Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Hetimet për varrezën masive

Prokuroria serbe ka filluar hetimet paraprake lidhur me varrezën masive në afërsi të Rashkës, ku dyshohet se ndodhen mbetjet mortore të të paktën 250 shqiptarëve nga Kosova, të vrarë gjatë luftës.

rashka-kosove-germimet.jpg


Gjashtë mbetje mortore janë gjetur, dy prej të cilave janë konfirmuar se u përkasin viktimave nga Kosova. Mbi varrezën masive është ndërtuar një objekt dhe gjurmët janë fshehur.

Ajo ka qenë pjesë e dyshimeve, por edhe mohoimeve se aty mund të ndodheshin mbetjet mortore të shqiptarëve nga Kosova. Bruno Vekariç, zv.prokuror i përgjithshëm në gjykatën për krime lufte në Beograd, thotë se procesi do të jetë profesional.

“Përputhja apo identifikimi që është bërë tregon se nga janë dy trupat e identifikuar. Dhe ne kemi filluar proçedurat parahetimore që është e rëndësishme për gjetjen e autorëve. ثshtë e vështirë të vlerësohet se çfarë gjendet në këtë lokacion, por është ndërmarrë gjithçka e nevojshme dhe pasi ta dimë se sa kufoma janë do vendosim se nga do të vazhdojë procesi. Kjo është një varrezë dytësore”, deklaron Vekariç.

Pas pastrimit të terrenit, gërmimet pritet të fillojnë javën e ardhshme. Sipas Vekariç, ka shumë pyetje për të ndjekur që i takojnë prokurorisë, por është e qartë se bëhet fjalë për krime lufte.

“Hapet çështja sesi dikush ka ndërtuar shtëpi në këtë lokacion? ثshtë e qartë që jo vetëm që janë fsheur gjurmët nga frika, por ka pasur një infrastrukturë të kompletuar dhe ne do të hetojmë. Sapo të kemi edhe dëshmitë më të vogla për rastin do të ndërmarrim hapa, pasi është e qartë që bëhet fjalë për një krim lufte”, thekson Vekariç.
/ T. Channel
 
Pe: Hetimet për varrezën masive

“Hapet çështja sesi dikush ka ndërtuar shtëpi në këtë lokacion? ثshtë e qartë që jo vetëm që janë fsheur gjurmët nga frika,

e pra tilla jan serrbet te vrasin dhe te bejn muzik ,e ne shqiptarve nuk na mbetet gje tjeter vetem ti duartrokasim.
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back