HD video në iPhone 3GS

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

Në specifikat zyrtare të iPhone 3GS shkruan se kjo pajisje është në gjendje të shfaq video materiale të rezolucionit deri në 640 x 480 piksela. Mirëpo, me disa probleme të vogla, djelmoshat nga një forum kinez kanë arritur të dëshmojnë se edhe video materialet me definicion të lartë (HD) mund të punojnë bukur mirë në të.

E dimë se iPhone 3GS ka procesor më të shpejtë sesa paraardhësi i tij, mirëpo deri më tani nuk e kemi ditur se pajisja e re e kompanisë Apple është në gjendje të shfaq video HD (me rezolucion prej 1920 x 1080 piksela). Falë aplikacionit pa pagesë me emrin FileAid është e mundur të anashkalohen ndalesat e Apple dhe të shihen video materiale në këtë rezolucion.

Portali teknologjik Engadget ka testuar disa video incizime e edhe pse disa prej tyre ngrihen, e tjerat shkaktojnë rrëzimin e sistemit të pajisjes, megjithatë kanë dëshmuar se HD video në fakt shihet në iPhone 3GS.

Tani na mbetet të shpresojmë se në Apple do të largojnë ndalesat dhe do të lejojnë shikimin e videove HD pa pasur nevojë të përdoren metoda tjera anash.
*telegrafi*
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top