيnë e Gjergj Pekmezit bashkëpunoi në shoqërيnë letrare “Dija”, e cila mot për mot botoi nji kalendلr, dhe nxorri një fletore me emër “Vllaznija”.
Qysh prej asokohe Hila filloi të shkruante me pseudonimin Sakoli proza dhe vjersha atdhetare.
Hapën të parin klub "Bashkimi" në Stamboll më 1908.
Punonte të botonte gazetën e re "Shqiptari" bashkë me ikanakët nga Struga, Ibrahim Mehmet Naxhin dhe Dervish Himën, dhe Eqrem bej Vlorën.
Mbasi u shpall Kushtetuta e Turqve të Rij në vjetin 1908, u kthye në Shkodër, ku themeloi shoqërيnë “Gegnija” e më vonë qé përfaqsues i saj në Kongresin e Manastirit bashkë me Fishten, Mjeden, Gurakuqin dhe Logorecin. Ishte dhe anëtar veprimtar i Komitetit te Kryengritjes së Malësisë së Veriut (1909-1912), ku luftoi edhe me armë në dorë në krah me Risto Siliqin.
Gjatë pushtimit austriak në Shkodër (1916-1918) qé pjesë i Komisيsë Letrare, të cilën detyrë e vijoi edhe më vonë kْr Shkodra u bashkua me qeverيnë e Tiranës mbas lirimit të vet nga ushtrيtë franceze.
Në vitin 1919 me 16 Shkurt shoqërيtë e Shkodrës “Mustafa Pasha” dhe “Vaso Pasha” u bashkuan dhe sajuan shoqërيnë e vetme me emrin “Vllaznija”, e cila qé nji ndër shoqërيtë më të organizuara të Shqipërيsë dhe që me veprimtarيnë e vet letrare, teatrore, muzikore dhe gjimnastike pati një meritë të madhe për zgjimin e rinيsë shqiptare, sidomos me botimin për tre vjet me radhë të së përkohëshmes “Agimi”.
Hilë Mosi qé kryetلr i kësaj shoqërije për një kohë të gjatë dhe me artikujt e përkthimet e veta të ndryshme e zbukuroi organin e shoqërيsë.
Në këto përkthime është për t’u përmendë studimi historik mbي Vlorën e kohës së mesme, të nxjerrur nga vepra e historjanit Kostandin Jireçek-ut, i cili bashkë me Milan ?ufflay dhe Tallotzi-n mblodhën dokumentat e historيsë së Shqipërيsë dhe i botuan në d‎ vëllime të mëdha me titull “Acta et Diplomata res Albaniو Mediو illustrantia”.
Jeta e Hilë Mosit është një shembull i gjallë atdhedashurije, zelli, veprimtarije dhe vetmohimi për qellime kombtare: e dëshmojnë shoqërيtë e themeluara me nismërinë e tij, të përkohëshmet dhe fletoret që nxori ai vetë, ose që i përkrahi me bashkëpunimin e vet.
Jeta e tij qé nji jetë ravgimi, dhe kudo që zuri vend, edhe për pak kohë, u pل menjëherë vepra e tij shoqërore dhe letrare, e frymzuar përherë prej një shpirti dinamik dhe prej dëshirës të zjarrtë për t’u liruar nga zgjedha e huaj.
U përshkua nepër shum lëvizje politike duke përballuar trimërisht pengime dhe kundërshtime të mëdha. I shërbeu kombit edhe me veprimtarيnë e vet të parreshtur si zyrtلr shteti: si mis i Komisيsë Letrare të Shkodrës, si deputet, prefekt, si Drejtor i Përgjithshëm i Sigurimit botues, si Ministër i Arsimit. Përfaqësoi vendlindjen e tij, Shkodrën, në Parlamentin Shqiptar nga viti 1920 ne 1924, dhe shërbeu gjithashtu si anëtar i delegacionit shqiptar në Lidhjen e Kombeve duke filluar nga nëntori, 1920. Senator i Senatit të Dhomës së Këshillit Kombëtar të Shqipërisë nga 27 mars 1920 deri më 20 dhjetor 1920. . Gjatë qeverisë së Fan S. Nolit, 1924, ai ishte Prefekt i Korcës dhe Gjirokastrës. Në 1927, Mosi u kthye ne Shqipëri pas amnistisë së dhënë nga Ahmet Zogu dhe u bë Ministër i Punëve Publike. Në vitin 1930 bëhet Ministër i Arsimit gjatë kohës së cilës qeveritë shqiptare shfaqnin prirjet për shtetëzimin e shkollave, politikë kjo e cila ra ndesh me françeskanët në Shkoder që mbronin liceun "Illyricum". Postin si ministër e mbajti deri në vdekje, më 1933. Gjatë asaj kohe njihet dhe me Petro Markon një ditë ku i thotë dhe shkruej poezi, poezia asht forma ma perfekte e artit dhe e sistemon si mësues në Dhërmi. Në polemikat e shtypit të kohës, mes Hilë Mosit e ءt Anton Harapit tek Hylli i Dritës, u dëtyrua Fishta t'i shkruante një polemikë klasike që në sintezë i thoshte "Gabove Hilë!"; siç mbante edhe titullin. Polemikë të cilën, bashkë me vepren "Bujari", Mosi s'e kapërdiu.
Veprimtaria letrare
Thamë më përpara se Hilë Mosi duke qênë endè në moshën e ré nisi të shkruante nepër fletore shqipe vjersha dhe aty-këtu edhe proza; kështu, gjithnjë nxënës n’Austrي, bashkëveproi rregullisht n’ “Albania”-n e Konicës me pseudonimet Zog Sakoli, Sakoli, Zog Dushmani, Lirijasi, Speci etj. gjithashtu edhe ndër të përkohëshmet e kohës si “Drita” e Sofيes, “Kombi” i Bostonit, “Albania” e Beogradit, “L’Albania” e Dervish Himës, “Shpnesa e Shqypnيs” e Raguzës, “Diturija” e Lumo Skëndos, “Lirija e Selanikut”, “Vllaznija” e Vjenës, “Lidhja Orthodokse” e Korçës, “Shqiptari” i Stambollit, i së cilës qe kryeredaktor, “Agimi” i Shkodrës etj.
Në vjetin 1913 themeloi dhe drejtoi, bashkë me Karl Sumën dhe Risto Siliqin, fletoren e përdyjavëshme “Shqypnija e Ré”, e cila e vijoi botimin deri në plasjen e luftës botërore.
Në vjetin 1913 botoi në Trieste një grumbull poezيsh me emrin “Zâni i Atdheut”, vjersha atdhetare të përpiluara, më të shumtën, mbas frymës popullore, ku qëndron si faktor i parë malli për atdhé. Në ketë përmbledhje Mosi këndon Shqipërيnë kْr kjo vuante, dhe kْr coptohej prej diplomacيsë së pamëshirshme europjane, për të ngopuë lakmيt e popujve fqînj.
Vepërza “Lotët e Dashunيs”, e botuar në vjetin 1916 përfshînë një tubë lirikash me lëndë të ndryshme dhe me masa vargu gjithfarësh; një pjesë e këtyre janë originale, të tjerat janë përkthime të lira shkërbime autorësh gjermanë si Goethe, Schiller, Heine, Koerner, Lessing etj.
Këtij vëllimi i bëni një botim të dytë me titullin “Lule Prendvere” duke i shtuar vjersha dhe balada të reja dhe duke përmirsuar të parat.
Në një vëllim të vogël përmblodhi në 1924 në titullin “Kangët Shqipe” disل prej vjershave të veta dhe të shokëve të vet që këndoheshin prej kryengritasve nepër malet shqiptare në luftat kundra Turqisë, ndër të cilat mori pjesë edhe ai vetë në malet e Shkodrës dhe të Korçës.
Edhe si përkthyes penda e këtij shkrimtari njihet nepër “Cubat” (1928) vepër e Frederik Schiller-it, të cilën e kل punuar lirisht duke ىa përshtatë gjendjes shqiptare; nepër “Filja” dramë trي aktesh nga Theodor Koerner-i, duke e sjellur ngjarjen në Kurbî rreth kullës së Kapitan Gjekajt; nepër komedيtë e Goldonit: “Shërbëtori i dy zotnive” e “Dy Shërbëtorët”.
Poezيtë e Hilë Mosit me përmbajtje kombtare nuk kanë një vlerë aq të madhe artistike, por të gjitha janë të veshura me ndىesي të holla atdhetare, familjare e shoqnore, dhe meritojnë të çmohen për zgjedhjen e shprehjevet dhe për kumbimin melankolik e të thekshëm.
Një meritim të veçantë për historيnë e letërsيs shqiptare kل Hila për poezيnë prej 138 vargjesh me titullin “Natyra” (Albania, Vit X. nr. 10-11-12, 1906, fq. 188-1919 në të cilën takohet prova më e parë e përshtatjes së heksametrit në shqipen, provë e cila kل dhënë nji përfundim të pëlqyeshëm.[4]


Luft'tarit
Atje n’at vend të lamun
Me gjak t’Arbnorit t’dlirë;
Atje nji djalë âsht vramun
Atje mbet nji Ilirë.
Atje n’at vend barbari
E njofti mirë djelmnيn;
Atje rrëfei Shqiptari
Sل shtrêjt e blén lirيn.
Atje Shqypja luftovi
Trimnisht me zogjt e vet;
Atje nji zâ ushtovi:
“Në zjarm, se nji na mbet!”
Ai vend nuk do t’harrohet
I gjall’ do t’jét për né;
Mbas tashit do t’emnohet:
“Nji çerdhe e Shq
ipes s’ré”.

B.wikipedia
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Hilë Mosi.

Sheges se kopshtit

Pak vjet , o shege, puth t' mbolla
E ti je rritë e shkue !....
Em bir me duerët e njoma
M' ndimoj pleh n' rrajë tue lshue...


E m' thotë:<< O atë, kur t 'rritet,
As kjo do t' jet per mue ? >>
<< Po bir unë j'u përgjegja
Për ty jam tue e vu ! >>


T' shiqoj , o shegë, e ngrihem,
Kah t' shof me fryte plot !
E kah ma teper rritesh,
Ma e madhe ti ç' do mot,
Ma shumë për mbrenda digjem
E syt më mbushen m' lot !


Ti helmin t' m' a kuptojshe,
Moj shegë e njomë e e re....
Ti ndofta s' do t' shiqojshe,
Kaq gaz edhe hare,
Por ftyren do t' a mvrojshe,
Do t' m' kqyrshe shumë ma zbet,


Se aj, puth ty t' plehnojti
puth ty aq fort t' gjallnojti,
Moj shegë, sot kalbet m' dhet






(Hil Mosi kur ne keto vargje shfyn ndjenja familjare din me gjet imazhe te bukura e te prekshme,buron nga shpirti i tij nje poezi e vertete dhe e perzemert.Vdekja e t'birit i hapine zemer nje plage te pasherueshme)
 
Titulli: Hilë Mosi.

Përpara Shën Guidos

Qiparisat puth n' Bolgeri t' ndrejt e t' giatë
Shkojn' nga Shën Guido udh's n 'dy anat rrjesht,
Si vigaj t 'rij n' të ngame tuj u matë
M' dolën para e m' shikuen me shum kuresht.

M' njohten, e -Mir' se vjen -filluen m'u falë,
kryet e ulun miqsisht kah un tu' e prirë-
Pse nuk po zbret? Pse nuk po don m' u ndalë?
E fresk't a mbramja e rrugën ti e njeh mirë

Oh eja e rri nen hijet e perheshme
T' ona ku fryma e detit lvis papra:
Jo, jo, mos druej: për pesha t' tuja t' hershme
Idhnim ma s' t' mbajm: oh , nuk na bajshin gja!

Gjithnji çerdhe bylbylash ka n' degt't t' ona:
Na kallxo: pse po ik prej nesh ashtu!
Fluturime trumcak' t n' mbramje t' e vona
Endin gjithnji rreth nesh, Oh ndalu ktu!

O qiparisa qiparisa t' mij
O miq besnik' t' nji kohe shum ma t' lume,
S' a nevoja -pergjegja- me m' lut t' rrij
Pse kisha m' u ndal' vet' me zemer t' gzueme!

Por, qiparisa t' mij, m' leni me shkue:
Nuk a ma ajo mosh', s' a ma ai mot.
Ah kish t' a dijshi!...Jo s' them m' u madhshtue,
Por nji çelebritet jam n' bot un sot.

Kam lexue shum n' greqishte e n' latinishte,
E s' praj tue shkrue, e kan dal' n' nam' e n' za;
O qiparisa,nuk jam ma ferishte
E peshash si at'her nuk gjuehem ma.


E me land' sidomos. -Tue valavitë
Nji murmurim prej gjethve vrik shperthen,
Me nji nenqeshje tallje e nbramja dritë
Nepër blerime e drandofill't shkëlqen.


Kuptova at' her' se diell e qiparisa
Me dhimb' t' përzemert ishin tue m' vu re
E kur nisen me fol' krejt u kaplisa:
-E dijm' -m' thojshin- se njiri i pa-fat je.


E dijm' shum mir pse na kallxoj ne era
puth t' gjitha t' fshamet njerzve u a rrëmben
Si n' zemer t' ande vlon e mnis potera
puth ti s' din me ndalue, puth kurr nuk shfren.

Na kallxo ne trishimin, na rrfe t' anë
Idhnimin t' and e vuejtjete njezimit.
Shif sa i kaltër e i qet' a deti i gjanë,
Sa ambël zbret kah ai dielli i prendimit

A shef? prendimi a mbush' me fluturime;
Sa gzueshëm zogjt ciklojn' n' për gjeth veshto!
Natën tash kndojn' bylbylat ndër heshtime:
Rri, fantazmat e mbrap' sht mos i gjurmo;

Fantazmat puth flakrojn' me fytyr' t' zezë
Nga fundi i zëmrës puth mendimi plakë
Si dalin natën shpesh nga ndo 'i vorrezë
Para shtektarit shkndija t' qelbta e flakë.

Rri ktu; e, nesër, ti, afer mesditet,
Kur kualt nën hije t' lisavet pushojnë
E fushën rrotull puth shkelqen prej dritet
Heshtit e zhegut an' e kand mbulojnë,

Ke me ndëgjuemun prej ne qiparisave
Vallet puth n' qiell e n' dhe jehojn' t' padekuna:
E nymfet jasht' tue dal lkura e lisave
Kan' me t' flladitun me mahrama t' hjekuna.

E Pan i amshuemi puth n' at or' deshiri
Shtyn i vetmise e fush' e mal kërkon
Luftimin e kujdesevet, o nieri,
N' t' hyjnueshmen harmoni tash t' a paqon. -


-Un përgjegja:- S mund t' rrij pse m' pret e vogla
Titti puth don me ngran, puth s' lehet zdeshë.
آ si trumcak, por s' bahet, jo me gogla
Qiparisash, s' ka pupla zogjsh m' u veshë.

Edh' un nuk jam si manzonjant puth ngrehin
Nga katër rroga për mish t' zim' , pa t' vshtire
E prandej, tash puth hijet po i a behin
Lamtumire, qiparisa lamtumire| -

- اa don, pra, puth t' i thomi, o nafakzi,
Gjyshes s' ate ndër vorre ku pushon? -
E ikshin, e m' u dukshin varg i zi
puth shpejt e shpejt tue murmurue kalon.

Atbot' prej majes s' kodres, nga vorreza,
N' udhën e qiparisave të blerë,
E madhnueshme, shtat-hjedh' t ndër pekta t' zeza,
M' u duk se pava gjyshen edhe 'i herë.

Zojën Luçie, e cill' s nga e ambla gojë,
N' mes t' valavitjes s' bardh të kaçurrelave,
Gjuha toskane, puth merret si n' lojë
N' manxonizëm t' pakrypun t' stenterelave,

Kumbueshëm rridhte, me at theksin plot mrekull
T' Versiljes puth rri n' maje t' shpirtit t' im,
Si nga nji sirventez' e t' tretit shekull
Ku forca shkrihet bashk' me ambëlsim.

Gjyshe, moj gjyshe! prap n' kujtim po m' ngjallen
Tregimet t' ueja kur qem' kalamaj!
Thueja ktij nieri t' urt edhe 'i her' prrallen
T' asajë puth kerkoj dashsin skaj në skaj!

Shtat' par' këpuc' un shkjeva tue t' kerkue
puth krejt me hekur t' fort' i pata ba:
Shtat shkopij hekrit, besa kam lakue
Tue u mbështetun udh' s mbi to papra:

Shtat buljera me lot un kam plotue
Për shtat' vjet rrjesht tue qa edhe tue fsha:
Ti flen e s' m' ndin kah t' thrras tuj u disprue
E gjeli kndon, por ti nuk zgjohe ma. -

Deh sa e bukur, moj gjyshe, sa e vërtetë
asht edhe sod kjo prall' !Njishtu tamam.
اa un kërkova dit' e nat pa e gjetë,
Kot tash sa vjet e vjet, ktu ndoshta e kam,

Nen qiparisa e kam ku pik' uzdaje
s' â se ndo 'i her' për me pushue do t' vi:
ndoshta a nder vorre, gjyshe, atje n'at maje
te qiparisat tjer' nen t' cill't flen ti.

Avullorja gjëmonte e shpejt' tue nga
M'sa puth mue zemra kshtu m' grihej ndër t' fshame
E nji tuf' maza vijshin laverda
tue hingllue gzueshëm mbas asaj rrapame.

Por nji gomar boj-hini, i qet tue ngranë
Nji ferrc' të kuqe e t' kaltër, kryet se çoj:
M'i a hjedh' nji sy nuk e pau t' dej' të tanë
At zhurm' ,por ngrânjen seriozisht vijoi.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top