Helenizimi i Shqipetareve me anen e fese orthodokse

Bilderberg

Anëtar i ri
Helenizimi i Shqipetareve me anen e fese orthodokse!

Shën Kozmai, profeti antishqiptar - > nga SHERIF DELVINA

Sipas tij, duhej braktisur shqipja e duhej mësuar të flitej e shkruhej vetëm greqisht.

Në vitet 1768-1774 dhe 1775-1779, Patrikana Ekumenike dërgoi në vendin tonë Kozma Etolianin (1714-1779), i cili kishte kryer studimet në Malin e Shenjtë, Athos. Klerikët grekë, para se të vinin në vendin tonë, shpesh mësonin se si t‘i kryenin shërbesat fetare në manastiret e atij mali. Misioni i Kozma Etolianit ishte sa delikat, aq edhe i rëndësishëm. Ai vinte në Shqipërinë e Jugut për të realizuar qëllimin që të krishterët ortodoksë shqiptarë t‘i kthente në grekë. Kozma Etoliani predikoi në Shqipërinë e Poshtme (Epir), Thesali, Maqedoni etj. Ai kërkonte që në Shqipërinë e Jugut të përbuzej dhe të braktisej shqipja dhe në vend të saj të flitej dhe të shkruhej vetëm greqisht.

N.Tomadakis, profesor në Universitetin e Athinës, thekson: "Misionari i madh, Kozma Etoliani, punoi për fuqizimin e fesë së krishterë dhe për përparimin e arsimit në territorin e Vorio Epirit, ai ra martir për epirotët e veriut dhe për kombin tonë". ثshtë për të vënë në dukje se historiani K.Amantos, anëtar i Akademisë së Athinës dhe profesor i Universitetit, pohon: "Legjendari Kozma Etoliani punoi më shumë se kushdo për krishtërimin dhe shkollat… Ai qe ndër dëshmorët e parë që ra për helenizmin e të krishterëve të Epirit të Veriut". Po ashtu, në librin "Vendet greke në histori, Epirus, analizë dhe histori greke", me botues të përgjithshëm anëtarin e Akademisë së Athinës, M.B. Sakelariou, Athinë, 1997, fq. 317, pohohet: "Përmes punës së tij, Kozma Etoliani dëshmoi vetëm se ishte zëri më autentik i kombit grek gjatë periudhës së pushtimit osman". Këtë "shenjtor" akademiku në fjalë e quan "martir të kauzës së kombit të tij grek, një nga figurat më të ndritura, i cili punoi me të gjitha forcat e tij për përgatitjen e rilindjes së kombit grek".

Vasil Krapsiti në "Historia e Paramithise", kapitulli III, flet për veprimtarinë e Shën Kozmait. Ky historian grek i ditëve tona, në faqen 37 të këtij libri, Shën Kozmanë e quan "shpëtimtar të etnisë greke në hapësirën e Thesprotisë". Ndërmjet të tjerash, ai na thotë: "Ky apostull i krishtërimit, kudo që shkonte në Epir vendoste kryqe dhe ishte luftëtar i flaktë i fesë së krishterë dhe i helenizmit". Sipas këtij autori, merita më e madhe e tij ishte hapja e shkollave greke. Kështu, "Shën Kozma Etoliani ‘zgjonte‘ ndërgjegjen etnike të helenëve të skllavëruar, duke ngritur shkëmbinj rezistence për grekët".

Po e citojmë këtë autor, i cili na përmend fjalët e Shën Kozmait të thëna në mbledhjen e Shën Donatos (Paramithi): "Le t‘i shmangemi, vëllezërit e mi, mendjemadhësisë, që është krijesa e parë e shejtanit dhe rruga që të çon në katastrofë, prandaj duhet të jeni kokulur; kokultësia është rruga e engjëjve, ajo të çon në parajsë".

Suliotët u tronditën kur dëgjuan këto fjalë të tij, madje disa u egërsuan. Atëherë Kozmai u tha: "Më vjen keq për ju, për kryelartësinë që kini". Dhe duke shkundur këpucët, vazhdoi me këto fjalë të ashpra: "Këmba ime këtu nuk do të shkelë herë tjetër. Nëse nuk i lini këto që bëni, do të shpërbëheni".

Më vonë, duke parë armët e suliotëve të varura nëpër pemë, Kozma Etoliani u tha atyre me mllef e cinizëm: "Kjo kokëfortësi që keni do t‘ju marrë në qafë. Në ato degë që ju sot varni jataganët, do të vijë një ditë që jevgjit të varin sazet e tyre".

Autori i "Historisë së Paramithisë" shkruan edhe se "puna e Shën Kozmait me Sulin ishte një detyrë e pastër dhe etnike. Ai u përpoq që t‘i bindte suliotët të largoheshin nga çdo veprim i armatosur". Mirëpo suliotët nuk e dëgjuan Kozmain. Ata luftuan e nuk i braktisën traditat e tyre, ndaj dhe fituan pavdekësinë.

Suliotët ishin shqiptarë dhe nuk ishin etni greke. Hobhausi na thotë se suliotët i zhvillonin luftërat sipas mënyrës shqiptare. Po kështu edhe Liku e quante Sulin vend shqiptar, ndërsa Pukëvili ndarjen e suliotëve në fara e quante zakon mbarëshqiptar. "Në Sul, çështjet gjyqësore, na thotë Liku, rregulloheshin në atë mënyrë si në të gjithë Shqipërinë". Suliotët ishin të krishterë. Dihet se Foto Xhavella qe vëllam me Ismail Pronjën e Paramithisë, kurse Marko Boçari shkroi një fjalor me qëllim që shqiptarët të mësonin greqisht. Edhe Napolon Bonaparti u detyrua t‘ia heqë komandantin grek regjimentit shqiptar në shërbim të Francës, në të cilin pjesa dërrmuese ishin suliotë, sepse ata nuk pranonin të kishin në krye të tyre komandant grek.

Lind pyetja: Cili është krishtërimi i Shën Kozmait?

Më së pari do të bëjmë të ditur kuptimin e fjalës "i shenjtë". Shenjtor shpallet një person që i qëndron besnik i mësimeve të Krishtit dhe kishës së Tij, që kanonizohet si i tillë nga një kishë lokale ose universale. I shenjtë është besniku i kishës ortodokse, i denjë për nderim dhe format e kultit lejohen për atë që shpallet i shenjtë. Shenjtorit i bënin një sërë nderesh si për shembull: i kujtohet emri në lutjet, me emrin e tij mund të emërohen kisha, mund t‘i ekspozohet trupi në altar. Ai, gjithashtu, mund të deklarohet një shenjt mbrojtës i një qyteti ose i një vendi.

Shën Kozmai predikoi në shumë vende të Shqipërisë, që nga Suli e gjer në Krujë. Më poshtë po botojmë një faksimil të marrë nga dorëshkrimet e tij dhe të botuar nga Georges Freris, marrë nga "Pasqyrë historike e letërsisë", revista "Agora", Janinë, 1984, fq.20 (A.Konstantokopulos, Ellenike glosa sta Balkania, Janinë 1988, fq.35).


Kështu foli Shën Kozmai:

" ...Fëmijët tuaj të mësojnë greqisht..."

"Dërgoni fëmijët tuaj të mësojnë greqisht për arsye se kisha jonë është greke. Dhe ti, vëllai im, po nuk mësove greqisht, nuk mund të kuptosh ato që thotë kisha jonë. Më mirë, vëllai im, të kesh shkollë greke në vendin tënd se sa të kesh burime dhe lumenj. Cilido i krishterë, burrë apo grua, që më premton se brenda në shtëpi nuk do flasë shqip, le të ngrihet në këmbë dhe të ma thotë këtu. Unë do t‘i marr atij të gjitha mëkatet në qafën time, që nga dita e lindjes së tij deri më sot, do t‘i porosit të gjithë të krishterët që t‘i flasin dhe do t‘i shlyej të gjitha mëkatet. Ai nuk do ta gjente këtë rast sikur të jepte para me mijëra". (Predikimi 7 drejtuar shqiptarëve të Epirit)

Këtu shihet qartë se Shën Kozmai i ftonte shqiptarët dhe sidomos fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë ortodoksë, që të mësonin greqisht, sepse kisha ortodokse, sipas tij, është greke dhe ajo nuk mund të bëhej kurrë shqiptare.

Sa në kundërshtim bien këto fjalë të tij me Jezu Krishtin, i cili i çoi apostujt e tij që të predikonin doktrinën fetare të krishterë në popujt e ndryshëm të globit, por në asnjë mënyrë që këta popuj të ktheheshin në grekë. Jezu Krishti u pat thënë apostujve: "Shkoni e bëni dishepuj nga të gjithë popujt, duke i pagëzuar në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit të Shenjtë dhe duke i mësuar të zbatojnë të gjitha gjërat që unë ju kam urdhëruar!" (Mateus 28:19)

Krishtërimi i Shën Kozmait nuk ishte krishtërimi i Jezu Krishtit, por një krishtërim i sajuar nga Patrikana e Stambollit, një krishtërim krejtësisht i veçantë, aspak ndërkombëtar dhe qiellor, pra, larg atij që ka predikuar Krishti. Ky lloj antikrishtërimi, që flet në emër të krishtërimit, ka për Ungjill shovinizmin grek.

Shën Kozmai na thotë se "raca shqiptare është greke". Me këto fjalë Shën Kozmai gënjen përsëri. Ja një përgjigje shkencore që e hedh poshtë këtë sajesë shoviniste: antropologu me famë botërore, Pitardi, në librin e tij "Historia e racave njerëzore", kur flet për racën tonë thotë: "ثshtë e vështirë të gjesh një popull ku tiparet antropologjike të jenë më të qarta", ndërkohë që për Greqinë ai pohon po në këtë libër se "ajo është pasqyrë e popujve të Ballkanit". Këtë gjykim të Pitardit mbi racën shqiptare e pranojnë shumë antropologë të tjerë, që kanë bërë matje mbi të gjallë e mbi të vdekur në Greqi e Shqipëri.

Ky "shenjtor" theksonte me të madhe se "atë shqiptar që nuk do të fliste shqip në Shqipërinë e Jugut do ta bënte të lumtur sa të ishte zot i mijëra parave".

ثshtë pra Shën Kozmai ai që, megjithëse "shenjtor", na thotë këto gjepura. Ai i këshillon të krishterët që të mos preferojnë pazaret e çifutëve. Shpesh herë Kozma Etoliani na bën të qeshim me fjalët e tij. Po japim një nga thëniet e tij:

"Mos pini raki të prodhuar në fabrikat e Evropës. Sepse në atë raki çifutët lajnë të vdekurit e tyre që t‘ju ndotin juve. اifutët janë pogromet e antikrishtit". "Mos blini te çifutët". Parulla të tilla të çmendura antisemite do të konkurronin edhe nazizmin e Hitlerit të viteve ‘30-të, kur në vitrinat e dyqaneve të çifutëve skuadrat e SS-ve shkruanin "Kauft nicht bei Juden" (Mos blini te çifutët). Por "i shenjti" Kozma nuk u ndal këtu në çmendurinë e tij antisemite. Ai është i vetmi prift, që në mënyrë të hapur ka nxitur pogromet antiçifute.

Shën Kozmai, më 22 gusht 1777, vizitoi Beratin dhe atje i këshilloi beratasit që të bëjnë pazar të shtunën (sepse çifutët atë ditë e kanë pushim) dhe askush prej tyre, vijoi shenjtori i Vorio Epirit, të mos bëjë pazar të dielën te çifutët. Kështu që Shën Kozmai, për shkak të urrejtjes ndaj çifutëve, arriti t‘u ndërrojë beratasve edhe ditën e pazarit.

Në Samarinë pjesa më e madhe e popullsisë ishte vllahe. Ai u fliste vllehve kundër gjuhës së tyre. Shën Kozmai u thoshte atyre se "Perëndia e konsideronte veten të fyer kur dëgjonte lutje ose lavde në gjuhën vllahe. Që Perëndia të dëgjojë lutjen e besimtarëve ortodoksë, ata duhet t‘i bëjnë ato në greqisht", thoshte ky predikues shoven. Le të shohim ç‘thotë më tej Kozma Etoliani për gjuhën vllahe, citojmë: "Perëndia kur flet me engjëjt, flet në gjuhën greke dhe kur i shfryn djallit, përdor gjuhën vllahe" (arkivi qendror i shtetit rumun).

Absurditete të tilla njihen plot te Shën Kozmai. Njerëzit vdesin, eksperienca e marrë në shkollë ruhet e transmetohet brez pas brezi. Shën Kozmai kërkonte që të transmetoheshin brez pas brezi vetëm mësimet e marra në shkollat greke. Sipas tij, duhej që shqiptari i Shqipërisë jugore ta ndjente veten grek medoemos. Një nga historianët më me zë të Greqisë së sotme, Dr.Vakalopullos, në "Historinë e helenizmit të ri" vëllimi 4, fq.442, shprehet kështu për Kozma Etolianin: "Ai ktheu rrymën e ngjarjeve dhe vulosi me kristianizmin e tij dukuritë shoqërore dhe kombëtare (greke - Sh. D.), veçanërisht në Shqipërinë jugore dhe Epir". Me të drejtë rilindësit tanë lëshuan thirrjen patetike: "Jashtë gjuha greke nga shkollat tona, nga kishat tona". Revista "La nazione albanese", viti 1897, nr. 9, fq .4, shkruan për figurën dhe detyrën e priftit këto fjalë: "Prifti duhet të jetë sjellës i vërtetë i qytetërimit dhe i progresit me ligjin e tij të dashurisë. Këtu, në Shqipëri, në shumicën e rasteve, ai i shërben prindvrasjes, ai është despot dhe më tiran se vetë pushtuesi. Ai, me armën tejet të fuqishme të fesë, në vend që të ndriçojë masat me gjuhën e shenjtë dhe me dashuri për atdheun, është kthyer në një skllav që i shërben injorancës dhe paragjykimeve. Ai është bërë një instrument i verbër i një politike antipatriotike. Prifti është një dhelpër greke, që emrin e atdheut e ka zëvendësuar me atë të Greqisë. Prifti imponohet dhe sundon. Edhe pushkët vrasëse kanë zënë vend në kishë, kështu që është reformuar kulti i Jezu Krishtit". (sqarim: artikullshkruesi në këtë artikull e ka fjalën për priftërinjtë grekë në Shqipërinë e Jugut - Sh. D.).

Në predikën e parë, Shën Kozmai thekson: "Të gjitha fetë e botës janë mashtruese, vetëm feja ortodokse është pa të meta dhe e shenjtë" (Predikimi 1). Të vjen keq kur merr vesh se kryepeshkopi Janullatos është anëtar nderi i shoqatës "Miqtë e Shën Kozmait" dhe se ky "shenjtor" bën pjesë në kalendarin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Vlen të mbahet mend dhe të mos harrohet shprehja e antishqiptarit të tërbuar Sebastianos, ish-mitropolit i Drinopolit, i cili e quan Shën Kozmain "dishepull të vërtetë të Krishtit" (!) Sot në Shqipëri ndërtohen kisha dhe për fat të keq, ndonjë kishe i vihet emri i Shën Kozmait, këtij antishqiptari të tërbuar. Ndërkaq Faik Konica vazhdon të thërrasë nga varri: "Ka 15 vjet që po bërtas: Mend, mend, mend! Kjo mospasje e mendjes na bëri lodër të grekëve".


Për Vasil Krapsitin, Shën Kozmai ishte luftëtar i helenizmit. Po kështu dhe për historianët e tjerë grekë, që kanë nostalgji dhe kërkojnë të rikthejnë Perandorinë Bizantine.

Duke studiuar veprimtarinë e gjithanshme të tij, kushdo del me përfundimin: nëse shenjtorët janë simbole të dashurisë e të humanizmit, Kozma Etolianin nuk e lidh asgjë me ta, sepse ky klerik grek ishte thjesht një emisar politik i shovinizmit grek dhe erdhi në Shqipëri për të mbjellë përçarjen dhe urrejtjen midis shqiptarëve dhe për të helenizuar totalisht ortodoksët shqiptarë.

Për "shenjtërinë" e Shën Kozmait, me të drejtë prof. Pëllumb Xhufi shkruan: "Me gjithë meritat e tij të padyshimta në favor të ‘helenizmit‘, kisha greke u kujtua mjaft vonë për shenjtërimin e Kozma Etolit, gjë që ndodhi në fund të viteve ‘20-të të shekullit XX. Pasi kishin dështuar për ta marrë të ashtuquajturin Vorio-Epir me luftë, apo me marifete politike, qarqet nacional-klerike greke vendosën të shpallin ‘luftën e shenjtë‘ për Vorio-Epirin nën flamurin e Shën Kozmait".

ثshtë për të theksuar se akademiku Kristo Frashëri, për "shenjtorin" e lartpërmendur shkruan: "Kozma Etoliani nuk ishte vetëm një misionar i ortodoksisë fanariote, por siç e pranojnë historianët e sotëm grekë, mbi të gjitha një flamurtar i flaktë i helenizmit". (Gazeta "Korrieri" Nr. 292, 8 Dhjetor 2004).

Për manastirin e Shën Kozmait në Kolkondas, historiani Pëllumb Xhufi është i mendimit se manastiri i tij në Kolkondas, i një antishqiptari të tillë, u ndërtua nga Ali Pashë Tepelena. Po kështu, prof. Xhufi na bën të ditur: "Mjafton që rajatë të rrinin urtë dhe t‘u paguanin detyrimet feudalëve, sepse Shën Kozmai nuk ua kursente ndihmën me predikimet e tij. Nga një logjikë e tillë dritëshkurtër nuk shpëtoi dot as Ali Pashë Tepelena". ("Dita informacion", gusht 1996).

Gazeta "Ngjallja", organ i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, në numrin e saj 8 (163), të gushtit 2006, në një artikull kushtuar Shën Kozmait, midis të tjerash citon: "... prania e tij në jetën e përditshme të besimtarëve nëpërmjet lutjeve që i drejtohen shenjtit, rrëfimit të "bëmave" e profecive të tij e deri tek emri i bekuar Kozma, që mbajnë qindra e qindra vetë të të gjitha moshave". I bëjmë të ditur artikullshkruesit se vëllezërit tanë ortodoksë nuk kanë të pranishëm në jetën e përditshme Shën Kozmanë, flamurin e flaktë të helenizmit, pasi emri Kozma ka ekzistuar qindra vjet para të vinte Kozma Etoliani, siç është rasti i shenjtorëve të nderuar, vëllezërve Kozma dhe Damiani, të martirizuar në vitin 287, në kohën e Perandorit Dioklecian në qytetin اiri të Antiokisë. Për nder të tyre arbëreshët e Italisë emëruan Komunën San Cosmo Albanese (Shën Kozma Shqiptari). Duke rendur pas asaj logjike të zymtë, nxjerrim si përfundim që s‘ekziston asnjë lidhje ndërmjet Josif Stalinit dhe Shën Josifit dhe çdo Josifi tjetër që gjendet në botë.

Shën Kozmai është pararendës i helenizmit. Kjo është treguar qartë në letrën që "i shenjti" i dërgoi vëllait të tij, Hrisantosit, pak muaj para "martirizimit të tij", ku numëronte shkollat që ai vetë kishte ngritur dhe thoshte: "Unë kam parë 30 provinca dhe kam ngritur dhjetë shkolla greke e 200 të tjera për arsimin fillor, ...". Dhe pjesa më e madhe e këtyre shkollave ishin në "Epirin e Veriut". Ishin të gjitha shkolla greke dhe një fakt i tillë e bën Kozma Etolianin padyshim një pararendës të helenizmit, por jo aspak një promotor të arsimit tonë kombëtar, siç është shprehur badjava ndonjë adhurues shqiptar i tij.

E shohim të arsyeshme të shpjegojmë termin "helenizëm" për t‘ua bërë të qartë lexuesve. Për këtë po citojmë Svoronosin: "Helenizmi është tërësia e grekëve të ndërgjegjësuar" (N. Svoronos "Historia e Greqisë së Re", shtypi Universitar i Francës, Paris 1964"). Sipas enciklopedisë së madhe greke, "Pirsu", vëll.11, fq.167, te zëri "Helenizëm" thuhet: "Helenizëm është prania kudo e grekëve, e racës dhe e jetës së tyre gjatë gjithë epokave"; kurse G. S. Frangulis, në veprën e tij "Helenizmi kundër Lindjes dhe Perëndimit" pohon: "Helenizmi kishtar është po aq i lavdishëm sa ai etnik". Ai krijoi helenizmin modern, i cili prej më shumë se një shekulli rivendikon restaurimin kombëtar dhe lirinë e tij".


SHERBIMET SEKRETE TE VENEDIKUT

Sun اu, me traktatin "Arti i luftës", vepër e shkruar dymijë e pesëqind vjet më parë, ushtroi një ndikim të madh në politikanët dhe ushtarakët e Lindjes dhe më vonë të Perëndimit. Në këtë vepër, autori i sipërpërmendur, rolin e spiunëve në kohë lufte e paraqet kështu: "Në fakt, spiunët janë elementi më i rëndësishëm në luftë, sepse prej tyre varet suksesi i veprimeve ushtarake, shkathtësia e lëvizjeve të ushtrisë" (Sun اu, "Arti i luftës" nën kujdesin e Aleksandër Kornelit, Napoli 1988, f.135).

Tomson dhe Padovek pohojnë: "Spiunazhi dhe korrupsioni kanë luajtur në historinë e botës një rol tejet më të rëndësishëm se sa besohet në përgjithësi", ndërsa Alem thekson: "Spiunazhi nuk e ndryshon rrënjësisht rrjedhën e historisë, por ndodh që ndërron thellësisht ngjarjet". (I. P. Alem, "Spiunazh dhe kundërspiunazh", ESI, Napoli 1984 (botime franceze, shtypi universitar i Francës, Paris, 1980, f. 12-13).

Duhet vënë në dukje se veshja e klerikut, siç thekson Bely, favorizon anonimatin dhe fshin origjinën shoqërore dhe gjeografike të tij. Citojmë dy paragrafë të marrë nga libri "Shërbimet e fshehta të Venedikut", ku flitet për Kozma Etolianin:

"Xhovani Momiti, thënë ndryshe Palatino, një ish-berber nga Napoli, pasi kaloi pak kohë në Moskë, Petersburg dhe Vjenë, arriti të bëhet agjent sekret i admiralit rus, Orlov. Ai kërkon t‘i bindë nënshtetasit venedikas për kryengritje dhe organizon emigrimin e gjashtëqind familjeve venedikase për t‘u vendosur në Akuilea. Agjentë të ndryshëm sekretë venedikas, midis të cilëve vetë Xhakomo Kazanova, e ndjekin deri më 9 qershor 1777, ditë në të cilën proveditori i përgjithshëm i detit porosit oficerin Franko Xonxa që t‘i shkaktojë vdekjen në atë mënyrë që ajo të duket e rastësishme. Mendohet se do ta gjejë në ishullin e Qefalonisë gjatë predikimeve të misionarit grek Kozma, që do t‘i flasë si Mesia i ri një turme prej pesëmbëdhjetëmijë fanatikësh që e ndjekin nga fshati në fshat. Projekti është edhe më ambicioz: të eliminojë në një kohë dhe këtë havale, "profet fals", që bredh duke nxitur nënshtetasit grekë të shpërngulen në Akuiela, por qoftë Palatini, edhe Kozmai, dyshojnë se ndiqen nga agjentët sekretë venedikas dhe ndërmjet viteve 1777 dhe 1779 u shpëtojnë atentateve të ndryshme". (Paolo Preto, "I servizi segreti di Venezia", Milano, 2004, fq.341).

Vijojmë më tej: "Në marsin e vitit 1779, fanatiku klerik Kozma predikoi si një Mesia i ri kreu mrekulli dhe shpërndau një broshurë në greqisht mbi privilegjet që u jepeshin nga Maria Tereza atyre që emigronin në trojet austriake" (Paolo Preto, vep. E cituar).

Duhet vënë në dukje se këto shpërngulje bëheshin në favor të Rusisë. Më 1788 na bëhet e ditur se në të njëjtin libër procedohet arqimandriti i Pastroviçit, Sava Xhiubisa, dhe bashkëpunëtorët e tij për mashtrim të nënshtetasve venedikas në favor të Rusisë.


Vlen të përmendet se Shën Kozmai, si më parë ashtu edhe në vitin 1775, ishte i pajisur me ferman të Sulltan Hamidit I. Po ashtu, edhe Sinodi i Shenjtë e kishte zgjedhur inspektor të Përgjithshëm të shkollave greke. Ai ishte lidhur edhe me Rusinë, armike tradicionale e vendit tonë, e cila në atë kohë donte të krijonte perandorinë bizantine. Po kështu, Katerina II, careshë e Rusisë, i mësonte nipit të saj gjuhën greke. Shën Kozmai, së bashku me spiunin e rusëve, Palatino, punonin për Rusinë. Ndërkohë, atentatet e Republikës së Shën Markut kundër jetës së tyre vijonin. Venediku e ka quajtur havale dhe fals shenjtor Kozma Etolianin, ndërsa akademiku grek, Sakelariu, e quan "një nga figurat më të ndritura, që punoi për përgatitjen e rilindjes greke", ("Epirus, 4000 years of greek history and civilisation", Athens 1997). Shën Kozmai në të vërtetë punoi për helenizimin e Shqipërisë së Jugut, duke filluar që nga Kruja dhe Kavaja (e cila për të qe greke). Pikësynimi i Shën Kozmait përkonte me dëshirat e Katerinës II të Rusisë (1729-1796) e quajtur nga Volteri "Semiramizi i Veriut". Te kjo perandoreshë mbizotëronte ëndrra e saj e përhershme e pushtimit të ish-Perandorisë Bizantine (Perandorisë Osmane). Ajo përkrahej nga favoriti i saj i mëparshëm, Orlovi, dhe më pas nga Patëmkini (1739-1791), reformues i ushtrisë dhe krijues i flotës ruse të Detit të Zi. Citojmë një dokument të asaj kohe: "Më 4 korrik 1780, Jozefi II i shkruante Maria Terezës që nga Shën Petersburgu, rreth një vit pas vrasjes së Kozma Etolianit: "Për sa u përket turqve, është më se e sigurt që ajo (Katerina II. - Sh. D.) do me çdo kusht që projekti i rimëkëmbjes së Perandorisë së Lindjes të realizohet. Ky projekt kthehet dhe rikthehet në kokën e saj, sepse i ka pushtuar trurin. Këtë vendim kjo careshë e ngroh dhe e ringroh për ta çelur përherë në shpirtin e saj. Ajo, në çdo çast shfaq zgjidhje për ndarjen e Turqisë" (Arneth. Josef II und Katherina von Russland, Vien 1869, Nr.1558, f.263).

Kozma Etoliani është i lidhur me Xhovani Momitin, i lidhur me Rusët dhe që të dy kanë veprim të përbashkët, siç dëshmohet në fq.34 dhe 50 të librit "Shërbimet sekrete të Venedikut". Ai u shërben në të njëjtën kohë të dy aleatëve të asaj kohe, Rusisë dhe Austrisë, që donin t‘i rimëkëmbin republikat e vjetra greke dhe më vonë këto dy perandori nënshkruan dhe një traktat. Me të drejtë, studiuesi Pëllumb Xhufi, Shën Kozmain e quan antishqiptar. Duke qenë i tillë, këshilli bashkiak i Tiranës, përpara se ta zgjidhte A. Janullatosin qytetar nderi të Tiranës, duhej t‘i kërkonte atij që të mohonte e të dënonte veprimtarinë e antishqiptarit Shën Kozma, si kusht për dhënien e titullit "qytetar nderi i Tiranës", propozuar nga kryebashkiaku Edi Rama, sepse Kozma Etoliani kërkonte që popullsia e Epirit (Shqipëria e Poshtme) të kthehej nga shqiptare në greke. Enciklopedia e madhe greke, "Pirsos", vëll. II, fq. 915 shkruan: "Kozma Etoliani ra dëshmor më 24 gusht 1779", por dyshimet për vrasjen e tij bien mbi Republikën e Shën Markut, e cila shumë herë zhdukte dokumentet, pasi vriste kundërshtarët e saj".

Në kontekstin e veprimtarisë së madhe antishqiptare të këtij prelati të kishës greke, është i padrejtë edhe organizimi në vendin tonë i kampingjeve të 24 gushtit për nder të Shën Kozmait, apostullit të helenizmit. Vlen të përmendet se 24 gushti i vitit 1996, në të cilin u mblodhën me joshje alla greke të rinj ortodoksë nga mjaft qytete, që nga Saranda deri në Shkodër, në një kamping afër kishës së Shën Kozmait në Kolkondas, ishin ftuar edhe të rinj nga Greqia. Ftesat ishin dërguar deri në Finlandë nga kisha ortodokse dhe At Kalevi. "Këto kampingje ortodokse, thekson Janullatosi në fjalimin e tij, janë punishte shpirtërore" (kupto: punishte shpirtërore për të shkatërruar kombin shqiptar, Sh.D.). Ndërkaq, gazeta "Ngjallja" i mban iso kur shkruan në gusht të vitit 1996, "mbi gjithçka kumbon fuqishëm falënderimi për Perëndinë, në Shenjtërinë Hyjlindëse Mari dhe ‘Shën‘ Kozmain.

Duhen vënë në dukje fjalët e ish-Metropolitit të Drinopolisit, Sebastianos, për Shën Kozmanë, i cili ndërmjet të tjerash thotë: "Kisha dhe kombi ynë po nderojnë sot kujtimin e Shën Kozmait të Etolisë, sepse ai ishte jo vetëm një misionar, por edhe apostull kombëtar (i Greqisë)."


اFARE REKOMANDON A. JANULLATOSI PER KUSHTETUTEN E BE-së?


Vlen të theksohet se Felipe Fernandez Armesto, profesor i fakultetit të historisë moderne në Universitetin e Oksfordit, në librin e tij "Udhëzuesi i popujve të Evropës", Londër, 1994, shkruan: "Grekët janë veçanërisht të ngarkuar nga pengesa e një trashëgimie kulturore që për shekuj është parë si kulmi i arritjes njerëzore. Progonopleksia (mania e stërgjyshërve) dhe arkeolatria (respekt i tepruar për lashtësinë) janë elemente kyçe në identitetin modern grek. Kërkimi për një identitet specifik grek dhe marrëdhënia e së tashmes me të kaluarën janë një temë e përbashkët në letërsi. Në fund të fundit, Greqia është i vetmi vend ku greqishtja, e vetmja gjuhë, dhe grekët, i vetmi popull, mund të cilësohen nga mbiemri modern".

Ne, shqiptarët, nuk duhet të harrojmë deklaratën e ish-kryeministrit të Greqisë, Georges Papandreu, bërë në parlamentin grek më 12 qershor 1960: "Atë që të gjitha qeveritë greke duhet të dinë, është se çështja e vorio-epirit ekziston dhe se ajo që është penguar gjatë këtyre viteve është vetëmohimi ynë për plotësimin e kësaj kërkese të shenjtë. Pretendimet tona për Epirin e Veriut janë të shenjta dhe të patundura". Nuk duhet harruar se i biri i tij, Andrea Papandreu, nuk e hodhi poshtë testamentin e të atit, por mbajti gjendjen e luftës me Shqipërinë. Gjatë një interviste për revistën "Stern", ai pat deklaruar: "Greqia duhet të dalë nga NATO-ja jo vetëm ushtarakisht, por dhe politikisht... Ajo nuk duhet të futet as në TP, për sa kohë që Tregu i Përbashkët ose BE kontrollohet nga shumëkombëshet amerikane... Sa për qeverinë gjermane, ajo është zëdhënëse e politikës së Uashingtonit në TP dhe në Evropë". Ne do të presim, por duhet ta dimë se kështu do të veprojë edhe nipi i tij, që kërkon të vijë në pushtet, sepse patjetër nuk mund të mohojë gjyshin. Kurse K. Micotaqis, me prejardhje dinastike nga soji i nënës dhe i babait, ka thënë se gjuha greke flitet në Epirin e Veriut (Shqipëria e sotme e Jugut) që në kohën e Homerit (Deklaratë e Kryeministrit Micotaqis për minoritetin grek në Shqipëri, Athinë, 11 korrik 1993). Elementi dinastik në politikën e grekëve është tepër i fuqishëm. Zakonisht në Greqi sundon gjenealogjia politike. Edhe Kryeministri i sotëm grek është nip i Konstandin Karamanlisit, i cili ka qenë dy herë Kryeministër dhe dy herë President i shtetit grek. Lidhjet e ngushta familjare janë karakteristike për shoqërinë greke.

Ish-kryeministri ynë, Fatos Nano, ka thënë që prapa tij vjen historia, se rruga e Shqipërisë për në Evropë kalon nga Greqia, ndërsa më 11 shtator 1998 F. Nano që nga Lisbona, ku merrte pjesë në një mbledhje ndërkombëtare, deklaroi në një konferencë shtypi se kryeqyteti i Kosovës është Beogradi (lajm nga ATSH).

Ai, për figurën e Kryepeshkopit Janullatos pohon: "Unë nuk mund të mendoj që të ketë ndonjë njeri, i cili të ketë kontribuar më shumë për rilindjen e Shqipërisë si komb i lirë evropian". (Fq.4, 27 korrik 2003, "Parade magazine" USA). Ndërsa, ky i fundit është deklaruar kundër ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, A. Janullatosi kërkon që Bashkimi Evropian të jetë një bashkim politik i krishterë, ku sigurisht të mos marrë pjesë vendi ynë, që shumicën e popullsisë e ka të fesë islame. Urrejtjen për fenë islame A. Janullatos e ka shprehur në intervistën që i ka dhënë Fred A. Reed, të cilën ky e ka botuar në librin e tij "Salonica Terminus" (Talonbooks, 1996). Midis të tjerash, A. Janullatos në këtë intervistë thotë: "Njerëzit në Perëndim duhet ta kuptojnë se Islamizmi është në thelb një fe politike." (No comment! - Sh. D.). Citojmë këtu, me këtë rast, disa "bëma të lavdishme" të kryepeshkopit grek të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, A. Janullatos, të cilat janë dhurata helm të Patrikanës për Shqipërinë, por në të vërtetë, të Greqisë. Gazeta greke "Kathimerini", botim anglisht, njofton se "ditën e martë të muajit maj 2003, kryepeshkopi Janullatos, (titulli zyrtar) kryepeshkop i Kishës Autoqefale të Shqipërisë, shkoi në Stamboll dhe takoi kryepeshkopin e Kishës Ortodokse Greke dhe patrikun Vartolomeo, për t‘u rekomanduar që Kushtetuta e Bashkimit Evropian të shpallë Bashkimin Evropian si bashkim politik të krishterë. Gazeta e sipërpërmendur tregoi gjithashtu një fotografi të të tre liderëve ortodoksë-grekë. Në fotografi të bie në sy patriku Ekumenik Vartolomeo, që deklaroi në fillim të viteve nëntëdhjetë se "vuajtjet e popullit serb bëjnë thirrje për simpati universale mes popujve ortodoksë, pasi serbët tani po përballojnë sulme nga forca të errëta në shumë drejtime".

Do të ishte e drejtë që këshilli bashkiak i Tiranës, para se t‘i jepte titullin e nderit kryepeshkopit Janullatos, duhej të kërkonte nga ky që t‘i rekomandonte Kushtetutës së BE-së që ta shpallte BE-në bashkim politik të krishterë, mysliman, çifut etj.

Ky solidaritet klerikësh të lartë grekë është në kundërshtim me traktatin e Lozanës, ku thuhet shprehimisht: "Patrikana e Stambollit është një institucion i zakonshëm turk dhe subjekt i ligjeve turke", kurse A. Janullatosi, duke u udhëhequr nga paragjykime raciste dhe fetare, dëshiron që të lerë pa hyrë në BE Turqinë, Shqipërinë, Bosnjën dhe kërkon të mbahet qëndrim racist ndaj besimeve të tjera. Kjo kërkesë e A. Janullatosit është hedhur poshtë dhjetëra vjet më parë nga Lidhja e Kombeve dhe për këtë le të citojmë buletinin e Lidhjes së Kombeve, "Minoritetet Kombëtare", numri 5-6, nëntor-dhjetor 1933, ku thuhet: "Karli V kërkoi të krijojë unitetin e Evropës mbi bazën e krishtërimit dhe për këtë fakt ai u bë i padrejtë dhe mizor ndaj dy feve, islame dhe çifute". Ne besojmë se Lidhja e Kombeve është një manifestim në mbretërinë e institucioneve, një unitet organik dhe i ndërgjegjshëm i njerëzimit në tërë rruzullin tokësor...".

Janullatosi, jo vetëm që ka uzurpuar Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, por ka lënë edhe trashëgimtarë froni. Për këtë flasin faktet. Kur u organizua Sinodi i KOASH-it, "kryepeshkopi ynë dorëzoi më 19 korrik 1998 peshkop në Berat, peshkopin grek Injatios, kurse peshkopin shqiptar, Joanin, e dorëzoi më 20 korrik 1998. Kjo radhitje është e qëllimshme, sepse, sipas kanoneve të kishës ortodokse, pasardhës i kryepeshkopit do të jetë ai që ka marrë titullin i parë në atë vend, pra peshkopi grek, Injatios.
 

Attachments

  • ateist1.gif
    ateist1.gif
    3.4 KB · Shikime: 47
  • vg-mjedis.jpg
    vg-mjedis.jpg
    18.8 KB · Shikime: 46

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top