Herpes Gjenital

sensuu

sweet
V.I.P
Herpes Gjenital

Herpes gjenital shkaktohet së pari nga virusi Herpes Simplex i tipit 2 (HSV2 ) por në disa raste mund të shkaktohet dhe nga tipi HSV 1 (me ane të kontaktit orogenital).

Shiko fotografinë 1789115

Pavarësisht tipit, karakteristikat për të dy tipat mbetën të padallueshme nga njëra tjetra. Transmetimi i këtij virusi ثshtë vetëm nëpërmjet njeriut, nuk ka ndërmjetës apo vektor në transmetim. Herpesi gjenital përfshin të dy gjinitë, por femrat kane komplikacione më të shumta. Pothuaj 30 % e adulteve janë të prekur nga ky virus dhe 60-70% e tyre mbetën mbartës asimptomatik.

Shkaqet

Sikur u përmend me lart , virusi HSV tip 2 është shkaktari i herpesit gjenital, në shumicën e rasteve ndërsa tipi 1 ndodh vetëm në raste të kontaktit orogential. Transmetimi i këtij infeksioni ndodh në këto rrugë:

Seksualisht i transmetueshëm
Homoseksualiteti
Infeksioni i kryqëzuar i tipave 1 dhe 2 gjatë kontaktit oro gjenital.
Infeksionit Neonatal si rezultat i kontaktit me sekrecionet vagjinale të nënës së infektuar gjatë lindjes me rrugë vagjinale.
Mund te transmetohet nëpërmjet duarve në punonjësit e shëndetësisë, gjatë kontaktit gisht- gjenital nëse nuk përdoren doreza.
Infektimi i fëmijëve me HSV tip2 është tregues i abuzimit seksual me ta.
Simptomat

Periudha e inkubacion është 3-7 ditë përpara shfaqjes së simptomave konstitucionale:

Ethe që mund të arrijnë 39 – dhe të bjerë pas 3-5 ditësh
Dhimbje trupore
Dhimbje koke
Humbje të oreksit
Rënie në peshë
Apati
Shpërthimi i menjëhershëm e ankesave

Simptomat e sëmundjes:

Djegie apo ndjenjë pickimi para se të duken dëmtimet heraptike
Vezikula përreth vaginës, vulves ose qafës së mitres të cilat mund të përparojnë me pas me formim te ulçeracioneve.
Ulcera apo plage gjenitale në kokeshpullë, me të shprehura në glans kokeshpullë dhe lëkuren dhe trupin penil. Këto plage janë të dhimbshme dhe djegin per nje periudh kohe 2-3 javesg nëse lihen pa mjekuar.
Vezikula në prepucium dhe ne scrotum.
Dhimbje dhe vështirësi në urinim në të dy sekset.
Rrjedhje nga vagina (F) dhe uretra (F&M).
Përfshirje të zonave peranale dhe të rectumit në personat që kanë marrëdhënie anale.
Pasi infeksioni akut bie pothuaj pas 2 javësh, virusi mbetet latent apo në gjendje joaktive dhe mund të behet aktiv në stade të mëvonshme. Riaktivizimi i virusit çon në rekurencen e simptomave. Kjo rekurence mund të shkaktohet nga:

Ekspozimi në dritën e diellit (rrezatimi ultraviolet)
Ethe
Infeksione akute p.sh gripi i zakonshme, infeksione te aparatit respirator , etj.
Stres emocional
Ndryshime hormonal gjate shtatzënisë apo ciklit menstrual.
Trauma të vogla
Sëmundje sistematike të cilat ulin imunitetin p.sh AIDS apo kancer etj.
Përdormi i medikamenteve të tilla sikur kortizoniket që ulin imunitetin.
Diagnoza

Lezionet e HSV kanë pamje karakteristike ndaj mund të diagnostikohen lehtë me sy të lirë.
Testet e Antitrupave
Kulture dëmtimet indore
Testi direkt fluorescent antitrupave (DFA)
Tzanck test: për të parë ndryshimet citologjike pelikuare të infeksioni herpetik
Punch biopsy për ekzaminim histologjik
Ekzaminim i lëngut cerebrospinal
Biopsi e trurit si dhe RM në rast të encefalitit herpetik.
Diagnoza diferenciale

Infeksionet të aparatit urinar që mund të japin shpeshtim të urinimit, djegie gjatë urinimit, dhimbje në urinim, ethe.
Rritje apo infeksion të folikulit të qimes, por në raste të tilla shohim pranin e eritemes përreth folikulit çka më pas bëhet pustul dhe formon kore. Por nuk ka ethe as nuk formohen fluske.
Gërvishtje dhe dëmtime si rezultat i akteve seksuale të dhunshme, grumbuj, kafshime të insekteve etj.
Komplikacionet

Vaginit kandidozik në gratë.
Rrjedhje të bardha herpetike.
Anomali kongenitale në fetuset e grave shtatzëna.
IUGR dhe prematuritet fetal
Herpes Neonatal
Shpërhapje të infeksionit dhe komplikacione të rrezikshme për jetën tek pacientet e sëmure, HIV, apo me transplant renal.
Përhapja e infeksionit HSV 2 mund të çoj në hepatit herpetik, ezofagit herpetik, nekroz të gjëndrës mbi veshkore,pneumoni intersticiale herpetike, cistit herpetik, artrit, ganglionit, mielit, etj.
Kujdesi!

Mos i kruani plagët e lëkurës. Vishni rroba të pambukta të lirshme. Mbajeni zonën e dëmtuar të pastër dhe të thatë.
Mos përdorni doedorantë, parfume apo substanca të tjera kozmetike.
Hani dietë të pasur me aminoacide lizine si p.sh bizele, bath, djath, arra, produke soje, mish të kuq, mish derri, shpend, vezë, peshk (sardele dhe merluc).
Mos e prekni plagët me dore pa doreza ose lajini duart pas çdo kontakti.
Mund të vendosni copa akulli mbi plagë për të qetësuar dhimbjet.
Parandalimi

Përmirësimi i shëndetit në përgjithësi dhe mënyrës së jetesës.
Shmangni kontaktet seksuale me shumë partnerë.
Shmangni marrëdhëniet seksuale nëse keni dëmtime të lëkurës në zonat gjenitale.
Perdorni kondom per te ulur transmetimiin e semundjes.
Abstenim në marrëdhëniet orale apo anale.
Te behet lindja me operacion në gratë shtatzëna me infeksion aktiv.
Shmangni kontaktet seksual me partner që ka lezine aktive në muajt e fundit të shtatzënisë.
Trajtimi

Trajtimi fillestar, nëse ka simptoma të tilla si plage niste terapi me antiviral për të paktën 7 deri 10 ditë.
Pas përfundimit të kësaj terapie ka dy mundësi për vazhdimin e trajtimit:
Trajtimi Intermittent, antivirale që merrem në rast rishfaqje të simptomave për 2-5 ditë çka bëjnë kalimin më të shpejt dhe më të lehte të tyre

mjeket.al
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top