Harta 120 milion-vjeçare

Lauri

Anunnak
Bëhet fjalë për një pllakë guri e gjetur në vitin 1999, e cila paraqet një foto të një zone të bërë me një teknologji të panjohur

Një zbulim i realizuar nga shkencëtarët e Bashkir kundërshton të gjitha nocionet tradicionale mbi historinë e njeriut; gurë të gdhendur, të cilët janë 120 milion-vjeçare dhe që përmbajnë një hartë në reliev të rajonit të Uraleve. Kjo gjë duket si e pamundur, por shkencëtarët e Universitetit Shtetëror të Bashkir kanë paraqitur prova të pakundërshtueshme të ekzistencës së një civilizimi antik jashtëzakonisht të zhvilluar. Bëhet fjalë për një pllakë guri e gjetur në vitin 1999, e cila paraqet një foto të një zone të bërë me një teknologji të panjohur. Kjo është një hartë e vërtetë relievi. Harta identike përdoren sot nga ushtarakët. Ajo përmban punime inxhinierike civile, një sistem kanalizimi me një gjatësi pothuajse 12 mijë km dhe diga të fuqishme. Jo shumë larg nga kanalet dallohen mjete në formë trekëndëshe, destinacioni i të cilave është i panjohur. Harta po ashtu përmban dhe disa mbishkrime, madje shumë të tilla. Fillimisht shkencëtarët menduan se ishte gjuha e lashtë kineze por, më pas u zbulua që gjuha e përdorur ishtë ajo e hieroglifeve sillabike e një origjine të panjohur. Deri më sot është bërë e pamundur që të deshifrohen mbishkrimet. "Sa më shumë që mësoj, aq më shumë kuptoj që s'di asgjë", thotë doktori i shkencave të fizikës dhe matematikës, profesori i Universitetit Shtetëror të Bakshir, Alexandr Chuvyrov. Zbulimi i hartës erdhi si rezultat i hasjes së disa informacioneve të shekullit XVIII, ku raportohej për ekzistencën e të paktën 200 gurëve të bardhë, të cilët ndodheshin jo shumë larg fshatit Chandar në rajonin Nurimanov. Mbas gërmimeve dhe kërkimeve të shumta më në fund grupi studimor arriti të gjente pllakën e gurit, e cila kishte përmasat 148 cm e lartë, 106 cm e gjerë dhe 16 cm e trashë dhe peshonte mbi një ton. Guri u quajt Guri i Dashkës për nder të mbesës së Alexandr Chuvyrov që lindi në të njëjtën ditë. Që në shikimin e parë, thotë Alexandr Chuvyrov, e kuptova që nuk ishte thjesht një gur i zakonshëm, por një hartë, madje një hartë 3 dimensionale. Guri përfshin hartat e rajonit të Uraleve me gjithë lumenjtë Belya, Ufimka dhe Sutolka. Harta është bërë në një shkallë 1:1.1 km. Fotografitë me rreze-x konfirmuan që pllaka kishte një origjinë artificiale dhe e bërë me disa mjete shumë precize. Ajo përbëhet nga tre shtresa. E para është 14 cm e trashë e realizuar në një dolomit shumë elegant. E dyta që mund të jetë më interesantja është bërë me xham diopsid. Teknologjia që ka realizuar këtë shtresë është e panjohur në ditët e sotme. Faktikisht, fotoja është e stampuar në këtë shtresë. Ndërsa shtresa e tretë është e një trashësie 2 mm dhe e përbërë nga një porcelan kalciumi për ta mbrojtur nga goditjet e jashtme.

Fillimisht u mendua që harta mund të jetë bërë nga kinezët e lashtë për shkak të shkrimeve vertikale që përmbante, por kjo teori ra poshtë menjëherë pasi në grup ndodheshin studiues të gjuhës së lashtë kineze, të cilët në shkrimin e hartës nuk njohën asnjë nga simbolet e kësaj gjuhe. Sa më shumë që studiohej harta, aq më shumë misterioze shfaqej ajo. Në hartë mund të dallohet qartë një sistem gjigant ujitës, ku përveç lumenjve duken qartë kanale të një gjerësie prej 500 metrash 12 diga 300-500 metra të gjera, 10 km të gjata dhe 3 km të larta secila. Në krahasim me këtë sistem kanalesh ujitës, Kanalet e Vollgës dhe Donit duken si gërvishtje në relievin e sotëm. Alexandr Chuvyrov shprehet se teknologjia dhe njeriu i sotëm mund të jenë në gjendje të ndërtojnë vetëm një pjesë fare të vogël nga ajo që ndodhet në hartë. Fillimisht ishte shumë e vështirë të përcaktohej mosha e pllakës së gurit. U krye një analizë readikarbonike dhe më pas çdo shtresë u skanua me kronometër uraniumi, që saktësoi moshën e shtresave të brendshme si 120 milion-vjeçare. Të dhënat e zbulimit janë dërguar në të gjithë botën në ambientet shkencore dhe janë bërë objekt studimi nga shumë shkencëtarë dhe specialistë. Deri më sot mendimi i tyre është unanim si për mënyrën e ndërtimit të hartës, ashtu dhe për moshën e saj. Kush e ka bërë këtë hartë? Sa i vjetër është civilizimi në Tokë? Sa civilizime të tilla ka patur historia e Tokës? Sa të fshehta të tjera mban në gjirin e tij planeti ynë? / K. B.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top