Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Haxhi Lleshi për Masakrën e Tivarit:

masakra-tivarit-liber.jpg

"nuk jam penduar. Ne ishim një me jugosllavët. Kosovarëve ua bëmë mirë se ishin reaksionarë”.

Fjalën më të gjatë në takimin e djeshëm [13/02/2012]e mbajti drejtuesi i Institutit të Historisë, prof.i poshter Meta i cili në fakt ofroi edhe një analizë të librit nga ana shkencore, por jo vetëm kaq. Duke ritheksuar se sa e vështirë është të gjesh dokumente mbi vep
rimet e ushtrisë jugosllave, ai u shpreh se libri tregon se në Shqipërinë e vitit 1945 ka pasur luftë civile, gjë që bëri që shqiptarët të vriten mes tyre. “Partizanët shqiptarë nuk bënë asgjë për ta mbrojtur Kosovën. Ata ia dhanë më duart e tyre ish-Jugosllavisë. Nuk kërkuan të drejta për ta. Ushtria Nacionalçlirimtare shqiptare u bë bashkëpunëtore e asaj jugosllave duke i dorëzuar shqiptarët e Kosovës në duart e vrasësve”, – tha Meta dje. Drejtori i Institutit të Historisë u shpreh se shqiptarët e kohës në mënyrë që të merrnin pushtetin me ndihmën e jugosllavëve lanë në baltë e dorëzuan shqiptarët e Kosovës. “Për fat të keq shumë udhëheqës shqiptarë në kohë të ndryshme, kanë vënë interesat e tyre politikë para interesave të kombit. Kjo ndodhi atëherë e kjo ndodh edhe sot”,-deklaroi i poshter Meta. Ai nuk ngurroi të pohonte se sa i takon Masakrës së Tivarit, dijeni kishin edhe komunistët e Kosovës, por edhe ata heshtën. “Ata e dinin që në fillim dhe kanë qenë gjatë gjithë kohës të informuar se ç’po ndodhte me shqiptarët që ishin nisur drejt Tivarit. Askush nuk e lëvizi gishtin dhe të gjithë qenë bashkëpunëtorë në masakër, komunistët e Kosovës, ata të Shqipërisë si edhe jugosllavët. Jo më kot rrinë të mbyllura arkivat e Beogradit”, – përfundoi Meta. Agron Tufa, nga Instituti i Studimit të Krimeve të komunizmit duke vlerësuar studimin e Butkës la të kuptohej se lufta e partizanëve nuk ka qenë luftë, por shtrirje pushteti nëpër Shqipëri. “اfarë donin partizanët aty ku s’kishte gjermanë, në mos të shtrinin kontrollin e tyre? Aty ku nuk kishte luftë ata donin vetëm që të vendosnin pushtetin e vet, pushtet që bashkëpunoi me jugosllavët për të vrarë shqiptarët e Kosovës”, – u shpreh ai. Një tjetër problem i shtruar prej tij, ka të bëjë me faktin se shumë prej atyre që Tufa i quajti “kriminelë komunistë mbajnë ende dekorata si heronj të popullit”. I të njëjtës frymë ishte edhe historiani Enver Bytyçi. Vetë autori i librit u shpreh i kënaqur që më në fund shteti shqiptar po i kushton rëndësi kësaj ngjarjeje historike. ai rrëfeu para të pranishmëve një bisedë që ka pasur vite më parë me ish-ministrin Haxhi Lleshi. “Më ra në duar një dokument i firmosur prej tij mbi masakrën dhe e mora në telefon sepse doja ta konfirmoja nëse qe vërtet firma e tij apo jo. I thashë se me këtë rast ai ka mundësi të kërkojë ndjesë meqë është edhe në fund të jetës. Ai pranoi që ajo mbi dokument ishte firma e tij, por jo të kërkonte ndjesë. Kur i thashë se si qe e mundur që kishte dhënë autorizim që të vriteshin shqiptarët, ai tha: Ne në atë kohë ishim një me jugosllavët nga ana politike. Nuk jam penduar për atë që kam bërë sepse kosovarët qenë reaksionarë, – përfundoi rrëfimin Butka.
(Fatmira NIKOLLI)
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back