Hetimet e 21 janarit, mbërrin ndihma e FBI-së

Love

βeℓℓe â๓e
Pa kaluar 48 orë nga deklarata e kryeprokurores Ina Rama, në zyrat e Prokurorisë së Përgjithshme ka mbërritur përgjigjia e FBI-së për gjithçka që nevojitet për hetimet e prokurorisë.
Por jo vetëm kaq. Edhe një deklaratë e fortë mbështetëse e ambasadorëve më të rëndësishëm në vend.

21-janari1326926415_thumb_baza1325_225.jpg


Disa muaj pas kërkesës zyrtare, Ina Rama duket se ka marrë atë që priste, përgjigjen e FBI me të gjitha detajet në funksion të hetimeve për 21 janarin, për ekspertizën balistike të 14 gëzhojave dhe për atë që konsiderohet si një tjetër çështje kyçe, dyshimet për ndërhyrjet në serverin e kryeministrisë.
Lajmi konfirmohet nga burime të besueshme pranë organit qendror të akuzës, të cilat thanë se përgjigjet kanë mbërritur dhe se materiali tashmë po përkthehet.
Burimet u treguan tepër të rezervuara për të treguar detaje të tjera për përmbajtjen, sidomos për serverin ka regjistruar pamje filmike përreth kryeministrisë ditën e demonstratës së 21 janarit, ku 4 persona mbetën të vrarë e dhjetëra të tjerë të lënduar.
Ditët në vijim duket se do të jenë vendimtare për hetimet dhe do t’i japin një kthesë të fortë hetimeve lidhur me dyshimet për gjithçka, për ato që lidhen me urdhrat e dhënë, për dyshimet e tjera për ndërhyrje në server me fshirjen e pamjeve dhe nëse po, a ja kanë dalë ekspertët amerikanë të gjurmojnë dhe t’i rikthejnë këto pamje.
Burimet konfirmuan se tashmë kjo përgjigje është tepër vendimtare dhe së shpejti mund të ketë veprime të rëndësishme në funksion të hetimeve, veçanërisht për vrasjet ende të pazbardhura, atë të Faik Myrtos, Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës. I vetmi i arrestuar për një vrasje, atë të Ziver Veizit është gardisti Agim Llupo.
Ndërkohë që nëse për serverin e kryeministrisë, në qoftë se amerikanët kanë vërtetuar dyshimet e hetuesve shqiptarë se pamjet filmike të kryeministrisë janë fshire duke dëmtuar kështu provat e vendngjarjes së 21 janarit, pritet që të ketë të pandehur.
Burimi: TCH
 
Pe: Hetimet e 21 janarit, mbërrin ndihma e FBI-së

pse kam pershtypjen un qe esht i njejti skenar si ai i trebickës ky , qe iku per dhjam qeni . dmth mushi mendjen popullit "amerikanet jane zoti" . per nga rendsia nuk mund te jen te barabarta si situata , por thelbi se si do te shfajsohet nje kriminel zgjedh nje shembull prej k...

sepse po ta mendojm mir , trebicka u vetvra , u vetvra si mehmet shehu ,, vecse trepicka zgjodhi rrugen e peshkut , ta hanin peshkaqenet , jo nje ,, po shum.
 
Titulli: Hetimet e 21 janarit, mbërrin ndihma e FBI-së

Do jene te njejtet agjente te FBI-ise qe erdhen dhe kur u vra Kosta Trebicka ....
 
Pe: Hetimet e 21 janarit, mbërrin ndihma e FBI-së

Sa mir e organizojn skenarin kta duke i treguar dhe popullit qe sna kercet shum t.... as nga asnjs....

Shum bukur pam dhe gjykimet qe u ben nga gjykata e shkalles se lart per Meten qe e nxorren te pafajeshm po ashtu dhe kta agjent qe na paskan ardh nga FBI po te njeten gje do bejn cdo gje do e nxjerrin te pa fajshme dhe prap sigjithmon fiton Qeveria e Sales :D
 
Last edited by a moderator:
Back
Top