Harxhi: Testim i grave shtatzëna për të mos pasur fëmijë me HIV/AIDS

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Harxhi: Testim i grave shtatzëna për të mos pasur fëmijë me HIV/AIDS

Shqipëria do të implementojë shpejt masat për parandalimin e transmetimit vertikal të virusit HIV/AIDS. Kjo do të thotë se njëra nga këto masa është testimin e grave shtatzëna, sepse, falë ndërhyrjeve që mund të bëhen me medikamente, bëhet i mundur parandalimi i transmetimit tek fëmijët.

Eglantina Bardhi

Marte, 09 Dhjetor 2008 11:43:00


Sipas drejtorit të Politikave Shëndetësore në MSH, Harxhi, po mendohen mënyra të reja për të mos pasur transmetim vertikal të HIV-it
Shqipëria do të implementojë shpejt masat për parandalimin e transmetimit vertikal të virusit HIV/AIDS. Kjo do të thotë se njëra nga këto masa është testimin e grave shtatzëna, sepse, falë ndërhyrjeve që mund të bëhen me medikamente, bëhet i mundur parandalimi i transmetimit tek fëmijët.

Këtë e bëri të ditur Drejtori i Planifikimit të Politikave Shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë, Arjan Harxhi, i cili pohon se kjo do të përfshihet në Strategjinë Kombëtare kundër HIV/AIDS-it (2008-2014), në mënyrat e reja parandaluese për transmetimin vertikal të infeksionit HIV. "Gjithashtu, element tjetër i rëndësishëm, të paktën sipas të dhënave që japin literaturat dhe studimet në botë, është testimi sa më agresiv dhe mjekimi në fazë të hershme i infeksionit, që jo vetëm përmirëson kushtet dhe jetesën e personit të infektuar, por dhe ndikon në parandalimin e transmetimit të infeksionit",- pohon Harxhi.

Sipas tij, fatmirësisht, Shqipëria vazhdon të mbetet vend me prevalencë të ulët, në shifra nën 0.1 % (bazuar në studimet që janë bërë vitin e fundit). Megjithatë, trendi i rasteve të reja është konsistent mbi 30 raste; në këtë vit kemi mbi 35 raste të reja në vit, që është një tregues që vazhdon të ketë përhapje të infeksionit, por jo në shifra shumë të larta.

Duke theksuar se indikatorët e studimit tregojnë që risqet ekzistojnë, Harxhi nënvizoi se duhet të jemi të vëmendshëm në masat parandaluese, sidomos për ato që ne i konsiderojmë grupe në risk, grupe që paraqesin për arsye të kushteve sociale ekonomike, apo mënyrës së tyre të jetesës, rreziqe për përhapjen e infeksionit. Gjithashtu, ai pohon se sigurimi i medikamenteve antiretrovirale për personat që jetojnë me HIV/AIDS, u bë i mundur në vitin 2004 dhe se mjekimi me antiretrovirale sigurohet falas për të gjithë personat që kanë nevojë.

35 rate të reja me HIV/AIDS u zbuluan gjatë këtij viti në vendin tonë

50 të vdekur ka nga virusi HIV/AIDS, që në vitin 1993 kur u zbulua sëmundja

shekulli
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top