Helmon veten me pesticide 70-vjeçari

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P


Kishte rënë në depresion pas emigrimit të të birit

Malli për të birin emigrant ka çuar një 70-vjeçar drejt vetëflijimit. I moshuari nga fshati Kafaraj në Rrethin e Fierit është helmuar me pesticide që përdoren për spërkatjen e hardhive. I moshuari është çuar në spitalin e Fierit mbrëmjen e së martës dhe ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit. Burimet zyrtare të Policisë së Fierit bëjnë të ditur se Belul Troka ka vdekur rreth orës 02:00 të mëngjesit për shkak të intoksikimit të fortë. Mësohet se Troka, pasditen e së martës ka marrë vendimin për t‘u vetëhelmuar dhe ka përfituar nga momenti kur e shoqja ka qenë e angazhuar me punët e shtëpisë për të pirë një sasi të madhe pesticidesh. Lënda helmuese ka dhënë efekt të menjëhershëm dhe 70-vjeçari ka shfaqur shenja intoksimi menjëherë. Rreth një orë më vonë, pothuaj pa shenja jete, Belul Troka është gjetur nga bashkëshortja, e cila ka kërkuar ndihmën e fqinjëve dhe të të afërmve. 70-vjeçari është transportuar për në spitalin e Fierit, ku mësohet se me gjithë ndihmën e menjëhershme mjekësore ai ka gjetur vdekjen disa orë më pas. Mjeku toksikolog nuk ka dhënë shpresa që në momentet e para të përballimit me rastin e vetëhelmimit, kjo për shkak të moshës së Belul Trokës, por edhe të sasisë së madhe të lëndës helmuese që kishte përdorur. Shkak i marrjes së vendimit konfirmohet se ishte gjendja depresive ku ai kishte rënë pas largimit në emigracion të djalit të vetëm.
SHQIP

 
Back
Top