Hemorroidet nuk duhen perjetuar ne heshtje dhe ndroje

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Hemorroidet nuk duhen perjetuar ne heshtje dhe ndroje
Shume njerez pas moshes 50 vjecare provojne kriza hemorroidesh. Por keto dhimbje nuk duhen perjetuar ne heshtje dhe ne ndrojtje ndaj te tjereve, madje dhe ndaj familjareve. Shume zgjidhje ekzistojne, por se pari duhet keshilluar nje mjek.

Ne muret e anusit ka disa ene gjaku te cilat ne nje fare menyre te kujtojne varicet e kembeve. Me kalimin e moshes ato fryhen dhe cahen nga konstipacioni (kapslleku) apo nga nje ngjarje e vecante si lindja, dhenia gji per nje kohe te gjate, etj. Nese hemorroidet zgjerohen nga jashte siperfaqes ne dalje te anusit, personi per disa ore ndjen dhimbje pa shkaktuar gjakderdhje, por mund te krijohet dhe nje koker ne kete zone gjate rreth dy javeve. Nese hemorroidet jane te brendshme, ne kanalin anal, ato nuk jane te dhimbshme, por shkaktojne gjakderdhje.

C’duhet bere?

Nuk duhet sforcuar jashteqitja dhe duhet shmangur qe te qendrohet ne banjo per nje kohe te gjate ndenjur. Personi duhet te fshihet lehte, mundesisht me nje pecete te qullet.

Perdorimi i nje laksativi te bute

“Mundet qe laksativet e bute te perdoren dhe te jene efikas, - thote doktor Godeberge. – Ekzistojne 3 lloje : ato qe kane si baze fibrat, krundet dhe “psyllium”; osmotiket (Duphalac) ose lubrifikantet me derivate parafine. Duhen perdorur gjithashtu kremrat dhe supostet kunder hemorroideve, te cilat lubrifikojne dhe favorizojne cikatrizimin e plages. Per te tonifikuar venat mund te behen disa kura perkatese (Daflon, etj). Ata qe perdorin fitoterapine, mund te perdorin bimet e pasura me “flavonoide”, te cilat tonifikojne venat dhe jane anti-inflamatore. Por shume persona nenvleftesojne efikasitetin e rregullave higjieno-dietetike, te cilat jane teper te rendesishme.

E rendesishme : veprimataria fizike

Duhet ecur gjysem ore ne dite me qellim qe te stimulohet tranzitimi i ushqimit dhe jashteqitja. Mire eshte te behet sport 2 here ne jave, por duhet bere kujdes qe te mos mbahen pesha te renda dhe te mos qendrohet per nje kohe te gjate ne te njejtin vend.

Duhet pire uje

Pini te pakten 1,5 liter uje ne dite qe te mund te shmangni kapsllekun, dhe kjo, ne menyre qe ta mesoni zorren qe te lirohet rregullisht, ne nje ore te perafert.

Duhet te hani fibra

Fibrat jane te domosdoshme per tranzitimin e ushqimit ne zorre, cka do te thote qe ne cdo vaft te hani zarzavate. Konsumoni gjithashtu buke te plote dhe drithera te tjera. Sallata jeshile ka 90% uje dhe shume pak fibra.

Hemorroidet jane struktura anatomike normale, por eshte kapslleku qe stimulon krizat e hemorroideve. Ne fakt hemorroidet perbehen prej venash te krijuara ne menyre natyrale ne fund te anusit. Tri fenomene mund te vihen re rreth hemorroideve:

- gjakderdhja;

- shfaqja e atyre qe quhen “prolapsus”, pra hemorroidet dalin jashte anusit;

- tromboze, qe do te thote pengesat qe krijohen ne brendesi te venes dhe qe shkaktojne dhimbje. Kjo padyshim kerkon nderhyrje kirurgjikale, me anestezi lokale, per ta hequr ate.

Cilat jane trajtimet kirurgjikale?

Hemorroidet qe nuk dalin jashte gjate jashteqitjes trajtohen ne menyre “instrumentale” per disa minuta tek nje specialist, te cilat “digjen” ne menyre kimike ose termike. Kjo behet pa anestezi. Nese nje hemoroid del jashte vazhdimisht dhe kane deshtuar metodat e tjera, atehere ai operohet dhe mbyllen arteret qe e ushqenin ate. Ky operacion zgjat gjysem ore dhe behet me anestezi te pergjitheshme ose peridural. Sigurisht, prania e plages e ben te dhimbshme tranzitimin e jashteqitjes. Gjate 6 javeve te cikatrizimit te plageve, pacienti u ben banjo, duke perdorur kremera cikatrizuese. Ai merr gjithashtu dhe antalgjike apo laksative qe te mos kete dhimbje dhe te shmange kapsllekun. Por ka dhe nje menyre tjeter qe hemoroidet e dala ti rivendosesh ne vendin e tyre ne menyre normale, sipas metodes “Longo”, sic dhe e quajne ne mjekesi.

R Shendeti Juaj
 
iiiiiiiiiiiiiiiiii ca semundje e shpifur :(
 
Hemorroidet shërohen me lëvore të pishës

Ekstrakti i pishës franceze, piknogenol, është një bar i shkëlqyeshëm për shërimin e hemorroideve, bëjnë të ditur shkencëtarët gjerman.

Studiuesit e Universitetit në Mustar thonë se aplikimi i ekstraktit të lëvores së këtij druri në dozë prej 300 mg për vetëm një javë ditë, largon dy simptoma kryesore të hemorroideve: ul katërfish dhimbjen si dhe gjakderdhjen në hapësirën anale.

Në bashkëpunim me shkencëtarët italian të Universitetit G.D’Annunzio është zhvilluar hulumtim i 80-të njerëzve të cilët vuajnë nga hemorroidet e jashtme, dhe të cilët në fund të studimit kanë pohuar uljen e intensitetit të dhimbjeve, shkurtimin e kohëzgjatjes së simptomave dhe reduktimin e gjakderdhjen.

Përveç largimit të përkohshëm të simptomave, ekstrakti ndihmon edhe në pengimin e përsëritjes së sëmundjes. Efekti iu vishet flavonoideve që gjenden në lëvoren e pishës./ keshilla
 
Simptomat e Hemorroideve



Gjakderdhja e dhimbshme mund të jetë simptomë e kolitisit, sëmundjes së krohnit apo edhe tumorit. Secilin prej këtyre simptomave duhet ta lajmëroni dhe ta kontrolloni te mjeku dhe duhet ta ndryshoni ushqimin.

Rreth 50% e njerëzve më të moshuar se 50 vjeç vuajnë prej hemorroideve, ka treguar një hulumtim i kryer në klinikën Majo. Simptomat më të shpeshta të këtij çrregullimi të dhimbshëm janë gjakderdhja dhe djegia në hapësirën e zorrës së trashë. Sa shpesh do të shfaqet varet prej gjenetikës, por një dhimbje si kjo më së shumti e nxit mënyra jo e shëndetshme e të jetuarit.
Konsumoni ushqim të thatë dhe të varfër për nga proteinat, nuk konsumoni ujë sa duhet dhe shumicën ditës e kaloni duke qëndruar ulur në karrige, gjasat janë shumë të mëdha se edhe ju do të vuani nga mbyllja dhe jashtëqitja e fortë. Më pas, si pasojë e kësaj do të vuani nga presioni dhe ënjtja në vena dhe pikërisht këto vena të ënjtura janë hemorroidet.
Hemorroidet shërohen varësisht nga ajo se sa janë të theksuara, por proktologët theksojnë se asnjë krem apo ndonjë banjë e ngrohtë nuk do t’i largojë – ato vetë do t’i zbusë ato. Mu për këtë arsye është shumë e rëndësishme që me kohë të lajmëroheni te mjeku, i cili do t’ju këshillojë se cila terapi do të ndikojë pozitivisht te ju.
Do të bindet po ashtu nëse simptomat të cilat ju mundojnë janë pasojë e hemorroideve apo sëmundjeve serioze të zorrëve si kolitisi apo krohni. Por, gjithsesi se mjeku do t’ju sugjerojë ushtrime ditore me kohëzgjatje prej 20 minuta dhe të konsumoni sa më shumë ujë.
Mollë dhe fasule sa të doni, por shmangni djathin dhe ushqimin pikant
Hemorroidet më së miri do t’i parandaloni me ushqim të pasur me proteina dhe fibra, pemë dhe perime. Më së shumti proteina gjenden në lëvoren e pemëve, si mollët, dardhët, përderisa te perimet ka në fasule. Po ashtu ia vlen të shmangni ushqimin pikant si dhe të mos konsumoni produkte të qumështit, ngase përmbajnë acide të qumështit që mund të irritojnë hemorroidet.
Mos caktoni shkuarjen në tualet
Nëse anashkaloni shkuarjen në tualet, vetëm sa do të vështirësoni mbylljen e cila dërgon drejt shfaqjes së hemorroideve. Do të ishte mirë të shkoni në tualet brenda 30 minutave pasi të keni ndjerë “presionin”.
Banja e ngrohtë me kamomil zvogëlon infektimin
Dhimbjet dhe të djegurat do t’i zbusni pas me ujë të vakët. Uji tepër i ngrohtë vetëm sa do ta përkeqësojë hemorroidet. Nga mjekët sugjerohet ulje në banjë me kamomil, ngase zvogëlon infektimin dhe vetë dhimbjen.
Shmangni alkoolin dhe kafenë dhe konsumoni jogurt
Në mënyrë që të shmangni jashtëqitjen e fortë, e cila është njëra ndër nxitësit kryesor të hemorroideve, duhet të konsumoni sasi të madhe të ujit dhe atë madje tetë gota brenda ditë, përderisa ndihmon edhe jogurti. Nëse është ngrohtë apo merreni edhe me sport, atëherë konsumojeni sa më shumë. Po ashtu nëse vuani nga hemorroidet, shmangni alkoolin dhe kafeinën.
Letra aromatike nuk ju nevojitet
Letra aromatike vetëm sa mund ta përkeqësojë problemin. Zgjedhje më e mirë është letra e thjeshtë dhe e butë.

Shpëtimi është në kremra dhe në xhel
Në barnatore mund të hasni në kremra të ndryshme, xhel që zbutin hemorroidet e dhimbshme. //keshilla
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top