Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Harrohet NENE TEREZA dhe MIGJENI!!

Pango harron NENE TEREZEN dhe MIGJENIN:(


Asnjë ceremoni përkujtimore nuk është organizuar në Tiranë për 98- vjetorin e lindjes së bamirëses shqiptare Nënë Tereza. Në 70-vjetorin e vdekjes, Migjeni nuk kujtohet as në qytetin e lindjes, në Shkodër.

TIRANE- Me gjak jam shqiptare... por i përkas gjithë botës", ka shkruar Nënë Tereza. Kjo i përkëdhel krenarinë çdo shqiptari. Po ashtu edhe të deleguarve të institucioneve tona shtetërore nëpër botë. Një misionare e paqes, e cila nderohet nga të gjithë popujt. Por duket se kjo ndodh sapo kalojnë kufijtë e u duhet një figurë për përfaqësim. Brenda vendit, i kap harresa. Dje është shënuar 98-vjetori i saj i lindjes. Tirana ka qenë plotësisht në heshtje. Dikush edhe e ka thënë një lutje për shpirtin e saj, ndërsa institucionalisht asgjë. Nga Ministria e Kulturës nuk pati asnjë lajmërim për ndonjë aktivitet. Madje nuk ka as ndonjë njoftim modest për këtë përvjetor. Sigurisht që me shpirtin e madh, Nënë Tereza do të na e kishte falur këtë harresë. Do të kishte bërë një lutje edhe për Shqipërinë dhe "mëkatarët" e saj. Ndërsa përmes internetit, vijnë lajmet nga India. Në Kalkuta, aty ku bamirësja konsideronte shtëpinë e saj, janë mbajtur që në mëngjes ceremoni në kujtim të murgeshës. Kanë qenë motrat e Misionit Humanitar, që janë mbledhur rreth varrit të Nënë Terezës për 98-vjetorin e saj të lindjes. Me lule, ato kanë shkruar "Happy Birthday Mother" mbi varrin e saj. Njëkohësisht në mëngjes, nga murgeshat e Urdhrit që ndërtoi Nënë Tereza dhe besimtarë të tjerë, është mbajtur një seancë speciale lutjesh. "Ne u lutëm për paqen e Nënë Terezës dhe falënderuam Zotin që na dërgoi atë si shpëtimtare", - ka thënë Motër Nirmala, drejtuesja e Misionit Humanitar. E lindur më 26 gusht të vitit 1910 në Shkup, Nënë Tereza do të njihej në të gjithë botën për ndihmën që i dha të varfërve. Në qytetin e saj të lindjes janë organizuar disa aktivitete përkujtimore, duke nisur që nga vizita në memorialin e saj, përurimi i librit "Nëna ime, Nëna Terezë" dhe ndarja e çmimeve shtetërore, "Nënë Tereza". Për shqiptarët, figura e saj është bërë vonë e pranishme. Regjimi nuk e ka lejuar. Pas viteve '90-të filloi të flitej shumë për të, aq më tepër pas vizitës në Shqipëri. Por siç duket, tek ne është e theksuar sindroma e harresës kur këto personazhe nuk janë fizikisht. Ndoshta ministria mund të justifikohej me faktin se nuk është një përvjetor i rëndësishëm, ose me faktin që tani është periudhë pushimesh. Ndoshta edhe pse vjet, kjo ministri e kujtoi në 10- vjetorin e vdekjes me disa ceremoni, të cilat sigurisht që u njoftuan shumë më vonë aktiviteteve që vinin nga vende të ndryshme të botës. Por Nënë Tereza nuk është rasti i vetëm. Nëse do të ngulmonim te përvjetorë të plotë, atëherë do të ndalonim te Migjeni. Po dje, është shënuar 70-vjetori i vdekjes së "poetit të mjerimit".

Migjeni

Millosh Gjergj Nikolla vdiq i vetëm më 26 gusht të vitit 1938, në sanatoriumin e Torre Peliçes në Itali. Shkroi me fjalë dëshpërimin e heshtur. Pas 70 vitesh që nga dita e vdekjes, emri i tij vazhdon të mbështillet me këtë tis. Në këto ditë, përmes shkrimeve të ndryshme, Migjeni është afruar paksa mes atyre që "zhyten" në realitetin e poetit "revolucionar". Si për ironi të fatit, guximi i djaloshit që u shua në moshën 27-vjeçare, do ta linte në harresë për vite me radhë. As për të nuk ka pasur ndonjë aktivitet përkujtimor. Jo vetëm nga Ministria e Kulturës, por heshtje ka qenë edhe në qytetin e tij të lindjes, në Shkodër. Aty ku i gjendet vetëm një bust i gjymtuar dhe varri që shumë nga shkodranët as që e dinë ku është. Asnjë aktivitet nuk është planifikuar nga Bashkia e këtij qyteti, ku mund të mendohet se ndjenja e pranisë së tij është më e madhe. Sot personazhet migjeniane do të kishin një skamje më të madhe, por shpirtërisht. Ndonëse Ministria e Kulturës nuk e kujtoi në këtë përvjetor, ministri Pango e ka një meritë. Emri i Migjenit i është dhënë një prej çmimeve letrare të konkursit, që më parë është quajtur "Penda e Artë dhe e Argjendtë". "Për të inkurajuar autorët e rinj në fushën e prozës dhe poezisë, krijohet çmimi "Migjeni". Ky çmim do t'u jepet atyre autorëve të rinj, të cilët me krijimtarinë e tyre të botuar përgjatë një viti, kanë mundur të përcjellin tek lexuesi shqiptar modele dhe një nivel të lartë letrar", ishte motivi se pse lindi ky çmim.

Eqerem اabej

Më 6 gusht u shënua 100-vjetori i lindjes së gjuhëtarit të njohur Eqerem اabej. Edhe kjo ditë u kalua në heshtje. Në fakt nga Ministria e Kulturës ky vit, në nder të tij ufol për një sërë aktivitetesh që do të organizoheshin me këtë rast. Në konferencën për shtyp nuk u dha një kalendar i programuar, por u premtua se gjatë kohës do të kishte sesione shkencore dhe të tjera veprimtari që do t'i kushtoheshin gjuhëtarit. Në fakt, pjesa më e madhe e vitit ka kaluar dhe aktivitete të rëndësishme që u thanë nuk janë parë.



(s.g/GazetaShqiptare/Balkanweb)
 
vertet per te ardhur keq qe ne ditet e sotme mos te ndizet as nje qiri per keta njerez!!!!!!!!!!
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back