Hidhni dhe ju farërat tuaja!

Kresha

A pretty face can never trick me


S’ka rëndësi nëse do i shijoni frutat dhe lulet e tyre. Padyshim që dikush tjetër do të mrekullohet nga kontributi juaj.

Personi për të cilin do të flasim, jetonte në një qytet të madh dhe punonte në një fabrikë, pesëdhjetë minuta larg shtëpisë së tij. Një ditë, teksa po hipte në autobusin e linjës së përditshme, bashkë me të hipi dhe një grua e thyer në moshë. Ajo nuk u ul derisa gjeti një vend pranë penxheres. Me tu ulur, hapi çantën e saj, nxori një qese me fara, e hapi dhe i vërtiti farat jashtë penxheres.

Burri, i çuditur nga ai gjest, e pyeti:”Më falni, po çfarë hodhët ashtu?!”

E moshuara iu përgjigj:”Hodha ca fara.”

Burri:”Fara?! اfarë farash?!”

Gruaja:”Fara trëndafili. Sa herë që udhëtoj në këtë rrugë, i shoh lulishtet anash bosh, pa asnjë lule. Mua më pëlqen që teksa udhëtoj, ta shoh rrugën plot trëndafila shumëngjyrësh. A mund të ketë panoramë më të bukur?!”

Burri:”Por ato farëra kryesisht bien mbi rrugë ose trotuar dhe prishen nga gomat e makinave ose këpucët e njerëzve! Mos beson se farërat e mbetura do të mbijnë anash rrugës?!”

E moshuara:”Dëgjo biri im! Unë e di se shumica e këtyre farërave do të prishen. Ashtu siç e di se shumë pak prej tyre, do të arrijnë të mbulohen nga pluhuri dhe dheu, në pritje të asaj dite kur mund të lulëzojnë. Kështu që, këto farëra kanë një mundësi për të mbirë, apo jo?”

Burri:”Po këtyre pak farërave u lipset ujë që të mbijnë!”

E moshuara:”Unë bëj punën time. Farërave u duhet të presin ditët e shiut për këtë. Por nëse unë nuk i hedh këto farëra, ato kurrë nuk mund të mbijnë.”

Mandej, e moshuara ktheu kokën nga penxherja dhe vazhdoi ritualin e saj të përditshëm.

Burri zbriti nga autobusi, i bindur se sapo ishte ndarë me një të moshuar të cilën e kishin lënë mendtë.

Pasi kishin kaluar disa kohë, personazhi ynë hipën një ditë në autobus dhe i rastis të ulet mu pranë penxheres. Në një moment, ai ngre lart kokën dhe hedh shikimin jashtë, ku sytë i hasin një lulishte të gjatë plot trëndafila me ngjyra nga më të ndryshmet. Menjëherë, atij iu kujtua e moshuara dhe pyeti fatorinon:”Ku është ajo e moshuara që hidhte farëra nga penxherja?”

Ai i tregoi se ajo kishte ndërruar jetë nga një atak zemre. Burri u kthye sërish në ndenjësen e tij, duke mos ia ndarë sytë asaj panorame plot trëndafila të lulëzuar. Me vete ai mendoi:”Trëndafilat kanë çelur, por çfarë fitoi plaka e gjorë?! Ajo as që i ka parë me sy!”

Në ato çaste, mendimet ia ndërpret zëri i ëmbël i një vajze të vogël e cila sapo ishte ulur në ndenjësen përballë. Gjithë kënaqësi dhe entuziazëm, ajo thërriste:”Ua sa bukur! O Zot sa shumë trëndafila! Si quhen këto trëndafila?”

Atëherë burri e kuptoi aktin bamirës të asaj gruaje të moshuar. Ajo ndihej e lumtur, edhe nëse nuk i shihte me sytë e saj trëndafilat. Kështu, përveç trëndafilave, ajo u dërgonte njerëzve një mesazh të rëndësishëm: Hidhni farërat tuaja! S’ka rëndësi nëse do i shijoni frutat dhe lulet e tyre. Padyshim që dikush tjetër do të mrekullohet nga kontributi juaj./AO/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top