Heshtja

Lauri

Anunnak
Ne indianët e dimë heshtjen. Ne nuk kemi frikë prej saj.
Në të vërtetë, për ne heshtja është më e fuqishme se fjalët. Pleqtë tanë u trajnuan në mënyrat e heshtjes dhe na e përcollën këtë njohuri. Vëzhgoni, dëgjoni dhe pastaj veproni, na thanë.
Kjo ishte mënyra për të jetuar.

Për ju është pikërisht e kundërta. Mësoni duke folur. Në shkollë shpërbleni fëmijët që flasin më shumë. Në festat tuaja, përpiquni të flisni të gjithë së bashku. Në punën tuaj keni gjithmonë mbledhje ku të gjithë i ndërpresin të gjithë dhe flasin pesë, dhjetë apo njëqind herë. Dhe kjo është ajo që ju e quani "zgjidhja e një problemi".
Kur jeni në një dhomë dhe është e qetë, nervozoheni.
Ju mendoni se duhet ta mbushni hapësirën me zë. Kështu njeriu flet me detyrim, edhe para se të dijë se çfarë do të thotë.
Njerëzit e bardhë duan të debatojnë. Nuk e lënë as tjetrin të përfundojë një fjali. Ata gjithmonë ndërpresin.

Për ne indianët, kjo duket si sjellje e keqe apo edhe marrëzi. Nëse filloni të flisni, nuk do t'ju ndërpres. Do të dëgjoj. Ndoshta do të pushoj së dëgjuari nëse nuk më pëlqen ajo që po thua, por nuk do të të ndërpres. Kur të mbaroni së foluri, unë do të vendos për atë që thatë, por nuk do të kundërshtoj nëse nuk është e rëndësishme. Përndryshe do ta mbyll gojën dhe do të iki. Më tregove gjithçka që duhej të dija. Nuk ka asgjë më shumë për të thënë. Por kjo nuk mjafton për shumicën e të bardhëve. Njerëzit duhet t'i konsiderojnë fjalët e tyre si farë. Ata duhet t'i mbjellin dhe pastaj t'i lënë të rriten në heshtje.
Pleqtë tanë na mësuan se toka na flet gjithmonë, por ne duhet të heshtim për ta dëgjuar atë.
IMG_20230701_182816.jpg
"Amerikanet vendas" Murgu Luftëtar
Në shqip by Lauri
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top