PRISHTINE-Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaçi ka hedhur poshte zerat se si synon te garoje per postin e presidentit vitin tjeter. Në një tjetër intervistë të gjatë, këtë herë në Radio Televizionin e Kosoves, Thaçi ka thënë se do te respektoj mandatin e tij. "Unë kam nje kontratë me qytetarët që më kanë dhënë besimin në zgjedhje, dhe këtë kontratë si kryeministër i vendit e respektoj plotësisht”, ka thënë Thaçi, duke mbyllur mundësinë e kandidimit nëse zgjedhjet presidenciale mbahen vitin e ardhshëm.
Ai sërish ka kritikuar zyrtarët e Vetëvendosjes për rrëzimin e kamionit me mallra serbe, dhe ka pohur se deputetë të kësaj partie e kanë telefonuar dhe i kanë dhënë përkrahje për planin për veriun. Thaçi ka konfirmuar takimet me presidentin e Serbise Tadiç, por ka pohuar se kanë qenë të tjerë që janë ulur më afër tij, në kohën kur Partia demokratike e Kosoves ka qenë në opozitë. “Mos të kujtojmë tani edhe takimet e dikujt me Millosheviçin”, ka thënë Thaçi në një referencë të qartë për ish-presidentin Rugova.
(d.b/News24/BalkanWeb)