Hashim Thaأ§i e “dogjiâ€‌ Ramush Haradinaj, pas kthimit nga Haga

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Zbardhet skenari i PDK –së, për koalicion me AAK –në
Skënder Zogaj analist politik ka thënë, se AAK-ja, në skenën politike të Kosovës ka hyrë shumë suksesshëm, mirëpo, për fatin e saj të keq, nuk ka mundur që ta mbajë hapin me kohën, sidomos pas kthimit nga Haga të liderit Ramush Haradinaj, kur, ky, nuk arriti që të inkorporohej sa e si duhet në lojën politike. Ai ka thënë, se e keqja nis kur Haradinaj “zuri në thua” në tepihun e kuq të Hashim Thaçit dhe s'arriti t'ia merrte karrigen e kryeministrit, që ia kërkoi me shumë ngulmim. Nuk pati sukses, sepse, mënyra si e kërkoi ishte e habitshme dhe pa asnjë mundësi reale që të realizohej”, ka thënë ai.

AAK-ja ka një kohë të gjatë, që është duke tentuar të gjejë ndonjë partner koalicioni, për të qenë pjesë e Qeverisë. Vetë qëndrimi i saj në opozitë për një kohë të gjatë, e ka minimizuar si parti dhe si e tillë duket, se po shkon drejt shuarjes. Së fundmi zyrtari i AAK –së, Daut Haradinaj, nëpërmjet një letre publike, ka lëshuar disa akuza kundrejt kryeministrit Isa Mustafa. “Unë e kuptoj pozitën e rëndë të Isa Mustafës dhe përpjekjen e tij dëshpërues për sajuar lloj lloj argumentesh për ta justifkuar marrëveshjen më të dëmshme në historinë e Kosovës, prapa të cilës qëndron ai vetë. Kryeministri duhet ta arsyetojë dhe ta argumentojë pse Kosova u dashka të humbë territor, me fakte e me argumente, e jo të sajoj e të falsifikojë argumente të pa qena”, shkruan ndër të të tjera Haradinaj. Në këto rrethana, analistët politikë vlerësojnë, se AAK-ja me qëllim që ti bashkohet PDK-së dhe me qëllim të marrjes së pushtetit, po i kundërvihet kryeministrit Isa Mustafa. Sipas tyre, ky është një skenar në mes AAK-së dhe PDK-së, pasi po shihet qartë një lloj relaksimi i marrëdhënieve në mes të AAK-së dhe kryetarit të ri të PDK-së, Kadri Veseli.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)Bota Sot
auto_haradinaj-thaci-1000x7261468425557.jpg
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top