HEC-i i Ashtës, Berisha: Prioritet energjisë

eGo0sTyle

System Engineer
berisha-300x198.jpg

SHKODثR- Gjithcka për shfrytëzimin e potencialeve të mëdha ujore të vendit dhe ndërtim të 443 hidrocentraleve të tjerë ka premtuar kreu i qeverisë, Sali Berisha gjatë inaugurumit të hidrocentralit të Ashtës, në Bushat të Shkodrës.
Gjatë fjalës së mbajtur në këtë ceremoni, Berisha ka përsëritur angazhimin total të qeverisë për investime serioze në sektorin e energjisë.
“Sot është një ditë e madhe për Shqipërinë që po ndryshon. Sot është hedhur një hap i rëndësishëm për të përmbushur objektivin “Shqipëria, vend i zhvilluar “- tha Berisha, duke shtuar se qeveria do të bëjë gjithcka për të shfrytëzuar pasuritë nënujore.
Sipas tij, Shqipëria ka pasuri të shumta dhe investimet do të shtrihen në zonat më të bukura të vendit. Ai ka premtuar ndërtimin e 443 HEC-e në vend, me vlerë 200 mln lekëve.

Panorama.
 
Back
Top