Bilderberg
Anëtar i ri
SI E BثRI ABDI BALETA GAZETثN “BOTA SOT” ORGAN Tث AL-QAEDA-s
(Në botën e errët të “Bota Sot”, Misioni Baleta-Mazrekaj)
Gazeta “Bota Sot”, me qendër në Zurich të Zvicrës, është gazeta më e madhe shqiptare dhe e vetmja gazetë shqiptare që qarkullon në të gjithë botën, tash 9 vite që kur u krijua në 1995. Për këtë gazetë është folur e shkruar mjaft që kur ajo ka filluar të botohet, por të vërtetat e saj asnjëherë nuk janë thënë deri në fund.
Kur bëhet fjalë për gazetën “Bota Sot”, praktikisht bëhet fjalë për dy njerëz, botuesin e saj, Xhevdet Mazrekaj dhe analistin e saj kryesor, Abdi Baleta. Të dy këta njerëz nuk u takuan për herë të parë kur filloi të botohet gazeta “Bota Sot”. Në një tubim shqiptarësh që mbajti “Bota Sot” në nëntor 1997, Baleta u shpreh se kjo është hera e parë që ai dhe Xhevdet Mazrekaj po takoheshin. Por kjo nuk qe e vërtetë. Këta dy njerëz nuk u takuan për herë të parë kur filloi të botohet kjo gazetë. Baleta dhe Mazrekaj u takuan për herë të parë pikërisht në Zvicër në vitin 1987. Në vitin 1987, Abdi Baleta, në cilësinë e misionarit të regjimit komunist shqiptar, kreu një udhëtim në Zvicër dhe në Gjermani për të inspektuar lëvizjen enveriste në diasporën shqiptare me origjinë nga Kosova dhe trevat e tjera shqiptare n ëish-Jugosllavi.
Gjatë këtij udhëtimi Baleta u takua me Xhevdet Mazrekajn, i cili atëhere militonte në organizatat enveriste në Zvicër. Xhevdet Mazrekaj ka lindur në vitin 1959 në një katund në pjesën e krahinës së Hasit që gjendet përtej kufirit të 1913-s, pra në territorin e Kosovës. Në katundin e vet, Mazrekaj kreu shkollën fillore, të vetmin nivel arsimor që e ka kryer të plotë.
Pasi kreu sherbimin ushtarak gjeti punë në Prishtinë, si roje në një park publik. Në vitin 1981, pas demonstrative të pranverës në Kosovë, në institucionet krahinore u bënë pastrime të mëdha të njerëzve të dyshimtë për regjimin e Beogradit. Pastrime u kryen dhe në policinë e Kosovës prej së cilës u larguan shumë shqiptarë të akuzuar se qenë treguar të butë me “irredentën kundërrevolucionare”. Në këtë kohë serbët ndoqën politikën e futjes në institucione të shqiptarëve sa më të besueshëm për ta. Në këtë kohë u fut në polici edhe Xhevdet Mazrekaj. Mungesa e shkollimit nuk iu bë pengesë, pas të gjitha gjasave për shkak se ai qe njeriu i besuar i serbëve dhe qe vënë në sherbim të SDB-s ndoshta që kur shërbente në ushtri.
Mazrekaj shërbeu në policinë e Kosovës deri në vitin 1986 kur u largua për shkak se iu hap një perspektivë më e mirë. Motra e Xhevdet Mazrekajt, zonja e mirënjohur Shqipe, qe martuar me të famshmin Hajdin Sejdia, babain e piramidave financiare në Shqipëri, i cili e kishte nisur karrierën e vet si militant i grupeve enveriste të emigracionit shqiptar në Zvicër. Në atë kohë Hajdin Sejdia kishte krijuar dhe një kompani me anë të së cilës u shërbente familjeve të mëdha të nomenklaturës komuniste të Tiranës për të qarkulluar dhe investuar fondet e mëdha në valutë perëndimore që ato fitonin në vitet ‘ 80 nga kontrabanda e cigareve dhe drogës me Italinë, të realizuar nëpërmjet bashkëpunimit të Sigurimit të Shtetit dhe “Sacra Corona Unita” (mafia pugliese). Por kjo kompani qe e implikuar në shumë punë të pista. Hajdin Sejdia gjithashtu kishte lidhje biznisi dhe me familje të mëdha sheikësh në Lindjen e Mesme, duke përfshirë edhe familjen e Bin Ladenit, me trafikantët shqiptaro-turq të narkotikëve të “Balkans Route”, si dhe me qendrat që furnizonin me armë rezistencën e moxhahidinëve në Afganistan, si dhe shitët në luftën civile në Liban.
Në vitin 1986 Hajdin Sejdia tërhoqi në Zvicër edhe kunatin e vet, Xhevdet Mazrekaj. Xhevdet Mazrekaj në Zvicër hapi një agjenci turistike me paratë që i dha kunati i vet, Hajdin Sejdia. Kjo agjenci turistike i duhej Sejdisë si një instrument për të kryer një pjesë të punëve të pista që deri më atëherë i pati kryer me kompaninë e vet. Kështu Hajdin Sejdia mbronte reputacionin e vetes dhe të kompanisë së vet. Në agjencinë turistike të Xhevdet Mazrekajt u pastruan paret e pista të narkotrafikut, kontrabandës së armëve dhe cigareve.
Si një shërbim ekstra për regjimin komunist të Tiranës, por dhe për t’ u maskuar, Hajdin Sejdia militoi në grupet enveriste të diasporës në Zvicër, ku u mor kryesisht me shpërndarjen e librave të Enver Hoxhës, gjë për të cilën qe në pozitë të favorshme, duke pasur agjencinë turistike. Pikërisht Hajdin Sejdia ishte ai që e prezantoi Abdi Baletën me Xhevdet Mazrekajn. Nuk mundet most ë konstatohet fakti se misioni Baleta në diasporë dhe takimi i tij me Sejdinë dhe Mazrekajn në Zvicër, ndodhi në vitin 1987, pra në kohën që regjimi komunist shqiptar kishte filluar përgatitjet për zbatimin e platformës së Katovicës. Duke konsideruar lidhjen që Baleta dhe Mazrekaj kanë pasur më vonë, është e qartë se misioni Baleta në vitin 1987 ka pasur përmasa më të gjera se inspektimi i lëvizjes enveriste në diasporë.
Në vitin 1986 Xhevdet Mazrekaj u rekrutua nga Hajdin Sejdia, që ishte një nga rezidentët e Sigurimit të Shtetit shqiptar në Zvicër, si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit shqiptar. Pseudonimi i Xhevdet Mazrekajt ishte “Alltia”. Që në vitin 1987 “Alltia” (Xhevdet Mazrekaj) u lidh ngushtë me “Stilografin” (Abdi Baleta) në një mission të konceptuar nga Sigurimi i Shtetit.
Në janar të vitit 1991, zëvendëskryeministri i qeverisë së Adil اarçanit, Fatos Nano ndërmori një udhëtim në Zvicër për të marrë pjesë në Forumin e Davosit. Nga Zvicra Nano u kthye së bashku me Hajdin Sejdinë, i cili shoqërohej dhe nga kunati i vet Xhevdet Mazreakj. Nano ua paraqiti Sejdinë shqiptarëve si një miliarder shqiptar, i cili kishte lidhje me njerëzit më të pasur të botës dhe që do të bënte mrekullinë ekonomike në Shqipëri. Për disa muaj, para dhe pas zgjedhjeve të para pluralistë të vitit 1991, Hajdin Sejdia okupoi ekranin e të vetmit telivizion në vend, atij shtetëror, si dhe faqet e gazetave, duke u paraqitur si një Mesiah, që do ta shndërronte Shqipërinë në Eldorado. Në rast se do të rishfaqeshin kronikat televizive të kohës, do të shihej qartë se në krah të Hajdin Sejdisë qe dhe Xhevdet Mazrekaj, i paraqitur si ekspert për çështjet e turizmit.
Hajdin Sejdia ishte në krye të një kompanie të quajtur “Iliria Holding”, e cila në atë kohë nënshkroi një marrëveshje me qeverinë shqiptare, në krye të së cilës në ndërkohë Nano kishte zëvendësuar اarçanin, në 21 shkurt 1991. Sipas kësaj marrëveshjeje, që u botua në dy faqe në gazetën “Zëri i Popullit”, shteti shqiptar i jepte kësaj kompanie të drejta në shumë fusha për të kryer investime që prej infrastrukturës (rrugë, ura, hekurudha, energjitikë, ujë etj), turizmit, minierave, sistemit banker, industrisë, ndërtimit, artit, mediave private, tregëtisë (supermarketeve, fast food-ve etj.), hoteleri.
ثshtë e qartë se Hajdin Sejdia, i asistuar nga Xhevdet Mazrekaj qe karta kryesore elektorale e qeverisë së fundit komunsite për të fituar zgjedhjet e 31 marsit 1991. Në një darkë që shtroi Hajdin Sejdia në hotel “Tirana”, me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes, mori pjesë edhe Abdi Baleta, gjë kjo që u denoncua në PD nga Azem Hajdari. Baleta në atë kohë qe kandidat për deputet i PD-së dhe sigurisht që nuk qe opportune që ai të merrte pjesë në një darkë kun ë tryezë qe Fatos Nano dhe i biri i Ramiz Alisë. Por Baleta u mbrojt duke thënë se ai shkoi për shkak se pati një ftesë nga kunati i Sejdisë, pra nga Xhevdet Mazrekaj, për të cilin Baleta tha se nuk mund t’ ia prishte pasi ai qe një “patriot” shqiptar. Baleta shtoi se, derisa ai nuk qe anëtar i PD-së dhe për pasojë veprimtaria e tij private nuk mund të influenconte mbi reputacionin e kësaj partie për mirë apo për keq. Për një diplomat të sprovuar të regjimit komunist si Baleta nuk qe e vështirë që të justifikonte sjelljen e vet, por fakti mbetet se Baleta qe një njeri që gjendej në mes të skemave të dyshimta që lidhnin regjimin komunist me njerëz si Sejdia dhe Mazrekaj. Në këtë episod që daton në fillim të vitit 1991 origjinon edhe urrejtja e Abdi Baletës për Azem Hajdarin. Më vonë Baleta do ta luftonte ashpër Hajdarin në forumet e PD, ku Baleta merrte pjesë kur i interesonte, si dhe në shtyp.
Në vitin 1991 Sejdia e ngarkoi Mazrekajn me detyrën që të financonte fushatënn elektorale të disa kandidatëve për deputetë, si dhe ndonjë person që ishte futur në ndonjë gazetë opozitare. Kjo gjë bëhej me rekomandimin e dyshes Alia-Nano, në mënyrë që këta persona, që qenë të gjithë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit, të fitonin reputacionin e njerëzve që kishin mbështetje në diasporë. Sejdia dhe Mazrekaj financuan fushatën elektorale që bëri Abdi Baleta në zgjedhjet e para dhe të dyta parlamentare në vitin 1991 dhe 1992 me nga 50 mijë USD, sipas regjistrave që iu kapën Hajdin Sejdisë, kur u arrestua në verën e vitit 1992. Natyrisht që shumë pak prej këtyre parave Baleta i përdori në fushatë, ndërsa pjesën më të madhe të tyre i futi në xhepin e vet. Ndër njerëzit e tjerë që u financuan qenë vëllezërit Albert dhe Ylli Rakipi, respektivisht “Arsimtari” dhe “Drita”, të cilët në atë kohë u futën me mision në gazetat “Alternativa SD” dhe “Republika”.
Paratë për këto financime Sejdia i mbuloi nga paratë që grumbulloi në të parën piramidë financiare që ngriti në Shqipëri në vitin 1991 dhe që administrohej nga Xhevdet Mazrekaj. Pra, Baleta ka qenë i pari politikan në Shqipëri që është financuar nga një firmë piramidale, duke krijuar kështu një precedent që më pas do të njihte shumë ndjekës të tjerë.
I vetmi “investim” që Hajdin Sejdia bëri në Shqipëri ishte hapja e gropës famëkeqe në mes të Tiranës, ku sipas Sejdisë do të ndërtohej hoteli shumëkatës “Sheraton”, i cili do të qe më i madhi dhe më i bukuri në Ballkan. Duke përfituar nga fakti se qe fillimi i tranzicionit dhe njerëzit qenë shumë të varfër toka iu ble ish-pronarëve nga dyshja Sejdia-Mazrekaj për një copë bukë, nën kërcënimin se ata mund ta merrnin edhe falas nga pushtetarët, që i kishin miq. Që atëhere dhe deri më sot ish-pronarët e truallit kanë bërë shumë përpjekje për të rifituar truallin e tyre, që praktikisht iu mor me mashtrim.
Por, ajo që edhe sot e kësaj dite njihet si “gropa e Hajdin Sejdisë” në fakt duhet të quhet gropa e Xhevdet Mazrekajt, pasiqë, duke qenë se Xhevdeti supozohej të qe eksperti i “Iliria Holding” në turizëm, si drejtues i një agjencie turistike, Sejdia ia besoi atij projektin “Sheraton”. Në promovimin e ndërtimit të “Sheratonit”, ose siç mund të thuhet me siguri në retrospektive 13 vjeçare, të “gropës Mazrekaj”. Në hapjen e gropës, u krye një ceremoni ku veç pushtetarëve folën edhe Sejdia dhe Mazrekaj. Në këtë ceremoni mori pjesë dhe miku i Sejdisë dhe Mazrekajt, Abdi Baleta, që atëhere qe zgjedhur deputet i PD-së.
ثshtë e tepërt t’ i tregosh lexuesit për fatin e projektit “Sheraton”. Zbatimi i tij nuk eci përtej hapjes së gropës së madhe në qendër të Tiranës, e cila gropë është shndërruar në WC-në dhe bordellin në natyrë më të mëdha që nuk mund t’ i gjesh as në një kryeqytet afrikan. Në këtë “Sheraton” (në këtë rast për këtë fjalë duhen dy palë thonjëza) të vetmet “kameriere” që punojnë janë prostitutat e rangut te fundit.
Në vitin 1998 Xhevdet Mazrekaj u nis të vinte në Tiranë, por u ndal në aeroportin e Rinasit dhe u kthye mbrapsht. Mazrekaj shkrojti tek “Bota Sot” se ai u pengua nga qeveria e Fatos Nanos të hynte në Shqipëri për shkak se ai është antikomuniste ka denoncuar lidhjet e qeverisë së majtë shqiptare me Serbinë dhe Greqinë.
E vërteta është se Mazrekaj u kthye mbrapsht pasi e njoftuan se ish-pronarët e truallit ku qe hapur gropa e madhe, të cilët kishin marrë vesh për ardhjen e Mazrekajt në Shqipëri, ishin betuar ta merrnin peng dhe ta hidhnin brenda në gropë, duke mos e lënë të dilte që prej andej para se t’ u kthente pronën që u ishte marrë me mashtrim.
Në korrik 1992 në Tiranë erdhi një hetues zviceran me një fletë arresti të lëshuar nga një gjykatë zvicerane në emër të Hajdin Sejdisë si dhe të Xhevdet Mazrekajt, i të cilët akuzoheshin për përfitime të arritura nga mashtrimet financiare të kryera në Zvicër.
Hajdin Sejdia u arrestua nga autoritet shqiptare dhe u ekstradua në Zvicër, ndërsa Xhevdet Mazrekaj, i cili akuzohej për gjëra më të vogla dhe që nuk kërkohej me aq ngulm nga autoritetet zvicerane, shpëtoi sepse Abdi Baleta, i cili në atë kohë qe një deputet me peshë i PD-së, ndërhyri energjikisht në favor të mikut të vet Mazrekaj tek autoritetet shqiptare, duke u bërë avokati i tij politikisht, por edhe juridikisht, pasi në atë kohë Baleta kishte marrë edhe licencën e avokatit. Kjo qe çështja e parë penale me të cilën u mor avokat Baleta. Thuhet se avokat Baleta ka paguar një shumë të mirë parash për llogari të Mazrekajt tek disa pushtetarë të kohës, që ky i fundit mos të ekstradohej.
Pjesë e misioni të Sejdisë dhe Mazrekajt në Shqipëri në vitin 1991 ishte që tek shqiptarët e Republikës së Shqipërisë të krijohej një resentiment (urrejtje) për shqiptarët e Kosovës si mashtrues dhe kriminelë, sipas skemës të Sigurimit të Shtetit dhe të SDB-së serbe. Në fakt propaganda e sofistikuar dhe diabolike që sillet rreth sloganit “Ja se kush janë kosovarët” startoi dhe u ushqye së pari me bëmat e Hajdin Sejdisë dhe të Xhevdet Mazrekajt në Shqipëri në vitin 1991. Në këtë skemë qe dhe Abdi Baleta, i cili sot ironikisht hiqet si mbrojtës i madh i Kosovës.
Xhevdet Mazrekaj, pasi i shpëtoi ekstradimit në Zvicër, shkoi në vendet e Lindjes së Mesme me një pasaportë falco nën emrin Ali Gurabardhi. Ai u shpëtoi shpejt problemeve me drejtësinë në Zvicër edhe për shkak se kunati i vet Hajdin Sejdia e mbrojti duke e marrë të gjithë fajin përsipër, për shkak se donte që dikush të vazhdonte punët për llogari të tij. Kështu, në vitin 1993 Xhevdet Mazrekaj qe i lirë të kthehej në Zvicër.
Në fillim të vitit 1996, ish-polici Xhevdet Mazrekaj, i cili pas arrestimit dhe dënimit të kunatit të vet pati kaluar një periudhë vështirësish të mëdha financiare doli befas si botuesi i një gazette të madhe dhe të përditshme shqiptare me titull “Bota Sot” me qendër në Zurich të Svicrës dhe me qarkullim në Europën Perëndimore, Kosovë, SHBA-të, Kanada etj. Si i erdhi kjo ide Xhevdet Mazrekajt, i cili deri më atëherë jo vetëm që nuk ishte marrë kurrherë me gazetari (Sikur të përjashtojmë pjesmarrjen e tij në 1982 në keqtrajtimin e disa gazetarëve në Prishtinë kur qe polic), por që nuk heziton të pohojë se ai as që e lexon gazetën që boton? Veç kësaj, ku i gjeti paratë Mazrekaj për të botuar një gazetë të përditshme që për nga cilësia teknike është e barabartë me cilëndo gazetë të madhe perëndimore dhe që ka po atë kosto për çdo kopje që kanë edhe gazetat e mëdha perëndimore, por që, ndryshe nga ato, jo vetëm që nuk është fitimprurëse, por del me humbje të madhe, pasi shitej dhe vazhdon të shitet nën kosto dhe të ardhurat nga reklama i ka irrelevante kur është fjala për mbulimin e defiçitit të vet? Të ardhurat që ka siguruar Xhevdeti nga bashkëpunimi me kunatin e vet nuk do të mjaftonin as për të mbuluar humbjet e një vitit të “Bota Sot”. Atëhere, kush i mbulon shpenzimet gjigande të “Bota Sot” tash tetë vite? Kush qendron pra, pas tre vëllezërve Mazrekaj, që paraqiten si pronarët e gazetës dhe që të tre së bashku kanë tre klasë shkollë, si dhe kanë lexuar dy libra?
Që t’ i përgjigjesh kësaj pyetjeje duhet të hysh thellë në botën e errët të “Bota Sot”, duke ndjekur fillin e misionit Mazrekaj-Baleta. Abdi Baleta është krijuesi i vërtetë i “Bota Sot” dhe Xhevdet Mazrekaj nuk është veçse një puppet-string e Baletës. Në verën e vitit 1995, gjashtë muaj para se të delte gazeta “Bota Sot”, Baleta bëri një udhëtim në Riad të Arabisë Saudite së bashku me Xhevdet Mazrekaj. Në atë kohë Baleta tashmë qe afirmuar si kampioni zhurmëmadh i Islamizmit në politikën shqiptare, gjë për të cilën kishte fituar respektin dhe mbështetjen e qarqeve relevante në botën islamike, duke u bërë një interlocutor i rëndësishëm i tyre në hapësirën shqiptare. Në vitin 1995 disa qarqe fundamentaliste në botën islamike, gjurmët e të cilave çonin tek Al-Qaeda e Bin Ladenit ishin të gatshme që të financonin hapjen e një gazete të madhe shqiptare, që do të mbronte çështjen islamike. Idea ishte që kjo gazetë të qe një mjet propagandë në shërbim kryesisht të Abdi Baletës, në mënyrë që ky dhe grupi i propagandistëve politikë islamikë i mbledhur rreth tij të kishin ku të shprehnin idetë e tyre dhe të polemizonin me cilindo që kundërshtonte orientimin islamik të Republikës së Shqipërisë, Kosovës dhe krejt trevave shqiptare. Misioni i kësaj gazete do të ishte që të mbante gjallë dhe të potenconte frymën politike islamike tek shqiptarët kahdo që ndodheshin në botë. Për t’ u maskuar, gazeta do të paraqitej si e djathtë dhe nacionaliste. Një tjetër arsye për të cilën bëhje kjo gjë ishte që e djathta shqiptare dhe nacionalizmi shqiptar të identifikoheshin me Islamizmin, teori kjo që e kanë elaboruar gjerësisht Abdi Baleta dhe Hysamedin Feraj.
Për këtë projekt Baleta dhe Mazrekaj morën aprovimin dhe të padronëve të tyre të vjetër t ëish-Sigurimit të Shtetit dhe të sherbimit sekret serb, pasi Partia Socialiste në Tiranë dhe regjimi i Beogradit, por edhe Athina e kuptonin mirë përfitimin që do të kishin në rast e djathta antikomuniste shqiptare si dhe nacionalizmi shqiptar paraqiteshin në Perëndim nën shenjën e fundamentalizmit islamik në faqet e gazetës më të madhe shqiptare me qarkullin të përditshëm në botë. Kështu, e majta shqiptare, Beogradi dhe Athina do të gjenin një argument shtesë për të mbështetur para Perëndimit tezën e tyre se shqiptarët janë fundamentalistë islamikë dhe se duan të krijojnë një bastion islamik në Europë, dukë ndërtuar “Shqipërinë e Madhe”.
Për financuesit e kësaj gazette, u gjet më konvenuese që kjo gazetë ta kishte qendrën në një vend perëndimor, në mënyrë që të ishte e mbrojtur dhe të bënte më tepër efekt tek lexuesit. Si qendër e gazetës u zgjodh Zvicra dhe Zurich-u dhe kjo nuk është një gjë e rastit. Shtetit zviceran, tregohet mjaft tolerant me radikalët islamikë për shkak se në bankat e tij janë depozituar shumë prej parave të tyre, duke përfshirë dhe ato të familjes së Bin Ladenit. Si njeriun në emrin e të cilit do të qe gazeta, Baleta propozoi Xhevdet Mazrekajn. Kandidatura e këtij u pranua pa vështirësi për shkak se ky i fundit kishte patur që më parë lidhje me qarqet fundamentaliste islamike, siç kam treguar më lart. Me ndihmën e një banke zvicerane të kontrolluar nga fundamentalistët islamikë u ngrit një skemë e financimit të gazetës. Kështu u krijua gazeta “Bota Sot”. Gazeta “Bota Sot” nxjerr mesatarisht 120 mijë kopje në ditë, pra rreth 43, 8 milion kopje në vit. Shpenzimet e saj vjetore, duke inkluduar prodhimin, transportin, pagat e stafit, qiranë e ndërtesave të selisë dhe redaksive në botë, shpërblimin e bashkëpunëtorëve arrijnë në 15 milion USD në vit. Ndërsa nga shitja e gazetës (një pjesë e madhe e kopjeve dhurohen në diasporë dhe në xhamiat dhe teqet në Kosovë, FYROM etj.), si dhe të ardhurat irrelevante nga reklamat, nuk mbulohen më tepër se 50% e shpenzimeve. Kush e mbulon gjysmën tjetër të shpenzimeve, ose 7. 5 milion USD në vit, çka do të thotë se në 8 vite të ekzistencës është mbuluar defiçiti i gazetës në shumën 60 milion USD? Kuptohet që të vetmit që mund ta bënin këtë gjë janë “bamirësit” e Al-Qaida-s. Vetëm në sajë të kanaleve të financimit të tyre kjo gazetë me shpenzime kolosale vazhdon të mbijetojë prej 8 vitesh.
Që Baleta ka pasur dorë në nxjerrjen e gazetës “Bota Sot” kuptohet dhe prej fatit se pak kohë para se të delte numri i parë i “Bota Sot”, Baleta filloi të nxirrte në Tiranë gazetën “Rimëkëmbja” e cila shpejt do të shndërrohej në aneks të gazetës “Bota Sot”, duke qenë se tek “Rimëkëmbja” ribotohen shkrimet analitike që botohen tek “Bota Sot”. Pra, “Rimëkëmbja” praktikisht kompenson mungesën e “Bota Sot” në Republikën e Shqipërisë.
Baleta nuk u shfaq që në fillim tek “Bota Sot” dhe kjo u bë sipas një plani të paramendur. Në mënyrë që gazeta most ë kishte probleme në fillimet e saj dhe derisa të konsolidohej u gjet opportune që Baleta në fillim most ë botonte shkrime atje, pasi ai njihej botërisht si një fundamentalist islamik. Krijuesit e gazetës madje në fillim, dinakërisht deshën të japin përshtypjen sikur ata do të afronin praën gazetës intelektualë me prirje antiislamike. Kështu drejtor i gazetës u bë Teki Dervishi, një shkrimtar që ishte shprehur për konvertimin e shqiptarëve nga muslimanë në kristianë. Shef i redaksisë së Tiranës u bë poeti katolik Agim Doçi. Por ky qe vetëm një dekor fillestar. Një vit pas daljes së numrit të parë të gazetës Baleta filloi të shkruajë shumë shpesh në të, praktikisht çdo ditë, çka e ktheu gazetën “Bota Sot” në “Bota Baleta”. Bashkë me Baletën në faqet e gazetës u dyndën dhe propagandistët islamikë radikalë nga Tirana, Prishtina, Tetova dhe diaspora shqiptare në Perëndim. Që në vitin 1997 Baleta u bë shef i redaksisë së rëndësishme të Tiranës nga ku gazetës i vijnë thuajse të gjitha analizat. Që prej asaj kohe Baleta ka punuar për largimin nga gazeta të të gjithë atyre analistëve të Tiranës që shkruanin tek “Bota Sot” dhe që nuk kishin një frymë islamike. Praktikisht sot redaksia e Tiranës e “Bota Sot” ka si bashkëpunëtorë vetëm entourage islamike të Baletës tek “Rimëkëmbja”. Redaksia e “Bota Sot” në Tiranë është bërë kanali me të cilin Baleta dhe entouragë e vet e gazetarëve islamikë në Tiranë financohen nga Al-Qaeda. Baleta paguhet 2000 USD në muaj si shef i redaksisë, ndërsa merr edhe 1000 USD të tjera si honorare për shkrimet e veta të shpeshta. Selia e redaksisë së “Bota Sot” në Tiranë mund të konsiderohet si selia e celulës së Al-Qaeda në Tiranë.
Baleta, me t’ u shfaqur tek “Bota Sot” me artikujt e vet, i dha kësaj gazete një frymë të theksuar islamike. Në faqet e kësaj gazete, Baleta, i ndihmuar dhe nga leitnanti i vet Feraj paraqiti paradigmën e vet se feja islamike është boshti i shpirtit nacional të shqiptarëve, se kombi shqiptar duhet të orientohet nga bota islamike, duke e refuzuar Perëndimin si armik, se organizimi shtetëror, politik, social, kultural i shqiptarëve duhet të bazohet mbi Islamin, se duhet të ndërtohet një bosht islamik Tiranë-Prishtinë-Tetovë-Sarajevë etj. Këtë gazetë Baleta e ktheu në një tribunë të terrorizmit islamik dhe të antisemitizmit, ku merren në mbrojtje talebanët, Al-Qaeda, kamikazët palestinezë, Hamasi etj. Për këto gjëra kam shkruar hollësisht në librin tim “Nacional-islamizmi shqiptar: Baleta & Feraj”, duke sjellë citime të shumta nga artikujt dhe librat e Baletës (në fakt librat e tij janë përmbledhje artikujsh) dhe nuk është vendi që të zgjatem këtu.
Gjatë luftës së Kosovës Baleta, duke ndjekur misionin e tij, u bëri thirrje të hapur shqiptarëve të Kosovës që të bëjnë luftë të shenjtë islamike, Xhihad, siç e kam treguar me citim në librin tim.
Baleta e kontrollon “Bota Sot” me “dorë të hekurt” si një diktator i vërtetë. Kjo gjë u provua në vitin 2000 kur pati një përplasje mes Baletës dhe drejtorit të gazetës, Teki Dervishi. Dervishi qe kundër frymës radikale dhe agresive islamike që Baleta po i jepte gazetës. Por Xhevdet Mazrekaj mbajti anën e Baletës, edhe pse Dervishi publikisht njihej si ideuesi dhe themeluesi i gazetës. Dervishi në shenjë proteste dha dorëheqjen nga posti i drejtorit. Kështu u përgënjeshtrua përralla që kishte treguar Mazrekaj se ideja për hapjen e gazetës qe e Dervishit dhe ai e mbështeti atë. Në fakt ky është një rast nga manuali sesi shërbimet sekrete manipulojnë një njeri pa qenë ai i vetëdijshëm për këtë gjë pasi Mazrekaj shkoi tek Dervishi me paramendim për ta ndihmuar Dervishin të hapte një gazetë, të cilin Mazrekaj donte ta përdorte për qëllime për të cilat Dervishit as që i shkonte mendja. Sesi e kishin manipuluar Dervishi e kuptoi veç kur humbi duelin me Baletën. Në rast se Dervishit i bie rasti të lexojë këtë artikull ai do të kuptojë dhe shumë gjëra të tjera, sesi e kanë përdorur si Van der Lube-n.
Unë personalisht u afrova tek “Bota Sot” në fillim të vitit 2000 me ftesën e Teki Dervishit dhe u largova nga kjo gazetë Brenda vitit, i tronditur nga largimi i Teki Dervishit po atë vit. Tashmë prej kësaj gazette është larguar praktikisht çdo analist dhe komentator që nuk ka bindje radikale islamike. Baleta e ka kthyer gazetën “Bota Sot” në organ të Al-Qaeda-s. Kjo është e vërteta e “Bota Sot”, e gazetes qe, sidomos ne epoken e pas 11 shtatorit 2001 eshte kthyer ne rrezik nacional per shqiptaret ne te dy anet e kufirit, pasi i stigmatizon ata si fundamentaliste islamike.
Kastriot Myftaraj (2004)

Redaktimi i fundit: