Henri اili: Kush fshihet pas personazheve të Ben Blushit

Malsi

Anëtar i Nderuar
Henri اili, botuesi i romanit të fundit të Ben Blushit, "Kandidati", në një shkrim të tij për lapsi.al, jep verisonin e tij për leximin që i duhet bërë këtij libri. Vepra e Blushit, një thriller politik satirik, shtjellon ngjarje, personazhe dhe fakte që janë sa reale aq edhe fryte të fantazisë. Flitet për zgjedhjet e fundit lokaloe, flitet për një kandidat që kërkon të rizgjedhet për herë të katërt (këtë herë oas vdekjes) në një qytet që të kujton Elbasanin dhe padyshim i shëmbëllen edhe të mbiquajturin "Lala", kryetarin e vërtetë të qytetit Qazim Sejdini, që në libër quhet Kadim Sedini. Kështu si ky personazh ka dhe shumë elementë të tjerë që ndërthuren ci copëza dokumentari nga realiteti me fiction-in e Blushit. Por mes tyre, shkruan Henri اili, nuk ka ngjashmëri apo përkitje. Madje as ai vetë, pavarësisht emrit që mban një nga personazhet, nuk është pjesë e librit. Lexoni më poshtë shkrimin e plotë të Henri اilit dhe pastaj librin e Blushit...

“Të ka bërë Blushi personazh të romanit të ri, “Kandidati"! Flet për një gazetar me emrin Henri …”, më tha një mik, pasi kishte lexuar këtë fundjavë romanin e ri të Ben Blushit, “Kandidati”, që gjendet në librari qysh prej së shtunës dhe po ecën furishëm.
Po ashtu shumë tituj gazetash apo telefonata insinuojnë se cilët personazhe në jetën publike ka parasysh Blushi me këtë apo atë personazh. Unë them që nuk ka asnjë lidhje me realitetin.
Jo vetëm sepse “shkencërisht” mund të vërtetohet fare lehtë se asnjë prej personazheve nuk i referohet një personazhi të vërtetë, por edhe sepse kjo lloj teknike është ose një gradë zero e gjykimit estetik dhe artistik në shoqërinë tonë, ose një trashëgimi e mbetur nga e kaluara puniste ku me pyetjen: “ا’ka dashur të thotë autori?”, ne kemi gjykuar dhe stërgjykuar nga pikëpamja sociale një krijim letrar. Jo, Blushi nuk ka parasysh as edhe një personazh të jetës publike në personazhet e librit të fundit “Kandidati”.
Për shembull, nisur nga vetja, aty është një gazetar që quhet Henri dhe që drejton një emision televiziv. Unë nuk kam drejtuar kurrë një emision televiziv. Ose dikush tjetër mund të thotë: “Drejtuesi i emisionit televiziv i ngjan Blendi Fevziut”. Por ai nuk quhet Henri, quhet Blendi.
Po ashtu në zgjedhjet e fundit të 21 qershorit, nuk patëm asnjë kandidat të vdekur, që Blushi ta ketë fjalën për dikë specifikisht. Lista mund të vazhdonte e pafund me argumentime të kësaj natyre. Thënë shkurt, është letërsi, dhe pyetja: “Kë ka parasysh Blushi me këtë apo atë personazh?” është fare e pakuptimtë.
ثshtë fare e pakuptimtë së pari, sepse është jo vetëm në normën dhe traditën letrare të letërsisë dhe artit të vërtetë që ngjasimi me personazhet realë nuk ka asnjë kuptim, jo më të jetë ndonjë krim apo sakrilegj. Po kështu, edhe nga pikëpamja juridike, Gjykata e Strasburgut e ka shpallur se çdo karikaturizim apo shndërrim në personazh krijimi letrar në humor apo karikaturë nuk është objekt i shqyrtimit të realitetit sepse është fiction dhe është liria e krijimit dhe fantazia e krijuesit, shkrimtarit.
Në këtë kuptim, përpjekja për të gjetur një tjetër pas një personazhi, për t’i dhënë këtij apo atij vetitë në jetën reale, janë absurde, qesharake dhe demonstrojnë më shumë sesa “krimin” apo provokimin e Blushit, injorancën dhe banalitetin e atyre që e bëjnë këtë pyetje, në cilindo nivel të shoqërisë qofshin! Sepse krijimi nuk ka asnjë lidhje me realitetin në kuptimin sesi pyetet: “Për kë e ka fjalën Blushi?”.
Së dyti, ideja për të shqyrtuar, ekzaminuar pas kësaj, është një formë e prapambetjes mentale, e censurës së dikurshme të letërsisë gjatë komunizmit, ku nënkuptimet shqyrtoheshin madje deri në organet e larta të Partisë e Komitetit Qendror, të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe madje deri tek Sigurimi i Shtetit dhe aludimet konsideroheshin thuajse një krim apo propagandë kundër regjimit.
Jemi në një shekull të qytetëruar, në një epokë demokratike, jemi në epokën e lirisë së krijimit.
Ben Blushi ka bërë një roman alla Houellebecq-ian të tipit “Nënshtrimi” apo konician, “Doktor Gjilpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurrasit”.
Kemi të bëjmë me një vepër të mirëfilltë arti, edhe pse këtë vit janë zhvilluar zgjedhjet lokale, edhe pse, edhe pse, edhe pse... dikush i ngjason këtij apo atij.
Romani i Blushit është një krijim që, pak a shumë, përpiqet të thotë apo dekodojë një transformim të audiencës, elektoratit apo konsumatorit politik në shoqëritë bashkëkohore, që do të thotë në të gjitha vendet demokratike, në një konsumator politik të parapërgatitur nga marketingu dhe mekanizmat e tjerë të komunikimit politik... aq sa edhe një i vdekur mund të kandidojë e madje edhe të fitojë zgjedhjet.
Kjo lloj amnezie apo harrese që ka filluar të perifrazojë apo të karakterizojë shoqëritë tona bashkëkohore kudo, është një nga trishtimet intelektuale të autorit Blushi.
Shkurt, romani i ri i Ben Blushit nuk është gjë tjetër veçse... thjesht një roman. Lidhja e pjesshme me personazhe në qarkullim nuk është veçse e rastit dhe e paqëllimtë.
Henri اili

Titulli origjinal: A ka emra të vërtetë pas personazheve të Blushit? Jo


lapsi.al
 
Titulli: Henri اili: Kush fshihet pas personazheve të Ben Blushit

Nese ka , Kush tjeter pervecse - Sali Gomarit dhe kompanise se tij.
 
Titulli: Henri اili: Kush fshihet pas personazheve të Ben Blushit

Asiher se kam kuptu ket korcarin. Ky e merr rrogen si deputet apo si shkrimtar :D? Me duket sikur parlamentin e perdor vetem si trampoline per te terheq vemendjen e publikut qe t'promovoje ndonje liber. Akuza dhe vetem akuza por asnjehere nuk doli per nje zgjidhje te problemeve si deputet pozite qe eshte.
 
Titulli: Henri اili: Kush fshihet pas personazheve të Ben Blushit

henri cili apo naim cili, nje person me probleme identiteti sdi sa duhet te merret ne konsiderate...nderkohe per Ben Blushin sinqerisht spo di nga po i anon...dje lexova qe ne librin e fundit ishte bere edhe historian duke nxjerre Ismail Qemalin si "lekist" e Nolin qe fal qenin per cigare a dicka e tille

keta VIP , jane multiskills me sa kuptoj une , dine te bejne deputetin,analistin,opinonistin, njekohesisht
 
Titulli: Henri اili: Kush fshihet pas personazheve të Ben Blushit

E bukura me te birin e Kicos eshte se kujton se eshte "me i ditur" se i biri i Kristaqit qe e kemi bere kryeminister. Nuk e di i shkreti qe jane prere nga nje brume, jane ushqyer nga bulmeti i te njejtit stan, dhe jane te dy parazite si njerez. Njerez qe nuk kane punuar nje dite te vetme te jetes se tyre. Njerez pa profesion. Njerez qe profesion kane "politiken".

I biri i Kicos mbahet edhe si "shkrimtar" e "publicist" i madh aqsa i kane rene mbi supe barra e halleve te popullit. Njerez qe nuk kane qeverisur dot familjen e tyre, dalin tani e duan te qeverisin familjen disa miliona banoresh te shqiptareve. E rezultati eshte ky qe shohim sot: shqiptaret e braktisin ate vend ne mase, pasi u eshte vrare shpresa. Dhe i biri i Kicos i drejton gishtin te birit te Kristaqit e i thote: "Une jam me i mire se ty si kryeminister!"

hajduti
 
Titulli: Henri اili: Kush fshihet pas personazheve të Ben Blushit

Mua me pelqen si shkruan Blushi.

Librin e fundit te tij se kam blere akoma por kam degjuar vleresime pozitive. Dhe si politikan me duket i matur dhe i pjekur, dhe si individ me duket person me vlera, jo si keta te mykurit dhe hajdutat e politikes shqiptare ne pergjithsi.

Sndaj te njejtin mendim per Cilin. Keshtu qe cfaredo lloj gjeje qe shkruan ai eshte per ne kosh plerash.
 
Titulli: Henri اili: Kush fshihet pas personazheve të Ben Blushit

Ben Blushi dhe Pandeli Majko jane nder politikanet e rralle te skenes politike te Shqiperise qe i vleresoj. Ben Blushi sikur te donte do te kishte kap cilindo pozicion ministror, sidomos ky qe eshte ze kritik brenda PS e qe mund ti mbyllej goja me poste. Eshte nder te rrallet brenda PS qe nuk ja ben rrafsh Rames.

Edhe si shkrimtar i ka vlerat e tij, perndryshe nuk do ti behej bestseller secili botim i tij.
 
Back
Top