Harmonia fetare, vlera qe mund te ofroje shqiperia ne europe

AnGeLiC

VIP
V.I.P
16401475_303.jpg

Shqipёria, ku janё tё pёrfaqёsuar tё tria besimet:i maysliman, katolik dhe ortodoks, e ruan harmoninё fetare si njё aset solid tё shoqёrisё. Pёr kёtё diskutuan nё Berlin pёrfaqёsuesit e komuniteteve fetare nga Shqipёria. “Komunitetet fetare nё Shqipёri: njё model frymёzues i harmonisё fetare nё kohёt e ekstremizmit fetar”, ishte tema e njё forumi zhvilluar nё Berlin (02.06.2017) me nismёn e Abasadёs sё Shqipёrisё nё Gjermani dhe me mbёshtetjen e organizatёs sё ndihmёs Nehemiah Gateway. Ambasadori i Shqipёrisё nё Berlin, Artur Kuko, nёnvioi, se bashkёekzistenca paqёsore e religjoneve duhet tё pranohet si njё vlerё e rёndёsishme evropiane qё Shqipёria mund ta ofrojё me krenari nё BE. Pёr fёmijёt tanё ёshtё e natyrshme qё tё rriten duke dёgjuar nga dritaret e shtёpive si lutjen e myslimanёve nga xhamia, ashtu edhe jehonёn e kёmbanave nga kisha, tha ai.

Sot mё shumё se kurrё harmonia fetare nuk mund tё jetё vetёm njё dёshirё, por ajo ёshtё domosdoshmёri. Bota ka nevojё sot pёr dialog e harmoni ndёrfetare, pikёrisht nё kohёn kur pёrmes teknologjive tё reja po pёrhapen edhe keqinterpretimet e besimit dhe po nxitet ekstremizmi fetar. Kёshtu u shpreh Gazmend Aga, nёnkryetar i komunitetit mysliman nё Shqipёri nё fjalёn e tij. Ai nёnvizoi, se nё dialog me drejtuesit e besimeve tё tjera nё Shqipёri synohet qё tё nxirren tё pah vlerat e pёrbashkёta mes kёtyre besimeve nё frymёn e traditёs shekullore tё mirёkuptimit mes feve, qё kanё shёrbyer gjithmonё nё Shqipёri si faktor stabilizues dhe madje kanё kontribuar nё ruajtjen e identit kombёtar pёrtej besimit. Nё tё njёjtёn frymё u shprehёn edhe pёrfaqёsuesit e komuniteteve tё tjera fetare, peshkpoi Andon (Merdani), metropoit i Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit.

Dom Gjergj Meta, vikar i pёrgjithshёm i dioqezёs sё Tiranёs e Durrёsit dhe zёdhёnёs i konferencёs sё ishpekёve shqiptarё, duke thekuar tё njёjtёn vlerё tё harmonisё fetare nё Shqipёrinё sekulariste, ai tёrhoqi vёmendjen pёr domosdoshmёrinё, qё tё punohet dhe tё mbrohet kjo vlerё pёr ta ruajtuar atё edhe nё tё ardhmen.

Sfida e sotme nё botёn e kёrcёnuar prej ekstremizmit dhe terrorizmit ndёrkombёtar kёrkon qё ngjarjet tё analizohen nё kontekstin e kohёs, e aq mё tepёr rёndёsi fiton nё kёtё kontekst shpirti i dialogut dhe harmonia fetare, siҁ ekzsiton tradicionalisht nё Shqipёri. Nё kёtё aspekt u pёrqendrua nё fjalёn e tij, Edmon Brahimaj, Baba Mondi, kryegjyshi i komuniteti tё bektashinjve nё Shqipёri.

Bujra Nishani: Harmonia fetare ADN e shoqёrisё shqiptare

Harmonia fetare ёshtё njё nga shtyllat qё mban Shqipёrinё dhe njё model pёr Evropёn – presidenti i Shqipёrisё Bujar Nishani mori pjesё nё kёtё aktivitet nё Berlin. Nishani nё fjalёn e tij e cilёsoi harmoninё fetare si ADN-nё e shoqёrisё shqiptare duke dhe modeli me i mire qe Shqiperia mund t’i jape Evropes sot ne keto kohera te rrezikut nga terrorizmi qe vjen edhe si pasoje e keqinterpretimit te feve. Nishani nёnvizoi: Jam shumё i gёzuar, qё ky aktivitet zhvillohet nё Berlin, kryeqyteti i Gjermanisё, njё vend sot qё ofron modelin mё tё mirё tё vlerave, tё bashkёkzistencёs paqёsore, tё tolerancёs dhe tё mirёkuptimit.

Duke e verёsuar dialogun ndёrfetar si njё tematikё shumё sensisitive tё kohёs dhe shembullin e Shqipёrisё si unik, koordinatori pёr ҁёshtjet fetare nё Parlamentin Fearghas O*Bearami theksoi, se nё mbyllje tё kёtij takimi, se njё aktivitet i ngjashёm duhet tё zhvillohet edhe Bruksel pёr tё prezantuar kёtё vlerё euorpiane tё Shqipёrisё.

4 qershor 2017 (gazeta-Shqip.com)/DW
 
Shqiptaret nuk kane tolerim fetar,thjeshte jane te pa fe,kjo ndihmon te themi qe jemi tolerant.
 
Keshtu kam pas besu edhe une,por tek ky forum kam pare se sa aspak nuk ekziston toleranca fetare mes shqipetareve!
 
Sa i përket tolerancës fetare, krishterët e muslimanët kanë sa të duashë,
por ata të pafetë (ateistët) nxisin gjithë zjarrin e urrejtjes.
Thjeshtë, u duket vetja më të mençuritë në Dynja, 2 fletë per shkencë
i lexojnë dhe u duket vetja se kanë zbuluarë të vërtetën mbi Universin.
 
Me kujtohet nje teme ketu ne fv per nje Dom Gjergj nga Kosova.
Ai mbronte myslimanet duke thene qe nuk jane te gjithe terroriste.
E mbyllte postimin me fjalet-Dashuri per te gjithe.

Me duhet ta risjell temen apo ju mjafton fakti qe 90 % e postimeve aty shperthenin tolerance dhe bashkejetese te lumtur???
E nga kush vinin keto postime pa pike urrejtje, plot dashuri e respekt per tjetrin, plot mirekuptim e tolerance?
Natyrisht jo nga ateistet......
He mo ju kujtohet tema dhe postimet apo jo?
Nese jo me beni nje ze se jua risjell ndermend une tolerancen tuaj!!!
 
Shqiptaret nuk kane tolerim fetar,thjeshte jane te pa fe,kjo ndihmon te themi qe jemi tolerant.

Jo nuk eshte e vertet.
Ekziston plotesisht!
Pjesa e besimit eshte personale , ndoshta tek ne jo aq e kalcifikuar tek pjesa me e madhe por kurre sdo thoja se skemi besim.
Ne kemi besimin si te thuash smooth pra jo ate fanatik.
Dhe per me teper skemi urrejtje pasi gjithnje kemi qene multi fetar....
Por besimtar ka dhe besim ka!
 
Jo nuk eshte e vertet.
Ekziston plotesisht!
Pjesa e besimit eshte personale , ndoshta tek ne jo aq e kalcifikuar tek pjesa me e madhe por kurre sdo thoja se skemi besim.
Ne kemi besimin si te thuash smooth pra jo ate fanatik.
Dhe per me teper skemi urrejtje pasi gjithnje kemi qene multi fetar....
Por besimtar ka dhe besim ka!

Shko pak e perplasu ne debate ti me ndonje kokerr qe beson pak si rendshem,e shikoje ti tolerancen pastaj.
Po thuaj shyqyr qe jane ne % numer i ulet te pakten ne Shqiperi.
Ne Kosov s"do thoja qe ekziston e njejta gje,por ka % te larte besimtaresh te se njejtes fe.
 
Shko pak e perplasu ne debate ti me ndonje kokerr qe beson pak si rendshem,e shikoje ti tolerancen pastaj.
Po thuaj shyqyr qe jane ne % numer i ulet te pakten ne Shqiperi.
Ne Kosov s"do thoja qe ekziston e njejta gje,por ka % te larte besimtaresh te se njejtes fe.

Tani pyll pa derra ska o nev....
Po nese do flasim per nje minorance i gjen per cdo lloj tematike.
Sondazhet behen duke u bazuar tek shumica e jo tek dy tre kokrra.
Une mendoj duke qene se njoh plot njerez te te tera feve dhe jane praktikant te rregullt ....me respektojne e mua qe nuk besoj ne fe.
Pra ne boten tone ka vend per te gjithe....
Ky ishte konteksti


Ps : kush e ka mbyll kete teme?
 
Se di,,ja tani duhet te jete e hapur perseri. se i dhash rihapje.
 
Ska ndonje tolerance.....thjeshte ska kaluar akoma me.kanosje..
 
Ka apo jo tolerance nuk e verteton ky forum me 10 vete sinqerisht,as un si muslimane as nevi si ateiste as sensu si katolike,as nje prift i vetem dhe as 1 hoxhe, por jeta reale;, komshinjte,bashksia qe na rrethon dhe i tere komuniteti ne pergjithesi. A ka? Normal qe po. Ka patur dhe vazhdon te kete. Madje kohet e fundit shume vete po i rikthehen fese,sa me prane fese aq me harmonishem jeton me diversitetin (pra fete e ndryshme ne ket rast)

P.s. Dom Gjergji nese e keni per regjisorin e filmit me terroristet musliman esht famulltar i Durresit. Meqe mbani mend cfare u fol ne teme kujtoni dhe kujt qytetii i perkiste prifti .
 
Ka apo jo tolerance nuk e verteton ky forum me 10 vete sinqerisht,as un si muslimane as nevi si ateiste as sensu si katolike,as nje prift i vetem dhe as 1 hoxhe, por jeta reale;, komshinjte,bashksia qe na rrethon dhe i tere komuniteti ne pergjithesi. A ka? Normal qe po. Ka patur dhe vazhdon te kete. Madje kohet e fundit shume vete po i rikthehen fese,sa me prane fese aq me harmonishem jeton me diversitetin (pra fete e ndryshme ne ket rast)

P.s. Dom Gjergji nese e keni per regjisorin e filmit me terroristet musliman esht famulltar i Durresit. Meqe mbani mend cfare u fol ne teme kujtoni dhe kujt qytetii i perkiste prifti .

Kontradikte! Vete thoni se vertetojme ne ne kete forum dhe po ju vete e vulosni qe ka.

Nuk marr persiper te them njeren apo tjetren, por mund te them kete tjetren; Ne shqiperi aktualisht po jeton nje brez i cili u edukua me ateizem te pashoq (opinioni im) dhe kjo mund te vertetohet lehte, mjafton te shohim jo me shume se tre dite rresht frekuentimin e nje kishe, xhamie, etj per te kuptuar qe jane nje rreth i ngushte besimtaresh qe e frekuentojne gjithmone, dhe masa e gjere as duan ta dijne per besimet fetare.

Shqiperia ka rritur nje brez te demoralizuar shpirterisht, ekonomikisht etj dhe ska as edukaten minimale te ndienjes se mirekuptimit me komshiun apo komunitetin. Ne jemi kthyer identike ne vampire per njeri tjetrin dhe presim rastin ta shqyejme sapo te na dale ne shteg. Mjafton te shikojme nje menefregizem total ku banoret e nje pallati mender muhabetit rrijne bythe me bythe ne nje ashensor dhe nuk i thone as miremengjes njeri tjetrit.
Ketu eshte bere fiks xhungel, dhe hajt te flasim per besim pastaj.
Si perfundim qe te bindemi te gjithe bashke, bej nje test te lehte dhe pyet 10 vete se cilit besim i perkasin dhe me pas pyeti vendodhjen e kishes apo xhamise ku shkon dhe falet? I fus duart ne zjarr qe 9 prej tyre sdine ku eshte institucioni fetar dhe jo me te dijne psalmet apo ajetet.
 
Redaktimi i fundit:
Paj po them une se forumivirtual eshte forum i keq, i prishte, sepse ketu kam kaluar nje pjese bukur te mire te kohes, ndoshta 10 vite lool. Ska aspak tolerance :p

Keshtu eshte me ata qe nuk pajtohen se ka tolerance fetare. Po si nuk ka ore :D -

Mendimi im: Kush thote s'ka tolerance fetare, nuk eshte vet tolerant/e. Pajtohem me Soul me larte.
 
Back
Top