polisi_tajrush
Struga zemra Ilirides
Shefket Hasani, një nga komandantët e parë të ish-UاPMB-së në një intervistë ekskulzive për INA flet për zhvillimet në rajonin e Luginës së Preshevës...
Ish-komandanti i Ushtrisë اlirimtare për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin, Shefket Hasani në një intervistë për agjencisë e lajmeve INA thotë situata aktuale në Luginën e Preshevës është shumë e rëndë dhe tmerruese.
Ai thotë se Beogradi, po mundohet dhe po i bënë presion të madh qytetarëve autokton që janë në këto treva shqiptare.
“Pushka është krisur kundër padrejtësive, kundër robërisë dhe e kemi pasur të drejtën e revoltës. Kërkoj nga Beogradi zyrtar, që po thirret si properendimor, që neve shqiptarëve autokton të Kosovës Lindore, të mos na pengojë, të mos na maltretoj sikur dikur Millosheviqi, nëse vazhdon kështu, atëherë do të bëjmë shpejt ate që duhet ta bëjmë. Kjo është reale dhe këtë duhet ta dijë i gjithë opinioni”, theksoi komandanti i parë Shefket Hasani.
Ish- komandanti i UاPMB-së thotë se shqiptarët nuk janë për prishje të qetësisë në Evropën Juglindore, janë për integrim në BE dhe NATO, por Beogradi provokon dhe synon destabilizimin e këtij rajoni.
INA: Hasani, ju njiheni si një nga ish-komandantët e parë të UاPMB-së. Tani më Kosova u pavarësua, na thoni realisht sa jeni i kënaqur me gjendjen aktuale në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë?
Shefket Hasani: Nuk dua të bëjë politikë, apo të jap përgjigje diplomatike, sepse më duket se po përgjigjem shtrembërisht.
Kosova u pavarësua dhe u jemi gëzuar natyrisht të gjithë, sinqerisht se këtë gëzim e kanë ndjerë edhe fëmija në djep. Për gjendjen aktuale në Kosovën Lindore aspak nuk jam i kënaqur. Ku mundem të jem i kënaqur kur ende nuk guxoj të shkoj në vendlindjen time. Kur malet janë të mbushur me xhandarë dhe paramilitarë. Ku mundem të jem i kënaqur ku në qendër të qytetit të Preshevës, Bujanocit është flamuri me katër S i Serbisë. Duhet të folim realisht, gjendja është atje e tmerrueshme, mjerët ata që mashtrohen se është mirë.
INA: Me 15 nëntor 2008, po bëhen nëntë vjetë nga fillimi i konfliktit të armatosur në Luginën e Preshevës. Tani kaluan kaq vite dhe qëllimi juaj dhe i gjithë popullatës së kësaj ane nuk u realizua. Si e vlerësoni këtë proces ?
Shefket Hasani: Lufta nuk ishte ilegale, por legale. Kur e krisa pushkën i pari, me shokët e mijë të idealit, e kemi pasur qëllimin që të çlirohemi nga regjimi i egër i millosheviqit. Në këtë rast, përkulem para dëshmorëve të lirisë, përkulem para luleve të lirisë, që ranë trimërisht për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Regjimi serb ishte shumë i egër dhe të gjithë e dimë, se sa la pasoja të mëdha pas vetes. Beogradi, sot po mundohet dhe po i bënë presion të madh qytetarëve autokton që janë në këto treva shqiptare. Pushka është krisur kundër padrejtësive, kundër robërisë dhe e kemi pasur të drejtën e revoltës. I drejtohem edhe presidentit të Kosovës prof.dr.Fatmir Sejdiut dhe kryeministrit Thaçi, se Kosova Lindore nuk është mirë me Serbinë.
Nuk ndjehemi mirë me njerkën, nuk ndjehemi mirë të jemi kurban. Gjendja nuk është edhe aq e mirë, sa po thuhet në këto treva. Vijnë lajme të shpeshta nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, se nuk është puna mirë, duhet të shikojmë realisht. Respektoj punën e qeverisë së Kosovës, që është duke punuar për të mirën e Kosovës, natyrisht me respekt përshëndes edhe opozitën që po kritikon shpesh qeverinë. Neve banorëve të Kosovës Lindore, nuk na ka mbet rrugë tjetër, ose pushkën ose ikjen. Shikojeni gjendjen në Medvegjë, se sa shtëpi kanë mbetur shqiptare, se kush po ia blenë pronat shqiptarëve. O vëllezër, duhet me u zgju nga gjumi, malet plot me ushtar, ndërtohen kazerma dhe dikush bënë politikë paqësore. Diplomat nuk njihen, mediat punojnë me pak të drejta që i kanë të kufizuara, që mashtrohen me një pagë e kështu me radhë. Serbia nuk do të respektojë të drejtat sikur Ju që respektoni të drejtat e pakicës serbe në Kosovë sipas pakos së Nobelisit Ahtisari. Pra, nëse nuk na njohin të drejtat që na takojnë, atëherë do ti fitojmë ashtu si duhet ti fitojmë. I drejtohemi edhe faktorit ndërkombëtarë, miqëve tanë SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës, Italisë etj, që shqiptarët e Kosovës Lindore, vërtetë janë të përbuzur, vërtetë janë në gjendje të rëndë, prandaj të intervenojnë sa nuk është bërë vonë. Largohet rinia, shiten shtëpi dhe shkojnë në Kosovë për një jetë më të mirë. UاPMB-ja e ngriti në shkallë të lartë internacionalizimin e çështjes shqiptare të kësaj ane. Demobilizimi i UاPMB-së mbylli kapitullin e periudhës së armatosur duke i´a lëshuar vendin proceseve politike. Me gjithë ngadalësimin e këtyre proceseve lufta politike për realizimin e kërkesave legjitime të shqiptarëve vazhdon edhe sot fatkeqësisht.
INA: Mendoni se faktori politik shqiptar është duke funksionuar në Luginën e Preshvës ?
Shefket Hasani: Tetë parti. Interesante krej politikanë. Janë duke punu më shumë për veten. Ata duhet të jenë unik. Kontakte kam të shpeshta me shumë nga ta, por thënë realisht nuk jam i kënaqur aspak. Nuk e di me çka munden të krenohen, me çfarë rezultati, kur nuk ka pasur rezultat. Xhandarët dalin me maska nëpër qytet me pushka të mbushura deri në dhëmbë, nuk komunikojnë me askend, malet plot me ushtarë e paramilitarë e kështu me radhë. Neve na duhet uniteti, të shikojmë më shumë dhe të punojmë më shumë. Faktori politik shqiptar atje, hahet mes veti, se nuk po munden me i nda megjet. Plot parti, interesant, çdo kush politikan. Janë fjalë të dhimbshme, por janë reale, se kjo po ndodhë. Po e mashtrojnë popullatën, rinia pa kurrfarë të mire është duke jetu atje, mundohen të ikin dhe dita ditës ikin, dikush në diasporë e shumë në Kosovë.
INA: Me cilin subjekt politik në Luginën e Preshevës keni më shumë kontakte?
Shefket Hasani: Natyrisht me ata që ishin të pushkës. Me ata komunikojë më shumë në Konçul e kështu me radhë, sepse ata e thonë të vërtetën dhe nuk u trembet syri. Nëse popullata fillon me u shpërngul atëherë do të jetë vërtetë fuqi baroti. Më mungojnë 28 ushtarë të lirisë e të tjerët janë të gatshëm të fitojnë të drejtat që i meritojnë. Prandaj, i lutem faktorit ndërkombëtarë, që të bëjë sa më urgjent ndonjë projekt qetësimi në këtë pjesë të Evropës, sepse sinqerisht është e dhimbshme situata. Ne jemi për zgjidhje të problemeve në mënyrë paqësore, por nëse na imponohet, atëherë duhet të bëjmë ate që e kemi bërë më 1999, por tani mundësitë janë krejt më ndryshe.
INA: A do ta kishit pranuar një pako të Ahtisarit edhe për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë?
Shefket Hasani : Ne do pranojmë një zgjidhje me të drejtat që i kanë serbët në Kosovë. Ne nuk jemi pakicë, sepse jemi 95% shqiptarë autokton, por nëse nuk realizohet autonominë do ta nxjerrim.Pakoja e presidentit Ahtisari ishte çështje specifike për gjithë Kosovën, ishte kompromisi më i madh i mundshëm që mund të bëhet. Në Kosovë kjo pako është duke u praktikuar dhe të drejtat që u garanton pakicave është shumë e mirë dhe siç ju thashë, kjo pako do të jetë model edhe për Serbinë dhe shtetet tjera të Ballkanit që nuk gëzojnë të drejtat e pakicave, që u janë të mohuara, prandaj jemi për një zgjerim të kornizave për realizimin e të drejtave të pakicave. Rruga e vetme është që deri në fund të realizohet kjo pako dhe kjo të refleketohet në gjithë Ballkanin dhe kjo padyshim se është një qetësim i rajonit. Apetitet e serbëve janë të mëdha, por u ka mbet gozhda në dhëmbë. Tani Serbia ka probleme me veten e saj, ka probleme në politikën e saj që po e mashtron popullatën. Shikojeni Vojvodinën që janë gati për ndarje, me një fjalë, Serbia do të mbetet me pashallëkun e Beogradit e hiq më shumë. Ku është Medvegja, ku është Kurshumlia, Leskoci etj, këto vërtetë ishin tokat tona, ishin vendet tona, por ashtu siç ka ditur dinakëria serbe ti pushtojë i ka pushtuar. Kemi plot bashkëkombas që jetojnë në Preshevë, Bujanoc dhe Kosovë, që janë nga këto pjesë të atdheut. Nuk jam ka e kuptoj këtë politikë të egër që po e bënë Serbia. Serbia duhet të na lus neve shqiptarëve që ta pranojmë si shtet, e jo ajo të na imponojë neve. Ajo ka ditur të bëjë dinakëri, por kjo dinakëri i ka dal, e ka parë e gjithë bota.
INA: اfarë duhet të ndërmerret që pozita e shqiptarëve në tre komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë të jetë në përputhje me normat e së drejtës ndërkombëtare?
Shefket Hasani: Unë nuk guxoj të jem në atdheun tim, atje ku kam lindur edhe nëse shkoj, atëherë shkoj i fshehur. Paramendojeni mos me guxu me shku lirshëm në vendin ku ke lindur. Sikur të shkojë e di se çka më gjenë, por unë do të shkoj, atëherë kur do jem ashtu siç dua unë, atëherë kur e kemi edhe faktorin ndërkombëtarë në mes nesh, atëherë kur do të valojë flamuri ynë kombëtar mu në mes të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës, atëherë kur do ta kemi në qendër Gjergj Kastriot Skënderbeun dhe Adem Jasharin, atëherë kur vërtetë do frymojë lirshëm atdheu ynë. Kjo ditë do të vije, sepse e meritojmë dhe është vendi jonë. Normat e së drejtës ndërkombëtare natyrisht se nuk përputhen me këtë dhunë të lirisë, me këto zingjirë të robërisë. Ne me që jemi paqësor, pranuam bisedime për uljen e pushkëve, por jo kështu që të jemi të përbuzur. Faktori ndërkombëtarë, është duke e parë Serbinë që është duke u fundosur në ujin e pistë, por shpresojë që ne të mos jemi viktima. Ne mundemi të bëjmë prap ate që e kemi bërë atëherë.