Haxhi vehbi dibra

redi-

Anëtar i Respektuar
HAXHI VEHBI DIBRA (AGOLLI)
Komentatori Më i Mirë i Kur’anit Në Gjuhën Shqipe

Haxhi Vehbi Agolli (Dibra) lindi në Dibër të Madhe me 12.03.1867. Pas kryerjes së studimeve teologjike dhe specializimit në fushën e filozofisë islame, logjikës, shkencave juridike etj, emërohet myfti i Dibrës, detyrë që e ushtroi deri më 1912. Në vitin 1909 merr pjesë në Kongresin e Dibrës, ku u zgjodh kryetar i tij. Më 1912 shkon delegat në Kuvendin Historik të Vlorës, ku zgjidhet kryetar i Pleqësisë (Senatit) (Organ konsultativ në ndihmë të Qeverisë së Përkohshme të Vlorës), zëvendësonte Ismail Qemalin kur ai mungonte.
Zotëronte arabishten dhe turqishten. Haxhi Vehbi Dibra u emërua myfti i Shqipërisë pas shpalljes së Pavarësisë, post që e mbajti deri më 1929. Gjatë kësaj kohe Komuniteti Musliman mori ngjyrë kombëtare dhe zgjidhi shumë probleme. Sistemoi të gjitha pronat e vakëfeve, i evidentoi këto me dokumentacionin përkatës të përpiktë, normalizoi shërbimin fetar në qytete e fshatra, realizoi një varg reformash centralizuese, sidomos në drejtim të vartësisë së faltoreve dhe kuadrove, ai hodhi edhe idenë për formulimin e statutit.
Komuniteti që fitoi njohjen juridike, filloi të botojë revistën e përmuajshme "Zani i Naltë". Ai ndikoi në hapjen e "Medresesë së Naltë" në Tiranë. Në këtë mënyrë autoriteti i Komunitetit Musliman Shqiptar u rrit shumë dhe vendosi lidhje me shumë vende islame. Më 1935 H.V.Dibra shkon për herë të dytë në Qabe, ku u afirmua si një dijetar islam i kohës.
H.V.Dibra ishte një nga komentatorët më të shkëlqyer të Kur’anit në gjuhën shqipe. Këto konferenca të mbajtura në xhami janë botuar në revistën "Zani i Naltë". Ndërsa në vitin 1993 botohen të plota në SHBA nga Imam Vehbi Ismaili, nën titullin "ا’urdhëron Kur’ani?"
Të gjitha cilësitë e teologut islam përsonifikoheshin te V.Dibra, imam dhe haxhi, kryemyfti dhe kryetar senati, vaiz dhe komentator i Kur’anit. Kryesoi dhe drejtoi për vite me radhë teologët më të shquar shqiptarë. Haxhi Vehbiu, me mendimet e tij të larta e progresive, i ftonte njerëzit ta shfrytëzojnë inteligjencien e tyre.
Në komentin që i bënte Haxhi Vehbiu disa citateve Kur’anore thoshte:
"Me zgjedhë të aftin e të meritueshmin dhe me e vu në krye të detyrës, e pastaj ky me veprue e me gjykue me arsye, me drejtësi...".
Në planin politik te Haxhi Vehbiu gjejmë një propagandist të shkëlqyer, që punonte gjithmonë për mbarëvajtjen e kombit e të atdheut. Në unitetin dhe bashkimin e gjithë shqiptarëve shihte të vetmen rrugë për të siguruar të ardhmen tonë. Ai do të thoshte në Kuvendin Kombëtar të Vlorës më 28 nëntor 1912 se "Kristiani e myslimani janë vëllezër shqiptarë të pandarë". "Armikut të atdheut i pritet hovi e guximi në qoftë se na shef të bashkuar e të lidhur për një qëllim të naltë". "Naltësimi e përparimi i një vendi varet në sigurimin e qetësisë së brendshme. Atje ku mungon qetësia, nuk mund të përparojë industria, tregtia e burimet e tjera ekonomike që e lumturojnë një popull".
Si mendimtar dhe bartës i vizionit të islamit ndër shqiptarët, Haxhi Vehbiu kuptoi qartë problemet dhe vështirësitë para të cilave gjendej Komuniteti Musliman Shqiptar, të cilin ai e kryesonte. Ai kuptoi se islami në Shqipëri duhej t’i hynte një rruge të re për të vazhduar misionin dhe rolin e tij mirëbërës e civilizues në ndërtimin e të ardhmes së atdheut. Ai theksonte se:"Injorancën s’mund ta justifikojmë me pleqërinë tonë, as me mungesën e shkollave në atdheun tonë... pse jemi urdhnue për të studue deri kur të vdesim, jemi urdhnue me udhtue deri në vendet më të largëta për të studiue ". Sipas tij trashëgimia islame e mbetur prej të parëve duhej të bëhej e vazhdueshme në mënyrë që të barazohej me arritjet moderne, "duke i shtyrë kufijtë e diturisë në horizonte me të largëta se ç’kanë parafytyruar teologët dhe dijetarët e parë të trevave tona".
Sa herë që fatet e Shqipërisë ishin në rrezik, ai frymëzohej nga porosia e Muhammedit (a.s.) "Dashuria për atdheun është pjesë e besimit". Vdiq në Tiranë në vitin 1937. Haxhi Vehbi Dibra lindi në vitin 1867, në Dibër të Madhe, në një familje të nderueme, në familjen e Agollëve, të njohur për veprimtari fetare dhe atdhetare. ثshtë djali i Ahmed Efendi Agollit, hoxhë i respektuem, Myfti i Dibrës së Madhe.
Mësimet fillestare dhe ato të mesme i kreu në Dibër, ndërsa studimet e larta në Stamboll, ku përveç studimeve fetare, merrej edhe me veprimtari atdhetare-kombëtare…
Pas diplomimit, menjëherë kthehet nga Stambolli në Dibër, ku u emërue Myfti, por vepronte edhe për Shqipni…
Cila është veprimtaria e tij për Shqipni?

Veprimtaria e tij për Shqipni

Në vitin 1908, mori pjesë në Kongresin e Manastirit…
Në vitin 1909, mori pjesë në Kongresin e Dibrës, madje u zgjodh kryetar i Kongresit…
Në vitin 1912, mori pjesë në Kuvendin e Vlorës, në Ditën e Flamurit, Ditën e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipnisë, me 28 Nëntor, ishte përfaqësues i Dibrës…
Në Qeverinë e Parë të Shqipnisë, Haxhi Vehbi Dibra zgjidhet Kryetar i Pleqësisë, zgjidhet edhe nënkryetar i Qeverisë …
Kur plaku i Vlorës, Ismail Qemali, për ndonjë arsye, mungonte, ishte Haxhi Vehbi Dibra që e zëvendësonte…
Në vitin 1913, Qeveria e Përkohshme e Shqipnisë e ngarkon Haxhi Vehbi Dibrën me detyrën e Myftiut të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman Shqiptar të mbarë Shqipnisë…
Në vitin 1916, nuk qe e rastit apo çështje e fatit kur ngarkohet me detyrën e Kryetarit të Gjyqit të Lartë të Sheriatit…
Në vitin 1923, Haxhi Vehbi Dibra u zgjodh Kryetar i Kongresit të Parë të Muslimanëve Shqiptarë….
Në vitin 1924, ishte Haxhi Vehbi, Hoxha Dibran, ai që e përuroi Medresenë e Lartë në Tiranë…
Përveç këtyre detyrave me shumë rëndësi, me shumë përgjegjësi, Haxhi Vehbi Dibra është marrë edhe me krijimtari.
Ka shkrue, ka botue shumë punime, studime, krijime e përkthime, që janë botue në shtypin e kohës, kryesisht në revistën "Zani i Naltë", që botohej në Tiranë prej muajit tetor, 1923 deri në prill 1939…
Në vitin 1993, nën përkujdesjen e Imam Vehbi Ismailit, në Harper Woods, të Detroit-it, në shtetin Michigan, në SHBA, botohen të përmbledhuna shkrimet e Haxhi Vehbi Dibrës, nën titullin "ا'urdhëron Kur'ani?"
Janë të shënuara, kanë mbetur të paharruara, fjalët e Haxhi Vehbi Dibrës në Kuvendin e Vlorës, në Ditën e Flamurit, në ditën e Shpalljës së Pavarësisë, me 28 Nëntor 1912, ku, ndër të tjera, tha:
"Kristiani e myslimani janë vëllazën shqiptarë të pandarë."
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top