Hija antishqiptare te regjistrimi i popullsisë

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Hija ka qenë gjithnjë një metaforë e fuqisë, jo vetëm për studiuesit e pikturës. Prej vitesh në Shqipëri si hije është endur një kërkesë për një regjistrim të popullsisë, ku të tregohej etnia dhe besimi fetar. Shumëkush i ka dhënë karar duke e quajtur këtë një kërkesë dashakeqe që nxitet nga mendje ende të turbulluara kohësh të shkuara.
Tashmë regjistrimi i popullsisë mbi bazë besimi dhe etnie është drejt jetësimit dhe nuk bëhet më fjalë për një kërkesë hije. Arsyetimi zyrtar, i cili është zgjatim i arsyetimit nga vjen kërkesa, është se me këtë gjë Shqipëria plotëson një standard të Bashkimit Evropian. Regjistrimi i popullsisë me bazë besimi dhe etnie është pa dyshim një akt i lig dhe që kërkon të nxisë në këtë vend debate, fyerje dhe të stisë një identitet të ri.
Kërkesa është bërë, kahmot, nga përfaqësuesit politikë të minoritetit grek në Shqipëri. Në Evropë sot nuk ka asnjë vend që të ketë bërë një regjistrim të popullsisë mbi bazë besimi dhe etnie, pavarësisht se shumë kanë të dhëna për diversitetin e popullsive të tyre. Regjistrimi i pakicave fetare apo etnike dhe racore teorikisht ka kuptim për një qeveri kur diskriminimi ndaj tyre është shumë i madh dhe mundësia e tyre për të shkuar në shkollë është shumë e vogël, kur ata nuk merren në punë, kur ata kanë trajtim mjekësor të keq, kur gjykata dhe policia sillet me ta si me qytetarë të dorës së dytë, krahasuar me grupet e tjera të shoqërisë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një vend që e ka aplikuar këtë gjë, duke regjistruar popullsinë në bazë racore dhe qeveria ka hartuar programe të posaçme për të integruar qytetarët e saj me ngjyrë. Ata janë pranuar në shkolla pa plotësuar kriteret që janë kërkuar për të bardhët, janë mbrojtur me programe të kujdesit shëndetësor më shumë se të bardhët dhe madje presidenti Obama tha se ai do të emërojë gjyqtarë në Gjykatën Supreme që vijnë nga minoritetet me ngjyrë apo hispanike.
Megjithatë kritikat kanë qenë shumë të mëdha mbi mosfunksionim e kësaj sjelljeje, saqë shumë shtete e kanë braktisur tashmë aksionin afirmativ, siç quhet. SHBA ka vuajtur nga kjo gjë, sepse deri në vitet '70-të të zgjedhshëm ishin vetëm të bardhët dhe shumë emigrantë, por edhe vendas deklaronin se ishin të bardhë. Deri në vitin 1960 qytetarët me ngjyrë nuk kishin as të drejtë të votonin. Sot në SHBA kjo gjë është në të perënduar. Një sherif në deltën e Mississipit, i përfshirë në regjistrimin e popullsisë, thotë në një intervistë për "Los Angeles Times" se meksikanët po bëhen shumë të bardhë, ndërsa libanezët, megjithëse ishin të bardhë, ishin shumë të zinj dhe kinezët më të bardhë sesa amerikanët. Këtë ai e thoshte nisur nga integrimi i tyre në shoqërinë amerikane.
Sot në Shqipëri asnjë qytetar i minoritetit grek nuk trajtohet më keq sesa ata shqiptarë në spitale, as në zyrat e punës. Mundësinë për të shkuar në shkollë nuk e ka më të vogël sesa një shqiptar. Në gjykata apo polici nuk është dëgjuar kurrë ndonjë rast që një qytetar i minoritetit grek të jetë trajtuar më keq sesa një qytetar shqiptar.
Regjistrim të popullsisë mbi bazë minoritetesh ka pasur në Afrikën e Jugut, në regjimin e Aparteidit, dhe kjo e ligjëruar nga akti i regjistrimit të vitit 1954, ku duhej deklaruar ngjyra. Ajo kohë atje ka kaluar dhe as që bëhet fjalë për regjistrim të popullsisë duke deklaruar ngjyrën.
Për etninë dhe për fenë nuk ka asnjë vend në Evropë që të ketë kryer regjistrim të popullsisë. Të dhënat që ka qeveria britanike për shembull janë ato që ajo merr nga zyra e punës, e taksave, e kujdesit shëndetësor dhe e policisë. Këto zyra nuk kanë regjistrim të popullsisë mbi bazë besimi dhe etnie, por kanë të dhëna për shkak të punës së tyre të përditshme dhe i raportojnë këto të dhëna te Zyra Kombëtare e Statistikave. Edhe vendet e tjera kanë të dhëna mbi etninë dhe besimin, por regjistrim shtetëror askush nuk bën. Dhjetëra organizata, institute private bëjnë anketime dhe nxjerrin të dhëna. Në SHBA për shembull të dhënat më të referueshme janë ato të Pew Forum On Family & Religion. Instituti Pew Research është një makineri e madhe private sondazhesh dhe studimesh atje, dhe bën gjithfarë vëzhgimesh.
Verën e kaluar në Francë, i vetmi vend në botë deri më tani, presidenti Sarkozy emëroi një qytetar me origjinë algjeriane, Yazid Sabeg, që të drejtojë një agjenci për të regjistruar popullsinë në bazë etnie dhe feje. Franca është vendi me numrin më të madh të myslimanëve në Evropë. Të rinjtë emigrantë në Francë janë dy herë më shumë në numër të papunë sesa ata francezë. Varfëria në familjet e tyre është e thekshme krahasuar me ato franceze. Mundësitë e tyre për të shkuar në shkollë janë pakrahasimisht larg me ato të francezëve. Shumë prej tyre vdesin, edhe pa u kontrolluar fare te mjeku. Presidenti Sarkozy tha se duhet të marrë fund kjo gjendje, emigrantët duhet të integrohen, por fillimisht na duhen të dhëna. Kjo qe arsyeja pse ai emëroi një biznesmen me origjinë algjeriane në krye të kësaj pune. Kritikat megjithatë nuk munguan dhe qenë therëse. Dhjetëra shoqata për të drejtat e njeriut thanë se kjo bëhet që pas evidentimit ata të zbohen nga Franca ose të kenë mundësi më të vogla për të fituar një punë apo shkollë. Presidenti këmbënguli se donte të kundërtën. Kompanitë më të mëdha në Francë u mblodhën nën drejtimin e Yazid Sabeg, drejtorit të projektit të regjistrimit mbi bazë besimi dhe etnie, dhe nënshkruan një marrëveshje ku zotohen të promovojnë integrimin e minoriteteve në kompanitë e tyre. Dhe kjo po funksionon sipas të dhënave të Ministrisë franceze të Ekonomisë. Megjithatë regjistrimi i popullsisë mbi bazë feje dhe etnie ngeci. Këshilli Kushtetues në Francë e quajti thyerje të së drejtës klasifikimin e qytetarëve sipas origjinës dhe besimit. Këshilli Kushtetues është për Francën Gjykata Kushtetuese dhe është autoriteti më i lartë kushtetues. Presidenti Sarkozy, për të qetësuar kritikat, ngriti një komision special për ta parë nëse mund të gjendet mundësi ligjore që të bëhet ky regjistrim i popullsisë dhe për të vlerësuar diversitetin në të. Komisioni tha se mund të përdoren statistika për të vlerësuar diskriminim, por ai rrëzoi mundësinë e aksionit afirmativ dhe për pasojë edhe regjistrimin me bazë etnie dhe besimi.
Shqipëria kësisoj është i vetmi vend në Evropë që ndërmerr në mënyrë të verbër një nismë për regjistrimin e popullsisë në bazë besimi dhe etnie. Në esetë e librarisë së Kongresit Amerikan (S. S. Nicholas of Louisville, Kli-NTUCKT. Entered, according to Act of Congress, in the year 1863) për pushtetin e shumicës, thuhet se ajo nuk asnjë të drejtë natyrale për pushtet arbitrar, ajo ka pushtet si mjeku mbi pacientin, për të shëruar, jo për të vrarë. Në Shqipëri regjistrimi i popullsisë me bazë besimi dhe etnie nuk shëron. Regjistrimi i popullsisë kësisoj është thjesht uzurpim i një pushteti që nuk i takon qeverisë në këtë rast.
Shqipëria është një vend laik dhe qeveria nuk ka asnjë arsye të dijë se çfarë besimi kanë qytetarët e saj. Demokracia iu ofron besimtarëve një marrëveshje: të pranojnë si çmim për ekzistencën e shoqërisë civile faktin që ata nuk duhet kurrë të imponojnë bindjet e tyre dhe shteti nuk mund të përdorë fuqinë e tij për të cenuar një besim. Në anën tjetër, qytetarët janë të lirë të ushtrojnë besimin e tyre siç ata e ndjejnë dhe janë të lirë të debatojnë me të tjetër në atë që quhet treg idesh. Deklarimi i besimit pas një kërkese të qeverisë e cenon laicizmin, por në kushtet e Shqipërisë, kur 500 mijë njerëz punojnë në Greqi, cenon edhe lirinë e tyre për të shprehur besimin.
Regjistrimi i popullsisë mbi bazë besimi dhe etnie me anë të një programi shtetëror është edhe thyerje e parimeve themelore të shtetit. Gjyqtari i Gjykatës Supreme në SHBA, Holmes, ish-hero lufte, në vitin 1906 thoshte se taksat janë çmimi që ne paguajmë për të jetuar në një shoqëri civile. Në rastin tonë taksat po përdoren për ta dëmtuar shoqërinë civile. Profesoresha e ligjeve në universitetin e Dayton-it, Vernellia Randall, e cila është ndër zërat më influentë për të drejtat e minoriteteve, thotë se kemi të bëjmë me minoritet në rastin kur anëtarët e një grupi shoqëror kanë në mënyrë të dukshme më pak kontroll mbi jetët e tyre sesa grupe të tjera dominante të shoqërisë. Rasti i qytetarëve grekë në Shqipëri nuk është ky, e as rasti i besimtarëve ortodoksë, katolikë apo bektashinj e myslimanë. Në anën tjetër, profesoresha Randall thotë se nuk ka kufij matematikë për të evidentuar një grup në minoritet dhe ajo merr shembull qytetarët me ngjyrë që shkojnë në shtete të caktuara edhe në 50% apo edhe më shumë. Kësisoj arsyet vulgare të kinse standardeve të BE për pakicat janë të paqena, pasi më parë është i paqenë diskriminimi.
Po të ishte për arsye integrimi, mund të regjistroheshin qytetarët me ngjyrë në Shqipëri, që jetojnë në mizerje dhe realisht janë të diskriminuar. Hija është vërtet simbol i fuqisë dhe në këtë rast me regjistrimin me bazë feje dhe etnie, ajo po bën një prej dëmeve më të mëdha që mund t'i bëhen këtij vendi.
 
Titulli: Hija antishqiptare te regjistrimi i popullsisë

XHUFI: 'Berisha i dytë po bën tradhti kombëtare'

Nisma e qeverisë për të "kataloguar" shqiptarët në bazë të ndarjeve fetare dhe etnisë ka gjetur kundërshtime të forta te bota akademike shqiptare, e cila e konsideron si plotësimin e ëndrrës së vjetër greke për marrjen e territoreve shqiptare.

Nëse një gjë e tillë do të ndodhë, atëherë Greqia do të kërkojë atë që ajo e quan Vorio-Epir. Historiani Pëllumb Xhufi komenton nismën e re të qeverisë, duke e konsideruar si një tradhti kombëtare.

Z. Xhufi, si e vlerësoni nismën e qeverisë për regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike dhe fetare?

E konsideroj tradhtinë e radhës ndaj interesave të vendit, një lëshim të turpshëm ndaj presioneve të qarqeve nacionaliste greke, zyrtare e jo zyrtare, që kërkojnë të zbatojnë deri në një projektin nacionalist të tjetërsimit të Shqipërisë së Jugut ("Vorio-Epiri").

Regjistrimi i popullsisë mbi baza etnike e fetare ishte një ndër 6 pikat e ultimatumit që ish-kryeministri grek Miçotaqis i paraqiti në korrik 1993 Berishës së Parë. Berisha i Dytë, deri më sot, kishte zbatuar pesë nga gjashtë pikat, madje në 2009 i bëri së bijës së Miçotaqisit, zonjës Bakojanis, një dhuratë të papritur, marrëveshjen për faljen e hapësirës detare, që babai i saj nuk kishte guxuar ta kërkonte në 1993.

Dhe, pikërisht dje, qeveria Berisha, nëpërmjet një zëdhënësi të denjë për kësi lloj kumtesh, njoftoi nisjen e procesit për realizimin e pikës 6 të ultimatumit Miçotaqis: regjistrimin e popullsisë me përcaktim të kombësisë e të besimit.

Shqipëria, që me kushtetutë vetë-shpallet shteti i qytetarëve pa dallim kombësie e besimi, detyrohet tani, nën presionin grek, të zbresë në nivelin e një shteti që vendos shenja dallimi midis shtetasve të vet.

Në Evropën moderne mbizotëron koncepti i shtetit të qytetarëve, pa përcaktime të karakterit etnik apo fetar. Vërtet, në vendin fqinj Kushtetuta heq një dallim të qartë midis "grekëve" dhe "ortodoksëve", nga njëra anë, dhe "të tjerëve", nga ana tjetër, të cilët "të tjerë", ndryshe nga "grekët" e nga "ortodoksit", nuk kanë të drejtë të vetë-identifikohen, të organizohen në parti e shoqata e të punësohen në sektorin publik.

Por, Greqia nuk është një rast për t'u marrë shembull për standarde të të drejtave të njeriut e të minoriteteve: në fakt, ka refuzuar edhe të njohë konventat përkatëse të Këshillit të Evropës.

Ndaj, duke marrë në konsideratë edhe të tjera punë të errëta që qeveria Berisha ka kryer gjatë këtyre viteve (marrëveshja e kufirit detar, protokolli për varrezat e ushtarëve grekë, hapja e shkollave greke në vende nevralgjike, si Himarë, Korçë etj.), gjykoj se kemi të bëjmë me një shitje të interesave të vendit, e pra me një shkelje tjetër të rëndë të Kushtetutës. Diku e kam quajtur edhe "tradhti kombëtare", dhe e tillë është.

اfarë sjell, sipas jush, kjo ndarje në marrëdhëniet mes shqiptarëve?

Nuk besoj se do të sjellë ndonjë dramë në marrëdhëniet mes shqiptarëve. Ata shqiptarë, që për arsye materiale e njerëzore, do të pranonin të vetë-deklaroheshin si "grekë", do të vazhdonin edhe më tej të ndjeheshin shqiptarë.

Por, nëse vërtet qeveria shqiptare do t'i shkojë deri në fund marrëzisë së saj, d.m.th., do lejojë që kombësia të njihet e të regjistrohet si e tillë vetëm mbi bazë të deklarimit, pa marrë në konsideratë elementët e tjerë objektivë, familjarë, historikë, anagrafikë etj., atëherë do të lindin probleme të rënda, që nuk lëndojnë "sedrën" kombëtare të njërit apo të tjetrit, por integritetin e shtetit shqiptar dhe vetë sigurinë kombëtare.

Qeveria shqiptare, kjo e Berishës, po merr mbi shpatulla një përgjegjësi të rëndë, atë të sajimit artificial të një minoriteti grek të paqenë, prej 100, 200, 300 apo 400 mijë personash.

Dhe atëherë, Shqipëria duhet të fillonte një "jetë të re": pikë së pari do të duhej të ripagëzohej si një shtet multietnik, do të duhej të nënshkruante me Dulen një marrëveshje si ajo e Ohrit, do të duhej të paguante me buxhetin e shtetit helenizimin e shqiptarëve të vetë-deklaruar si grekë, do të duhej të kishte grek presidentin ose kryeministrin e një mori të tërë ministrash.

Kur them "grek", e kam fjalën për grekë të thekur të tipit Bollano e Ksera, që janë gati të fshijnë nga harta jo më Jugun, por gjithë Shqipërinë.

Historiani Godo thekson se kjo ndarje sjell rivalitete fetare, sipas jush, a është e mundshme një e gjë e tillë?

Sigurisht, nga një deklarim nën presion i kombësisë dhe i besimit, edhe harta fetare e Shqipërisë do të ndryshojë rrënjësisht.

Prej plot 20 vjetësh, Athina ka ushqyer te shqiptarët një refleks të kushtëzuar: kush deklarohet "vorioepirot" dhe kush ndërron emrin dhe fenë, i ka shanset për të marrë një vizë, për të marrë një dokument, për të marrë një pension.

Pra, veç shtimit ireal të numrit të "grekëve", do të kishim edhe një proces paralel të një proselitizmi të detyruar. Dhe të mendosh, që në Greqi proselitizmi ndalohet nga vetë Kushtetuta e atij vendi.

Në ç'mënyrë mund të sjellë rivalitete fetare, regjistrimi i popullsisë mbi këtë bazë?
Së pari, rivalitetet fetare në Shqipëri nuk kanë qenë asnjëherë "endogjene": ato janë inspiruar nga politikanë e klerikë të huaj.

Ky është një mësim i patundur i historisë. Sigurisht, një regjistrim i tillë, plot prapaskena e prapamendime, do t'i jepte dorë krejtësisht të lirë qarqeve antishqiptare, brenda dhe jashtë Shqipërisë, për të mbjellë ndasi, mëri, armiqësi mes vetë shqiptarëve. ثshtë një punë që e kanë bërë përherë, dhe jo pa rezultate.

Por, edhe në këtë kuptim, përgjegjësia e autoriteteve shqiptare do të jetë e jashtëzakonshme: me një regjistrim të tillë ato i bëjnë një atentat të rëndë kohezionit shoqëror e moral të popullit shqiptar.Shekulli On
 
Titulli: Hija antishqiptare te regjistrimi i popullsisë

Ky lloj rregjistrimi eshte kurorzimi i punes se kolonel Janullatosit.
 
Titulli: Hija antishqiptare te regjistrimi i popullsisë

do dali fjala e bollanos dhe burrelsit qe jugu eshte i grekut dhe shqipetaret do jene minoritet ne vendin e vete
a te rrofsha p...en o sali berisha mire jua ben se evropa nuk do te na lere te levizim te lire beje regjistrimin tani ku ca maqedonas .ca greke ,ca malazez,ca romune (vllehet)qe vetem elbasani me kavajen te ngelen shqipatare
 
Titulli: Hija antishqiptare te regjistrimi i popullsisë

Rregjistrimi fetar, premtimi i Berishës për njeriun-kyç të 'Vorio Epirit'

















Arkivi i shtypit shqiptar ka nje date interesante lidhur me rregjistrimin e popullsise me baze etnike dhe fetare. Ne nje interviste me Nikolas Gejxh, njeriun simbol te perpjekjeve greke per Vorio Epirin, thuhet se regjistrimi me baze fene, i eshte premtuar atij (Gejxhit) nga Berisha.
Gejxh dhe Berisha u takuan pas 10 vitesh armiqesi reciproke, me ndermjetesine e ambasades amerikane. Gejxh ishte shpallur nga vete Berisha person non grata ne Shqiperi, por pas takimit Berisha deklaroi:
"Per hir te se vertetes, ceshtja eshte pak me ndryshe... Nuk ia vlen shume qe te rremosh. Ndersa gjykoj se asgje, asnje cope toke e planetit, nuk ka ndryshuar me shume se Ballkani. ..Takimi qe une bera me Ambasadorin Jeffrey dhe publicistin, shkrimtarin Nikolas Gage, u perqendrua teresisht pothuajse ne respektivat e integrimeve ballkanike dhe europiane. Nga ana tjeter nuk e fsheh dhe dua ta rikonfirmoj qendrimin tim ndaj pakicave. Do respektohen dhe te garantohen plotesisht standartet nderkombetare te pakicave ne Shqiperi", tha Berisha.
Kurse Gejxh deklaroi se "Berisha ka ndryshuar dhe se te gjithe ne jete bejme gabime.."
'Ne diskutuam kryesisisht për të ardhmen e Shqipërisë, si ta përmirësojmë atë, përfshi dhe situatën e minoritetit grek. Ai tha se ishte i vendosur që minoriteti grek dhe minoritetet e tjera të kenë të drejtën për të deklaruar identitetin etnik dhe fetar në një regjistrim të pritshëm. Ne nuk disktuam për të kaluarën, sepse unë mendoj se ishte një keqkuptim prej të cilit të dy kemi nxjerrë mësime, - tha Gejxh
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top