Hidrocentralet në lumin Vjosë do të jepen me koncesion

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

Tiranë - Hidrocentralet në kaskadën e lumit Vjosë do të jepen me koncesion dhe për këtë qëllim do të kryhen procedurat e prokurimit për shërbimin e konsulencës.
Ky vendim është marrë në mbledhjen e fundit të qeverisë në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr. 9643 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar dhe të ligjit nr. 10025 “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

Në bazë të këtij vendimi, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës do të kryejë procedurat e prokurimit “Tender i hapur ndërkombëtar”, me objekt “Shërbim konsulence për projektin e kërkuar të ndërtimit me koncesion të hidrocentraleve në kaskadën e lumit Vjosë”.

Fondi limit për kryerjen e këtij shërbimi, prej 13 000 000 lekësh, do të përballohet nga buxheti i vitit 2009, miratuar për Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe Ministria e Financave.
*start*
 
Back
Top