Hici... Ekziston?!

Titulli: Hici... Ekziston?!

Pyesim-ckemi?
Themi:hic asgje
Dmth qe ska asgje,zbrazeti,por kur themi hic do te thote qe kjo ekziston,me pak fjale teorikisht ekziston dhe praktikisht tregon mosekzistencen e dickaje!
 
Titulli: Hici... Ekziston?!

Ku ka energji, ka dicka, dhe duke qene se energjia ekziston kudo, nuk ekziston hici.
 
Titulli: Hici... Ekziston?!

nuk ekziston hici..
 
Titulli: Hici... Ekziston?!

hici è hic....
e ver8 qe e xdorim ne sh pgj,po è thjesht shprehje,fjale e atij muhabeti....
x mua hici nuk ekziton;)
 
Titulli: Hici... Ekziston?!

Hiçi ekziston por nuk është absolut, pasi që diçka ekziston në të!
ثshtë vet hapësira boshe pa materien!

Kjo qe thua eshte shume kontradiktore!! Kjo sepse vete ekzistenca e lendeve te tjera eshte nje rezultat i bashkeveprimit fizik. Dhe nese do te kishe hapsire boshe midis dy trupave do te thote qe ne keto dy trupa do kishte vetem bashkeveprim. Gje qe do i bente keto trupa te rrinin ngjitur me njera-tjetren. Duke qene se rrine bashke nuk mund te kete ndo1 gje midis tyre. Dhe nese nuk ka asgje midis tyre do te thote qe nuk ekziston ajo hapsira per te cilen ti flet. Megjithate hapsira nuk eshte e perbere vetem nga materia por eshte e mbushur kryesisht me forca, dhe shembulli me konkret eshte Universi. Deri para pak vitesh mendohej qe dhe hapesira jashte orbites se tokes eshte bosh. Ne fakt eshte provuar me ane te nje eksperimenti qe hapsira eshte e mbushur me antineutrone (lloje grimcash qe clirojne energji ne nje fraksion shume te vogel te sec duke u shnderruar ne energji), dhe kjo ishte nje nga provat e zbuluara se fundmi qe mbeshteti fuqishem teorine e Big Bangut si teori e krijimit te botes. Pra praktikisht nuk mund te kete hic.
 
Titulli: Hici... Ekziston?!

Jeta: Ckemi Nostra? Cfare po ben?
Nostra: Hic... Mire.
Jeta: :D

_________

Shen Augustini thot "Une e di cfare eshte hici, po nuk di si t'ua shpjegoj"...

Ne mundohemi te pakten lol.



nese do te marrim per baze akoma teorite e Shen Agustinit (filozof i mesjetes qe e vuri filozofine ne sherbim te fese) nuk do ishim ketu ku jemi sot. Eshte thjesht nje filozof mesjetar dijet e te cilit ishin te kufizuara dhe per me teper syte i kishte te mbyllura nga feja, dhe nuk mund te filozofosh per boten reale nese e ke porten e dijes te mbyllur nga nje shul qe quhet fe. Sepse vete tipari kryesor i fese eshte pandryshueshmeria (gjithcka qe ndodh eshte e shkruar qe me perpara) dhe kjo do te thote qe nese nje njeri pranon fene si filozofine e jetes se tij, nuk eshte i afte te filozofoje mirfilli, ndaj nuk duhet qe te fokusohemi tek filozofia mesjetare qe e beri kete gabim, por te filozofia moderne qe me ane te eksperimenteve shkencore (Frojdi, Nietzche
etj. por madje dhe shkencetare te cilet arrijne nje perfundim me ane te nje eksperimenti, i kthejne pergjigje pyetjeve te kahhershme te filozofise).
 
Titulli: Hici... Ekziston?!

Hic ka vetem at´her kur ska asnje qenje te gjall,,
 
Titulli: Hici... Ekziston?!

Hic ka vetem at´her kur ska asnje qenje te gjall,,


Ne filozofi nuk mendoj se hici ka te beje me jeten, ose me qeniet e gjalla, sepse me sa dime, materia ka qene shume here me perpara se te krijohej njerezimi madje dhe shume here me perpara se te kishte jete primitive ne Toke. Prandaj nese do ta lidhim hicin me jeten ose me gjallesat do te na duhet te pranojme qe para se te krijoheshin gjallesat, te mos kete pasur materie (megjithate dhe kjo nuk do te thote qe ka pasur hic). Gje qe nuk eshte e vertete.
 
Titulli: Hici... Ekziston?!

nese qenja e gjall nuk egziston,,,askujt nuk do ti shkoj mendja tek materiet!!!

gjithshka kthehet ne inegzistente,

Pavaresisht ishim apo nuk ishim ne, bota u krijua. Dhe ndenji ashtu. Nese ti thua qe nuk i intereson njeriu kjo nuk do te thote qe ka hic. Thjesht nuk ka njeri qe ta studioje ate materie dhe kjo do vinte ne dyshim ekzistencen e materies, po jo te vinte ne dyshim mos ekzistencen e hicit. Megjithate mos pasja e interesit per dicka nuk e kthen ne mos ekzistente po ne dicka pa vlere dhe pa interes. Dhe nese eshte keshtu sic thua ti, meqe ne nuk kemi ekzistuar para se te krijohej bota, do jetonim ne hic, meqe materia nuk ka rendesi. Realisht nuk eshte keshtu. Pra dhe nese ne nje dimension tjeter, ku ka vetem energji, te ndodhe te krijohet materie, per momentin ajo do te jete e parendesishme, por ne ate cast kur te kete krijim jete ajo do te behet shume e rendesishme, per vet faktin se do te ngrihet pyetja: Nga u krijua kjo materie?????? Gje qe po pyet dhe njerezimi sot e kesaj dite dhe nuk i ka dhene pergjigje.
 
Titulli: Hici... Ekziston?!

V rave,,,nese ti sdo te kishe lindur,,,,do te kishte egzistuar dicka per ty?????
 
Titulli: Hici... Ekziston?!

Kete po perpiqem te te shpjegoj. Koncepti i hicit nuk lidhet me ekzistencen e njerit apo tjetrit. Ajo eshte bota e brendshme shpirterore qe ti flet. Dhe nese une nuk do te ekzistoja, do te ekzistonte dikush per te mbushur ate hapsire. Por nese flasim per jeten reale, sigurisht qe gjerat do te vazhdonin te ekzistonin dhe pa mua, sepse sot po vdesin me mijera njerez ne dite dhe bota nuk ka pushuar se ekzistuari. Madje dhe nese pushon bota se ekzistuari nuk do ngelet kurre nje hapsire boshe, por nje hapsire me energji.
 
Titulli: Hici... Ekziston?!

nuk do te mbetet nje hapsir boshe,por nje hapsire me energji.

po kte e thua ti,,qe e njeh,,,dhe e din se c´far do ngelet,por mos egzistenca jote,,merr gjithshka qe ti din me vete,,
duke perfshir edhe kujtesen qe ka patur ndonjeher dicka,,
sepse edhe un e di qe hapsira nuk ngelet boshe,,,por ajo nuk egziston,,,sepse nuk ka kujt ti shfaqet,,

dhe dicka qe esht e pa dukshme,,,e pa ndjeshme,,dhe harruar ne kujtesen e dikujt(( i cili nuk egziston as vet me)),,,,,,,,,
at´her ajo nuk egziston.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Hici... Ekziston?!

Po jam shume dakort, dhe une kete thashe, po kjo nuk do te thote qe eshte boshe. Megjithese nuk ekziston nuk eshte boshe. Pikerisht per kete arsye sepse nese nuk ekziston, nuk ka se ku te qendroje boshlleku ose hici. Pra hici duhet te mbushe nje pjese te hapsires, po nese kjo pjese nuk ekziston, nuk ka cfare te mbush. Keshtu qe vijme perseri dhe me kete arsyetim ne perfundimin qe hici nuk ekziston.
 
Titulli: Hici... Ekziston?!

Zem shembull,,presjet pikat dhe te gjitha shenjat qe do te rreshtoj me posht,,,,jan te dukshme vetem dhe vetem per shkronjen A

tani kur A-ja filloj nga A-ja,,

shikoj mesoj dhe ne kujtesen e saj,,mbajti kto shenja,,,,,,,,,,,,:::::::::: ° o.......######§§§§§§§§§§,)dhe deri ktu A-ja esht i vetmja shkronj qe din se c´far ka par,,sepse per tjeter shkronj,,kto kan qen inegzistente c´do her!!!!


tani nese A-ja,,bie dhe behet inegzistente,,,

c´far ngel ne egzistenc???


:konfuz:
 
Titulli: Hici... Ekziston?!

Aty ngel nje hapsire. Qe eshte e perbere nga nje fushe e bardhe qe eshte sfondi. Eshte njesoj sikur te kesh nje gote me uje. E derdh ujin. Kjo nuk do te thote qe gota eshte bosh. Jo. Aty ka ajer.
 
Titulli: Hici... Ekziston?!

Aty ngel nje hapsire.

po kush e din pervec shkronjes A qe hapsira ka egzistuar ndonjeher???


ja ta bejm ne nje mynyr me te thjesht,,,


zem shembull qe kjo post esht universi,,me hapsiren materie planete dhe gjithshka qe ka,,

:flutur: :fluturoze:

:shpata:
:fluturverdhe:
:puth: :byca:
:djalle: :loves: :gezuar:
:dj: lekund:
:droge:
:qesh:

tani mbylli syt,,,,dhe drejtohu ne drejtim te postes sime,,,,,,,,,,,,,,c´far do te ngeli????????
 
Titulli: Hici... Ekziston?!

Shiko une thjesht nuk do ta shoh ate post, po kjo nuk do te thote qe nuk eshte aty. Dhe nese une nuk do ta kisha pare do vinte dikush tjeter dhe do ta shihte dhe do kthente pegjigje. Megjithate nese do te marrim nje shembull tjeter qe te na perjashtoje lojen e fjaleve: Une tani do shkruaj dicka ne nje cope leter. Ti nuk e sheh dot, ca po shkruaj une. Megjithate kjo nuk do te thote qe une nuk kam shkruar. Pra ajo qe dua te them eshte qe hicin nuk e perkufizon paftesia per te ndijuar e njeriut, sepse dhe ekzistenca e tij, sjell vetem ndijim dhe perceptim te Universit (qe do te te keshilloja mos ta merrje vetem si koncept materie sepse shumica eshte energji). Pra une nuk e di cfare ka 8 miliard km larg meje po kjo nuk do te thote qe nuk ka asgje. sepse po te kishte hic, ajo pjese e hapsires tani do ishte perplasur me pjesen tjeter, sepse ne te do te bashkevepronin forcat terheqese midis dy trupave dhe nese midis tyre ka asjge, i bie qe te jene te ngjitur me njeri-tjetrin. (arsyetimi qe bera dhe me pare). Me duket se ti ke parasysh fjalen hic dhe jo termin filozofik hic. Ne filozofi termi hic lidhet vetem me fene, po eshte nje kendveshtrim qe eshte shume i papranueshem pikerisht per shkak te atij arsyetimi me forca qe te bera me pare.
 
Titulli: Hici... Ekziston?!

Shiko une thjesht nuk do ta shoh ate post,

ja pra ku me dole ne posten time te par,,

nese qenja e gjall nuk do te egzistonte me,,,at´her askush nuk do ta shikonte me kurr ate post,

kur nuk mund te shikohet me kurr egzistenca e dickaje,,,,at´her do te thot se ajo nuk egziston me kurr,
 
Titulli: Hici... Ekziston?!

Po jo me Ilirjam se ta thashe: Une e shkruajta letren, ti nuk e pe. Po kjo nuk do te thote qe nuk ekziston sepse megjithese ti nuk e ke pare, une e kam ne dore tani.
 
Titulli: Hici... Ekziston?!

Po jo me Ilirjam se ta thashe: Une e shkruajta letren, ti nuk e pe. Po kjo nuk do te thote qe nuk ekziston sepse megjithese ti nuk e ke pare, une e kam ne dore tani.


Okay ti mban letren ne dor,,dhe si mund te egzistoj ajo per mua????

deri ne momentin qe un hap syt dhe e shikoj perseri,,,ajo nuk egziston mor djal,,,sepse nuk ka asnje pal sy te tjer qe mund ta shikojn,

dhe nese sdo te hapja syt asnjeher,,ajo zdote egzistonte asnjeher,,edhe pse ti e mban ne dor,,ajo esht = me nje hic,,

sepse gjith perbajtja e saj,,,nga mbyllja e par e syve,,do te mbetet e pa dukshme,,,dhe gjithshka,,behet e barabart me asgje,,dmth me hic
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Hici... Ekziston?!

po pse e padukshmja eshte e barabarte me hicin??
 
Titulli: Hici... Ekziston?!

dmth per ty ajri eshte hic??? meqe ne nuk e shohim dot kurre????
 
Titulli: Hici... Ekziston?!

Hici nuk eksiston sepse dhe barbonat qe flene rrugeve dicka jane ......................DHE plehrat jan dicka hici nuk eksiston .
 
Titulli: Hici... Ekziston?!

dmth per ty ajri eshte hic??? meqe ne nuk e shohim dot kurre????

mos i ngatrro gjerat,,,

ajri nuk shikohet por thithet,,,kur njeriu merr frym,

por kur askush nuk merr frym,,,nuk egziston as ajri,,

un te kam then ne posten e par,,qe asgje,,do te ket vetem kur mos te ket qenje te gjall,,

sepse qenja e gjall esht e vetmja qe ndjen degjon shikon dhe din c´far ka perjetuar,

un kur te thash mbylli syt,,,nuk e kisha ne kuptimin,,qe mbylli syt,,por jeto ne aspekte tjera dhe merr ajer,,te thah te "vdesesh" per momentin,,

dhe deri kur te ringjallesh,,sdo te egzistonte asgje,,,apstaj kur ringjallesh,,merr frym,,merr ajer edhe shikon c´do gje si me par,,

kjo eht e thjesht per tu kuptuar:)
 
Titulli: Hici... Ekziston?!

Po nuk ka kuptim kjo qe thua. Pse nese ti le nje post dhe nuk i kthen pergjigje njeri, dmth qe nuk ekziston??????
 
Titulli: Hici... Ekziston?!

Po nuk ka kuptim kjo qe thua. Pse nese ti le nje post dhe nuk i kthen pergjigje njeri, dmth qe nuk ekziston??????

po e drejt do te thote qe per mua sekziston por per nje tjter qe e di qe eshte aty ekziston rrjedhimisht ai post ekziston,po te mos ekzistonin per asnje sdo te thote qe ai post seshte aty ai eshte por thjesht nuk eshte zbuluar,,
 
Titulli: Hici... Ekziston?!

Po nuk ka kuptim kjo qe thua. Pse nese ti le nje post dhe nuk i kthen pergjigje njeri, dmth qe nuk ekziston??????

jo nese nuk i kthen pergjigje njeri,,,

por nese ska me asnje njeri te gjall,,,per ta lexuar,,

vlera e postes esht e barabart me asgje,,ajo esht inegzistente,,,sepse ska njeri ne bot te shikoj egzistencen e saj,

do thuash ti,,por ajo qendron e shkruar,,edhe pse nuk e lexon njeri,,,

mir pra ne e dim,,qe ajo do qendroj e shkruar,,po kur te vdesim kush do ta dij????

askush,,,gjithshka behet e barabart me asgje,,,
 
Titulli: Hici... Ekziston?!

Po nuk ka njeri qe ta dije, po ajo aty eshte.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top