Hendeku i pagës midis dy gjinive, ja diferencat në Shqipëri

LeVoyageur

Once upon a time...
Pavarësisht politikave për të luftuar pabarazinë gjinore, ende dhe sot kudo në botë gratë paguhen më pak se kolegët e tyre burra. Diferencat janë të pranishme si në vendet e zhvilluara perëndimore, si Holandë dhe Zvicër, deri në ato më pak të zhvilluarat si Shqipëria.

Sipas analizës nga grupi Korn Ferry Hay, një firmë konsulente që mori nën studim më shumë se 8 milionë punonjës në 33 shtete, gratë fitojnë 18% më pak se sa burrat. Hendeku shpjegohet me mungesën e grave në pozicionet e mirë-paguara.

Gratë përbëjnë 40% të forcës punëtore në zyra, por vetëm 15% e tyre kanë një rol drejtues. Gjithsesi, hendeku zvogëlohet kur krahasojmë femrat dhe meshkujt që punojnë në të njëjtin nivel dhe funksion të së njëjtës kompani, por përsëri në favor të meshkujve me 1.6%.

Në Shqipëri, nga të dhënat e studimit të INSTAT “Femra dhe Meshkuj,2015” rezulton se paga mesatare bruto për një të punësuar në 2014 është 45.539 lekë.

Nga ku për të punësuarit meshkuj paga mesatare bruto mujore është 47.664 lekë, ndërsa për femrat është 42.852 lekë, për të njëjtin nivel dhe funksion. Në sektorin privat, hendeku është 10%, pra meshkujt paguhen rreth 10% më shumë se koleget e tyre femra për të njëjtin rol.

Po sipas INSTAT-it, meshkujt e punësuar në kompani të huaja kanë një pagë dyfish më të lartë se femrat. Nga ana tjetër, në sektorin publik në Shqipëri, diferenca në pagë anon nga gjinia femërore, ku paga për punonjëset femra përllogaritet rreth 1% më e lartë se e meshkujve.

Në Britani, pas më shumë se 4 dekada që është prezantuar dekreti për paga të barabarta, diferenca midis burrave dhe grave është akoma e madhe. Premtimi i bërë në 2015 nga David Cameron për t’i dhënë fund hendekut të pagës është tepër ambicioz.

Gratë përbëjnë vetëm 1 nga 3 të roleve drejtuese. Punonjës të të njëjtit nivel por në kompani të ndryshme akoma po përballen me diferenca, ku paga mesatare e një burri është 9% më e lartë.

Vetëm në Emiratet e Bashkuara Arabe, ndodh e kundërta, ku hendeku i pagës anon nga ana e gjinisë femërore. Gratë në të njëjtin nivel, kompani dhe funksion, aktualisht paguhen 2% më shumë se kolegët e tyre burra.

Kjo shpjegohet me faktin se më pak gra janë të angazhuara të punojnë dhe ato që e bëjnë kanë një nivel mjaft të lartë të arsimimit. Në 2014 gratë përbënin rreth 13% të forcës punëtore, ndërsa në Britani ndarja ishte 46%./MONITOR
 
Titulli: Hendeku i pagës midis dy gjinive, ja diferencat në Shqipëri

Po ska te beje me ate qe thot tema qe diferenc page nga gjinia por se femrat punojne ne vende jo qe kane page te larte
 
Titulli: Hendeku i pagës midis dy gjinive, ja diferencat në Shqipëri

Se di nga i ka nxjerre Instat keto statistika ne sektorin privat, pasi nuk eshte keshtu.
Nese flasim per kompani te fuqishme ne treg , diferencat ne page nuk ekzistojne ....ekzistojne Statuset, dhe Pozicionet qe sigurisht shoqerohen me page ndryshe. Por keto pozicione nuk jane derivat i meshkujve, ne to gjen plot femra ...
Te thuash se gjinia ndikon eshte padiskutim jo e vertete.

Per sektorin Publik...skam info dhe se di!
 
Titulli: Hendeku i pagës midis dy gjinive, ja diferencat në Shqipëri

Po ska te beje me ate qe thot tema qe diferenc page nga gjinia por se femrat punojne ne vende jo qe kane page te larte

kush e tha kete?
 
Titulli: Hendeku i pagës midis dy gjinive, ja diferencat në Shqipëri

Me siper thuhet tek tema edhe pse une sjam dakord sepse ska lidhje kjo pjese...nese nje femer eshte inteligjente edhe pse jane te rralla femra te tilla lol por mendoj qe jan ne postin qe meritojne nuk i diskrimino njeri nga gjinia
 
Mu lexua sikur the se femrat gjejne pune me rroge te ulet...
 
Titulli: Hendeku i pagës midis dy gjinive, ja diferencat në Shqipëri

Po pra punojne ne vende me page jo te larte dhe ndaj ka dale ky sondazh dhe jo se jan diskriminu ishte ideja se mhb po bejme e vesht spo meremi lol
 
Titulli: Hendeku i pagës midis dy gjinive, ja diferencat në Shqipëri

PO skam faj une qe ti e shkruan fjaline gabim.

Ath qe te te sqaroj , ne sektorin privat (jo ne te zeze) , e flas per kompani qe ecin ne baze te kodit te punes dhe ligjeve te shtetit, ka nje page dysheme dhe tavan.
Cdo pozicion shoqerohet me nje page qe i pershtatet ketij pozicioni, specialist, ekspert , manager apo director...Por asesi gjinia
Deri ketu jemi ok.
Nese Instat do kish bere kete sondazh mbi biznesin e madh allias kompani te medha, nuk do kishte dale ne keto statistika.
Nese Instat ben sondazhe mbi biznesin e vogel ate fason...sigurisht qe paga eshte e ulet por ne to zakonisht punojne femra (rrobaqepsira apo kepucarira), edhe ketu nuk shoh diskriminim gjinie...thjesht paga me te ulta.

PS:Master spo te kundershtoja, po diskutojme mbi je fenomen dhe ikonat s'jane te nevojshme...mos e merr cdo bisede "sulm"
 
Titulli: Hendeku i pagës midis dy gjinive, ja diferencat në Shqipëri

Jo kush tha ;)

Sa per instat sme plq fare ne menyren si i kryen sondazhet ndaj nuk i besoj fare ;)
 
Titulli: Hendeku i pagës midis dy gjinive, ja diferencat në Shqipëri

Nuk e di per shtetet tjera,por ne Shqiperi nuk me rezulton diferenca ne paga ne baze te gjinis.pozicioni punes paguhet njelloj si per femra ashtu edhe per meshkujt.
 
Titulli: Hendeku i pagës midis dy gjinive, ja diferencat në Shqipëri

TE firma ime paguhesh sipas kualifikimit dhe vjetersise punes, je cun, goce apo c'te duash ti :D
 
Back
Top