Heq flamurin Turk dhe arresohet.

Status
E mbyllur për postime të tjera.

Lauri

Anunnak
Kete lajm e pashe diku tjeter dhe vendosa ta sjell ketu. Eshte ngjarje e 2 viteve me pare dhe shoket nga Kosova pa tjeter e kane degjuar.
-Ne magjistralen e Gjakoves nje person ka hequr flamurin Turk si proteste dhe e ka dorzuar tek baza e KFOR-it gjerman duke u thene atyre qe te mos vendoset me, se ketu quhet Kosove dhe jo Turqi, dhe nuk ka asnje motiv qe te valvitet ky flamure ne trojet tona. Gazeta Lajm qe e ka publikuar ngjarjen thote qe per momentin eshte burgosur dhe pastaj eshte lene i lire.
-Por nuk eshte vetem ky problemi i vertete. Problemi eshte qe nje pjese e gjere e kosovarave ne internet rreagon kunder keti veprimi duke fajsuar personin per gjestin e turpshem qe ka bere kunder Turqise.

ps. Jo te gjith kosovaret jane njesoj......
 
Attachments

  • Flamuri turk.jpg
    Flamuri turk.jpg
    2.4 KB · Shikime: 18
Redaktimi i fundit:
Titulli: Heq flamurin Turk dhe arresohet.

mire e ka bere te ish un se hiqja po i vija flaken dhe e lija tu digjte duke u valvitur cdreqin kerkon flomuri turk ne kosove ??
 
Titulli: Heq flamurin Turk dhe arresohet.

mire e ka bere te ish un se hiqja po i vija flaken dhe e lija tu digjte duke u valvitur cdreqin kerkon flomuri turk ne kosove ??

Njashtu sikurse ai grek ne Shqiperi, cfare kerkon?
 
Titulli: Heq flamurin Turk dhe arresohet.

shoki a je normal ti ? haha ti ne nje tem kishe thon me shiqu me 2 sy .. ti me asnje nuk po shiqon apo qfar qe 2 vite paska ndodh ky send edhe siq thash shiqo me 2 sy edhe ti nuk jem duke fol ktu per Turkin e 600 vjet perpara por per turkin e tashme ;) normal gjonat qe kan ndodh nuk harrohen por nuk duhet te jesh armik i nje shteti gjithmon .. dhe ju npergjethsi ja keni inat turkis eh vendeve arabe vetem qe jan Musliman sepse per asgje tjeter pse grekun ? disa andej vetem sa nuk e puthin ne Faqa sot neser e ndrrojn me emer e mbiemer me kombsi dhe te gjitha vetem per disa letra dhe prap greku me kushte te tyre dhe me ftyr armiqsore eshte aj qe ka qen nga fillimi dhe deri me tani kurse turkia po ndihmon gjdo dit e ma shum sot apo neser do nenshkruhet te hiqen vizat nga turkia per Kosoven ? dhe shum ndihma tjera po bejn .. dhe per ket duhet me ju falenderu dhe jo me i shajt po jemi mesu na Shqiptaret ata qe na ndihmojn i shajm kurse ata qe na shajn i laverojm ;)
 
Titulli: Heq flamurin Turk dhe arresohet.

Mendoj se shqiptarët duhet të brengosen më shumë rreth greqizimit të Shqipërisë së Jugut apo humbjes së një pjese të Kosovës veriore sesa rreth këtij problemi të heqjes së flamurit Turk.

[ame=http://www.youtube.com/watch?v=Bf14cm6YavQ]YouTube - Ermal Fejzullahu intervju oxygen 1/4[/ame]
Dëgjojeni nga minuta e 2-të!​

Pastaj, sot nuk kemi arsye të mbajmë inat dhe armiqësi kundër Turqisë pasi as nuk kemi probleme teritoriale dhe as nuk jemi në luftë me të, gjithashtu është ndër vendet e para që ka njohur Republikën e Kosovës tani flitet edhe për heqjen e vizave me Turqin gjithashtu do ta vizitojnë Kosovën biznismenët më të mëdhenj nga atje disa edhe me origjinë Shqiptare me qëllim që t'i hapin bizneset e tyre edhe këtu!
 
Titulli: Heq flamurin Turk dhe arresohet.

si ne kosove dhe ketu ne maqedoni, ne u revoltuam kunder armikut dhe sadopak fituam dicka...por atje ne jug te shqiperise...armiku fiton nga ne...dhe ne e pranojm...kjo esht cmenduri!
duhet te zgjohen camet...duhet te revoltohen! edhe pse nese e mendojm mire nje lufte ne cameri nuk do ishte e dobishme per shqiperine dhe shqiptaret jashte saj...sepse shqiperia hyri ne nato edhe disa vita dhe do jete ne be...kurse gjeja me e keqe esht se greqia esht ne be prej shume kohesh keshtu qe opsioni i lftes bie poshte...keshtu cka mund te bejm ne qe greket te na vlersojn si te padobishem ne ate pjese dhe ta leshojn ate toke paqerisht...ne duhet te revoltohemi! por pyetja esht si ? ushtarakisht? absolutisht jo! Ne duhet te bojkotojm ekonomin greke dhe investimet greke ne pjesen came dhe ne shqip. e jugut. duhet te mos perdorim gjera greke duhet.... etj. etj.

ky esht mendimi im per ket ceshtje
 
Titulli: Heq flamurin Turk dhe arresohet.

Une nuk shoh asgje pozitive ne kete rast dhe deshira per ta paralelizuar ate me akte te tilla sbesoj se "sheron" plaget e tjetres. Te gjithe rastet e ketij lloje jane thjeshte akte qe nuk i sherbejne kombit, nuk i sherbejne te qenurit shqipetar.

*Absurditizmi i shqipetareve vertete qe eshte unik ne llojin e tij, ne vend qe te bashkohemi ndaj fenomeneve te tilla ne kerkojme qe te gjejme gabimet e tjetrit per ti treguar qe ne nuk jemi aq te keqijne sa ju. Ne nje rast te tille vendet tjera, vecanarisht serbia, greqia apo turqia qe jane perfshire ne kete debat do te benin te kunderten, do te bashkoheshin ndaj fenomeneve te tilla dhe ti ndalonin ato perfundimisht. Sa rruge e gjate duket per te arritur te kuptojme vertete shqiptarizmin.
 
Titulli: Heq flamurin Turk dhe arresohet.

Mendoj se shqiptarët duhet të brengosen më shumë rreth greqizimit të Shqipërisë së Jugut apo humbjes së një pjese të Kosovës veriore sesa rreth këtij problemi të heqjes së flamurit Turk.

YouTube - Ermal Fejzullahu intervju oxygen 1/4
Dëgjojeni nga minuta e 2-të!​

Pastaj, sot nuk kemi arsye të mbajmë inat dhe armiqësi kundër Turqisë pasi as nuk kemi probleme teritoriale dhe as nuk jemi në luftë me të, gjithashtu është ndër vendet e para që ka njohur Republikën e Kosovës tani flitet edhe për heqjen e vizave me Turqin gjithashtu do ta vizitojnë Kosovën biznismenët më të mëdhenj nga atje disa edhe me origjinë Shqiptare me qëllim që t'i hapin bizneset e tyre edhe këtu!

Vule:dong:
 
Titulli: Heq flamurin Turk dhe arresohet.

A nuk mjaftun 500 vjet!!!!?????

"Turkine nuk e solla un,ate e gjeta prane jush"
 
Titulli: Heq flamurin Turk dhe arresohet.

Kete lajm e pashe diku tjeter dhe vendosa ta sjell ketu. Eshte ngjarje e 2 viteve me pare dhe shoket nga Kosova pa tjeter e kane degjuar.
-Ne magjistralen e Gjakoves nje person ka hequr flamurin Turk si proteste dhe e ka dorzuar tek baza e KFOR-it gjerman duke u thene atyre qe te mos vendoset me, se ketu quhet Kosove dhe jo Turqi, dhe nuk ka asnje motiv qe te valvitet ky flamure ne trojet tona. Gazeta Lajm qe e ka publikuar ngjarjen thote qe per momentin eshte burgosur dhe pastaj eshte lene i lire.
-Por nuk eshte vetem ky problemi i vertete. Problemi eshte qe nje pjese e gjere e kosovarave ne internet rreagon kunder keti veprimi duke fajsuar personin per gjestin e turpshem qe ka bere kunder Turqise.

ps. Jo te gjith kosovaret jane njesoj......

Une jam kunder dhenjes se konotonacioneve te panevojshe madje edhe lajmeve qe nuk meritojne te degjohen. Ne Kosoven tone te dashur mjerimi me i madhe eshte se kan filluar edhe shitsit e djathit te behen gazetar e besa te japin edhe analiza politike. Duhet te kuptohet njehere e pergjithmon se Turqia ne Kosove me ushtrin e saj vepron ne kuader te NATO-s,( mu kesaj force ndaj te ciles duhet te kemi respekt por jo te behemi servil) andaj gjithashtu duhet ta kuptojme se cdo veprim pa marre parasysh ndaj secilit shtet qe vepron ne kuader te NATO-s eshte veprim kunder NATO-s. Pra keto gjera NATO nuk i toleron. Une nuk dua te paragjykoj se nga ku eshte hequr flamuri vetem se dua te theksoj se komuna ku eshte hequar flamuri vwepron kontigjenti i NATO-s i udhehequr nga Gjermania kur perfshihen edhe Turqia me rrotacion nderrimi. Para disa muajsh komandanti i forces NATO ne kete regjion ishte Turk per nje kohesa e lejon rrotacioni. Prandaj mos ti politizojme keto gjera te panevojshme.
Sa i perket qeshtjes se diskutimeve ne internet, neper faqe te ndryshme virtuale mos harroni se ato jane virtualitete qe nuk qojne aq shume peshe te madhe. :gjujpeshk:
 
Titulli: Heq flamurin Turk dhe arresohet.

I nderuar edhe i respektuar anetar LAURI, edhepse shumicen e rasteve ne fund e shkruani se jo te gjithe shqiptaret e Kosoves jane keshtu, gjithsesi shume shpesh kam hasur (koheve te fundit ne vecanti) qe te shkruani ne lidhje dhe per Kosoven dhe shqiptaret qe jetojne atje, si dicka shume islamik, si dicka qe bien ndesh me gjenezen tone, me traditen tone, me kulturen tone etj etj.
Sdua te behem i perseritshem, por nje gje duhet ta kuptosh qe ne Shqiperine administrative, thone "Pyll pa derra ska". Kjo rrjedhimisht nenkupton se aso njerez mund te kete kudo, ka edhe ke ju, u permend rasti i jugut te Shqiperise, qe fatkeqesishite eshte ashtu si eshte.
Personalisht per mua turqit si popull jane populli qe urrej me se shumti (kuptohet pas sllaveve).
Me fal nese tu duk qe te shita pak moral, por sinqerisht nuk po e kuptoj esencen e ketyre temave tua, ne jane tema per debat apo tema me ndoj prapavije.
Sido qe te jete une asnjerit smund tja ndaloj se ca shkruan se jo te gjithe kemi mendime te njejta.
Respekte!
 
Titulli: Heq flamurin Turk dhe arresohet.

Per te gjith ata qe i drejtohen hapsit te temes: tema ben fjale per nje ngjarje ne Kosove, e publikuar ne Kosove(besoj qe eshte nje gazete kosovare) ku pa tjeter e keni degjuar me pare. Keshtuqe nuk e postova per tu trguar diqka te re, dhe nuk me ra ne sy artikulli (motivi i heqjes se flamurit)sa debatet qe hasa lart e poshte ne internet(forume kososvare) ku denohej nga te gjith.
Nqs lexoni me kujdes temen, ne rreshtin e fundit shkruhet qarte se ku eshte qellimi i temes. Pra te dale opinjoni juaj mbi akuzat qe i behen keti personi, dhe jo te behen dallime mes shqiptareve te Shqiperise me ata te Kosoves, mos valle jam shprhur per kete? Mesa duket e keni vene gabimisht ne kete nivel, ku nuk eshte ky qellimi i temes.
Ndrime edhe per ju.
 
Titulli: Heq flamurin Turk dhe arresohet.

Pak si e çoroditur kjo teme . E pakuptueshme , e paqarte . Flamuri turk ku ka qene i ngritur ne ndonje institucion te KFOR ku kishte perfaqesues turq, apo me ndonje institucion te KOsoves ? Sqarojini gjerat mire . mos hidhni shashka kot per tym
Nese ka qene i ngritur ne ndonje institucion te KFORIT ai qe e ka hequr pak burg , paska bere .Nese ka qene i ngritur ne ndonje institucion te shtetit te ri me emrin Kosove , cila eshte aresyja qe ka qene i ngritur ky flamur ?
Na beni sqarime ose lereni me ato qe ka thene Kitarra qe ne Ks dhe ketu ku jetoj une jane bere gazetare shitesat e djathit
 
Titulli: Heq flamurin Turk dhe arresohet.

-Magjistralen- Nqs do na thoje dikush nga Kosova se c'eshte.
Mirela ke kapur temen aty ku duhet.
Nqs eshte nje instuticion i shtetit te Kosoves ja ka bere shume mire qe e ka hequr, dhe nqs ka qene ne bazat e KFORIT ka bere nje gabim te madhe, ose me mire shume te madh.
 
Magjistrala eshte rruge me dy kahje dmth nje korsi shkon nje vjen :D, vetem kaq.Ndodh qe i themi edhe asaj me kater korsi.Dmth 2 me dy
Ne Shqiperi zakonishte u thuhet AUTOSTRADA, ndersa qe neve AUTOSTRADE i them SUPERSTRADES qe i thone ne Shqiperi.
MAgjistrale me sakte eshte rruge rajonale dmth NDERURBANE.
Shpresoj te kem qene i qarte.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Heq flamurin Turk dhe arresohet.

PO c'bente ky flamur turk ne nje rruge nderurbane ne Kosove ?
Njerezia eshte marrosur per Zotin
 
Titulli: Heq flamurin Turk dhe arresohet.

lejeni kete teme...eshte e pavend te debatohet per nje gje qe ka ndodh para dy viteve...me siguri flamuri ka qene i vendosur ne nje objekt te KFOR-it Turk, se nuk ma merr mendja qe do ta kishin arrestuar per nje veprim te tille...por duhet ta kem parasysh se ne Prizren ka shum njerez me prejardhje nga turqia...aty gjuhe e dyte zyrtare eshte edhe vet turqishtja...
 
Titulli: Heq flamurin Turk dhe arresohet.

PO c'bente ky flamur turk ne nje rruge nderurbane ne Kosove ?
Njerezia eshte marrosur per Zotin

Ku di une ca bente??Une se kam shkruar kete.
Nese nuk gaboj atje diku eshte nje fshat me shumice i komunitetit turk dhe ka gjase te kete qene aty ose ka gjasa qe kompanite e ndryshme lidhin marreveshje me firma te njohura boterore ne mesin e tyre edhe me ato turke, nje gje te tille e praktikojne edhe hotelet duke ngjitur pothuaj te gjithe flamujte, saqe njeriu ne shikim te pare e imagjinon ne eshte afer ndoj institucioni pan-europian, apo kot :D.
 
Titulli: Heq flamurin Turk dhe arresohet.

Mire qe c'bente, por pse e paskan ndaluar ???

Jemi ne Kosove apo Turqi ?
 
Titulli: Heq flamurin Turk dhe arresohet.

Magjistrala eshte rruge me dy kahje dmth nje korsi shkon nje vjen :D, vetem kaq.Ndodh qe i themi edhe asaj me kater korsi.Dmth 2 me dy
Ne Shqiperi zakonishte u thuhet AUTOSTRADA, ndersa qe neve AUTOSTRADE i them SUPERSTRADES qe i thone ne Shqiperi.
MAgjistrale me sakte eshte rruge rajonale dmth NDERURBANE.
Shpresoj te kem qene i qarte.
Shume qarte flm, mesova nje fjale te re. Mendoja qe ishte nje gjykate apo diqka e tille.
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Heq flamurin Turk dhe arrestohet.

Kete lajm e pashe diku tjeter dhe vendosa ta sjell ketu. Eshte ngjarje e 2 viteve me pare dhe shoket nga Kosova pa tjeter e kane degjuar.
-Ne magjistralen e Gjakoves nje person ka hequr flamurin Turk si proteste dhe e ka dorzuar tek baza e KFOR-it gjerman duke u thene atyre qe te mos vendoset me, se ketu quhet Kosove dhe jo Turqi, dhe nuk ka asnje motiv qe te valvitet ky flamure ne trojet tona. Gazeta Lajm qe e ka publikuar ngjarjen thote qe per momentin eshte burgosur dhe pastaj eshte lene i lire.
-Por nuk eshte vetem ky problemi i vertete. Problemi eshte qe nje pjese e gjere e kosovarave ne internet rreagon kunder keti veprimi duke fajsuar personin per gjestin e turpshem qe ka bere kunder Turqise.

ps. Jo te gjith kosovaret jane njesoj......

Pse cfare te keqe ka ketu,pse dikush ka vendosur flamurin turk???Shqiptaret ane e kend botes mund ta perdorin flamurin e vet pa perjashtim...me 17 shkurt te ketij viti shumica e sallave me te medha ne Stamboll do te jene ne sherbim te shiqotareve per te festuar 1 vjetorin e pavaresise.Pse te mos ia mundesojme edhe neve qe turqit te vendosin flamurin e vet.
 
Titulli: Heq flamurin Turk dhe arresohet.

Thjeshte me beri shume pershtypje tentativa per ti dhene nje ngjyrim te pa kuptueshem ketij lajmi qorodites i cili nga ajo qe eshte sjelle nuk eshte e kuptueshme se ne cfare rrethana ka ndodhe. Do mundohem qe ta sqaroj ne njefar menyre.
Ishte mode pas lufte qe gjate pervjetoreve dhe perkujtimeve te ndryshme sheshet e qyteteve por edhe rruget te rregulloheshin me flamuj shume ngjyresh. Mvaresisht nga rajoni ku kane dominuar kontigjentet e KFOR-it edhe eshte bere kombinimi i flamujve. Pra ne regjionin qe behet fjale krahas flamujve kombtar zakonisht vendosej edhe flamuri Gjerman ( e ne kete kuader edhe flamujt e shteteve te cilat benin pjese nen komanden Gjermane te KFOR-it si: Zvicrra, Turqia, Suedia, Austria etj). Po ne kete zone jane edhe disa baza te KFOR-it Turk gje qe sjelle dyshime qe cuni munde ta kete hjekur flamurin nga ndonjera nga bazat dhe per qarsye eshte arrestuar, sepse ne te kunderten KFOR-i gjate kesaj kohe nuk eshte leshuar ne gabime cfare pretendon ti jap gazetari i gazetes Lajm.
Nje gje duhet te jete e sigurt, se jo rralle here kemi gazetar pa asnje etik gazetareske qe nuk di te dalloj as lajmin si lajm dhe sjellin lajme kontraverse. Pra gazetar per buke goje. Pra shites djathi qe ne munges te djathit sigurojne kafshaten nga gjera tjera qe sja kan iden.

Perdorimi i flamujve ne Kosove - Pas shpalljes se Pamvaresise dhe hyrjes ne fuqi te Kushtetutes ne kemi flamurin tone te cilin deri ne nje moment ndryshimi duhet ta respektojme. Pse duhet ta respektojm lind pyetja ? Duhet ta respektojme sepse ne pamundesi te nje zhvillimi tjeter jemi krijuar si shtet i veqant. Ne kete situate ne jemi ne nje thike me dy teha. Nese para isntitucioneve shtetrore lejojme qe krahas flamurit te KOSOVES te perdoret edhe ai kombetar ateher ne te njejten kohe jemi te obliguar qe para atyre institucioneve te vejme edhe flamujt e kombeve tjera qe jetojne ne Kosove. Pra qe te mos vijme ne nje situate te tille qe para institucioneve tona te valojne edhe flamujt serb, turq, boshnjak, rom, ashkali, egjiptias etj, ne duhet te jemi te kujdesshem qe para ketyre institucioneve te valoj vetem nje flamur. E ai eshte flamuri i shtetit te pavarur te Kosoves.
Duhet ti lejm anash lajmet ndjellakeqe te stilit te gazetareve te pashkolluar sepse jo rralle ata japin lajme qe edhe vet kur ti lexojne befasohen. Gjithashtu duhet tu ikim shume pergjithesimeve sepse ne te kunderten do jemi te njeanshem. Pra, une jam shume i sigurt se numri i atyre njerezve qe duan flamurin turk ne Kosove hiq nuk eshte me i vogel se sa i atyre qe duan flamurin greke ne Shqiperi (besa dyshoj ne kete madhesi numri, per ne Shqiperi e kam fjalen). Qe ka pasur dhe do kete derrra ne pyjet tona kjo eshte shume e sigurt dhe kjo sdo koment. :gjujpeshk:
 
Titulli: Heq flamurin Turk dhe arresohet.

Kitrrush djali.
Po mundohem edhe nje here te sqarohem.
Kete lajm nuk e lexova direkt ne gazete (Lajm-gazet maqedonse)por ne nje forum ku hapsi i temes e kishte publikuar ne forme proteste kunder keti personi qe ka bere aktin. Po kerkoja gjera te tjera dhe me binte ne sy pothuajse gjithmone kjo lloj teme shume e ndezur qe ka zgjatur shume ne disa forume te tjeter(beni nje kerkim edhe ju, keshtu e shikoni vete).Une u mundova te kerkoj lajmin direkt nga gazeta (ne opsionin kerko)per te sjelle ketu gjera me konkrete, por pa rezultat pozitiv. Keshtu i bera nje permbledhje duke i dhene drejtim tjeter keti shkrimi, te cilen e shikoni ne fund te saje se c'mendoni per opinjonet kunder keti personi.
Mendoja gjithashtu qe ju, kosovaret, jeni ne dieni per kete dhe do na sillnit gjera me konkrete.
Ju e keni marre nga bishti temen, por ky nuk eshte problemi im.
KLM.

ps. Disa te tjere me siper: mos e prishni humorin.
 
Titulli: Heq flamurin Turk dhe arrestohet.

-Por nuk eshte vetem ky problemi i vertete. Problemi eshte qe nje pjese e gjere e kosovarave ne internet rreagon kunder keti veprimi duke fajsuar personin per gjestin e turpshem qe ka bere kunder Turqise.
ps. Jo te gjith kosovaret jane njesoj......

I nderuari Lauri,

Une nuk doja ta personalizoja kaq shume kete debat qe ashtu keshtu nuk paraqet ndonje ngjarje me rendesi qe qon shume peshe.
Reagova dhe besoj se kam sqaruar deri diku vetem per nje arsye.
Ti nxjerr nje konludim qe per mendimin tim eshte shume i gabuar. Nga nje shkrim i nje virtualisti ( pa asnje rendesi dhe peshe) ti nxjerre konkludim se nje pjese e gjere e Shqiptareve nga Kosova jane kunder heqjes se flamurit turk. Pra ketu eshte gabimi juaj. Ti diskuton per shtresa te gjera qe per mua perfaqeson shume. Pra i nderuar, nuk munde te nxjerrim konkludime se nje pjese e gjere e popullates mbi dy milioneshe perkrahe dicka nese ne ate menyre kan vepruar 10,20,30....50 apo me se shumti 100 virtualist( perdorues interneti). Pra kjo shifer nuk paraqet pjese te gjera por paraqet pjese mikroskopike madje nanoskopike te nje popullate.
Pastaj kur diskutojme per popullin tone fatkeqesisht te ndare duhet te njohim mjafte mire rrethanat ku kan jetuar ai popull. Fatkeqesisht populli shqiptar ne Maqedoni ka jetuar edhe ne nje katrahur me te madhe se sa ai ne Kosove. Kjo pjese e popullates deri vone them deri vone nuk gezonte as te drejtat elementare te jeteses, pervec te drejtave per pune dhe migrim. Si rezulat i kesaj kjo pjese e popullates sone ka qene ne njefar menyre me shume e lidhur ne besimin fetar. Por gjerat tani kan evoluar per se mbari, por gjithsesi se edhe ne Kosove, Shqiperi por edhe Maqedoni edhe vendet tjera ka pasur edhe do kete njerez nga popullata jone qe nuk jane te vetdijesuar mir. Andaj edhe ne shkrimin e meparshem kam potencuar se ne pyjet tona ka derra. :gjujpeshk:
 
Titulli: Heq flamurin Turk dhe arresohet.

Si gjithemone justifikime justifikime dhe vetem justifikime,si e si per te mbrojtur turqit(qe po te kishin nje besim tjeter s'do e benit)...
Pse me krahasoni flamurin grek me ate turk njehere??? Flamurin grek me duket se e kane djegur ne Shqiperi.
Tani nese ky personi i ketij artikulli ka hequr flamurin nga nje Ambasade turke,nga nje institucion i Natos ka bere shume gabim.
Neper rruget e Kosoves sinqerisht qe eshte turp te shikosh flamur turk.Se po te jete keshtu si thoni ju qe ka minoritet aty,ju keni dhe minoritete te tjera ne Kosove e keni dhe minoritet serb.Do e kishit kapur kaq keq me nje qe do kishte hequr flamurin serb te vendosur ne nje rruge?? Nuk mendoj..Perkundrazi.

P.s. Lauri dhe une mendova per gjykate kur lexova magjistralen.
 
ktu u nise nga vetja ? qiko edhe Italia ka qen pushtues i Shqiperis . ? por sot mbahet flamuri italia ngjdo vend ne shqiperi ashtu edhe ne Kosov ndoshta edhe neper shtepi mbahet ? pse ? sepse te ndihmon tash italia ? edhe qe the per besim edhe qe italia shumica eshte me fe katolike .. por ktu eshte e kunderta te ne N'Kosov nuk lidhemi ose flamura sende me Turkin jo vetem Besimi por thjesht Falenderimi qe po na ndihmojn . ;) ju ne disa postime i ulni posht vendet Arabe ti dhe disa te tjer thuani qe te prapambetur etj etj dhe ju thuani qe doni te hyni ne Europ? ncillen europ doni te hyni ju kur bini ne kundershtim me fjalet e juaja ? njeher deshironi europen tani shani turkun thuani qe ka pushtu shqiperin etj etj edhe ju tani po ktheheni shum mbrapa 600 vjet mbrapa dmth tash duhet te prisni edhe njo 700 vjet tjera te hyni ne Europ ? pushtimet sendet nuk harrohen kurr por duhet me i krahasu vendet e para 100 vjeteve deri te 600 vjeteve me Shtetin qe eshte tani ? Turkia nuk eshte ajo qe ka qen para 600 vite ashtu edhe Italia nuk eshte ajo ? por Serbia , dhe Greqia jan te njejtat ? dhe ktu prandaj dallon Turkia me Greqin apo Serbin tjetra un i them qe e ka tregu veten te dobt aj qe e ka hek flamurin turk per vetem nje arsyeje nese don aj te behet patriot let shkon n'Anen veriore te Mitrovices ? qe ne Komunat e tyre te quajtara serbe eshte flamuri Serb , ne gjykat eshte flamuri serb ? dhe tjetra ne nje fshat tjeter Shterpc , graqanic etj etj edhe atje jan flamuret serb let shkon aj te paqt Faqa le ta hek atje eh jo ta hek flamuri ne turkut pa asnje arsyeje .. eh nuk duhet te behet krahasim Turkia me as Greqin as me Serbin , turkia po te donte dhe sot do te pushtonte ka ushtrin ma te madhe ne europ dhe te gjitha i ka por thjesht nuk eshte ajo turkia e dikurshme kurse serbia dhe greqia po te mund'shin sot dot na masakronte te gjith shqiptareve dhe te gjitha tokat do na i mershin ;)
 
Titulli: Heq flamurin Turk dhe arresohet.

O Shoki hesht me mire se te thuash budalleqe...

Ti krahason Italine me Turkun.... ?

E di ti qe te gjitha rruget mbi te cilat ecej ne Shqiperi deri ne 90 jane te bera nga italianet ? E di ti qe Tirana eshte komplet veper e Duces ?

E di ti si e ka pushtuar Italia Shqiperine dhe se ku jane strehuar me pas keta italiane ???

Kur te mesosh keto gjera fol ne emer te turkut sa te duash, shqiptaret jane europiane ;)
 
Titulli: Heq flamurin Turk dhe arresohet.

Ne sy te pare mendova se mos ishte nje gjykate aty ku valvitej ky flamur, lexova me poshte dhe thuej qe ishte ne rruge.

Arrestimi i personit qe e ka hequr eshte i pabaze dhe kjo do te kete qene arsyea e lirimit te shpejte te tij. Policia ne ç'do shtet te botes ka te drejte te kerkoje ardhjen e nje personi ne rajon te policise. Personalisht me duket pak i pahijshem veprimi dhe motivi i ketij personi. Por ajo qe me vret me shume eshte menyra sesi fillojne krahasimet mes Shqiptareve te Shqiperise dhe atyre te Kosoves, qe medoemos te dale njera pale me e keqe se tjetra.

Te vesh nje flamur ne ane te rruges nuk eshte krim, ai flamur mund te simbolizoje dicka, mos ndoshta ajo rruge eshte ndertuar nga ndonje kompani Turke apo aty prane banon ndonje minoritet Turk? Dhe per me shume, mendojeni si per vete. Sa e sa Shqiptare jane jashte trojeve Shqiptare dhe ngrejne flamurin Shqiptar ne vend te huaj? Sa e sa prej tyre (perfshire mua) dhe ne makine kane stemen e flamurit? Sipas disave u dashka te na thoshkan neve VETEM flamurin vendas the asnje tjeter.
 
Titulli: Heq flamurin Turk dhe arresohet.

O Shoki hesht me mire se te thuash budalleqe...

Ti krahason Italine me Turkun.... ?

E di ti qe te gjitha rruget mbi te cilat ecej ne Shqiperi deri ne 90 jane te bera nga italianet ? E di ti qe Tirana eshte komplet veper e Duces ?

E di ti si e ka pushtuar Italia Shqiperine dhe se ku jane strehuar me pas keta italiane ???

Kur te mesosh keto gjera fol ne emer te turkut sa te duash, shqiptaret jane europiane ;)

Rrofsh se me kurseve nje pergjigje...:kiss
 
Titulli: Heq flamurin Turk dhe arresohet.

Tani ne turqi kane qene keto??
 
Status
E mbyllur për postime të tjera.

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top