Shiko fotografinë 1423392
Një software shumë i sofistikuar do të udhëheqë helikopterët e të ardhmes. Qendra e kërkimeve të teknologjive të reja Phantom Works, e kompanisë Boeing në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka prodhuar një helikopter në gjendje të fluturojë pa pilot.
Akoma në fazë eksperimentimi , makina e gjeneratës së re pas mbarimit të të gjitha testeve do të përdoret nga ana e ushtrisë amerikane.
Sipas shumë zërave, A-160, emri i këtij helikopteri mund të kalojë në prodhim për 2 vjet. I gjatë rreth 10 metra, helikopteri robot ka një rotor me një diametër prej 11 metrash, do të fluturojë me një shpejtësi maksimale prej 260 kilometra në orë dhe do të ngrihet në një lartësi prej 9000 metrash.
I komanduar në distancë nga një software, A-160 do të përdoret në rolin e përgjuesit për shënjestra të ndryshme, si urë ndërlidhje dhe për furnizime shumë preçize
“Në krahasim me një helikopter normal A-160 është fantastik, sepse mund të fluturojë për rreth 4000 kilometra dhe mund të qëndrojë në fluturim rreth 24 orë”, kanë thënë krijuesit e këtij helikopteri
/webmagazin/