Ado
FISEBILIL-LAH
-
- Anëtarësuar më
- Jul 19, 2008
-
- Mesazhe
- 5,209
-
- Reagimet e mara
- 225
-
- Mosha
- 37
-
- Vendndodhja
- Prishtinë/Republic Of Kosova...
Progresi në rrafshin e brendshëm në Kosovë ndikon në rritjen e njohjeve të shtetësisë dhe përgjegjëse për të arritur këtë progres është Qeveria e Kosovës, ka deklaruar në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Stephen Heintz, president i Fondacionit Rockefeller Brothers.
Heintz ka vlerësuar se është arritur mjaft progres në Kosovë, por, në anën tjetër, ka akoma shumë punë për të bërë në shumë fusha të shoqërisë, gjë që është ditur edhe më parë.
Lidhur me sfidat aktuale me të cilat po ballafaqohet Kosova dhe kush është përgjegjës për zgjidhjen e problemeve, Heintz ka thënë se, “tani përgjegjësinë më të madhe për zgjidhjen e problemeve të Kosovës e kanë vetë njerëzit e këtij vendi, si dhe Qeveria”.
“Natyrisht se kjo nuk do të thotë se bashkësia ndërkombëtare, Bashkimi Evropian, shtetet veç e veç, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, apo edhe organizatat sikurse ajo në të cilën punoj, duhet të dëbojnë Kosovën. Mendoj se ne kemi një obligim dhe një përgjegjësi të ofrojmë ndihmën tonë, por përgjegjësitë kryesore tani i takojnë popullit të Kosovës dhe udhëheqësve të zgjedhur”, ka vlerësuar ai. /Telegrafi/