Helena e Trojes.

Lauri

Anunnak
Fundi i Trojës, kurthi i Perëndive, nderi i Helenës magjepsëse apo një ndëshkimi ndaj arrogancës?

troja_zpszf6tzfzq.jpg

Bukuria që do të mbahej mend në jetë të jetëve, ishte ajo e bukuroshes së Spartës, Helenës marramendëse, e përzgjedhur si më e bukura ndër vdekatarët nga vetë hyjnesha Afroditë, pa misteret e së cilës, shpirtrave njerëzorë do t’ju mungonte personaliteti, karakteri dhe vullneti i stuhishëm, që shënjojnë tërë historinë njerëzore.

Helena, e bija e Tindarit, mbretit të Spartës, ishte vërtet aq e bukur, sa edhe vetë Odisea qe marrë mendsh pas saj, por jo si gjithë të tjerët, pasi qëllimi i tij i vërtetë ishte ta dërgonte Helenën si të besuarën e tij në Trojë.

Sipas legjendës, Menelau nuk ishte mëtonjësi i vetëm për shtratin e Helenës, pasi në pallatin e Tindarit, u mblodh e tërë paria akease. Por a thua të ishte dalldia pas kësaj femre, shkaku i luftës së Trojës?

Po sipas legjendës dëshirat e këtyre trimave do të qenë kthyer në tragjedi sikur Nestori të mos e kishte këshilluar Tindarin që zgjedhjen ta bënte vetë Helena, e cila zgjodhi për burrë më të druajturin prej tyre, Menelaun, ndërsa të tjerët i njohu si vëllamë.

اdokush sot do ta komentonte dasmën e tyre si një rit, ku akeasit më tepër improvizuan një spektakël “mëtonjësish” për të nxitur kureshtjen dhe imagjinatën e kujtdo që e dëgjonte, çka as më pak e as më shumë ishte si një lloj “Miss Ballkani” i Shek. XII p.e.s., ku konkuronte vetëm Helena.

Po pse u mblodhën gjithë mbretërit e rinj akeas në Spartë, kur dihej se ishte fjala vetëm për një bukuri? Pse ata u ranë aq fort tamtameve kur vetëm njëri prej tyre do ta kishte fatin ta shijonte atë bukuri hyjnore? Të gjitha hamendjet të çojnë në gjasën se mbretërit dhe princat e rinj akeas kishin rënë në një mendje të kurdisnin një dredhi.

Se kush e pati fatin të binte pre e kësaj dredhie, ne sot e dimë të gjithë.

ثshtë e thjeshtë për t’u kuptuar se akeasit në atë martesë kishin ardhur jo vetëm si dasmorët, por edhe si ahengxhinjtë e dasmës tragjike të shpirtit trojan. Prej kohësh ata e kishin vlerësuar shpirtin trojan si më të frikshmin, ndaj u mblodhën dhe vendosën të “ofronin” një dhuratë aq të rrallë, që çdo burrë do ta kishte zili, Helenën e Spartës, së cilës përveç ditirambeve, iu thur edhe një legjendë.

Sipas saj, hyjnesha e grindjes, ngaqë nuk e kishin ftuar në një martesë hyjnish, vjen në këtë dasmë dhe nga mëria hedh një mollë të artë, në të cilën qenë gdhendur fjalët “më të bukurës”. Kaq ishte dashur që të niste sherri midis Afroditës, Herës dhe Atenës.

Hyjneshat, për të zgjidhur grindjen mes tyre iu drejtuan Paridit, princit të Trojës, dhe Afrodita, për të siguruar mbështetjen e tij, i premtoi si shkëmbim se do t’i jepte gruan më të bukur në botë. Me këtë premtim Afrodita u bë shkak për fillimin e një prej ngjarjeve më epike të lashtësisë.

Troja, sipas Homerit ndoshta do të kishte pasur një fat tjetër po të mos ekzistonin hiret e hyjneshës Afroditë, prej bukurisë së të cilës, Paridi i Trojës, më i vogli djalë i Priamit, u verbua kur iu desh të zgjidhte më të bukurën ndër tre hyjneshat. Për sytë e një djaloshi, por jo vetëm të tij, në këtë botë nuk kishte gjë më të bukur se Afrodita, prandaj krejt pafajësisht, Paridi nuk do të nguronte t’ia jepte mollën asaj.

Që nga ai çast, molla e më të bukurës u kthye në “mollën e sherrit”, ngaqë ai mori prej Afroditës premtimin se do ta gëzonte me Helenën e Spartës, gruan më të bukur të gadishullit të Hemit. Para-mithija në këtë rast, nuk është thjesht një përrallë, por një motiv për ta tërhequr Paridin drejt kurthit, ku s’kishte moshatar të tij që nuk do të binte. Nuk qe e beftë ardhja e Paridit të Trojës në Spartë.

Legjenda thotë se Paridi ia kishte ndierë zërin kësaj bukurie edhe atje larg në pyjet e Dardanisë, kur ishte pjekur me tre hyjneshat: Herën, Atenën dhe Afroditën.

Menelau, mbreti i Spartës e priti Paridin sipas sërës, me të gjitha nderimet që i takonin një pinjolli mbretëror. Në gostinë e shtruar për nder të tij, Paridi u takua me zonjën e Spartës, mbretëreshën Helenë, bukuria e së cilës kishte vënë në sprovë dhe tundim edhe pleqtë më të urtë e jo më një adoleshent të pamësuar me kësi sprovash.

Gjithsesi, mbetet ende enigmë fakti, pse Menelau e la mikun në pallat me gruan, ndërsa vetë shkoi në Kretë të gjuante për t’i sjellë mbretëreshës qime të Minotaurit, që ajo të lindte djalë. Nga ky fakt marrim shkas të mendojmë se çiftit mbretëror Menela-Helenë, duhet t’i jetë kërkuar sakrifica më sublime, të cilën ata pas një dileme të dhimbshme, e kanë pranuar si detyrën e luftëtarit.

Helena duhet ta ketë pranuar këtë vetëflijim si një detyrim ndaj besëlidhjes së madhe akease, e po kështu edhe një burrë e një luftëtar i madh si Menelau, i cili për ta mposhtur dhimbjen që po ndjente nga kjo sakrificë, shkoi në Kretë të humbte mendjen duke gjuajtur Minotaurin. E parë thjesht si tradhëti, për çdokënd që nuk është në brendi të konspiracionit, kjo do të mjaftonte që legjenda e fatit të paracaktuar nga hyjnesha Afroditë, të ishte e besueshme.

Gjithmonë sipas Homerit, Paridi u dashurua marrëzisht pas mbretëreshës Helenë dhe me ndihmën e Afroditës i mbushi asaj mendjen të linte Spartën për të shkuar me të në Trojë. Në fakt, Afrodita do ta ndihmonte vërtet Paridin të sillte Helenën në Trojë, duke hapur kështu siparin e konfliktit më të madh të lashtësisë.

Homeri na jep vetëm atë çfarë duket, kur na e sjell këtë konflikt si të shkaktuar nga Paridi dhe si të drejtë për Menelaun dhe vëllamët akeas që të hakmerreshin ndaj Trojës, e cila kurrsesi nuk duhet ta kishte pranuar Paridin, që theu zakonin e mikpritjes dhe prishi bashkëshortësinë e mikpritësit.

Pra, akeasit e shfrytëzuan si pretekst ngjarjen e Spartës, ku Menelau humbi Helenën, që sipas mendësisë së kohës përkthehej cënim i të drejtës bashkëshortore, duke i hapur kështu udhën gjithë asaj përplasjeje marramendëse vrastare. Kishte kohë që familja konsiderohej si njësia themelore qytetëruese, prandaj asnjë nga trimat e lashtësisë nuk do të nguronte të merrte pjesë në ekspeditën ndëshkuese kundër Trojës.
/A-V
 
HELENA E TROJES / Bukuri fatale

Kush ishte në të VثRTETث gruaja për të cilën shpërtheu lufta midis grekëve dhe trojanëve? HIPOTEZA të vjetra dhe të reja, midis LEGJENDثS dhe arkeologjisë

Screen-Shot-2015-07-06-at-3.57.57-PM.jpg

Një pre e bukur, bionde, e zbehtë si mermeri, viktimë delikate e dëshirës së të tjerëve? Jo. Një gërnjare gjysmë-nudo, me një bukuri që ishte çdo gjë, përveçse klasike, e megjithatë me kaq shumë influencë, sa bën të vihen në lëvizje ushtri të tëra. ثshtë ky, sipas historianes angleze Bettany Hughes, portreti më i mundshëm i femrës fatale të lashtësisë: Helena e Trojës, gruaja për të cilën flet Homeri tek Iliada, më shumë sesa 3 mijë vite të shkuara, e cila bëri të shpërthejë lufta midis grekëve dhe trojanëve.

Princeshë pa flokë

“Helena është një personazh mitik, por personazhi i saj mund t’i ketë rrënjët tek njëra prej mbretëreshave spartane të shekullit XIII para Krishtit”, shpjegon studiuesja, autore e një investigimi të gjatë në këtë fushë. Vendi ku duhet të kërkojmë Helenën e vërtetë nuk është pra Troja (vendi që sot ndodhet në Turqi, e që në tregimin e Homerit ishte vendbanimi i saj pas rrëmbimit nga Paridi), por Sparta, ku e reja do të bëhej sovrane në krah të burrit, Menelaut.

Screen-Shot-2017-08-30-at-11.34.17.jpg

“Për shumë vite është menduar që pallati i Menelaut duhej kërkuar mbi kodrinën e Terapne-së, jashtë Spartës, ku janë restauruar 300 statuja të lidhura me kultin e Helenës”, tregon Hughes. “Sipas disa arkeologëve grekë, gërmimet e fundit të bënin të mendoje që mbetjet e Lacedemone-s, kryeqytet i Peloponezit jugor në përfundim të epokës mikenase, gjenden në Pellana, 25 km në veri të Spartës”.

Këtu, kur mbushnin moshën 12 vjeç, vajzat e 3.200 viteve të shkuara ishin në moshë për burrë, dhe Helena nuk bënte përjashtim. Vetëm atëherë do të kishte mundësi t’i rritej floku i lëmuar, siç e kanë përshkruar për shekuj të tërë, poetë e piktorë. Fillimisht, kish qenë pa flokë. “Në afresket mikenase, gratë që i përkisnin sërës së lartë, mbanin deri në adoleshencë kokën e rruar, përveç një kaçurreli ose një bisht kali të shkurtër”, tregon studiuesja.

TRADICIONALISTE

“Dimë shumë pak për edukimin e vajzave spartane në vitin 1200 para Krishtit”, thotë Marxiano Melotti, docent i Metodologjisë së kërkimit arkeologjik në Universitetin e Milanos Bicocca, “por mund të merret me mend që disa kostume të Spartës arkaike, shumë tradicionaliste, tregojnë se janë përdorur shumë më herët”. Dimë për shembull që spartanet e shekullit të VII para Krishtit ushtroheshin në luftim si meshkujt, duke luftuar të zhveshura, trup më trup.

Screen-Shot-2017-08-30-at-11.34.24.jpg

Fisnike, e destinuar për një karrierë prej priftëreshe, por edhe të bëhej grua e nënë, princesha ishte “iniciuar” në kulte të shfrenuar, që lidheshin me fertilitetin. Të izoluara për periudha të gjata midis pyjeve dhe në male, adoleshentet spartane hynin në kontakt me hyjninë përmes muzikës dhe vallëzimit, ndërkohë që mësonin për përdorimin e bimëve mjekësore, si lulëkuqja e opiumit, e cila rritej spontanisht në Peloponez. “Gratë e epokës së vonë të bronzit ishin ndërmjetëset e privilegjuara nga Zotat. Dhe kulti bëhej i gjithi njësh me çështjet tokësore”, shpjegon Hughes.

Me influencë dhe në moshë pjellorie, vajza ishte një rast i shkëlqyer. Spërkatur me vaj ulliri, me lëkurën e të gjithë trupit të “zbardhur” nga një krem me oksid plumbi, dhe e mbuluar nga tatuazhe me ngjyra të forta, sytë e trukuar rëndë me të zezë e me rozë, dhe me trup të qarkuar nga shtresa të ndryshme linoje blu dhe të purpurt, e mbushur me gurë të çmuar, por me gjoks të zhveshur, kështu do të jetë shfaqur para dhëndrrit të ardhshëm. Menuja e banketit të dasmës? Supë thjerrëzash me kukuma, simite me miell qiqrash, të pjekura me fruta, dhe (vetëm për të ftuarit VIP) derr dhe drer i pjekur.

Screen-Shot-2017-08-30-at-11.34.33.jpg

Por çfarë rrëmbimi! Oborret mikenase të shekullit XIII para Krishtit prisnin shpesh të huaj dhe trojani Parid, për të cilin flet Homeri, mund të ishte njëri nga këta. “Të rinjtë aristokratë ishin “mall diplomatik”, vazhdon Hughes, “dhe ndodhte që mikpritja të nënkuptonte edhe shkëmbimin e grave”. Por ka edhe më. Sipas një tradite që daton me poeteshën Saffo (shekulli VII-VI para Krishtit), në Spartën e lashtë ishte përhapur poliandria (korresponduesja femërore e poligamisë), një praktikë origjina e së cilës daton pikërisht me këtë arratisje për dashurinë (dhe jo me rrëmbimin) e Helenës.

Ajo që është e sigurtë, është se shkuarja në luftë për një grua, tre mijëvjeçarë më parë, nuk ishte kaq e rrallë, siç e provojnë edhe shumë dëshmi të shkruara. E dimë për shembull që diku rreth 1230-ës para Krishtit, mbretëritë e Ugarit dhe të Amurru-së (në Sirinë e sotme) rrezikuan të shkatërroheshin për hir të princeshës së Amurru. Kjo jepet për martesë tek mbreti i Ugarit për të forcuar aleancën midis dy qytet-shteteve, por iu dërgua mbrapsht dërguesit, ndoshta duke mos dashur të konsumonte martesën. /Storica – Bota.al
 

Attachments

  • Screen-Shot-2015-07-06-at-3.57.57-PM.jpg
    Screen-Shot-2015-07-06-at-3.57.57-PM.jpg
    85.8 KB · Shikime: 0
  • Screen-Shot-2017-08-30-at-11.34.17.jpg
    Screen-Shot-2017-08-30-at-11.34.17.jpg
    88.2 KB · Shikime: 0
  • Screen-Shot-2017-08-30-at-11.34.24.jpg
    Screen-Shot-2017-08-30-at-11.34.24.jpg
    53 KB · Shikime: 0
  • Screen-Shot-2017-08-30-at-11.34.33.jpg
    Screen-Shot-2017-08-30-at-11.34.33.jpg
    69.8 KB · Shikime: 0
  • Screen-Shot-2015-07-06-at-3.57.57-PM.jpg
    Screen-Shot-2015-07-06-at-3.57.57-PM.jpg
    85.8 KB · Shikime: 0
  • Screen-Shot-2017-08-30-at-11.34.17.jpg
    Screen-Shot-2017-08-30-at-11.34.17.jpg
    88.2 KB · Shikime: 0
  • Screen-Shot-2017-08-30-at-11.34.24.jpg
    Screen-Shot-2017-08-30-at-11.34.24.jpg
    53 KB · Shikime: 0
  • Screen-Shot-2017-08-30-at-11.34.33.jpg
    Screen-Shot-2017-08-30-at-11.34.33.jpg
    69.8 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top